|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E hėne, 5 janar 2004

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova tha se nė historinė mė tė re tė Kosovės Tahir Zemaj do tė mbetet njė hero i madh dhe i nderuar

  • Kryeministri Rexhepi uron qytetarėt pėr Krishtlindjet ortodokse

  • Marsi Ris: SHBA-tė do tė ndihmojnė Kosovėn nė pėrmbushjen e standardeve

  • Mė 16 janar shpallet tenderi i ri pėr privatizimin e 17 ndėrmarrjeve shoqėrore

  • Fatmir Sejdiu thotė se Serbia nuk mund tė vendosė mė pėr fatin politik tė Kosovės

  • Muhamet Hamiti: Standard mbi standardet ėshtė pavarėsia e Kosovės

  • Kryesia e FR tė LDK-sė vizitoi familjen e Hasan Zemajt

  • Kolacioni serb "Kthimi" do tė kėrkojė sqarime nga Holkeri pėr bartjen e kompetencave

  • Gjatė vitit 2003 nė Termocentralin Kosova B janė investuar mbi 35 milionė euro

  • Nė Komunėn e Lipjanit kanė mbetur 320 fėmijė jetimė tė luftės

  • Pėrfundoi Turneu Pėrkujtimor "Hasan Zemaj"

  • Rregulla tė reja pėr udhėtarėt e huaj nė aeroportet amerikane

  • Shakashvili zgjedhet president i ri i Gjeorgjisė

  • Shefer merr postin e Sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s

  • Anan mirėpret kushtetutėn afgane

  • Ministri izraelit paralajmėron pėr rrezikun

  • Al-Xhazira transmeton njė kasetė tė re qė thuhet se ėshtė regjistruar nga Osama bin Laden

  • Xhek Stro supozon se audio-kaseta e Osama bin Laden ėshtė autentike

  • Nga shpėrthimi i bombės nė Filipine vriten 14 vetė

  • Shefer pėr prioritetet e NATO-s

  • Nė Parlamentin Evropian shpėrtheu njė letėr bombė
 
  
Presidenti Rugova tha se nė historinė mė tė re tė Kosovės Tahir Zemaj do tė mbetet njė hero i madh dhe i nderuar
 
   
Prishtinė, 5 janar 2004 - Me njė Akademi pėrkujtimore dje nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė u shėnua njėvjetori i vrasjes sė kolonel Tahir Zemajt, tė birit tė tij Enisit dhe Hasan Zemajt, kryetar i FR tė LDK-sė nė Deēan. Merrnin pjesė shumė personalitete tė jetės politike e shtetėrore tė Kosovė, familjarė dhe miq e bashkėluftėtarė tė kolonel Tahir Zemajt.
 
Duke folur nė kėtė akademi, Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, tha se kolonel Tahir Zemaj ishte njė burrė i madh i Kosovės. Nė momentet mė tė vėshtira pėr atdheun tonė, theksoi Presidenti Rugova, kolonel Zemaj u vu nė ballė tė mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės, si ushtarak profesionist dhe si trim.
 
Gjatė luftės pėr liri gjatė vitit 1998, tregoi heroizėm me luftėtarėt e tij nė Betejėn e Loxhės dhe mė vonė, nė vitin 1999, nė organizimin e forcave mbrojtėse tė Kosovės. Kolonel Zemaj pas luftės, nė Kosovėn e lirė, punoi nė rindėrtimin e saj dhe kontribuoi nė forcimin e lirisė.

"Nė historinė mė tė re tė Kosovės, Zemaj do tė mbetet njė burrė i madh, nė hero i madh dhe i nderuar, qė mbi tė gjitha e kishte atdheun, Kosovėn tonė tė shtrenjtė", theksoi Presidenti Rugova, duke nėnvizuar se "brezat e ardhshėm do tė mėsojnė nga shembulli i tij heroik dhe fisnik, nga shembulli i njeriut qė jetėn ia kushtoi lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės".

Ndėrkaq pėr Hasan Zemajn, Presidenti tha se ai u shqua si aktivist i palodhshėm nė cilėsinė e kryetarit tė Forumit Rinor tė LDK-sė nė Deēan dhe anėtar i Kryesisė Qendrore tė Forumit Rinor tė LDK-sė. "Ai pranė kushėririt tė tij Kolonel Hasan Zemajt, si shumė tė rinj tė Kosovės, u bė luftėtar i shquar nė luftėn tonė pėr liri e pavarėsi. Nė historinė mė tė re tė Kosovės, do tė mbetet njė djalė i ri e trim, gjithmonė i gatshėm pėr mbrojtjen e vendit".

"I biri i Kolonel Zemajt, Enisi, u vra vetėm pse ishte pranė babait tė tij", tha Presidenti Rugova.
 
"Ata qė e vranė kolonel Zemajn me tė birin dhe Hasan Zemajn, janė kundėr lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė sė Kosovės. Ata do tė dalin para organeve tė drejtėsisė sė Kosovės, herėt a vonė.
 
Kėtė e do Zoti, e drejta njerėzore dhe populli i Kosovės.
 
Kėtė e do liria e Kosovės, pėr tė cilėn u flijuan me mijėra shqiptarė", nėnvizoi nė fjalėn e tij Presidenti Rugova, duke shtuar se nga kjo Akademi pėrkujtimore del mesazhi se vrasjet e tilla dhe vrasjet e tjera duhet tė ndėrpriten, sepse vendit tonė i duhet qetėsi dhe pėrkushtim pėr tė ndėrtuar prosperitetin dhe tė ardhmen e pavarur, nė tė mirė tė tė tashmes dhe tė brezave qė do tė vijnė, pra pėr lumturinė e tyre, pėr lumturinė tonė.
 
"E kujtojmė me krenari Kolonel Zemajn pėr veprėn dhe figurėn e tij heroike qė ia dhuroi Kosovės. E kujtojmė rininė e tė birit Enisit, qė babait i ndihmoi me nderim e dashuri.

"E kujtojmė me krenari luftėtarin e lirisė dhe aktivistin e LDK-sė, kryetarin e FR tė LDK-sė nė Deēan, Hasan Zemajn, qė rininė dhe trimėrinė ia dhuroi vendit tonė, Kosovės", tha nė fund tė fajlės sė tij Presidenti i Kosovės nė kėtė Akademi pėrkujtimore.

Me kėtė rast poashtu u shfaq edhe njė dokumentar me pamje tė Brigadės 134 tė UĒK-sė.

Po dje mbi varrin e Tahir Zemajt tė birit tė tij Enisi dhe Hasan Zemaj u vuinė kurora lulesh. Ndryshe ata u vranė pabesisht mė 4 janar nė vitin e kaluar nė Pejė, por deri mė tash nuk vrasėsit e tyre ende nuk janė arrestuar.
 
 
Kryeministri Rexhepi uron qytetarėt pėr Krishtlindjet ortodokse
  
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, ka pėrgėzuar qytetarėt e kėtij besimi me urimet e pėrzemėrta.

"Uroj qė kjo festė e madhe pėr ju dhe familjet tuaja tė sjellė mbarėsi, paqe dhe begati.

Shpreh besimin dhe shpresėn se kremtimi i Krishtlindjeve do tė shėnojė rilindjen shpirtėrore dhe forcimin e mirėkuptimit dhe tė tolerancės ndėrmjet pjesėtarėve tė tė gjitha feve dhe etnive nė Kosovė", thuhet nė urimet e kryeministrit Rexhepi.
   
Marsi Ris: SHBA-tė do tė ndihmojnė Kosovėn nė pėrmbushjen e standardeve
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Shtetet e Bashkuara do tė ofrojnė ndihmė tė veēantė dhe do tė lehtėsojnė pėrmbushjen standardeve pėr Kosovėn, duke ofruar ndihma specifike, tha Marsi Ris, shefe e Zyrės amerikane nė Prishtinė. "Ne mendojmė se pėrmbushja e standardeve ėshtė ēėshtja mė e rėndėsishme nė agjendėn e tanishme pėr Kosovėn.
 
Presim qė Kosova tė ketė sukses nė pėrmbushjen e standardeve, nėse secili pėrqėndrohet nė kėtė projekt. Ne jemi tė gatshėm pėr tė ndihmuar dhe mendojmė se mund tė ofrojmė ndihmė nė njė numėr tė fushave tė ndryshme", tha zonja Ris nė njė intervistė dhėnė gazetės "Zėri".

Ajo tha se projekti i parė ėshtė hartimi i planit pėr implementimin e standardeve.

"Vitin e kaluar SHBA-tė kanė dhėnė nė Kosovė rreth 80 milionė dollarė ndihmė joushtarake. Presim qė edhe nė vitin 2004 ndihma jonė pėr Kosovėn tė jetė nė kėtė nivel", theksoi zonja Ris, duke shtuar se ndihma do tė jetė nė shumė nga fushat nė tė cilat SHBA-tė kanė ndihmuar edhe mė parė Kosovėn.
 
"Edhe pse institucionet e Kosovės (IPVQ) tashmė janė forcuar mjaft mirė, ndihma do tė jetė e njė lloji mė tė avancuar. Do tė ofrojmė ndihmė nė fushėn e zhvillimit ekonomik, nė fushėn e rendit dhe ligjit si dhe nė kthimin e refugjatėve", tha shefja e Zyrės amerikane Marsi Ris.
 
 
Mė 16 janar shpallet tenderi i ri pėr privatizimin e 17 ndėrmarrjeve shoqėrore
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka bėrė tė ditur se mė 16 janar do tė shpall tenederin e ri pėr privatizimin e 19 ndėrmarrjeve shoqėrore dhe ai do tė jetė i hapur deri mė 17 mars. Deri mė tash janė zhvilluar dy tenderė nė tė cilėt u privatizuan 24 ndėrmarrje.

Ndryshe nga ekspertėt procesi i privatizimit ėshtė vlerėsuar si ngjarja mė e madhe nė rrjedhat ekonomike tė vendit.
 
 
Fatmir Sejdiu thotė se Serbia nuk mund tė vendosė mė pėr fatin politik tė Kosovės
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Anėtari i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės Fatmir Sejdiu thotė se Serbia nuk mund tė vendosė pėr fatin politik tė Kosovės, ngase qytetarėt e Kosovės kanė njė qėndrim kėmbėngulės, i cili do tė mbėshtetet nė bazė tė parimit tė vullnetit tė popullit.
 
Ai i bėri kėto komente nė njė intervistė dhėnė radios "Evropa e lirė". Z. Sejdiu tha se ky vit kėrkon nga kosovarėt pėrmbushjen e standardeve tė pėrgjithshme dhe se kėto objektiva do tė realizohen ndoshta edhe para afatit tė caktuar.

Ai shfaqi mendimin se institucionet e Kosovės me njė mbėshtetje mė tė fuqishme tė faktorit ndėrkombėtar dhe me njė proces progresiv tė bartjes sė pėrgjegjėsive, do tė realizojnė synimet nė planin e ngjalljes sė pėrgjithshme tė ekonomisė sė Kosovės, nė demokratizimin e mėtejshėm, pėrfshirė kėtu edhe organizimin e suksesshėm tė zgjedhjeve tė reja nė nivel tė Kosovės.
 
 
Muhamet Hamiti: Standard mbi standardet ėshtė pavarėsia e Kosovės
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - "Para sė gjithash, nuk e besoj qė PSSP Harri Holkeri tė ketė thėnė se "UNMIK-u do tė vazhdojė tė jetė i vetmi organ vendimmarrės i Kosovės edhe pėr tė paktėn 18 muaj tė tjerė", e ardhur te ne si jehonė lajmi nga Helsinki.
 
Po tė merrej si e saktė kjo deklaratė, shtrohet pyetja: pse ekzistojnė institucionet e Kosovės?" - ka thėnė Muhamet Hamiti, zėdhėnės i Presidentit Ibrahim Rugova, pėr gazetėn e sotme "Zėri".

"Kosova i ka institucionet e zgjedhura qendrore - Presidentin, Kuvendin dhe Qeverinė - tė cilat po ushtrojnė pushtet, edhe vendimmarrės, mbi bazė kushtetuese. Kėto insitucione mėtojnė tė marrin rol edhe mė tė fuqishėm pushtetor nė kohėt qė vijnė, deri nė arritjen e pavarėsisė sė plotė, qė duhet tė sigurojė bartjen e plotė tė pushtetit te autoritetet e vendit", ka thėnė z. Hamiti.

Duke folur pėr njė gazetė tjetėr, "Kosova sot", zėdhėnėsi Hamiti ka thėnė se do tė punohet pėr tė siguruar funksionimin demokratik tė institucioneve, pėr definim mė tė qartė dhe bartje tė kompetencave tek insitutcionet e Kosovės, nė mėnyrė qė vendi ynė tė ketė qeverisjen mė efektive tė mundshme.

"Synimi numėr njė, standard mbi standardet, natyrisht, ėshtė pavarėsia e Kosovės. Presidenti Rugova, si kryetar i vendit dhe prijės yni nė udhėn e pavarėsisė sė Kosovės, do tė punojė bashkė me institucionet e tjera demokratike pėr tė siguruar, sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės", ka deklaruar zėdhėnėsi i Presidentit Rugova.
 
 
Kryesia e FR tė LDK-sė vizitoi familjen e Hasan Zemajt
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Nė njėvjetorin e vrasjes sė Hasan, Tahir dhe Enis Zemajt, njė delegacioni i Kryesisė qendrore tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, i kryesuar nga sekretari i pėrgjithshėm Avni Gashi, si dhe tė degėve tė qytetit tė Prishtinės dhe tė degės sė Deēanit, dje, nė Pejė, nė vendin e vrasjes sė tyre kanė vendosur buqeta lulesh, ndėrsa mė pas nė Strellc, kanė vendosur kurora me lule pranė varreve tė Zemajve.
 
Mė pastaj, ata ishin edhe nė familjėn e ish-kolegut tė tyre Hasan Zemajt, ku ata u pritėn nga nėna e Hasanit dhe tė afėrmit e tjerė. Nė kėtė takim, anėtarja e kryesisė sė FR tė LDK-sė Malsore Gashi, i porositi tė afėrmit e Hasanit qė tė jenė tė fortė, ngase Hasani ka qenė njė njeri i cili ka krijuar shokė dhe miq nė gjithė Kosovėn tė cilėt nuk do ta harrojnė kurrė dhe do ta vazhdojnė rrugėn e trasuar nga ai.
 
 
Kolacioni serb "Kthimi" do tė kėrkojė sqarime nga Holkeri pėr bartjen e kompetencave
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Anėtari i kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės Oliver Ivanoviq ka thėnė se koalicioni serb "Kthimi" nga shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri do tė kėrkojė pėrgjigje lidhur me atė se ēfarė do tė thotė veprimi i tij i fundit me tė cilin i ka pėrcjellė kompetencat nga UNMIK-u nė institucionet e pėrkohshme tė Kosovės.
 
Ivanoviq konsideron se ky ėshtė koncesion qė Holkeri u ka bėrė shqiptarėve tė cilėt kanė pranuar standardet e bashkėsisė ndėrkombėtare.
 
 
Gjatė vitit 2003 nė Termocentralin Kosova B janė investuar mbi 35 milionė euro
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Mbi 35 milionė euro janė investuar gjatė vitit 2003 nė termocentralin Kosova B. Mjetet kanė qenė donacion i Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim. Udhėheqėsit ndėrkombėtarė nė Koorporatėn Energjetike tė Kosovės mendojnė se kriza e rėndė energjetike ėshtė pasojė e mospagesės sė borxheve nga konsumatorėt.
 
Ndėrkaq nė raportin financiar tė publikuar nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave tė Qeverisė sė Kosovės thuhet se 50 milionė euro KEK-u i ka tė pashfrytėzuara pėr projektet e kėrkuara gjatė dy vjetėve tė shhkuara.
 
 
Nė Komunėn e Lipjanit kanė mbetur 320 fėmijė jetimė tė luftės
 
Lypjan, 5 janar 2004 - Si pasojė e konfliktit tė pėrgjakshėm nė Kosovė vetėm nė komunėn e Lipjanit janė 320 fėmijė jetimė. Kėta fėmijė aktualisht ndihmohen nga organizatat e ndryshme humanitare.
 
Poashtu edhe Kryqi i Kuq i Lipjanit herė pas here i ka ndihmuar kėta fėmijė jetimė, por kanė munguar ndihmat e tjera, sidomos kur shoqatat e huaja janė larguar nga Kosova.

Kėta fėmijė kanė nevojė pėr njė tretman mė tė mirė nga institucionet e Kosovės, meqenėse komuna e Lipjanit me buxhetin e saj nuk mund tė krijojė kushte tė duhura pėr kėta fėmijė jetimė.
 
 
Pėrfundoi Turneu Pėrkujtimor "Hasan Zemaj"
 
Prishtinė, 5 janar 2004 - Nė Prishtinė, dje me ndeshjen finale ka pėrfunduar Turneu Pėrkujtimor nė basketboll "Hasan Zemaj 2004", i organizuar nga Forumi i Rinisė i LDK-sė, nė nderim tė ish-kryetarit tė degės sė Deēanit tė FR tė LDK-sė, nė njėvjetorin e vrasjes sė tij dhe tė Tahir e Enis Zemaj. Fitues i Turneut doli ekipi nga dega e Podujevės e FR-sė, e cila nė finale mundi ekipin e degės II tė Prishtinės 21:18.

Trofeun e turneut ekipit fitues ia dorėzoi kryetari i FR tė LDK-sė, z.Lulzim Zeneli.
 
 
Rregulla tė reja pėr udhėtarėt e huaj nė aeroportet amerikane
 
Uashington, 5 janar 2004 - Nė SHBA fillon aplikimi i rregullave tė reja pėr udhėtarėt e huaj qė hyjnė atje nėpėrmjet aeroporteve ndėrkombėtare. Sipas rregullave tė reja, shumica e udhėtarėve tė huaj qė vijnė njė aeroport amerikan pėr herė tė parė, do tė fotografohen dhe do t'u merren shenjat e gishtėrinjve.

Autoritetet qė merren me programin e ri tė masave qė ka kohė qė ėshtė planifikuar dhe nuk ka tė bėjė me gjendjen e lartė tė sigurisė, nė tė ardhmen do t'i bėjnė formalitete e udhėtimit mė tė shpejta pėr t'u negociuar.

Fotografitė dhe shenjat e gishtėrinjve do tė ndihmojnė pėr tė patur njohuri mė tė shumta pėr identitetet e njerėzve.

Rregullat janė vetėm pėr mbajtėsit e vizave, ndėrsa ata qė vijnė nė SHBA si britanikėt dhe shumica e evropianėve pėr momentin nuk preken nga programi.
 
 
Shakashvili zgjedhet president i ri i Gjeorgjisė
 
Tbilisi, 5 janar 2004 - Kandidati pėr president nė Gjeorgji, Mikhail Shakashvili pretendon fitore nė zgjedhje dhe thotė se prioriteti i tij do tė jetė rindėrtimi i institucioneve tė vendit.

Shaakashvili tha se ēėshtja e parė qė do tė bėjė ėshte vendosja e rendit dhe respektit pėr shtetin dhe sistemin juridik.

Pasi ka fituar njė mbėshtetje tė madhe publike, Shakashvili shpreson qė vota pėr president e sė djelės t'i japė atij vulėn e aprovimit ndėrkombėtare.

Vėzhguesit e zgjedhjeve do tė japin mė vonė vendimin dhe zoti Saakashvili duket plot besim se ata do tė konfirmojnė se zgjedhjet ishin tė lira dhe tė ndershme.
 
 
Shefer merr postin e Sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s
 
Bruksel, 5 janar 2004 - Ish ministri i jashtėm holandez, Jaap de Hup Sheffer zėvendėsoi sot lordin Robertson si sekretar i pėrgjithshėm i NATO-s.

Zoti De Hup Sheffer e merr postin si kreu i aleancės mė tė madhe ushtarake nė botė nė njė pikė kthesė nė historinė e saj.

Jap de Hup Sheffer ėshtė njė diplomat i karierės qė gjithmonė mundohet tė shmangė kontraversialitetin.

Vėzhguesit thonė se ai do tė ketė nevojė pėr gjithė aftėsitė diplomatike pėr tė rivendosur kredibilitetin e NATO-s.

Marrėdhėniet transatlantike brenda Aleancės u dėmtuan ndjeshėm nga ndarjet mbi Irakun kur Franca dhe Gjermania ishin kundėr luftės nė Irak.

Tensione tė reja kanė dalė pas shqetėsimeve amerikane pėr plane tė BE-sė pėr tė krijuar komandėn e vetė ushtarake.

Zoti de Hoop Scheffer do tė ketė nevojė tė inkurajojė edhe mė tej fushatėn e Xhorxh Robertsonit pėr tė modernizuar forcat e armatosura evropiane.
 
 
Anan mirėpret kushtetutėn afgane
 
Nju Jork, 5 janar 2004 - Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan ka mirėpritur adoptimin e kushtetutės sė parė tė Afganistanit pas regjimit tė talebanėve duke e quajtur atė njė arritje historike.

Zoti Anan tha se kushtetuta e re tregonte vendosmėrinė e popullit pėr njė shtet tė qėndrueshėm dhe demokratik.

Marrėveshja erdhi pas tre javė bisedimesh nė Kėshillin e Madh. Megjithėse dokumenti u aprovua nga shumica e 500 delegatėve tė pranishėm, takimi demostroi ndarje tė thella etnike.

Kushtetuta e re parashikon njė presidencė tė fuqishme dhe njė parlament me pėrfaqėsi tė garantuar tė grave.
 
 
Ministri izraelit paralajmėron pėr rrezikun
 
Tel Aviv, 5 janar 2004 - Ministri izraelit i drejtėsisė, Tomi Lapid ka thėnė se Izraeli ka rrezik tė konsiderohet si Afrika e Jugut gjatė kohės sė aparteidit, nėse vazhdon me zgjerimin e murit ndarės te debatueshėm nė Bregun Perėndimor qė ndan izraelitėt nga palestinezėt.

Zoti Lapid qė ėshtė dhe zėvendėskryeministėr tha se Izraeli kishte tė drejtė tė mbante murin si mbrojtje ndaj sulmeve palestineze, por ai tha se duhet parė vendndodhja e murit dhe kjo gjė duhet tė mos ndėrpresė jetėn e dhjetra mijėra palestinezėve tė zakonshėm.

Ndėrkohė Lidhja Arabe po pėrgatitet ta sfidojė legjitimitetin e murit ndarės nė Gjykatėn ndėrkombėtare tė drejtėsisė nė Hagė.
 
 
Al-Xhazira transmeton njė kasetė tė re qė thuhet se ėshtė regjistruar nga Osama bin Laden
 
Dakar, 5 janar 2004 - Njė kasetė e re qė thuhet se ėshtė regjistruar nga Osama bin Laden u bėn thirje tė gjithė myslimanėve tė angazhohen nė luftė tė shenjtė kundėr Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tyre.
 
Kaseta, e cila u transmetua mbrėmė nga televizioni arab al-Jazeera, thotė se pushtimi i Irakut ėshtė njė hap drejt pushtimit tė tė gjitha vendeve tė tjera tė pasura me naftė nė Gjirin Persik.

Folėsi pėrmendi arrestimin e njė udhėheqėsi arab, tė pėrshkruar si njė ish-bashkpunėtor i Shteteve tė Bashkuara. Me sa duket deklarata i referohet kapjes sė ish-udhėheqėsit irakian Sadam Husein, i cili para Luftės sė Gjirit mė 1991 kishte marrėdhėnie normale me Washingtonin.

Shtėpia e Bardhė dhe Departamenti i Shtetit ende nuk kanė bėrė komente lidhur me kasetėn.
Ky regjistrim ėshtė i pari qė i atribuohet Osama bin Ladenit nė disa muaj. Por zyrtarė tė shėrbimeve amerikane tė zbulimit kanė thėnė se kasetat e mėparshme qė i ishin atribuar bin Ladenit mund tė kenė qenė autentike.
 
 
Xhek Stro supozon se audio-kaseta e Osama bin Laden ėshtė autentike
 
Londėr, 5 janar 2004 - Ministri britanik i Punėve tė Jashtme Xhek Stro ka deklaruar sot se supozon se audio-kaseta me mesazhin e terroristit mė tė kėrkuar nė botė Osama bin Laden me siguri ėshtė autentike, ndonėse pėr kėtė ende nuk ka konfirmim.

"Sa dimė Osama bin Laden ende ėshtė gjallė", ka thėnė Stro dhe ka shtuar se kėrkimet pėr liderin e Al Kaidės ende mbeten ēėshtje kyēe.
 
 
Nga shpėrthimi i bombės nė Filipine vriten 14 vetė
 
Manila, 5 janar 2004 - Nė njė shpėrthim tė fuqishėm tė bombės qė ndodhi nė sallėn sportive nė vendin e quajtur Parang nė jug tė Filipeneve, janė vrarė 14 vetė, ndėrsa 87 janė plagosur, ka bėrė tė ditur policia.

Bomba ka shpėrthyer ndėrsa nė sallėn e gjimnazit po zhvillohej njė ndeshje basketbolli qė po e pėrcillnin 50 shikues.
 
 
Shefer pėr prioritetet e NATO-s
 
Bruksel, 5 janar 2003 - Sekretari i ri i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hop Shefer ka thėnė sot se prioritet kryesor nėn udhėheqjen e tij do tė jetė kėrkimi i mėnyrės qė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet midis SHBA-ve dhe Evropės.

De Hop Shefer ka thėnė se e merr detyrėn e udhėheqjes sė NATO-s nė momentin kyē pėr ekzistimin e aleancės dhe, siē ėshtė shprehur, prioritet kryesor do tė jetė ndėrtimi i urave pėrtej Atlantikut.

Ai ka shtuar se detyrė e parė e tij do tė jetė t'i sigurojė sukses misionit tė NATO-s nė Afganistan, ndėrkohė qė misionin e pėrshkroi se provė kryesore tė alaancės veriatlantike.

Jap de Hop Shefer ka qenė ministėri jashtėm holandez dhe pilot i aviacionit tė luftės.
 
 
Nė Parlamentin Evropian shpėrtheu njė letėr bombė
 
Bruksel, 5 janar 2003 - Njė letėr bombė dėrguar liderit tė grupimit mė tė madh politik nė Parlamentin Evropian ka shpėrthyer tė hėnėn herėt nė mėngjes, por me atė rast askush nuk ėshtė lėnduar, ka thėnė zėdhėnėsi i Partisė Popullore Evropiane.

Letra i ėshtė dėrguar kristiandemokratit gjerman Hans-Gert Poetiring, ndėrkaq e ka hapur njė nga tė punėsuarit.

"U ndez dhe u dėgjua pėlcitja". Askush nuk u lėndua", ka thėnė pėr Rojterin zėdhėnėsi i partisė Robert Fichenri (Fitzhenry).

Ky ėshtė sulmi i pestė kundėr institucioneve tė Parlamentit Evropian gjatė dy javėve tė kaluara.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.

>