|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Njė aeroplan egjiptian pasagjerėsh rrėzohet nė Detin e Kuq

 
 

 

3 janar 2004 / "Zėri i Amerikės"

Familjet e tronditura dhe tė dėshpėruara tė 148 viktimave nga rrėzimi i njė aeroplani egjiptian pasagjerėsh nė Detin e Kuq janė nė pritje tė lajmeve rreth gjetjes sė tė dashurve tė tyre.

Aeroplani i shoqėrisė egjiptiane Flash Airlines u rrėzua pak ēaste pasi u nis sot nė mėngjes nga vend-pushimi Sharm el-Sheik plot me turistė francezė pėr t’u kthyer nė Paris.

Zyrtarėt thanė se asnjeri nuk ka shpėtuar gjallė nga 135 pasagjerėt dhe 13 anėtarėt e ekujpazhit egjiptian nė bordin e aeroplanit tė llojit Boeing 737. Nė bord mes viktimave ishin edhe njė maroken e njė japonez.

Nė Paris, miq dhe tė afėrm tė tronditur tė viktimave u mblodhėn nė aeroportin Charles de Gaulle, ku kėshilltarė krizash dhe zyrtarė tė qeverisė ofruan ndihmė.

Njė zyrtar francez tha se nė bord kishte edhe shumė fėmijė, qė po ktheheshin nga plazhi popullor dhe se familje tė tėra mendohet tė jenė zhdukur nė det.

Ministri i jashtėm egjiptian Ahmed Maher pėrjashtoi mundėsinė e njė akti terrorist, ndėrkohė qė ministria e aviacionit civil tha se me sa duket rrėzimi i aeroplanit ishte shkaktuar nga njė defekt teknik. Megjithatė nė Paris, ministri francez i drejtėsisė, Dominik Perben, tha se u ka kėrkuar autoriteteve franceze qė tė fillojnė hetimet rreth aksidentit.

Ekspertė francezė dhe amerikanė tė aviacionit po shkojnė nė Egjipt pėr tė ndihmuar autoritetet nė hetimin e aksidentit.

Nė Egjipt, familjet e anėtarėve tė ekujpazhit kėrkuan informacion rreth tė dashurve tė tyre, ndėrkohė qė helikopterė ushtarakė si dhe ekipe kėrkim-shpėtimi vazhdojnė kėrkimin nė Detin e Kuq. Zyrtarėt thanė se janė gjetur disa trupa dhe pjesė tė aeroplanit.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.