|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 
NDĖRGJEGJE E VONUAR E DY RR-ve
 
 

Sa pėr tė tė rikujtuar, zoti Rexhep Qosja

 
 

 
3 janar 2004 / TN
 
Nexhat KITA

Tashti, shumė vite pas, shqetėsohesh me arsye pėr meritat negative tė Nanos dhe tė krahut mbėshtetės tė tij, brenda Partisė sė Punės, alias Socialiste, pėr nėpėrkėmbjen ose zvetnimin e demokracisė dhe pėr sensin deficitar atdhetar tė Partisė, nė krye me meritokratin e vetėshpallur e tė dėshmuar, Nano. Tė dyja kėto veēori individuale dhe kolektive nuk janė tė sotme, as qė kanė qenė tė kamufluara e tė pakuptueshme mė parė.

Ka do vite qė kur lexova, njė shkrim, nė formėn e njė skice portreti, ku bėje njė krahasim ndėrmjet personalitetit politik tė zotit Sali Berisha dhe shokut F. Nano. Kėtė tė fundit atėherė, mė duket se, e prezantoje si zotėri, ose zoti Nano. Nuk prish edhe aq shumė punė kjo pėr objektivitetin. Ishte ky njė ēast i kėndshėm leximi tė njė humori politik. Nuk ishe i vetėm me kėso gjykimesh. Nėse dikush t“u pėrgjegj, s“mbaj mend, por i thoja vetes se si ka mundėsi qė njerėzit tė jenė kaq tendenciozė e tė bėhen sikur nuk shohin e nuk kuptojnė, ose me tė vėrtetė nuk shohin e nuk kuptojnė se nga i vjen Shqipėrisė dhe shqiptarėve pjesa mė e madhe e tė kėqiave.
 
Pėrafėrsisht, pohoje atėherė se si na ishte zoti Nano tip i politikanit modern, evropian, me vizione bashkėkohore e ēmos tjetėr pozitive, dėrsa zotin S. Berisha e pėrshkruaje, sipas klisheve tė lexuara,  si tip konservativ, tip bajraktar, me mentalitet fisnor dhe kėshtu keq e mė keq, me njė fjalė, tip anakronik, inadapt dhe i dėmshėm pėr rolin e punėn e tij prej politikani.

Kėto alamet epitetesh pozitive ia  projektoje sh. Nano pas gjithė atyre tė zezave qė pėsoi Shqipėria e u kėrcėnua tė ribėhej njė emėr regjioni a krahine ballkanike. Ahere nuk ke dashur tė dije se zoti Berisha nuk dėshironte qė Shqipėria tė plandosej, ai nuk e godiste atė me thikėn e natės. Do tė mund ta kritikonim pėr lėvizje e manovrime tė gabuara politike, secili nga kėndvėshtrimi i vet, ose do tė mund t“i adresonim atij lloj - lloj gjepurash tė shtyrė nga nėnshtrimet e pėrpirja e sharjeve propagandistike kundėr tij, ose nga paragjykimet a inatet subjektive, siē do tė mund ta mbėshtesnim, tė shtyrė ndoshta nga simpatitė me ose pa kritere.
 
Hiq ēdo gjė,  sinqeritetin njerėzor e politik, atdhedashurinė pa marketing, pazare e koniunktura ēasti, kapacitetin intelektual e politik kush do tė mund t“ia zhvlerėsonte e t“ia cilėsonte pėr tė rreme e jo tė mirėfillta! Ėshtė thjesht ēėshtje tjetėr po tė dėshirojmė qė ta vėshtrojmė z. Berisha si qenie njerėzore e politike tė pėrkryer, atėherė cilėsimet e vlerėsimet do t“i takonin spektrit  tė soditjeve spekulative  e tendencioze. Sa pėr sinqeritetin dhe atdhedashurinė e kėtyre dy protagonistėve politikė, do tė largohem nė dukje pak nga tema, sa pėr tė ilustruar kėtė me njė shembull tė pėrjetuar personalisht dhe njė tjetėr tė dėgjuar nga njė person imediat.

Mė rastisi tė ndodhesha nė tre muajt e parė tė vitit `97 nė Tiranė dhe neorevolucioni arriti qė t“i revolucionarizonte e tė mobilizonte frymėn internacionaliste tė ēakajve tė presė sė quajtur Shqipėri.Nuk kisha asnjė arsye tė mbaja anėn kėtij osej atij blloku politik, as kėtij ose atij profili tė ndonjė personi politik. Ēka ndodhi nė Shqipėri dhe me Shqipėrinė nė atė ēerekun e parė tė vitit 97, e pashė dhe e pėrjetova me sytė e qenien time njerėzore dhe kureshtare. 
 
Ato ditė fillim marsi takohesha shpesh me redaktorin e politikės sė jashtme tė gazetės numėr dy tė Suedisė, "Svenska Dagbladet". Ai kishte kontakte me ambasadėn e njė shteti tė "rėndė" evropian. Shkonte e kthehej prej andej duke mė pėrditėsuar me lajme pėr tė ngjarat pas perdes sė tragjedisė qė luhej e po ndodhte ato ditė nė Shqipėri. Njė ditė, rreth 11 -  12 marsit, nė mbrėmje, mė vie e mė thotė me konfidencė se ka mėsuar qė, nesėr, zoti Berisha udhėton "pėr t“u kėshilluar" nė Itali dhe prej atje do tė dėgjojmė deklaratėn e tij se vazhdon pėr tė mbetur jashta pėr arsyera personale pėr tė pėrfunduar diku, mė duket se mė pėrmendi edhe shtetin, si i strehuar politik.

Jo, kurrė, iu pėrgjigja redaktorit suedez. Mos ta mbajė mendja askend nė botė. Kisha sa e sa arsye t“i shpjegoja bindjen dhe besimin tim, por ia thashė vetėm argumentin e parė dhe thelbėsor: -  "Ai ėshtė sė pari njė shqiptar i lidhur shpirtėrisht me atdheun, pra ėshtė njė president shqiptar dhe jo vetėm president i Shqipėrisė. Kėto janė ėndrra tė dikuj", vazhdova unė. Suedezi mė shikoi si me qesėndi dhe derisa u nis tė ngjitej shkallėve tė hotelit, mė tha se - kjo punė (e largimit tė S. B.) ka marrė fund, kurse me mėnyrėn se si ma bėri tė ditur kėtė lajm, pėr ēastin, mė la tė kuptoja se ishte ēėshtje e presionit nga jashtė. Fli rehat e mos vra mendjen kot pėr kėtė punė , qe pėrgjigjja ime.
 
Nuk mė la edukata qė t“i thoja mbaje kėtė informacion si shėnim nė fletoren a nė kokėn tėnde, por mos nxito ta raportosh si lajm. Tė nesėrmen, pas dite,  u takuam sėrish me redaktorin e gazetės prestixhioze suedeze dhe tashti unė me qesėndi, pa i thėnė as tungjatjeta, disa metra larg tij, iu drejtova me gjysmė zėri tė lartė: - "Siē u pa, dėshirat u dogjėn". Vetėm tundi kokėn, sikur i thoshte vetes se si ka mundėsi.ndėrsa fjalėt e para, me tė cilat m“u drejtua kur iu afrova, ishin - "bėre mirė qė ishe aq kategorik mbrėmė, mė kurseve nga njė punė pėr tė cilėn do tė cilėsohesha se kam spekuluar.".

Tė kujtojmė bashkėkohorin Nano, njė vit e sa mė vonė. Iku atje ku e mirėpritėn revolucionin e njė vit e sa mė parė dhe ku e pėrgėzuan tė parit pėr mposhtjen dhe luftėn e suksesshme"kundėr nacionalistit Sali Berisha".

Kjo puna e vlerėsimit tėnd tė personalitetit politik tė F. Nanos ndodhi pas “97- ės dhe pas Kretės, dhe nuk ndėrrove mendje dhe nuk fole gjė kundėr tij as pas deklaratės sė tij antishqiptare nė Lisbonė dhe as pas deklaratės sė tij cinike e antikombėtare diku nė pėrfundim tė pranverės sė `98- ės, kur Luftėn Clirimtare tė UĒK-ės e cilėsoi si rebelim tė disa fiseve shqiptare tė Kosovės, tė njė farefisnie tė pėrbashkėt me disa fise tė Veriut tė Shqipėrisė politike (pol. shėnim i N.K.). Dua tė besoj mė parė qė nuk tė kanė botuar reagimin nė gazeta, se sa qė ke heshtur atėherė. Pėrndryshe i bie se nuk paskėshe ditur gjė pėr veprimet antishqiptare tė Fatos Nano, ose je vonuar pėr arsye tė paditura.

Tė kthehemi te demokracia e nėpėrkėmbur dhe pėrkitazi me kėtė do tė parafrazoj mendimin e artė politik shqiptar tė vitit 2003, me autor zoti Rexhep Mejdani. Kristal:- Fajtorė jemi ne qė nga Nano, njė i burgosur ordiner, krijuam njė tė burgosur politik. Tashti i afrohemi thelbit tė problemit qė do tė mund tė pėrmbyllej brenda kėsaj pyetjeje, tė dėgjuar nga ti, por tė konstatuar nga shumė ne: Kush dhe ku janė arsyet qė punojmė kundėr vetvetes. Sheshazi qė bėhet fjalė pėr dy mendime tė vonuara. Megjithatė,  ėshtė shumė mirė qė po reagoni tashti, juve dy R.R., por me keqardhje mė duhet tė pohoj se po paraqiteni me ndėrgjegje tė vonuar, vite mė parė tė fjetur, dikush do tė thoshte edhe -  tė kamufluar ndoshta, atėherė.

Jemi duke qarė hallet e demokracisė, apo jo. Nga rrafshi opozitar ku po ndodhet zoti Berisha dhe PD-ia, sikur ta zėmė (mos dhashtė zoti) se kanė prirje dhe vullnet tė prapshtė qė ta turbullojnė e ta trazojnė  tė turbulluarėn dhe keq tė shtrėmbuarėn rrjedhė tė demokracisė shqiptare qė po ndodhet nė sprova tė rėnda, ata as qė kanė mundėsi pėr njė fortifikim politik prej nga do tė kundėrvepronin, pėr llogari tė veta fiktive. Zėdhėnia nėpėr sheshe, pra, pėr ēfarė arsye na e nėpėrkėmbėka tė nėpėrkėmburėn demokraci nė Shqipėri!

Nuk mė duken fort tė kapshme arsyet e sulmeve kundėr zotit Sali Berisha nė kėtė shkrim pėr demokracinė e nėpėrkėmbur dhe  mė parė do tė thoja se janė sulme tė diktuara nga nevoja e balancimit, ose e kompromisit me vetveten, ose nga zbehja e kontradiktave. Mė duhet tė them shprehimisht, me seriozitet tė madh e tė mos keqkuptohem si patetik, se demokratėt (e kam fjalėn pėr ato tė mirėfilltit) pra tė njerėzishmit, rrjedhimisht atdhetarėt u bien kėmborėve nėpėr sheshe e ambiente banimi e kudo kundėr tė keqes qė e ka kaplluar dhe po e plagos keq qenien tonė kombėtare,  tė shtyrė po nga ato arsye dhe pėr tė njėjtat qėllime, qė ti po i thekson nė kėtė shkrim, ndėrsa zoti R. Mejdani i sintetizon pėrmes metamorfozės sė nocionit - i burgosur, nga ordiner nė politik.

E keqja  ėshtė se njerės palė i duhej 6 orė, ose shumė 6 ditė, ndėrsa dikujt 6 vjet, por palės tjetėr nuk do t“ i mjaftojnė as 60 vjet, pėr tė kuptuar rrezikun qė pėsojmė nga neoenverizmi konformist, i kėmbėkryqosur nė piedestalin politik tė pjesės dėrmuese tė Partisė pozitare.

Zėdhėnia nėpėr sheshe dhe pėrmbajtja e shkrimit tėnd, zoti R. Qosja, kanė tė njėjtin thelb, por dallojnė nė kėtė rast tė veēuar vetėm me formėn, prandaj mund tė kuptohesh si kundėrthėnės, ose i  vetėsulmuar kur sha demokratėt pėrmes personalitetit tė zotit Sali Berisha, dhe me kėtė rast pėrsėri mbetesh i vonuar.

Megjithatė, nė cilėsinė e njė lexuesi, kėtė shkrim personalisht e trajtoj si shumė qėllimirė e tė rėndėsishėm, nga tė gjitha aspektet dhe detajet e pėrmbajtjes. Aq mė mirė se del me mendime tė drejtėpėrdrejta dhe pa gjysmėpohime, nėntekste e shprehje tė nėnkuptueshme e tė vetėkuptueshme. Kjo mėnyrė komunikimi me lexuesit nė kėtė shkrim vjen nga shqetėsimi objektiv dhe nė kėtė aspekt ėshtė evidente se keni shumė tipare tė pėrbashkėta me tė pėrfolurin z. Sali Berisha.

Po t“iu biej kėmborėve mė shpesh dhe nga tė gjitha anėt, edhe me ndihmėn e shkrimeve tė kėsaj fryme, besoj se do tė trazohej edhe ndėrgjegjia e turpėtarėve, e tė pacipėve, e uzurpatorėve tė demokracisė dhe e atyre qė shpėrfillin sakrificat, tė bėmat e tė arriturat e ushtarėve tė UĒK- sė, tė mė tė shtrenjtėve tonė, qė na e rikthyen sedrėn kombėtare, tė gjymtuar nga  pushtetet parodike paralele me pushtet, afėr mendsh, parodik.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.