|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Rezultati i zgjedhjeve nė Serbi dhe e ardhmja e saj

 
 

 

2 janar 2004 / Ed Warner / "Zėri i Amerikės"

Megjithėse udhėheqėsi i saj ėshtė i akuzuar pėr krime lufte dhe i burgosur nė Hagė, Partia Radikale e Serbisė fitoi numrin mė tė madh tė votave, 27 presje 5 pėrqind, nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė vendit. Kjo do t’ua bėjė mė tė vėshtirė partive prodemokratike tė formojnė njė qeveri qė mund tė pėrballet vendosmėrisht me problemet e Serbisė. Ato janė aktualisht tė angazhuara nė negociata pėr krijimin e njė koalicioni tė qendrueshėm.

Nga qelia e tij nė Hagė, ku pret tė gjykohet nėn akuza pėr krime lufte, Vojisllav Shesheli e drejtoi fushatėn e Partisė sė tij Radikale me anė tė telefonit. Partia ultranacionaliste trefishoi numrin e vendeve tė saj nė parlament dhe vetė zoti Sheshel fitoi njė vend nė mungesė.

Ėshtė e vėrtetė se radikalėt fituan numrin mė tė madh tė votave, thotė Charles Ingrao, profesor i Universitetit Purdue, por kjo ndodhi kryesisht pėr shkak se ata merren mė shumė me ankesat e serbėve dhe nuk pėrqendrohen tek politikat bindėse.

“Pėr sa i pėrket Sheshelit, mendoj se vota e tij do tė jetė gjithmonė votė proteste. Ekonomia serbe vazhdon tė jetė nė amulli dhe serbėt e shikojnė si poshtėrim faktin se ata janė tė detyruar tė dorėzojnė personat e akuzuar pėr krime lufte, gjė qė vazhdon tė dobėsojė mbėshtetjen pėr partitė pro demokratike dhe pro perėndimore. Por, nuk mendoj se Shesheli do tė arrijė ndonjėherė tė fitojė shumicėn nė zgjedhje tė lira”, thotė profesor Ingrao.

Me kalimin e kohės, thekson ai, ankesat fashiten. Por serbėt ende nuk kanė arritur nė atė pikė. Shumė prej tyre vazhdojnė tė ushqejnė ndjenja etnike dhe tė mos u kushtojnė rėndėsinė e duhur ēėshtjeve mė tė gjera si shteti juridik dhe tė drejtat e pakicave.

Gjyqet e Hagės pėr krime lufte zunė vend tė rėndėsishėm nė fushatėn e zgjedhjeve pėr shkak se me sa duket, ato u shprehin serbėve pėrbuzjen e botės ndaj tyre. Radikalėt dhe partitė e tjera u shprehėn gjatė fushatės se nuk do tė dėrgojnė mė serbė nė Hagė.

Profesor Ingrao thotė se ata kėrkojnė tė pėrqendrohen tek vuajtjet e tyre dhe kjo do t’i bėjė ata tė vuajnė edhe mė shumė pėr shkak se komuniteti botėror nuk ka tė njėjta pėrparėsi me ato tė njė grupi tė caktuar ballkanik. Bota kėrkon tė shohė njerėz me qendrim mė tė hapur pėrsa u pėrket tė drejtave tė njeriut.

Partia Radikale kėrkon krijimin e njė Serbie tė madhe. Pėr kėtė dhe arsye tė tjera, partitė demokratike nuk duan tė formojnė njė qeveri ku tė pėrfshihen radikalėt. Por, fitorja e radikalėve nė zgjedhje, do ta bėjė mė tė vėshtirė krijimin e njė koalicioni nga parti qė ushqejnė pikpamje mjaft tė ndryshme pėr shumė ēėshtje.

Profesor Ingrao thotė se koalicioni qeveritar i Opozitės Demokratike tė Serbisė nuk arriti tė bashkohej dhe tė zbatonte ndryshimet e nevojshme:

“Ne do tė shohim njė riorganizim tė kėtij koalicioni tė vjetėr partish thuajse tė pavarura dhe me qendrime dyshuese ndaj njėra-tjetrės. Ato do tė pėrballen me tė njėjtat probleme. Por, kėtu vlen tė shtrohet pyetja nėse do tė marrin apo jo ato vendime tė rrepta ekonomike dhe nėse do tė flasin hapur rreth ngjarjeve tė viteve 90. Nėse kundėrshtojnė, atėherė, atje do tė vazhdojė kjo lojė e pafund, ku nuk do tė ndodhė shumė dhe Serbia nuk do tė bėjė pėrparim.”

Edhe eksperti i Institutit Amerikan tė Paqes, Daniel Serwer, mendon se fitorja me rezultat tė ngushtė dhe e fragmentizuar e partive reformiste tė marra sė bashku nuk ėshtė garanci pėr ndryshime:

Me njė grup kaq tė fortė radikal nė parlament, do tė jetė e vėshtirė tė realizohen disa gjėra tė nevojshme. Por shumė do tė varet nga mėnyra se sa tė bashkuara do tė jenė fraksionet reformiste. Problemi ėshtė se disa nga kėta reformistė, sidomos Partia Demokratike e Serbisė e zotit Koshtunica, ėshtė pėr njė ritėm mė tė ngadaltė nė procesin e reformave”, thekson zoti Serwer.

Megjithatė, thotė ai, reformat thelbėsore janė tė domosdoshme. Mbi tė gjitha, ėshtė e nevojshme qė forcat e sigurimit, ushtria dhe policia tė pastrohen nga elementė ende besnikė tė ish presidentit Millosheviē.

Vitin e kaluar, prodhimi industrial ra 3 pėrqind ndėrsa papunėsia arriti nė 30 prėqind. Monopolet shetėrore pengojnė hapjen e bizneseve tė vogla, tė cilat janė vendimtare pėr pėrparimin ekonomik. Mungesa e transparencės dhe e hapjes nė qeveri e keqėson edhe mė tej pasigurinė ekonomike. Zoti Serwer thotė se zgjedhjet e fundit nuk ndihmuan nė kėtė drejtim:

“Njė Serbi, nė tė cilėn 35 pėrqind e popullsisė voton pėr parti, nė postet kryesore tė tė cilave janė njerėz tė akuzuar pėr krime lufte, nuk ėshtė njė Serbi, nė tė cilėn njė perėndimor i matur ėshtė i interesuar tė investojė”, thotė zoti Serwer.

Ish i dėrguari i lartė amerikan nė Ballkan, James O’Brian, thotė se radikalėt do ta shfrytėzojnė grupin e tyre tė madh nė parlament pėr tė bllokuar reformat. Problemi ėshtė se as vetė reformistėt nuk janė aq entuziastė rreth reformave. Ai shpreh edhe shqetėsimin se udhėheqėsit politikė i pėrqendrojnė fushatat e zgjedhjeve tek e kaluara e tyre gjatė viteve 90 dhe jo tek e ardhmja e tyre. Megjithatė, zoti O’Brian mendon se atje ka arsye pėr optimizėm:

“Ėshtė diēka e mrekullueshme dhe shpresėdhėnėse qė afro 60 pėrqind e zgjedhėsve votuan pėr partitė qė mbėshtesin reformat dhe integrimin me Perėndimin. Dhe kjo, thekson zoti O’Brian, ndodh pas tre vjet ngadalėsimi ekonomik nė shkallė botėrore, largimit tė vėmendjes botėrore nga Ballkani dhe vrasjes sė njė udhėheqėsi nė mes tė njė seri skandalesh politike qė e vunė para njė sfide tė madhe opozitėn demokratike.”

Zoti O’Brian thotė se nė krye do tė dalin ata qė pėrballen me ēėshtjet e ditės. Atėherė ata do tė ecin pėrkrah udhėheqėsve tė vendeve pėrreth, qė vazhdojnė t’i afrohen stilit evropian tė veprimit.

“Shpresoj qė pjekuria politike tė arrihet atje brenda pak vitesh nė mėnyrė qė njerėzit tė mendojnė se duhet tė votojnė pėr njė parti tė qendrės sė djathtė apo tė qendrės sė majtė dhe njė numėr gjithnjė e mė i vogėl pėr ekstremet e spektrit politik.

Ekstremi nė Serbi ekziston nė formėn e Partisė Radikale. Tejkalimi i kėsaj pengese, thekson zoti O’Brian, do tė jetė prova mė e vėshtirė pėr forcat demokratike. Kjo ėshtė jetike jo vetėm pėr Serbinė, por edhe pėr tė gjithė rajonin.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.