|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

PAPA GJON PALI II:

 
 

ĖSHTĖ I NEVOJSHĖM NJĖ REND I RI BOTĖROR PĖR TA KONSTRUKTUAR NJĖ PAQE TĖ QĖNDRUESHME PĖR TĖ GJITHĖ POPUJT

 
 

 
2 janar 2003 / TN
  
   
Qytet i Vatikanit, 1 janar 2004 / Engjėll KOLIQI - Si zakonisht nė ndėrrimin e moteve, Ati i ShenjtėGjon Pali II, mbrėmė nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, ka udhėhequr solemnitetit „Te Deum“, duke falėnderuar Zotin pėr tė gjitha tė mirat e dhuruara botės dhe njerėzimit gjatė vitit qė kaloi e duke e lutur qė edhe mė shumė tė mira e sidomos mė shumė paqe t’i dhurojė njerėzimit, nė vitin qė po hyjmė – pra nė vitin 2004.
 
Sot, me Meshėn Solemne Tradicionale, gjithnjė nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Vatikan, Papa ka shėnuar pėt tė 37-tėn herė Ditėn Botėrore tė Paqes. Nė mesazhin e Tij, drejtuar njerėzimit mbarė, Gjon Pali II, ndėr tė tjera ka theksuar: „Pėrballė padrejtėsive e dhunės qė kanė kapluar zona tė ndryshme tė globit, gjithnjė e mė shumė paraqitet nevoja e konstruktimit tė rrugėve tė paqes.
 
Ėshtė i nevojshėm njė rend i ri botėror, pėr tė konstruktuar paqen e qėndrueshme mes kombeve e pėr tė sjellė frytet e pėrvojave dhe rezultatet e OKB-sė“.Ai, duke iu drejtuar Zotit me lutjen pėr paqe nė botė, ndėr tė tjera ka thėnė: „O Zot, jepjau paqen tė gjithė popujve dhe ndihmoj Zonjės sė Bekuar tė jetė bashkė me ne dėshmitare dhe konstrtuktore e paqes, na dhuro kaltėrinė e qetėsinė dhe na jep fuqi t’i pėrfitojmė nė projektet e konstruktimit tė paqes tė gjithė njerėzit qė kanė nė zemėr tė mirėn e pėrbashkėt!“.
 
Duke folur pėr luftėrat dhe terrorizmin Papa ka theksuar se terrorizmi nuk mund tė luftohet vetėm me akte dhune, por mė parė duhet kuptuar shkaqet dhe motivet e vėrteta e pastaj tė ndėrmerren masat e nevojshme, qė nuk mund tė jenė veėm ato tė dhunės e me luftė.
 
Ati i Shenjtė ua ka drejtuar popujve tė botės urimin pėr Vitin e Ri dhe pėr Paqe, nė shumė gjuhė botėrore e ndėr tė parėt ishte urimi nė gjuhėn shqipe, duke ua dhėnė tė pranishmėve dhe tė gjithė atyre qė e kanė ndjekur pėrmes massmediave, Bekimin Apostulik.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.