|
 |
|
-
Prishtinė, 30 dhjetor
2003 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarėve
tė Kosovės njė mesazh tradicional urimi pėr Vitin e Ri, me
urimet mė tė pėrzemėrta pėr 2004. Nė vazhdim po e japim tė
plotė mesazhin e Presidentit Rugova.
-
"Nė kėtė natė tė Vitit tė Ri, kur zemrat i kemi tė hapura pėr
gėzim, Ju shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta me dėshirat mė tė
sinqerta pėr lumturinė Tuaj dhe tė familjeve Tuaja.
-
Viti qė po lėmė pas ishte njė vit i forcimit tė progresit nė
tė gjitha fushat e jetės pėr vendin tonė. Ishte njė vit pune
me sukses i institucioneve shtetėrore tė Kosovės.
-
Pra, ishte njė vit i forcimit tė lirisė, tė sigurisė dhe tė
ekonomisė. Ishte njė vit i afirmimit mė tė madh tė kėrkesės sė
popullit pėr njohjen formale tė Pavarėsisė sė vendit tonė.
Viti nė tė
cilin po hyjmė do tė jetė njė vit i sukseseve mė tė mėdha tė
Kosovės. |
-
Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė zhvillimit ekonomik dhe
prosperitetit tė tė gjithė qytetarėve.
-
-
Njė punė tė mirė do tė bėjmė nė
bartjen e pėrgjegjėsive te institucionet shtetėrore nė bashkėpunim
me UNMIK-un. Do tė gjejmė forma mė tė frytshme tė veprimit tė
pėrbashkėt.
-
Po ashtu do tė punojmė nė integrimin mė tė shpejtė tė Kosovės nė BE,
nė NATO, nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA. Njėherėsh do tė veprojmė
nė pėrfaqėsimin diplomatik tė vendit tonė nė arenėn ndėrkombėtare.
Me fqinjėt tanė do tė bėjmė pėrpjekje tė kultivojmė marrėdhėnie tė
mira.
-
Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė nė integrimin e grupeve etnike,
minoriteteve nė shoqėrinė dhe nė shtetin e Kosovės.
-
Gjatė vitit tė ardhshėm do tė fuqizojmė punėn nė vlerėsimin e
standardeve tė prezentuara, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė
tjerave qė do t'i pėrmbushim.
-
-
Nė tė njejtėn kohė do tė veprojmė bashkė
me miqtė tanė qė tė bėhet njohja formale e Pavarėsisė sė vendit tonė
sa mė parė, ēfarė do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike
e ekonomike si dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės,
si dhe vetė popullin e Kosovės.
-
Nė kėto ēaste gėzimi i kujtojmė me pijetet tė lartė tė gjithė ata qė
dhanė jetėn pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e Kosovės. Do tė
bėjmė mė shumė nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve nė vitin qė po
vjen.
-
Nė kėtė natė gėzimi, urime tė pėrzemėrta i shprehim UNMIK-ut dhe
OSBE-sė qė janė me detyra civile nė Kosovė si dhe komandantėve e
ushtarėve tė KFOR-it, NATO-s qė po bėjnė sigurinė dhe mbrojtjen e
Kosovės.
-
Urime tė sinqerta u shprehim pėrfaqėsive diplomatike nė Kryeqytetin
e Kosovės.
-
Nė kėto momente gėzimi, u shprehim urime nga zemra kosovarėve nė
SHBA dhe nė vendet e Evropės qė po ndihmojnė progresin e Kosovės.
Urim tė veēantė u drejtojmė tė gjithė shqiptarėve kudo qė janė.
-
Nė gėzimin e ndėrrimit tė moteve, urime tė pėrzemėrta pėr Vitin e Ri
i dėrgojmė Presidentit Bush, Kryeministrit Bler, Presidentit Shirak,
Kancelarit Shrėder dhe Kryeministrit Berluskoni.
-
Urim tė veēantė i shprehim Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė
gjithmonė lutet pėr Kosovėn.
-
Nė kėtė natė gėzimi t'i bashkojmė dėshirat, synimet dhe veprimet pėr
njė Kosovė mė tė begatshme, mė tė fuqishme dhe mė tė lumtur.
-
Dhashtė Zoti qė Vitin tjetėr tė Ri ta kremtojmė me njohjen formale
tė pavarėsisė tė vendit tonė tė shtrenjtė e tė bukur!
-
Me fat Viti i Ri
2004!
-
Gėzuar! Zoti Ju
bekoftė! Zoti e bekoftė Kosovėn tonė tė dashur! - thuhet nė fund tė
mesazhit tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova.
|
|