|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E hėne, 29 dhjetor 2003 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Daci tha se viti 2004 do tė jetė vit i implementimit tė standardeve pėr Kosovėn

  • Edmond Azemi - sportist i vitit 2003 i Prishtinės

  • Vritet para shtėpisė sė tij sportisti i njohur, Miftar Bega

  • Sabri Hamiti: Viti qė po vjen do tė karakterizohet si vit i zgjedhjeve dhe i zgjidhjeve politike pėr Kosovėn

  • Novicki: Nė vitin 2004 tė pėrmbushen standardet pėr Kosovėn

  • Komuna e Gjilanit pėrmbyll me suksese vitin 2003

  • Kėshilltari rajonal i UNMIK-ut e vlerėson tė suksesshėm vitin 2003

  • Nė Zvicėr nė njė aksident komunikacioni ka vdekur njė familje katėranėtarėshe nga Kosova

  • Koalicioni "Kthimi" paralajmėroi mundėsinė e pjesėmarrjes nė grupet pėr zbatimin e standardeve

  • Pėrfundoi rrethi i dytė i turneut pėrkujtimor "Hasan Zemaj 2003"

  • Parlamenti i Maqedonisė ka miratuar sot buxhetin pėr vitin 2004

  • Parlamenti pėr ndryshimet nė qeveri

  • Krimi i organizuar nė Bashkimin Evropian dhe nė Ballkan ėshtė rritur dukshėm nė vitin 2003

  • Nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi fitoi partia profashiste e Sheshelit

  • Sadami ka treguar se ku ndodhen paratė e Irakut

  • Shtabi zgjedhor i Bushit kundėr miliarderit dhe spekulantit financiar Sorosh

  • Gjendje alarmi nė Bam, tė paktėn 22 mijė tė vdekur

  • Forcat amerikane kanė vrarė tre irakianė

  • Dy roje irakiane janė vrarė

  • Gjashtė vetė vriten nė Kabul

  • Shuhen shpresat pėr tė mbijetuar nga tėrmeti nė Iran

  • Arrijnė ndihmat amerikane nė Iran

  • Qeveria britanike paralajmėron se terroristėt mund tė jenė nė fazat pėrfundimtare pėr sulme

 
  

Daci tha se viti 2004 do tė jetė vit i implementimit tė standardeve pėr Kosovėn

Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Viti 2004 do tė jetė vit i tensioneve tė shkaktuara nga fqinjėsia, nė veēanti nga veriu i Kosovės, i tensioneve qė do tė jetė fryt i atmosferės paraelektorale, tha kryeparlamentari Nexhat Daci nė njė takim me gazetarė nė fund tė kėtij viti. Sipas tij, partitė do ta bėjnė aktivitetin e vet dhe ai pret se do tė helmohet atmosfera nė Kosovė.

Daci tha se koalicioni qeverisės aktual nė Kosovė ėshtė koalicion ideal pėr tė marrė vendime tė mėdha lidhur me tė ardhmen e vendit. Ai u shpreh se do tė donte qė vendimet mė tė mėdha tė merren me kėtė koalicion.

Daci tha se viti 2004 do tė jetė vit i implementimit tė standardeve pėr Kosovėn. Por njėherit shprehu rezervat e tij pėr preambulėn e dokumentit nė fjalė, duke thėnė se ajo ėshtė nė kundėrshtim me pėrmbajtjen.

Duke bėrė fjalė pėr dialogun e mundshėm me Beogradin, Daci tha se do tė jetė ēėshtja mė e vėshtirė, por institucionet e Kosovės nuk do tė heqin dorė dhe nuk do t'i thonė jo dialogut, sepse dihet qė pala tjetėr do tė thotė jo.

Daci e vlerėsoi tė sukseshme punėn njėjveēare tė Kuvendit tė Kosovės, duke thėnė se gjatė kėtij viti Kuvendi ka miratuar 29 ligje, dy rezoluta dhe tri deklarata.

 

Edmond Azemi - sportist i vitit 2003 i Prishtinės

Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Tė shtunėn me njė solemnitet rasti, Drejtorati i Prishtinės pėr Kulturė, Rini, Sport dhe Gjini, bėri shpalljen e sportistėt mė tė dalluar pėr vitin 2003. Zgjedhja e mė tė mirėve u bė nė bazė tė propozimeve tė ardhura nga organizatat sportive qė veprojnė nė kuadėr tė KK tė Prishtinės e tė vlerėsuar sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Sektori pėr sport i komunės sė Prishtinės.

Epiteti i sportistit mė tė mirė tė krye-qyteti pėr vitin 2003, i takoi basketbol-listit tė BpB Prishtinės Edmond Azemit, ndėrkohė qė nė emėroren e 10-tė sportistėve mė tė mirė tė kėtij vitit u renditėn:

2.Teuta Abdullahu- basketbolliste e Universitetit,

3.Xhevdet Llumnica- futbollist i Prishtinės,

4. Enis Fetahu- futbollist i Kosovės (P),

5. Armend Fazliu- volejbollist i KEK-ut,

6. Marigona Beadini- karatiste e Hirisė,

7. Besim Brahimi- boksier i Prishtinės,

8. Milot Maloku - pingpongist i Art Foto,

9. Myrvete Pėrvetica- atlete e Prishtinės,

10. Jeton Hajdari- tenist i Prishtinės.

Nė kategorinė e shpresave me mirėnjohje u nderuan: Ėranda Krasniqi- karatiste e Dardanisė, Korab Blakēori, notar i Scancolor dhe Granit Agushi- futbollist i Ramiz Sadikut.

Klubi mė i suksesshėm i kėtij viti u shpall skuadra e basketbollit Universiteti.

Trajner mė i dalluar u zgjodh Gjyzepe Gjergja i BpB Prishtina, punėtor sportiv Ismajl Kasumi, ndėrsa pėr kontribut tė posaēėm dhėnė sportit tė Prishtinės u nderua Ahmet Kurtolli. Gjyqtar mė i mirė u zgjodh Sylejman Havolli.

Ndėrsa epiteti i gazetarit mė tė dalluar sportiv tė vitit 2003 i takoi Baki Berishės - gazetar i sė pėrditshmes "Zėri".

 
Vritet para shtėpisė sė tij sportisti i njohur, Miftar Bega
 
Ferizaj, 29 dhjetor 2003 - Disa ditė pas shpalljes Bodibilder mė i mirė i vitit 2003, nga persona ende tė panjohur, para shtėpisė sė tij ėshtė qėlluar pėr vdekje kampioni i mirėnjohur kosovar dhe ballkanik nė bodibilding, Miftar Bega.

Sipas zėdhėnėsit tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, Refki Morina, ngjarja ka ndodhur tė shtunėn, mė datė 27 dhjetor aty rreth orės 22:30 min, nė rrugėn e Nerodimes nė Ferizaj.

Menjėherė nė vendin e ngjarjes ka dalė njėsia e hetuesisė pėr krime serioze, nė Rajonin e Gjilanit, e cila ėshtė duke vazhduar hetimet rreth kėtij rasti. Ende nuk dihen motivet e kėsaj vrasjeje.

Miftar Begėn poashtu para disa ditėsh kanė tentuar ta vrasin kur nėn veturėn e tij ishte kuridsur njė bombė, e cila ėshtė aktivizuar, pasi Bega ishte larguar me veturėn e tij nga parkungu.

Miftar Mega nė kampionatin e fundit ballkanik, tė mbajtur nė Selanik tė Greqisė, ishte plasuar nė mesin e garuesve mė tė suksesshėm nė konkurencėn e tij.
 
 
Sabri Hamiti: Viti qė po vjen do tė karakterizohet si vit i zgjedhjeve dhe i zgjidhjeve politike pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Nė fund tė vitit qė po e lėmė pas, morėm njė intervistė nga kryetari i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Sabri Hamiti, i cili foli rreth punės sė grupit qė e kryeson, pėr punėn e Kuvendit, pėr standardet pėr Kosovėn, pėr raportet me UNMIK-un dhe pėr zhvillimet e pritshme nė Kosovė.

Si e vlerėsoni punėn e sivjeme tė Grupit parlamentar tė LDK-sė dhe tė Kuvendit tė Kosovės?

- Grupi parlamentar i LDK-sė nė Kuvendin e Kosovės gjatė kėtij viti ka punuar me krejt kapacitetin e vet profesional e politik pėr tė realizuar programin e LDK-sė nė nivel institucional. Ndėrsa alfa dhe omega e kėtij programi ėshtė Kosova vend i pavarur dhe shoqėri demokratike. Ky program politik pėrmbledh vullnetin e popullit tė Kosovės si dhe rrugėn pėr zhvillim demokratik qė nėnkupton konkurrencėn. Ky grup parlamentar ka ushtruar pėrgjegjėsitė e veta politike dhe institucionale nė Kuvend, i vetėdijshėm se ka pėrgjegjėsinė kryesore pėr zhvillimet e kėtij Kuvendi, qoftė nė nivelin e bėrjes sė ligjeve sistemore, qoftė nė nivelin e vendimeve rreth zhvillimeve politike nė vend. Jam i bindur qė ky grup e ka kryer detyrėn dhe misionin e vet me sukses.

Ditė mė parė, kryesia e Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar, pati njė vizitė tė rėndėsishme nė SHBA.

- Nė dhjetor kishim njė vizitė zyrtare nė SHBA tė cilėn e konsiderojmė tė rėndėsisė sė veēantė pėr zhvillimet politike nė Kosovė tash dhe pėr ato qė priten gjatė vitit tė ardhshėm. Nė takimet e nivelit tė lartė nė Shtėpinė e Bardhė, nė Kongres, nė Senat, nė Departamentin e Shtetit, nė Departamentin e Mbrojtjes dhe nė Kėshillin pėr Siguri Nacionale, si dhe nė Zyrėn pėr Evropėn Juglindore, kemi zhvilluar bisedime substanciale nė trajtė tė dėshmisė dhe tė perspektivave politike pėr Kosovėn, bisedime qė do tė kenė rėndėsi tė veēantė pėr zhvillimet nė Kosovė dhe raportet me SHBA-tė. Ėshtė parė nga tė dy anėt i rėndėsisė se vaēantė intensifikimi i kontakteve tė drejtpėrdrejta, tė cilat kontakte ėshtė nevojė qė tė institucionalizohen nėpėrmjet njė zyre pėrfaqėsuese tė Kosovės nė Uashington. Kjo ėshtė e domosdoshme, sepse edhe tash SHBA-tė janė njė hap pėrpara tė gjithė tė tjerėve pėr dinamizimin dhe zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės.
 
Komisioni qė udhėhiqni ju, a kėrkon strukturime tė tjera pėr tė kryer punėt qė e presin?

- Komisioni pėr bashkėpunim ndėrkombėtar do tė ketė punė shumė intensive nė vitin qė vjen, prandaj presim njė ndihmė mė tė fuqishme nga Presidenti, nga Kuvendi, nga Qeveria, nė mėnyrė qė ky Komision tė strukturohet edhe nė vėshtrimin administrativ me njė zyrė tė veēantė dhe me administrim tė pėrhershėm pėr komunikim me jashtė.

Si e shihni punėn e Kuvendit nė vitin e ardhshėm?

- Nė vitin e ardhshėm Kuvendin e presin punė mė intensive rreth legjislacionit nė Kosovė dhe rreth zgjerimit tė kompetencave dhe tė pėrgjegjėsive tė tij. Natyrisht nė kėto udhė do tė ketė ndeshje me UNMIK-un qė ende pretendon ta luajė rolin e qeverisė klasike, e jo tė administratės sė pėrkohshme ndėrkombėtare. Jam i bindur qė nė kėtė fazė tė raporteve qė do tė vijnė, ekziston njė udhė e ndėrmjeme qė do tė ishte ridimensionimi i raporteve ndėrmjet institucioneve tė Kosovės dhe UNMIK-ut. Mė nė fund ky do tė jetė dhe aksion politik i LDK-sė nė vitin qė do tė karakterizohet si vit i zgjedhjeve dhe i zgjidhjeve politike.

A i shihni standardet si retorikė apo program funksional pėr Kosovėn?

- Rreth njė vit formulimin e famshėm "standardet para statusit", tė lansuar nga ish-adminustratrori Shtajner, edhe personalisht e kam konsideruar njė retorikė pėr tė blerė kohėn. Nė tė vėrtetė, kjo ka qenė humbje e kohės. Iniciativat e mėvonshme qė kėto standarde tė marrin natyrė substanciale, natyrisht iniciativa tė sponsuruara nga SHBA-tė dhe tė pranuara tashmė nga tė tjerėt, e qartėsojnė, pėr tė mos thėnė e saktėsojnė vizionin dhe funksionin e tyre.

Standardet pėr Kosovėn, tashmė tė shpallura, ne i shohim si synim tė shoqėrisė demokratike nė radhė tė parė, por edhe si instrument tė drejtpėrdrejtė pėr dinamizimin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės sipas vullnetit tė popullit saj. Ne do tė pėrkrahim ēdo veprim politik dhe shoqėror nė Kosovė qė shpie kah kjo zgjidhje.
 
Duke qenė tė vetėdijshėm qė ky dinamizim vjen i shtytur nga SHBA-tė, tė gjitha institucionet e Kosovės dhe qytetarėt e saj kanė vullnetin qė tė punojnė pėr realizimin e standardeve duke i kuptuar kėto veprime si punė pėr vetveten, nė radhė tė parė, dhe pėr perspektivėn e Kosovės kah mėvetėsia, mė parė, dhe kah integrimet, mė pas.
 
 
Novicki: Nė vitin 2004 tė pėrmbushen standardet pėr Kosovėn
 
Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Obudspersoni i Kosovės Merk Antoni Novicki u ka drejtuar njė mesazh qytetarėve tė Kosovės, nė tė cilin thotė:

"Viti 2004 ėshtė para nesh. Ai ėshtė i gatshėm pėr potencialin pėr tė arritur pėrparim nė pėrmbushjen e standardeve themelore tė shpallura pėr Kosovėn. Kėto standarde nuk janė tė paarritshme pėr ju.
 
Ato janė kėrkesa tė rėndomta qė duhet t'i pėrmbushė ēdo vend nė rrugėn e vėshtirė por kyēe drejt demokracisė moderne dhe ardhmėrisė sė mbarė pėr njerėzit nė tė.
 
Kjo vlen edhe pėr ju, njerėz qė jetoni nė kėtė pjesė tė bukur tė kontinentit tė Evropės", thotė Novciki dhe thekson se ėshtė dėshirė e tij qė "viti 2004 tė jetė njė hap i madh pėrpara nė kėtė drejtim dhe tė ju sjellė mė afėr nivelit tė dėshiruar tė zhvillimeve politike, sociale dhe ekonomike"
 
 
Komuna e Gjilanit pėrmbyll me suksese vitin 2003
 
Gjilan, 29 dhjetor 2003 - Kuvendi i Komunės nė Gjilan ka mbajtur seancėn e dytė pėr kėtė vit me publikun, ku kryetari dhe kryeshefi i kanė prezentuar tė arriturat e deritashme dhe janė pėrgjegjur edhe nė pyetjet e drejtpėrdrejta tė qytetarėve.

Fillimisht, Lutfi Haziri tha se komuna e Gjilanit po e pėrfundon me suksese edhe vitin 2003. Kjo nuk do tė thotė se udhėheqja komunale i ka bėrė tė gjitha ato qė na duhen, por ėshtė munduar tė bėjė sa mė shumė pėrparime, tha ai.

Haziri tha se sot Gjilani ka infrastrukturė mė tė mirė, mė shumė rrugė tė asfaltura nė qytet dhe mė shumė rrugė tė kalueshme nė fshatra, ka mė shumė hapėsirė tė re shkollore, shėndetėsore, kulturore, ka mė tepėr ujė, ose thėnė ndryshe, ka mė shumė kushte pėr jetė normale.

Edhe nga ndėrkombėtarėt, Gjilani vlerėsohet si shembulli mė i mirė nė Kosovė pėr pėrparimet qė ka bėrė pėr kėto katėr vite pas lufte, duke u shndėruar nė njė vend paqeje e sigurie pėr tė gjithė.

Ndėrkaq, kryeshefi ekzekutiv, Enver Muja i ka prezentuar projektet e realizuara gjatė kėtij viti, tė cilat qytetarėt kanė mundur t`i shohim edhe pėrmes videoprojektorit. Gjatė vitit 2003 janė realizuar 189 projekte, nė vlerė prej 15 milionė e 500 mijė Euro.
 
Komuna, nga buxheti i saj ka ndarė mė se 2 milionė e 500 mijė Euro, ndėrsa mjetet tjera janė donacione. Shifrat e investimeve nė projektet zhvillimore janė edhe mė tė larta, ngase nė komuėn e Gjilanit ka edhe projekte tė cilat janė financuar nga ministritė.
 
Pėrderisa nė periudhėn e viteve 2000-2002, nė komunėn e Gjilanit ishin realizuar 280 projekte, me vlerė prej 21 milionė Euro, kėtė vit, pra nė 2003, janė realizuar ose janė nė proces tė realizimit 179 projekte.

"Buxheti i komunės, qė ishte paraparė pėr investime, ėshtė realizuar 96 pėr qind. Kjo do tė thotė se ne kemi ditur t`i shfrytėzojmė mjetet tona, ashtu siē i kemi planifikuar dhe nuk kemi lejuar tė mbetet suficit nė fund tė vitit", tha Muja.

Lutfi Haziri e Enver Muja janė pėrgjegjur pastaj edhe nė pyetjet e qytetarėve nė ēėshtjet qė ata i kanė ngritur nė kėtė debat.
 
 
Nesėr bėhet transferimi i kompetencave jo tė rezervuara nga UNMIK_u nė Qeverinė e Kosovės
 
Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Nesėr pritet qė tė transferohen plotėsisht kompetencat qė pėrmban kapitulli V i Kornizės Kushtetuese apo kompetencat jo tė zezervuara. Njoftohet se sot do tė takohen kėshilltarėt e Kryeministrit tė Kosovės dhe tė Zyrės politike tė UNMIK-ut ku do tė diskutohet pėr detajte e fundit qė kanė tė bėjnė me kalimin e komptencave.

Mė herėt ishte paraparė qė tė tė martėn tė organizohet njė ceremoni me rastin e dorėzimit tė kėtyre komptenecave, por kjo nuk do tė bėhet meqė shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri nuk ndodhet nė Kosovė.
 
 
Kėshilltari rajonal i UNMIK-ut e vlerėson tė suksesshėm vitin 2003
 
Gjilan, 29 dhjetor 2003 - Nė njė letėr pėrgėzimi qė ua ka adresuar kryetarėve, zėvendėskryetarėve dhe kryeshefave tė komunave tė sektorit tė lindjes, nė kėtė fundvit, kėshilltari rajonal i UNMIK-ut, Marsel Kuintalan thotė se ky vit ishte i suksesshėm.

"Shfytėzoj rastin t'ju pėrgėzoj pėr tė arriturat e vitit qė po e lėmė pas. Ky vit ėshtė pėrshkuar me dėshmi mbi dinamikėn e ndryshimeve brenda Kosovės dhe nga e tėrė kjo dėshiroj t'ju falenderoj pėr rolin tuaj integrues nė kėtė proces. Gjithashtu, ishte ky njė vit i pėrshkuar me bartje tė pėrgjegjėsive tek institucionet vendore", thotė Kuintilan.

Ai thekson se autoritetet financiare tani janė brenda pėrgjegjėsive tė komunave, pėrderisa edhe stacionet e policisė nė Gjilan, Kaēanik dhe Shtėrpcė janė transferuar tek autoritetetet e SHPK-sė. Ky vit ka shėnuar edhe pėrmirėsimin e organizatave, institucioneve dhe strukturave komunale, duke pėrfshirė kėtu edhe kuvendet komunale si dhe drejtoritė gjegjėse.

Kthimi i pakicave nė rajon ėshtė rritur, por mė e rėndėsishmja ėshtė se shumė komuna janė bėrė partnere nė kėtė proces, thotė mė tutje kėshilltari rajonal i UNMIK-ut, Marsel Qintalan.

Kėto tė arritura formojnė bazėn e punės tonė pėr vitin 2004, normalisht sė bashku me *Standardet e Kosovės+. Institucionet komunale janė burimet e para pėr qytetarėt.

"Ne duhet tė bėjmė pėrpjekje tė sigurojmė qeverisje efikase nė nivel komunal. Andaj, tė bėhemi mė aktiv nė vitin 2004 dhe tė punojmė sė bashku pėr njė Kosovė mė tė mirė", thotė ndėr tė tjera, Marsel Kuintalan, pėrfaqėsues rajonal i UNMIK-ut nė Gjilan, nė letrėn qė ua ka dėrguar udhėheqėsve tė komunave tė sektorit tė lindjes.
 
 
Nė Zvicėr nė njė aksident komunikacioni ka vdekur njė familje katėranėtarėshe nga Kosova
 
Birmendsdorf, 29 dhjetor 2003 - Nė Zvicėr gjatė festave tė Kėrshėndellave nė njė aksident automobilistik ka vdekur njė familje katėranėtarėshe nga Kosova.
 
Policia nuk i ka dhėnė emrat e tyre, por ka bėrė tė ditur se nė kėtė aksident ka humbur jetėn burri 32-vjeēar, bashkėshortja e tij 25 vjeēare dhe dy djem binjakė tė moshės 6-vjeēare. Aksidenti ka ndodhur gjatė njė pėrplasjeje ndėrmjet dy makinave nė Birmendsdorf tė Zvicrės.
 
 
Koalicioni "Kthimi" paralajmėroi mundėsinė e pjesėmarrjes nė grupet pėr zbatimin e standardeve
 
Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Koalicioni serb "Kthimi", ka paralajmėruar mundėsinė e pjesėmarrjes nė grupet punuese pėr zbatimin e standardeve. Pas njė takimi me zėvendėsshefin e UNMIK-ut Ēarlls Brajshou, pėrfaqėsuesė tė koalicionit thanė se janė afėr njė marrėveshjeje me UNMIK-un pėr kėtė ēėshtje.

Sipas Oliver Ivanoviqit, anėtar i kryesisė sė Kuvendit, serbėt nuk do tė marrim pjesė nė kėto grupe derisa tė mos sqarohet se standardet nuk nėnkuptojnė pavarėsinė e Kosovės.
 
 
Pėrfundoi rrethi i dytė i turneut pėrkujtimor "Hasan Zemaj 2003"
 
Prishtinė, 29 dhjetor 2003 - Me takimet ēerekfinale dhe ato gjysėmfinale dje nė Prishtinė ka vazhduar turneu pėrkujtimor nė basketboll "Hasan Zemaj 2003", cili mbahet nė shenjė pėrkujtimi tė njėvjetorit tė vrasjes sė ish-kryetarit tė degės sė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, nė Deēan, si dhe Tahir e Enis Zemajt.
 
Tani ka mbetur tė zhvillohet vetėm edhe finalja e cila do tė luhet tė dielen, mė 4 janar 2004 nė njėvjetorin e vrasjės sė tyre. Rezultetet e ndeshjeve ēerekfinale janė kėto: Trepēa (Mitrovicė) - Juniku 22:20, Qyteti i Vjetėr (Prishtinė) - Vushtrria 42:14, Qendra - Suhareka 14:30, Kalina (Podujevė) - Malisheva 30:14. Ndėrsa, nė takimet gjysėmfinale rezultatet ishin kėto: Trepēa - Kalina 13:17 dhe Qyteti i Vjetėr - Suhareka 26:21.
 
 
Parlamenti i Maqedonisė ka miratuar sot buxhetin pėr vitin 2004
 
Shkup, 29 dhjetor 2003 - Parlamenti i Maqedonisė ka miratuar sot buxhetin pėr vitin 2004 me 65 vota pro dhe 15 kundėr. Buxheti do tė jetė 59 miliardė denarė (rreth 1 miliardė euro) apo 0.5 pėr qind mė i madh se njė vit mė parė.
 
Gjatė debatit pėr amandamentet qė zgjat mbi shtatė orė, parlamenti diskutoi nė njė atmosferė tė pazakontė pėr shkak tė qėndrimeve tė deputetėve tė opoztės VMRO-DPMNE, tė cilėt shkaktuan tensione nė sallėn e parlamentit, duke i rėnė bankave dhe duke fishkėlluar, ndėrkaq nė njė moment edhe kėnduan. Reagimi i tillė u shkaktua me vendimin e shumicės parlamentare qė t'i kufizojė diskutimet nė pesė minuta.
 
 
Parlamenti pėr ndryshimet nė qeveri
 
Tiranė, 29 dhjetor 2003 - Parlamenti shqiptar pritet qė sot, nė njė seancė tė posaēme plenare, tė diskutojė dhe miratojė kompletimin e kabinetit tė kryeministrit socialist Fatos Nano.

Pas nėnshkrimit tė shtunėn tė gjashtė partive tė majta pėr krijimin e "koalicionit pėr integrim", qė prej dy ditėsh midis kryeministrit Nano dhe presidentit tė vendit, Alfred Moisiu, ka patur konsultime pėr dekretimin e kabinetit tė ardhshėm.

Burime tė ndryshme bėjnė tė ditur se presidenti Moisiu ka shfaqur rezerva pėr disa pjestarė tė propozuar, por kryeministri Nano tė dielėn u shpreh publikisht se ishte optimist se lista e propozuar prej tij do tė merrte shumicėn e nevojshme tė votave.

Partia Demokratike nė opozitė pritet tė pėrsėrisė kėrkesėn e saj pėr dorėheqjen e kryeministrit.
Ndėrkaq, me koalicionin e ri tė krijuar, zoti Nano duket se e ka siguruar votimin e kabinetit tė tij nė parlament me tė pakten 71 vota.
 
 
Krimi i organizuar nė Bashkimin Evropian dhe nė Ballkan ėshtė rritur dukshėm nė vitin 2003
 
Bruksel, 29 dhjetor 2003 - Krimi i organizuar nė Bashkimin Evropian dhe nė Ballkan ėshtė rritur dukshėm nė vitin 2003, ndėrkaq protagonistėt e tij kryesorė janė kriminelėt nga Bullgaria, Truqia, Rumania dhe nga Shqipėria. Kėshtu thuhet nė raportin mė tė ri tė policisė evropiane, Europol.
 
Nė kėtė raport theksohet se numri i bandave kriminale tė inkuadruara nė krimin e organizuar prej 3000 gjatė vitit tė kaluar nė vitin 2003 ėshtė rritur nė 4000. Njėkohėsisht ėshtė rritur edhe numri i anėtarėve tė tyre prej 30 mijė nė vitin 2002 nė 40 mijė gjatė kėtij viti. Sipas Europolit, shkaku pėr ekspansionin e krimit tė organizuar nė Ballkan ėshtė jostabiliteti politik dhe ekonomik i rajonit.
 
 
Nė zgjedhjet parlamentare nė Serbi fitoi partia profashiste e Sheshelit
 
Beograd, 29 dhjetor 2003 - Partia profashiste Radikale serbe, e cila drejtohet nga Vojisllav Sheshl, qė akuzohet pėr krime lufte nė Hagė, ka fituar nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan dje nė nė Serbi. Sipas rezultatave tė para, kjo parti ka fituar rreth 27 pėrqind tė votave.

Tomisllav Nikoliq, kreu aktual i Partisė Radikale qė udhėhoqi zgjedhjet nė Serbi, thotė: "Fituam pėr Vojisllav Sheshelin, pėr tė burgosurit e tjerė tė Hagės, pėr tė gjithė ata serbė qė janė poshtėruar".

Partia Demokratike e Serbisė ka fituar 18 pėr qind tė votave, pastaj Partia Demokratike 12.6, G 17 plus 11.7, Koalicioni SPO dhe Nova Serbia 7,4 dhe Partia Socialiste 7,4 pėr qind.

Nė votime kanė dalė gjithsej 59,3 pėr qind tė zgjedhėsve, ndėrkaq vetėm gjashtė parti e koalicione e kanė fituar censusin prej 5 pėr qind tė pėr tė hyrė nė parlament.

Ndryshe shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės i kanė bojkotuar zgjedhjet e djeshme nė Serbi, meqė Ligji elektoral i diskriminon ata.
 
 
Sadami ka treguar se ku ndodhen paratė e Irakut
 
Bagdad, 29 dhjetor 2003 - Anėtari i qeverisė kalimtare tė Irakut Ijad Alavi ka thėnė se ish-diktatori Sadam Husein ka pranuar gjatė marrjes nė pyetje shumė gjėra tė rėndėsishme.

"Sadami i ka treguar emrat e njerėzve dhe tė organizatave tė cilave ua ka besuar tė ruajnė paratė, si dhe emrat e elementėve tė cilėt kanė tė dhėna pėr depozitimin e armėve dhe pajisjeve", ka thėnė Alavi pėr njė gazetė saudite qė botohet nė Londėr, njofton Rojter.

Alavi megjithatė ka thėnė se edhe qeveria ende kėrkon 40 miliardė dollarė qė Sadami i ka nxjerrė nga Iraku dhe i ka depozituar nė emėr tė ndėrmarrjeve fiktive nė Zvicėr, Japoni, Gjermani dhe nė vendet e tjera.
 
 
Shtabi zgjedhor i Bushit kundėr miliarderit dhe spekulantit financiar Sorosh
 
Londėr, 29 dhjetor 2003 - Gazeta "Indipendent" e Londrės shkruan se Shtabi zgjedhor i i presidentit amerikan Xhorxh Bush u ka bėrė thirrje fnancuesve tė republikanėve qė tė ndihmonjnė nė luftė kundėr miliarderit dhe spekulantit financiar Xhorxh Sorosh.

Bashkėpunėtorėt e Bushit akuzojnė Soroshin se me para tė dyshimta nga bota e jashtme ka financuar fushatėn nga taborri i rivalėve demokratė.

Nė mesashin drejtuar donatorėve republikanė theksohet se kandidadi demokrat mund tė pėrballet me problemet juridike nėse dėshmohet se fushata e tij ėshtė financuar me para tė huaja.
 
 
Gjendje alarmi nė Bam, tė paktėn 22 mijė tė vdekur
 
Bam, 29 dhjetor 2003 - Zyrtarėt e ekipeve tė shpėtimit nė qytetin iranian Bam qė u shkatėrrua nga tėrmeti i sė premtes sė kaluar thonė se sot (e hėnė) ėshtė dita e fundit pėr tė kėrkuar personat tė cilėt mund tė kenė mbijetuar.

Ministri i brendshėm i Iranit tha se kjo ishte shpresa e fundit, ndėrkohė qė ekipet e shpėtimit thanė se tė dielėn kishin gjetur vetėm trupa, por jo edhe tė mbijetuar.

Punonjėsit humanitarė po pėrpiqen qė tė arrijnė tė ndihmojnė dhjetėra mijėra vetė tė cilėt po kalojnė netėt nėn qiell tė hapur, nė temperatura tejet tė ftohta.

Zyrtarėt e njėsiteve tė shpėtimit tėrheqin vėrejtjen se kushtet nėpėr rrugėt e qytetit Bam janė tejet tė kėqija. Ka ka nevojė urgjente pėr sigurim tė ujit tė pijshėm dhe pėr strehim.

Autoritet nė Iran thonė se tė paktėn rreth 22 mijė vetė kanė vdekur nga tėrmeti.
 
 
Forcat amerikane kanė vrarė tre irakianė
 
Mosul, 29 dhjetor 2003 - Forcat amerikane kanė vrarė tre irakianė pas njė sulmi me armė zjarri dhe granata kundėr tyre nė veri tė qytetit Mosul, thanė tė hėnėn ushtarakėt amerikanė, njofton Rojter.

Ata thanė se tė dielėn gjatė natės ushtarėt po bastisnin njė shtėpi kur u sulmuan nga disa anėtarė tė dyshimtė tė grupit terrorist Ansar al islam. Dy usharė janė plagosur me atė rast.

Armata amerikane thotė se trupat janė pėrgjegjur me zjarr duke vrarė tre irakianė. Shtėpia ka marrė flakėt gjatė kėsaj pėrleshjeje, thanė ata.

Ansar al islam, ėshtė njė grup militant pėr tė cilin Uashingtoni thotė se ėshtė i lidhur me Al Kaidėn e Osama bin Ladenit.
 
 
Dy roje irakiane janė vrarė
 
Mahmudia, Irak, 29 dhjetor 2003 - Dy roje irakiane janė vrarė dhe njė inxhinier britanik ėshtė plagosur nė njė sulm nė qytetin irakian Mahmudia nė jug tė Bagdadit, njoftojnė mediat e huaja.

Rrjeti televiziv Al Xhazira ka bėrė tė ditur se sulmues tė panjojur kanė sulmuar automobilin nė tė cilin ndodheshin punėtorėt e huaj qė punojnė pėr Ministrinė irakaine tė energjetikės.
 
 
Gjashtė vetė vriten nė Kabul
 
Bagdad, 29 dhjetor 2003 - Gjashtė njerėz, duke pėrfshirė edhe katėr pjesėtarė tė forcave tė sigurimit, janė vrarė nė shpėrthimin e njė bombe nė afėrsi sė aeroportit ndėrkombėtar nė kryeqytetin afgan Kabul.
Njė zyrtar i lartė qeveritar tha se se bomba kishe shpėrthyer kur policėt tentuan ta ndalonn njė person i cili sillej i dyshimtė.

Aurotetet afgane thonė se nuk janė tė sigurt nėse ėshtė fjala pėr pėr njė sulmues vetėvrarės.
 
 
Shuhen shpresat pėr tė mbijetuar nga tėrmeti nė Iran
 
Teheran, 29 dhjetor 2003 - Punonjėsit e ekipeve tė shpėtimit qė po gėrmojnė nė rrėnojat e qytetit qė u godit nga njė tėrmet i fuqishėm, thonė se shpresat pėr tė gjetur tė mbijetuar, po fashiten.

Ekipi i Kombeve tė Bashkuara nė qytetin e prekur nga tėrmeti tha se operacionet e kėrkimit mund tė ndėrpriten tė dielėn, por vendimi final do tė merret nga vetė iranianėt.

Ndėrkaq, ministri i Brendshėm i vendit, Abdolvahed Mousavi Lari tha se numri i viktimave ka gjasa qė t'i kalojė 20 mijėt.

Sipas tij, deri tani, "janė gjetur dhe varrosur" rreth 15 mijė trupa tė viktimave.
 
 
 
Arrijnė ndihmat amerikane nė Iran
 
Bam, 29 dhjetor 2003 - Avioni i parė ushtarak amerikan njoftohet se ėshtė ulur pranė zonės sė tėrmetit nė Iran duke sjellė furnizime me medikamente dhe ndihmė humanitare.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA tha se avioni gjigand u ul tė dielėn herėt nė mėngjes nė Kerman.
Autoritetet amerikane dhe iraniane kanė lėnė mėnjanė ndryshimet politike dhe kanė zhvilluar bisedime tė drejtpėrdrejta pėr shkallėn e ndihmės tė nevojshme pas tėrmetit.

Njė zėdhėnės i Shtėpisė sė Bardhė tha se diskutimet u zhvilluan nė njė bisedė telefonike midis zėvendėssekretarit tė shtetit, Richard Armitage dhe pėrfaqėsuesit tė pėrhershėm tė Iranit nė OKB, Mohamed Javad Zarif.

SHBA i ėshtė bashkuar vendeve tė tjera nė dėrgimin e ndihmave.
 
 
Qeveria britanike paralajmėron se terroristėt mund tė jenė nė fazat pėrfundimtare pėr sulme
 
Londėr, 29 dhdjetor - Qeveria britanike paralajmėroi se terroristėt mund tė jenė nė fazat pėrfundimtare tė pėrgatitjeve pėr sulme nė Arabinė Saudite. Nė paralajmėrimin e sė djelės kundėr udhėtimit nė kėtė vend zyrtarėt thanė se kėrcėnimi nuk ėshtė i kufizuar vetėm ndaj komplekseve tė banimit.

Gjatė kėtij viti, nė Arabinė Saudite janė kryer njė seri sulmesh vdekjeprurėse. Po tė dielėn, Qeveria britanike bėri tė ditura plane pėr tė vendosur agjentė tė armatosur nė avionėt e udhėtarėve.
 
Nė njė deklaratė tė pėrbashkėt tė departamenteve pėrgjegjėse pėr transportin dhe luftėn kundėr terrorizmit nė Britani thuhet se sigurimi ėshtė vazhdimisht nė shqyrtim dhe se ėshtė me rėndėsi qė tė merren tė gjithė hapat e arsyeshėm pėr tė shkurajuar veprimtaritė terroriste.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.