|
-
28
dhjetor 2003 / TN
-
-
ME ADEM, MILAZIM E ASTRIT, RTK-ja JO QĖ NUK BĖHET 100% E KOSOVĖS
DHE E PAVARUR, POR KA RREZIK QĖ TĖ BĖHET ZĖDHĖNĖSE E NJĖ LUFTE TĖ
MUNDSHME QYTETARE QĖ NĖ KOSOVĖ ĖSHTĖ PLANIFIKUAR TĖ NDODHĖ QYSH
GJATĖ LUFTĖS DHE PAS SAJ
-
-
Ashtu siē ishte paralajmėruar, tė shtunėn rreth orės 12, nė Shtėpinė
e Kulturės nė Prizren, u mbajt njė debat ndėrmjet njė pjese tė
stafit drejtues tė RTK-sė dhe qytetarėve tė paktė prizrenas, debat
qė ishte paralajmėruar si debat pėr punėn njė vjeēare tė kėtij
mediumi tė themeluar nga Dan Evertsi i OSBE-sė, e qė po mundohet ti
bindė qytetarėt se ėshtė medium publik. Edhe pse nė atė debat, Adem
Demaēi, Milazim Krasniqi e Astrit Salihu pėsuan debakėl, nėpėrmjet
njė Speciale qė RTK-ja e dha nė orėt e vona tė sė shtunės, u
provua qė ky debakėl tė kthehej nė fitore, duke censuruar thėniet e
mia, dhe duke mos i pėrfshirė me asnjė fjalė debatuesit e tjerė qė
morėn pjesė nė atė debat, me ēka ky medium, pėr fat tė keq, e
riktheu sindromin serb tė paraqitjes sė humbjes si fitore.
-
-
Shkruan: Rexhep KASTRATI
-
-
Po
ēka ndodhi nė tė vėrtetė nė Prizren atė mesditė tė sė shtunės?
-
-
Nė
sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės nė Prizren, RTK-ja e hapi
fushatėn e vet pėr ta bindur opinionin se ėshtė 100% i Kosovės, se
ėshtė medium publik dhe qė nuk varet nga partitė politike. Edhe pse
kėto sllogane kemi pasur rastin ti shohim dhe ti lexojmė qė sa
kohė qoftė nė RTK, qoftė nėpėr pllakate tė ndryshme tė vendosura
gjithandej, ardhja e njė pjese tė stafit drejtues tė RTK-sė nė
Prizren dhe ballafaqimi i tyre me qytetarėt, ishte e para mundėsi
pėr tua bėrė tė qartė se ende nuk ishin 100% tė Kosovės, ende nuk
ishin medium publik dhe ende nuk ishin tė pavarur nga ndikimet
politike. Pjesmarrja ime dhe e debatuesve tė tjerė nė kėtė debat mu
kėtė synoi dhe kėtė me fakte.
-
-
Pas
fjalės sė Adem Demaēit si kryetar i bordit drejtues tė RTK-sė, tė
Agim Zatriqit si drejtor i pėrgjithshėm dhe i tė tjerėve pas tyre, i
dyti nga salla e mora fjalėn unė pėr tė dhėnė disa nga faktet pse
medoja se RTK-ja nuk ėshtė 100% i Kosovės, se ende nuk ėshtė medium
publik dhe pėr ti dhėnė disa vėrejtje rreth skemės programore tė
shfaqur gjatė vitit tė fundit dhe mė parė. Inkuadrimi im nė kėtė
debat ishte konstruktiv, pasi qė edhe pse isha kritik, nuk kisha pėr
qėllim tė denigroja as RTK-nė si medium, e as individėt qė ishin nė
binė. Natyrisht se as qė e kisha ndėrmend tė bėja njė shqyrtim
thelbėsor tė pozitės profesionale dhe jashtėprofesionale tė RTK-sė,
pasi qė shqyrtime tė tilla do tė mund ti bėja nė ndonjė debat qė
mund tė bėhej me njerėz tė profesionit, e jo nė njė debat me
qytetarė. Pėr kėtė arsye u ndala vetėm nė disa fakte qė tashmė ishin
tė dukshme dhe tė pakontestueshme:
-
-
-
RTK
nuk ėshtė 100% i Kosovės pasi stafi i saj drejtues ishte emėruar nga
njė estabilishment ndėrkombėtar, e jo nga njė estabilishment vendės;
-
-
RTK
nuk ėshtė 100% i Kosovės pasi qė nė bordin drejtues nėntė antėarėsh
tė kryesuar nga Adem Demaēi, tre janė ndėrkombėtarė, e qė pėr 30-35%
kėtij mediumi ia heq tė qenėt i Kosovės.
-
-
Kėto dy fakte nuk i thashė pėr ti fyer zotėrinjtė e RTK-sė, por pėr
tė treguar njė realitet se ky medium ishte themeluar nga
ndėrkombėtarėt, tė cilėt edhe e udhėhoqėn punėn nė kėtė medium
informativ dhe nė fund e krijuan njė bord nė tė cilin njė e treta
janė ndėrkombėtarė, ka zėrin dhe ndikimin e vet nė politikėn
redaktuese tė RTK-sė. Dhe pėr tė qenė 100% i Kosovės, sė pari do tė
duhej qė stafi drejtues tė zgjidhej nga estabilishmenti vendės (i
mundshėm Kuvendi i Kosovės) dhe bordi drejtues i tij tė jetė 100%
nga Kosova. Pas kėtyre, u pėrqėndrova te programi qė po shfaq RTK-ja,
pėrkatėsisht te ato pjesė qė mė interesonin mė shumė: te programi
informativ dhe te ai kulturo-artistik, pasi qė ishin programet mė tė
shikuara dhe mė tė dėgjuara nė njė medium audiovizuel, e
rrjedhimisht edhe me mė ndikim.
-
-
Nė
anėn tjetėr, nėpėrmjet programit informativ kuptohet politika
redaktuese e njė radiotelevizioni, e rrjedhimisht edhe varėsia apo
pavarėsia politike e tij, kurse nėpėrmjet programit kulturo-artistik
mund tė vėrehet se a ka pėr qėllim ai radiotelevizion ta kulturojė
apo ta akulturojė publikun tė cilit i drejtohet dhe i referohet. Dhe
pėr tė treguar se edhe nė kėtė drejtim RTK nuk ėshtė 100% i Kosovės
pėrmenda edicionin e lajmeve, nė tė cilin vėrehet qartė se ky medium
ėshtė larg sė qeni i pavarur nga partitė politike.
-
-
Pėr
tė mos i renditur faktet, unė e pėrmenda vetėm faktin se RTK mė
shumė i kushton rėndėsi vizitės sė ndonjė drejtuesi partiak nė
ndonjė katund apo nė ndonjė lagje tė Kosovės, se sa aktivitetit tė
presidentit tė Kosovės. Dhe infomata pėr aktivitetin e presidentit
shpesh ndodh qė tė jepet jo vetėm si lajm i dytė, por edhe si lajm i
tretė, i katėrt, i pestė, e bile edhe jepet nė pjesėn e fundit tė
lajmeve. Nė kėtė drejtim pėrmenda vizitėn qė njė drejtues i njė
partie politike nė kishėn ortodokse tė Deēanit, e cila pėr RTK-nė
ishte lajm mė i rėndėsishėm se aktiviteti i presidentit tė Kosovės,
si dhe pėrmenda faktin se pėr RTK-nė ėshtė shumė mė e rėndėsishme
shkuarja e kryeminstrit tė Kosovės nė shtėpinė e tij, se sa
aktiviteti i presdentit tė Kosovės. Kėto nuk i thashė pse mė
intereson varėsia politiko-partiake e RTK-sė, por duke u nisur nga
vetėdija shtetėrore se presidenti i Kosovės ėshtė i pari i vendit,
dhe ėshtė detyrė profesionale qė informtatat pėr aktivetetin e tij
apo edhe materialet nga zyra e tij tė jepen si lajm i parė, e pastaj
i drejtuesve tė institucioneve tė tjera tė Kosovės, etek pas tyre i
drejtuesve politiko-partiakė.
-
-
Edhe lidhur me disa emsioni debati qė po i shfaq RTK-ja, shpreha
mendimin se pėrballė tė ftuarve po vendosen gazetarė qė jo nuk po
dijnė ti drejtojnė ato debate, por edhe nuk po i kuptojnė as vetė
pyetjet qė po i bėjnė, duke e dėshmuar kėtė edhe me faktin se
pyetjet e shkruara shpesh edhe nuk po dijnė ti lexojnė si duhet.
Kurse lidhur me programin kulturo-artistik shpreha pikėpamjen se
vetėm mė nje Dialog plus dhe me njė Kult nuk mund tė mbulohet
kultura. Filmat dhe serialet qė po shfaqen, nė anėn tjetėr, jo vetėm
qė nuk bėjnė kulturimin e publikut, por pėrkundrazi janė duke e
akulturuar, pasi nė to ka vetėm dhunė, krim, intriga, skena erotike
qė janė tė ndaluar pėr fėmijėt nėn moshėn 16 vjeē dhe qė nė
shoqeritė postmoderne shfaqen pas orės njė tė natės, kurse te ne nė
kohėn kur shikueshmėria e televizioneve ėshtė mė e madhe, dhe sikur
pėr ti mbetur hatri dikujt se nuk i ka parė nė mbrėmje, rishfaqen
edhe gjatė ditės.
-
-
Nė
kėtė kuptim, unė iu drejtova Milazim Krasniqit si anėtar i bordit tė
RTK-sė dhe si njeri qė kohėve tė fundit po merret me sociokulturė qė
tė di se a ka ndonjė opinion tė tijin lidhur me kėta filma, a po e
shpreh atė opinion nėse e ka dhe a po ia pėrfill kush atė opinion.
Ishte e kuptueshme se diskutimi im nė atė debat do tė provokonte
bacėn Adem, i cili me tė parėn tha se presidenti i Kosovės nuk po
bėn asgjė tė mirė pėr Kosovėn dhe se po tė bėnte diēka tė mirė pėr
Kosovėn do tė jepej si lajm i parė, e kėshtu me radhė, siē ia ka
zanat ai pėr tė mos e fshehur fare kundėrrugovizmin dhe
kundėrlėdėkėizmin e tij, duke e demaskuar edhe njė herė vetveten,
por nuk ma kishte marrė mendja se diskutimi im do ta pickonte edhe
Milazim Krasniqin, i cili njihet nga e gjithė dynjaja shqiptare si
ishte rritur nėn sqetullat e dr. Rugovės.
-
-
Dhe
ēfarė tha Milazim Krasniqi?
-
-
Milazim Krasniqi, duke u munduar qė tė shpifė kundėr meje dhe tė
denigrojė personalitetin tim, e demaskoi veteveten. Rexhep Kastratin
e quajti sindrom tė njeriut qė dėshiron kontroll partiak mbi RTK-nė.
Dhe stili i tė shprehurit, i vėrejtur edhe nė Specialen e stisur
sipas qejfit tė tij nė RTK, e paraqiti Milazimin tamam ashtu siē e
kishte mėsuar Rrahman Morina nė kohėn kur e kishte vendosur
kryeredaktor tė dhunshėm tė Fjalės nė vend tė kritikut tė shquar,
tė ndjerit Bajram Krasniqi. Dhe ky Milazim qė nėpėrmjet vijės
partiake dhe pėr interesa partiake (tė Lidhjes Komuniste tė Kosovės)
ia zuri vendin Bajram Krasniqit nė Fjalė, merr guximin tė shpifė
kundėr meje pėr njė sindrom qė e ka vet e jo unė.
-
-
Kur
jemi te revista Fjala duhet thėnė se ka zėra qė thonė se pas asaj
qė Komiteti ia punoi me anė tė Milazimit, Bajram Krasniqi u sėmurė
dhe vdiq. Edhe pse as nuk dua ta pohoj e as ta mohoj vėrtetėsinė e
kėtyre zėrave, duhet thėnė se Milazimin duhet ta vrasė ndėrgjegjia
pėr vdekjen e hershme tė Bajram Krasniqit, kritikut, historianit tė
letėrisė, semiologut dhe luftėtarit tė paepur pėr ēėshtjen kombėtare,
vepra e tė cilit pėr shumė vite drite e ka bėrė mė tė madh se sa
Milazimin. Dhe merr guximin ta quajė Rexhep Kastratin sindrom tė
njeriut qė do varėsinė partiake tė RTK-sė, Milazim Krasniqi, ky
njeri qė edhe para kishte marrė nga LDK-ja dhe nė emėr tė saj, kurse
pas luftės e bėn punėn e Judė Iskariotit apo edhe tė Brutit, edhe
emėr dhe autoritet, bile edhe identitet politik kishte marrė nė emėr
tė dr. Rugovės, nė emėr tė tė cilit ēonte selam gjithandej Kosovės,
nė kohėn kur, e di mirė vetė Milazim, mė mirė se ēdo kush tjetėr, se
Rexhep Kastrati pėr shumė vite me radhė ka qenė shumė kritik ndaj
LDK-sė, pikėrisht pse mbante brenda vetes njerėz si Milazim Krasniqi
qė vetėm zhvasnin nė emėr tė saj. Dhe Milazim Krasniqi e di mirė, po
ashtu, se Rexhep Kastrati pati kurajon qė nė kohėn kur vetė Milazim
Krasniqi vrante e kthjellte, tė bėnte thirrje publike pėr Rexhep
Qosjen dhe Adem Demaēin qė tė futeshin nė politikė, kurse klasa e
atėhershme politike ti pranonte ata jo si mish tė egėr, por si
njerėz qė mund tė kontribuojnė.
-
-
Por
natyrisht Rexhep Kastrati nuk e ka bėrė njė thirrje tė tillė qė
Qosja e Demaēi ti bėnin ato mbrapshti politike qė i bėnė mė pastaj,
por pėr tė kontribuar pėr ta ēuar ēėshtjen kombėtare pėrpara. Dhe
ishin pikėrisht mbrapshtitė e Qosjes dhe tė Demaēit, krahas
mbrapshtive tė tė tjerėve, pėrfshirė edhe tė vetė Milazimit dhe tė
disa ikanakėve tė tjerė tė LDK-sė qė sot ose militojnė nė PDK, AAK,
ose fshihen prapa asaj qė po quhet nė Kosovė shoqėri civile, e qė
nė fakt u dėshmua se ishin karvan i lehėsve mė tė mėdhenj tė Kosovės,
ato qė mė shtynė tė vihem hapur nė krah tė dr. Rugovės dhe tė LDK-sė.
-
-
Prandaj, Milazimi i Krasniqėve, ka rrejtur me qėllim kur mė ka
quajtur sindrom tė njeriut qė do kontroll partiak mbi RTK-nė. Dhe
rrena, sidomos ajo me qėllim do tė duhej nga zyra nė tė cilėn ka
punuar Astrit Salihu, nga Zyra e Pėrkohshme pėr Media, nėpėrmjet tė
tė cilės zyrė Astrit Salihu ka dėnuar gazeta vetėm pėr pikėpamjet e
shprehura politike, si dhe nga Prokuroria Komunale e Prishtinės, nė
pėrputhje me nenin 64 pika 1 tė Ligjit Penal tė Kosovės. Por unė as
qė e kėrkoj kėtė dhe as qė ia kisha kėshilluar as Zyrės sė
Pėrkohshme pėr Media, e as Prokurorisė Komunale tė Prishtinės, pasi
qė unė kurrė nuk kam denoncuar dikė nė kėto zyra. Nuk e kam bėrė
kėtė jo se nuk kam pasur arsye, por pėr faktin se unė jam kundėr ēdo
ndjekjeje apo dėnimi pėr tė shprehurit verbal, edhe nėse ato e
cėnojnė, e fyejnė dhe provojnė ta nėnēmojnė personalitetin tim.
-
-
Njė
ndjekje tė tillė nuk do ta dėshiroja as pėr Astrit Salihun, i cili
vetė ka dėnuar pėr shkak tė shprehjes verbale, pėrkatėsisht pėr
pikėpamjet politike tė shprehura nė gazeta tė ndryshme tė Kosovės, i
cili nė debatin e organizuar mbajtur nė Prizren, Rexhep Kastratin e
quajti aktivist partiak, edhe pse do tė duhej ta dinte se Rexhep
Kastrati kurrė nuk ka milituar nėpėr parti politike, se do tė duhej
ta dinte se kur vetė punonte nė Zėri Rexhep Kastrati e ka pasur
shumė vėshtirė ti shprehte pikėpamjet kritike ndaj LDK-sė, aktivist
tė tė cilit mė quajti mua. Dhe me kėtė nuk dua tė them se vetė
Astrit Salihu nuk ka lejuar qė tė botoheshin shkrime tė tilla nė Zėri,
por dua ta theksoj se vetė punonte nė njė revistė qė nuk lejonte
deri vonė-vonė pikėpamje kritike ndaj LDK-sė.
-
-
Nė
anėn tjetėr, duhet tė them se nuk kam denoncim nė Zyrėn e Pėrkohshme
pėr Media, as nė Prokurorinė Komunale nė Prishtinė kundėr Astrit
Salihut, kundėr njeriut i cili pas karbonizimit tė Shaban Manajt nė
vitin 2000, tė vrarėt e kėtillė politikė, jo qė nuk i quante tė
vrarė politikė, por as viktima, jo vetėm pėr arsyet qė i thashė mė
lartė, por edhe pėr faktin se atij ia kam dhėnė menjėherė atė qė e
ka merituar. Dhe as Astriti vetė nuk besoj se e ka harruar mėnyrėn
time tė tė dhėnurit njerėzve atė qė e meritojnė, ashtu siē besoj se
nuk ka harruar as Milazimi kėtė gjė, pasi ka pasur rastin vetė ta
provojė nė kurriz tė vetin. Dhe edhe kjo qė thashė deri mė tash
ėshtė njė mėnyrė, nga mėnyrat e shumta pėr tua dhėnė kėtyre dy
njerėzve, qė bashkė me Adem Demaēin, i cili hapur e shfaqi
dispinimin kundėrrugovė dhe anėsinė e tij politiko-partiake si
kryetar i Boridit drejtues tė RTK-sė, e kanė uzurpuar RTK-nė dhe po
duan qė nėpėrmjet tė tij tė bėjnė atė qė nuk kanė mundur ta bėjnė as
para luftės, as gjatė luftės dhe as pas saj, me mjete politike dhe
tė tjera: ta rrėnojnė politikisht dr. Ibrahim Rugovėn, e bashkė me
tė edhe LDK-nė.
-
-
E
Rexhep Kastrati ėshtė pikėrisht kundėr kėtij uzurpimi dhe kundėr
kėtij keqpėrdorimi qė po i ėshtė bėrė dhe po i bėhet RTK-sė. Pra
Rexhep Kastrati, edhe nė debatin e sė shtunės, kur Demaēi, Milazimi
e Astriti pėsuan disfatė politike, morale e profesionale, u angazhua
qė RTK-ja tė lirohej nga varėsia politiko-partiake, e jo qė ajo tė
vihetnė varėsi tė tillė. Adem Demaēi, Milazim Krasniqi, Astrit
salihu dhe gjithė tė tjetėr mund tė vazhdojnė tė shpifin nė njė
mėnyrė ose nė njė tjetėr kundėr Rexhep Kastratit, se Rexhepi nuk e
ka ndėrmend tė lodhet fort, por njė gjė duhet tė jetė e qartė: me
Adem, Milazim e Astrit, RTK-ja jo vetėm qė nuk bėhet 100% i Kosovės,
medium publik dhe i pavarur nga partitė politike, por njė ditė ka
rrezik qė do tė mund tė bėhet edhe zėdhėnėse e njė lufte tė mundshme
qytetare qė nė Kosovė ėshtė planifikuar tė ndodhė qysh gjatė luftės
dhe pas saj.
|
|