|
- 27
dhjetor 2003 / TN
Intervistoi: Ēerēiz LOLOĒI
-
Ju keni botuar nė njė moshė relativish tė re; vėllimi i parė poetik
Kufomė lulesh u botua njė vit mė pas nė italisht; ēfarė kujton nga
ky debutim?
-
-
Kujtoj
se ishte njė fillim. Nė atė kohė botimi i njė libri ishte njė
eveniment shpirtėror mė shumė pėr autorin dhe mė duket sikur poezia
nė fillimin e viteve 90-tė nuk ishte degraduar akoma aq. Aha, kėta
qė shohin ėndrra nė diell, ėndrrimtarėt...
-
-
-
Tri vjet mė pas, nė vitin 1995 ka ardhur vėllimi i dytė poetik
Ndodhi nė shpirt ku ndjeheni mė e sigurt nė krijimtarinė tuaj dhe
qė vėrehet dukshėm njė shkallė mė e lartė estetike?
-
-
Poezia
ėshtė njė derdhje e shkurtėr, nė kuptimin komod tė zhanrit. Libri i
dytė mė duket hermetik dhe qė luan mė shumė me rafinimin e sensit.
Synimi im ishte tė komunikoja atė qė ndodh brenda shpirtit njerėzor,
oshilacionet nė vazhdimėsinė e ērregullsinė e tyre.
-
-
-
Si ti besoni njė triniteti, nė 1998 keni publikuar vėllimin e tretė
poetik Melodi tė heshtjes ku gėlojnė tema tė reja dhe tė vjetra
dhe qė shumė nga poezitė tuaja janė tashmė edhe nė disa periodikė
dhe botime tė huaja...
-
-
Unė
kam kohė qė pas botimit tė librit tė tretė poetik nuk kam pasur
ndėrmend tė botoj njė tė katėrt poetik. A mund ti besoj nė kėtė
rast kėtij triniteti si prekje e fundit? Nuk e di! Fakt ėshtė qė pas
botimit tė librit tė tretė nuk kam pasur ndėrmend tė botoj njė libėr
tė paktėn. Tė paktėn kėshtu mendoj sot. Sigurisht ai qė shkruan
ėshtė edhe individ social. Faktorė tė ndryshėm privat, si jeta ime
aktualisht nė vend tė huaj, apo lindja e vajzės sime para njė viti,
e mė parė pėrkushtimi ndaj studimeve nė universitetin e Vjenės
mendoj se kanė ndikuar nė marrėdhėnien time me poezinė.
-
-
Nga
vėllimi i parė e deri te i fundit nė mendjen e ēdo krijuesi qė
veēohet nga tė tjerėt rri pezull pyetja: pėrse shkruaj. Pėrse
shkruan Lindita Arapi?
-
-
Unė
jam larguar tashmė nga mendimet e mia plot pasion pėr poezinė,
(dikur ndoshta kur botoja librin e parė). Tshmė mendoj se poezia
sigurisht ėshtė produkt i shpirtėror, por qė duhet tė kthehet
produkt qė mė ndihmon edhe mua tė jetoj. Pa e zbritur poezinė nga
froni i saj bekuar, dua tė theksoj se poezia ėshtė margjinalizuar,
sot nė kohėn e lulėzimit tė blitz-mediave. Sot ose duhet tė jesh
shumė i ēmendur tė krenohesh se po shkruan poezi ose duhet tė jesh
autor i klasit tė Günter Grass, ose tė jesh shumė i pasur dhe tė
krenohesh se ke edhe njė pasion e je njeri i finesave.
-
-
Tri vėllimet poetike kanė patur edhe njė pritje dashamirėse nga
kritika; nuk mungojnė superlativa nga studiues tė huaj, por ka edhe
vėrejtje. Megjithatė do deshėm tė dinin cilat janė raportet tuaja me
kritikėn?
-
-
Kritika ėshtė gjithsesi subjektive. Nėse dikush nuk e pėlqen njė
tekst ka arsyet e tij profesionale pėr kėtė. Unė nuk kam probleme me
kėtė ēėshtje. Edhe njė antikritikė ėshtė nė thelb kritikė dhe zgjon
vėmendjen e lexuesit
-
-
E ballafaquar herėt, qysh nė vėllimin e parė, me artin e sotshėm
perėndimor, ju megjithatė jeni anashkaluar nga konkurrimet letrare
brenda vendit...
-
-
As unė
vetė nuk kam konkuruar kėto vite. Njė ēmim nuk ėshtė gjithshka nė
fund tė fundit.
-
-
Kush ėshtė Lindita Arapi
-
Datėlindja: 30.06.1972 Lushnje; e martuar, njė vajzė
-
Vendbanimi: Gjermani/Austri, Birklinstr.4, D- 50354 Hürth
Studime:
-
1990-1994: Gjuhė dhe Letėrsi nė Universitetin e Tiranės. Diplomuar
me Medaljen e artė nga Ministria e Arsimit
-
1996-1998: Studime tė Gjermanistikės, Pedagogjisė dhe Anglisht nė
Universitetin e
-
Kėlnit
nė Gjermani
-
1998-2001: Studimet e Doktoratės nė Fakultetin e shkencave
filologjike dhe kulturės nė Universitetin e Vjenės, Austri
-
Korrik
2001: Pėrfundimi i Doktoratės, gjermanisht nė Universitetin e Vjenės
-
Tema e
Disertacionit: Shqiptarizimi i Shqipėrisė nė botėn gjermanike. Mbi
rekonstruimin e imazhit mbi Shqipėrinė. Pėrshkrime, Paragjykime. Si
e kanė parė tė huajt Shqipėrinė nė shekullin e 19-tė dhe 20-tė.
Projekte:
-
3/1996-8/1996 : Writers in Residence nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė
Artistėve Hajnrih Bėl nė Kėln, Gjermani
-
10/1996-12/1996: Writers in Residence. Ftesė nga International Art
Link nė New York dhe International Writing Programm e Universitetit
tė Iowa City, Sh.B.A
-
1998-1999: Herder-Price- Fellowship nga Universiteti i Vjenės.
Rekomanduar nga shkrimtari Ismail Kadare, i nderuar me ēmimin
Herder/1998
-
6/2000-9/2000: Milena Jesenska Fellowship pėr gazetarė nga
Institute for Human Sciences ne Vjenė dhe European Culture
Foundation nė Amsterdam
-
Projekt: Mbi shanset e tolerancės etnike nė Kosovė. Vėzhgime nga
punimi u botuan nė 21. Tetor 2000 nė gazetėn austriake Der
Standard
-
2000-2001: Bursė studimore nga Shkėmbimi Akademik Austriak i
Universitetit
tė
Vjenės
Pėrvojė profesionale:
-
1993-1994: Pėrvojė gazetarie shtypi nė gazetėn Aleanca
-
1995-1996: Bashkėpunim me Departamentin social-kulturor tė
Televizionit Shqiptar. Drejtuese e emisionit kulturor Emocionet e
fjalės
-
1995:
Bashkėpunėtore e emisionit shqip tė Sverige Radio, radios suedeze
-
1997:
Redaktore nė redaksinė shqipe tė Radios Deutsche Welle nė Gjermani
-
4/1999-10/1999: E ngarkuar e seksionit tė radios Deutsche Welle pėr
personat e humbur gjatė luftės nė Kosovė. Drejtuese e grupit tė
posaēėm redaktorial pėr emisionet e tė humburve tė radios shqipe,
konceptim emisionesh, drejtuese emisionesh live. Bashkėpunim me
redaksinė gjermane tė Radios Deutsche Welle
-
10/1999-2001: Korrespondente e Radios Deutsche Welle pėr Austrinė
-
2001:
Redaktore e jashtme ne radion Deutsche Welle, bashkėpunime nė
gjermanisht me redaksinė gjermane tė Deutsche Welle(kronika,
reportazhe)
-
2002-2003: Bashkėpunėtore e revistės Balkan, Vjenė
Botime:
-
1993-1998: Botime letrare nga shtėpitė botuese Zėri i Rinisė,
Onufri, Dukagjini. Pjesėmarrje nė antologji letrare nė Gjermani,
Amerikė, Kanada, Maqedoni,
-
Botim
poetik nė Itali nga CICAL
Ftesa:
-
1996-2001: Ftesa nga qendra tė ndryshme letrare, kulturore, politike
nė Gjermani, Austri, Amerikė ne Mbrėmje Letrare Kulturore,
Konferenca apo Prezantime pėr Shqipėrinė. Ndėr to: Fondacioni
Hajnrih Bėl, Universiteti i Vjenės, Shoqata Gjermani-Shqipėri,
Shoqata Austri-Shqipėri
-
Prill
2003: E ftuar e Javes Evropiane ne qytetin e Hamburgut. Lexim dhe
mbremje per Shqiperine ne Institutin Goethe, Hamburg
-
Prill
2003: Referat mbi historine e imazhit te shqiptareve ne boten
gjemanofolese ne Shoqaten e Evropes Juglindore te Universitetit te
Hamburgut
-
Gjuhė
tė huaja: gjermanisht, anglisht, italisht
-
Anėtarėsi: Anėtare e Lidhjes sė Shkrimtarėve te Shqipėrisė, Anėtare
e Lidhjes sė Shkrimtarėve te Landit Nordrhein Westfalen nė Gjermani
|
|