|
 |
|
Afrim Maliqi: Kaherė na kanė vrarė tradhtisht...Dhashtė Zoti
tė shpėtojnė fėmijėt me ta Liria dhe Atdheu
Bekim TOĒANI
Pse ne nuk
dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės ngase
pėrditė e vrasim tė vėrtetėn nė sytė e fėmijėve tanė nė tė cilėt
aq gėnjeshtėrisht betohemi, ka shkruar regjisori Gėrguri duke
shtuar se shpirti i Dėshmorėve nuk prehet as nė varret qė ua
mbulojmė me lule plastike nė aty-kėtu nė pėrvjetore...
A ėshtė tkurrur aq shumė
liria sa pėr tmos dėshmuar, a ka humbur kuptimin dashuria dhe
fundja a ekziston ajo kur pėrgjohet dhe shpesh i ndėrrohet emri
deri nė vrasje...?! A mund tė ketė dashuri kur ndrydhet e vėrteta
dhe kur Poeti nuk i beson shiut qė nuk ka nė brendi ylber? |
 |
|
Podujevė, 27 dhjetor 2003 -
Nė kuadėr tė pėrmbylljes sė manifestimeve kulturore Kadri Kadriu,
mbrėmė nė skenėn e sallės sė kinemasė nė Podujevė u shfaq premiera e
dramės Metamorfoza nė regji tė Agron Gėrgurit. Ky homazh artistik
ėshtė bazuar nė monografinė Dielli me tri dritare tė Gani Xhafollit,
kushtuar dėshmorėve Afrim Maliqi, Hyzri Talla e Ilir Durmishi.
Harresa
e padurueshme dhe mungesa e dashurisė
Shpirti
i Dėshmorėve nuk besoj se prehet as nė varret qė ua mbulojmė me lule
plastike nė aty-kėtu pėrvjetore
Pse
?!...ka
thėnė regjisori i premierės Gėrguri nė premierėn Metamorfoza duke
pohuar pastaj se e gjithė kjo ngjanė sepse ka mungesė
dashurie...harresė tė padurueshme. Pėr mė tepėr shfaqja vė nė pah
banalitetin jetėsor qė po e pėrcjell jo vetėm kohėn kur u vranė
gazetari e poeti Afrim Maliqi, luftėtari i UĒK-sė Hyzri Talla dhe miku
i tyre Ilir Durmishi, por qė nga vrasja e Jusuf Gėrvallės e deri nė
ditėt e sotme kur shumė vrasje mbetėn tė pandriēuara dhe liria ende ka
mbetur e pėrgjysmuar. Ramadan Oraca nė rolin e poetit nuk e jep dot
shpirtin edhe kur Nimfa ia kėrkon me ngulm. Dashurinė po na e
pėrgjojnė e ne vdesim duke kėnduar, thotė poeti duke e parė me afsh
mollėn, mollėn e ndaluar e cila mes gojės sė ujkut dhe pamundėsisė
pėr tė dėshmuar mbetet peng i frikės dhe ankthit...Dhe me tė drejtė
shtrohet pyetja para Zotit: kush po e pėrgjon dashurinė, pse
vdekja troket nė krenarinė dhe egon e poetit, intelektualit,
luftėtarit dhe tė gjithė atyre qė lirinė e kishin projektuar ndryshe
nga Nimfa, ajo qė kot i kėrkon dashurinė dhe shpirtin poetit.
E rėndėsishme ėshtė molla e ndaluar...Kot ma kėrkon shpritin nė kėtė
dashuri qė shpesh ia ndėrrove emrin, i thotė poeti Nimfės
vrastare rolin e sė cilės e interpretoi aktorja Fluturė Mehmeti.
Regjisori Gėrguri i cili me mjeshtri realizoi edhe efektet muzikore ka
deklaruar se aktualisht Ska harmoni, ka keqkuptime, ka fėmijė
jetimė, ka plagė tė pashėruara, ka dyshime, ka vrasje...Vrasėsit ikėn,
kush po vret tash dhe pse!? Janė kėto shqetėsime dhe ankth i njerėzve
qė dijnė diēka pėr kėto vrasje dhe nuk dėshmojnė, ka sish qė dyshojnė,
miq e familjarė qė i ndrydhin ndjesitė dhe pos pėrfoljeve nuk kanė
guxim intelektual, moral as njerėzor tė thonė tė vėrtetėn.
Pse nuk
dėshmojmė... apo tė gjithė jemi shndėrruar nė vrasės!?
Ose sė
paku tė pretendojnė ta thonė njė pjesė tė asaj tė vėrtete qė do
zbardhė vrasjet e pasqaruara qė kanė lėnė fėmijė jetimė...Fundja a i
besohet dashurisė qė ka krimba pėrbrenda, ai besohet ngjyrės sė bardhė
qė aq lehtė nxihet nga lloji e soji i Nimfave qė bredhin duke thithur
gjak e duke shpėrndarė ankth e lotė...Dilema e sė vėrtetės qė
mbėshtjell edhe dėshmitaren rolin e sė cilės e interpertoi Agnesė
Thaqi thehet deri nė dėshprim nė shpirtin e poetit kur ajo pranon se i
njeh vrasėsit por nuk mund tė dėshmojė sepse as vetė nuk e di a ėshtė
e gjallė apo e vdekur...Regjisori Gėrguri prandaj pyetė: Pse ne nuk
dėshmojmė...!? A mos jemi shndėrruar tė gjithė nė vrasės ngase pėrditė
e vrasim tė vėrtetėn nė sytė e fėmijėve tanė nė tė cilėt aq
gėnjeshtėrisht betohemi... Dialogu i Poetit me Nimfėn qė nuk
rreshtė sė kėrkuari shpirtin e poetit dhe vendosmėria e kėtij tė
fundit qė pavarėsisht kėrcėnimeve tė mos jepet shtron pyetjen
hamletiane tė jesh apo tė mos jesh. Kush ėshtė Zot i fatit, pyet Poeti
ai qė u vra pėr fjalėn dashuri, pėr dashurinė ndryshe. Poeti mbase
nuk e donte veten por tė tjerėt nuk i urrente... Ai pra e ndiente se
do tia vrasin dashurinė por kurr nuk pushoi sė kėrkuari atė... Kėshtu
janė poetėt: idealistė tė devotshėm tė sė vėrtetės dhe dashurisė
ndryshe.
Kaherė na kanė vrarė
tradhtisht...Dhashtė Zoti tė shpėtojnė fėmijėt, me ta Liria dhe
Atdheu ka thėnė Afrimi shumė kohė para se ta vrsinin bashkė me
Hyzriun dhe Ilirin...
A vritet
fjala e lirė, a vritet liria?!
Nė
shfaqjen e sontme ishte tejet emocionues zėri i Afrimit tė cilin nė
skenė e solli regjisori Gėrguri. Tri dritaret dhe tri rrezet e diellit
bashkė me tavolinėn e poetit plot libra ishin skenografia e pėrgatitur
me modesti nga Sabit Kopalla...Me cilėn gjuhė komunikonte poeti kur
tej jetės dėgjonte zėrin e atyre qė nuk i kemi mė fizikisht...?! Pse
poeti pyeste: A jemi tė vėrtetė unė e ti apo ėndėrrat qė po vdesin
pėrditė dhe kush ishte apo ishin vrasėsit e ėndėrrave, tė dashurisė,
tė fjalės dhe lirisė...?! Kėto dhe pyetje tjera shqetėsojnė
pėrsėritshėm Poetin ... Sepse vrasjet kanė vazhduar edhe kur Kosovėn e
lanė barbarėt dhe mė nuk dihet se a jemi tė gjithė vrasės kur nuk mund
tė dėshmojmė edhe kur njohim apo dyshojmė se njohim kriminelėt!
Nuk
mund tė dėshmojė edhe kur i di vrasėsit do ti thotė Dėshmitarja
Poetit sepse ajo nuk e di as vetė nė ėshtė e gjallė apo e
vdekur...Kurr mos u gjetė nėse ėshtė shqiptar, ka thėnė Jusuf
Gėrvalla ... Ai shpirt nė ikje dhe qėndresė ... qė ėndėrroi Atdheun
dhe Lirinė, shtėpinė nė vendlindje... Pse aq shumė dashuri me
urrejtje, vrasje, dhunė...?! Pse Atdheu dhe Vrasjet e pandriēuara,
pse...!? A mund tė vritet fjala, a kanė vdekur Afrimi, Hyzriu dhe
Iliri...A kanė vdekur Jusufi, Enveri, Xhema...!?
Mallkimi do tė bie mbi
sojin qė ofron dashuri tė rrejshme
Nimfa e
di pėrgjigjen. Ajo ėshtė frymėzimi i kėtyre vrasjeve, ajo i di edhe
dorasit por ajo do vetėm shkatėrrimin e tė pabindurve...Por Poeti nuk
i jep shpirtin as dashurinė, nuk i jep fjalėn e lirė dhe vet lirinė e
fjalės. Shtrigė apo
Shtojzovalle, nė mos tė vraftė loti i fėmijėve qė ua prishe lojėn, do
tė pėrballesh gjatė me ėndėrra tė liga...Mallkimi do tė bjerė mbi ty e
llojin tėnd dhe dashurinė qė aq gėnjeshtėrisht e ofroje...
ka shkruar Poeti...Nimfa e metaorfozuar herė nė engjull e herė nė
gjakpirėse tė shfrenuar kot kėrkon shpirtin qė nuk e njeh, atė shpirt
poetik qė vritet me plumb po jeton pėr tė dėshmuar, pėr tė qėndruar.
Nė atmosferėn e dhunės si njė klithmė nga qielli Poeti ēirret:
Ēka po ndodhė me ne? Kush
jemi ne? A duhet tė ikim nga ky vend ku vie erė vdekjeje dhe kot bie
shi e lindin fėmijė...
Nga
Dielli me Tri dritare rrezet pėrshkojnė mesazhin:
Ruaje shpirtin qė tė mos
humbet e vėrteta...Po pėr cilėn tė vėrtetė bėhet fjalė...Ku tė gjendet
durimi, mbėshtetja pėr tė ngarendur pėr tė vėrtetėn e imagjinueshme,
tė prekshme dhe rrėnqethėse nė tė njėjtėn kohė!
Loja e
fėmijėve nė skenė me fotografitė e Afrimit, Hyzriut dhe Ilirit me
ikonografinė e qirinjėve emocioni shikuesit sidomos kur fėmiu pyeti
thekshėm pėr babin ku e ka...
Molla,
Ylberi, Shiu, Atdheu, Liria, nga njėra anė dhe nga ana tjetėr Vrasjet
e pandriēuara, fėmijėt jetimė tė atyre qė na mungojnė...
A ėshtė tkurrur aq shumė liria sa pėr tmos dėshmuar, a ka humbur
kuptimin dashuria dhe fundja a ekziston ajo kur pėrgjohet dhe shpesh i
ndėrrohet emri deri nė vrasje...?! A mund tė ketė dashuri kur ndrydhet
e vėrteta dhe kur Poeti nuk i beson shiut qė nuk ka nė brendi ylber?
Edhe kur njerėzit nuk janė matematikė Poeti nuk i beson fjalės
dashuri...
Dilema
e sė vėrtetės gjithnjė mbetet edhe nė kėto pyetje pa pėrgjigje...
Kaherė na kanė vrarė
tradhtisht...Dhashtė Zoti tė shpėtojnė fėmijėt, ka shkruar Afrim
Maliqi...Por se a do tė shpėtohet Atdheu e Liria kjo mbetet dilemė
derisa nuk lirohemi nga urrejtja dhe derisa nuk ka dashuri dhe ka
plagė tė pashėruara, derisa nuk dėshmojmė dhe derisa nuk japim
pėrgjigje nė pyetjen kush po vret, kush jemi ne dhe ēka duam...
Publiku
llapjan gjatė u duartrokiti aktorėve tė Teatrit tė Qytetit dhe nė
veēanti regjisorit Agron Gėrguri si dhe autorit tė monografisė Gani
Xhafollit derisa lotėt e familjarėve, miqve dhe artdashėsve mbetėn
edhe njė ikonė e pashlyeshme e kujtimit pėr Afrimin, Hyzriun, Ilirin
dhe gjithė ata qė na i vrau njė dorė e zezė pėr tė cilėn duhet qė sė
paku fėmijėve tua themi tė vėrtetėn e dhimbshme...Edhe publiku qė u
nda i kėnaqur dhe me lotė tė gjallė mbeti nė dilema tjera pas kėsaj
shfaqjeje dhe pėrmasat e kėtyre dilemave do tė shtėrngojnė fort
shpirtėrat e shqiptarėve nė Kosovė derisa e vėrteta ta thotė fjalėn e
vet...
Nė kėtė
premierė pos artėdashėsve tė artit skenik morėn pjesė edhe familjarė
tė tre dėshmorėve, zv. kryetari i komunės sė Podujevės Agim Kikaj dhe
drejtorėt Ahmet Ahmeti e Shpejtim Bulliqi, shkrimtarėt Gani Xhafolli,
Adem Gashi, etj. dhe shumė dashamirė tė skenės llapjane.
|
|