|
25 dhjetor
2003 / TN
(Zejnullah
Rrahmani: "LETėRSIA E MESJETėS" (Teoritė letrare), SHB"FAIK KONICA"
PRISHTINė, 2003
Isak AHMETI
Libri mė i ri
"LETėRSIA E MESJETėS" (Teoritė letrare), i Zejnullah Rrahmanit
(romasier i afirmuar dhe teoricient), i botuar kohė mė parė nga SH
"FAIK KONICA" nė Pristinė, ėshtė njė studim monografik interesant dhe
karakteristik pėr mjedisin tonė kulturor. Nė kėtė vepėr, siē vėrehet
qė nė titull, autori ka shtruar njė temė tė gjėrė, atė tė Letėrsisė sė
Mesjetės, pėrkatėisht atė tė teorive letrare mesjetare. Pėrveē kėsaj
aty autori ka prekur edhe tema tė tjera si dhe ēėshtje shumė delikate,
qė do duhej shqzrtuar nga aspekti interdisiplinar, gjė qė kėrkon
njohuri e informacione tė njė fushe mė tė gjėrė studimore.
pėrkundėr vlerave
tė padiskutueshme qė ka, nė kėtė studim monografik hasim edhe nė
mangėsi e lajthitje, nė shpjegime dhe interpretime tė gabueshme,
tendencioze e me parashenja ideologjike, si pėr nga aspekti letrar,
filozofik e teologjik ashtu edhe nga aspekti praktik i teorive letrare
mesjetare mbi letėrsinė, mbi Biblėn, mbi letėrsinė e krishterė
(kishtare), mbi Krishterimin, por edhe mbi letėrsinė shqiptare
mesjetare.
C`ėshtė e vėrteta,
procesi i hartimit tė kėtij studimi monografik i ka paraprirė edhe
pėrdorimi i njė literature tė zgjedhur, krzesisht nė gjuhėn angleze,
qė ėshtė rast i rrallė nė mjedison tonė kulturorė. Mėgjithėkėtė
vėrehet, qė nė vėshtrim tė parė, se atij i mungon kultura dhe njohuria
e pėrgjithshme pėr t`u marrė me studimin e njė lėnde aq tė gjėrė, aq
delikate, por gjithsesi interesante. Prandaj, duke u nisur nga njė
kėndvėshtim interdisiplinar, gjithsesimodern dhe i pranueshėm, mbi
LETėRSINė E MESJETėS, pėrkatėisht tė teorive letrare mesjetare, del se
libri nė fjalė, pėrkundėr vlerave tė padiskutueshme qė ka (njė ndėr to
ėshtė edhe vlera
informative),
mund t`i bėhen madje edhe vėrejtje serioze nga shumė aspekte, nga
shumė kėndvėshtrime. SHi pėr kėtė po shkojmė mė radhė.
Librin nė fjalė
teoricinti Zejnullah Rrahmani e ka strukturuar nė 15 njėai shkrimore.
Kjo strukturė duket kėshtu: Besėlidhja e Re, Ideali letrar mesjetar,
Libri nė Mesjetė, Mendimi mesjetar, Kėnga e Sidit, Kėnga e Rolandit,
Beoėulf, Pėrkthimi i Biblės, Rrėfimet, Fushat e artit, Zhanret
mesjetare, Komedia Hyjnore, Letėrsia pikare, Teoria e novelės, dhe
Literatura e zgjedhur. Kėsaj natyrisht i paraprinė edhe njė fjalė e
shkurtėr hyrėse pėr lexuesin.
Ndonėse struktura
e njėsive shkrimore ka mund tė jetė mė ndryshe dhe gjithsesi mė
funksional dhe mė i pranueshėm shkencėrisht, del, madje qė nė njėsinė
e parė shkrimore, te: Besėlidhja e Re, se autori, duke mos
pasur njohuri tė mjaftueshme pėr Biblėn dhe rreth saj, qė nuk ėshtė
vetėm Fjalė e Hyjit, , por edhe monument letrar (Khs. ė.J.
Harrington, Uvod u Bibliju, KS, Zagreb 1977, Fq. 105), madje qė nė
fillim, nė dz rreshtat e parė dhe qė nė fusnotėn e parė ka bėrė
gabime, interpretime dhe shpjegime tė gabueshme, nė kundėrshtim me
shkencėn moderne dhe atė biblike.
Kėtu ėshtė fjala
pėr emrin e "njeriut' Joshua (fq. 9), emėr ky qė ėshtė shkruar
gabimisht por edhe ėshtė interpretuar (shpjeguar) gabimisht. Nė tė
vėrtetė, njohėsit dhe studiuesit e Biblės, madje tė tė gjitha kohėve,
nuk dihet tė kenė hasur ndonjėherė nė Bibėl emrin e "njeriut"
Joshua, tė cilin teoricienti nė fjalė e ka krahasuar me emrin
Jesus ( qė nė terminologjinė biblike shqipeėshtė ngulitur si Jezus
- I.A.), qė, sipas autorit nė fjalė (Z. Rrahmanit) do tė thotė "mbrojtės".
Pikėrisht kėtu
shihet qartė se autori ka bėrėnjė gabim trashanik, edhe pėr faktin se
nė asnjė lieraturė shkencore qė ka tė bėj me interpretimin e mirėfillt
tė Biblės dhe figurave biblike nuk haset nė njė shpjegim dhe
interpretim tė tillė, si tė Z. Rrahmanit, ē` ėshtė e vėrteta, edhe nė
Bibėl, edhe nė literaturėn shkencore, haset emri Jezus - nė greqisht
Jesous e i pėrgjigjėt Jehoshua nė hebraisht, qė d.m.th. Perėndia
shpėton, (Khs. Bibla, botim Albania Bible Society, fq. 3120).
Pėr mė tepėr Jezusi nė Bibėl por edhe nė literaturėn shkencore, nuk
paraqitet is "mbrojtės" (interpretim dhe komentim i gabuar i Z.
Rrahmanit), por si: Hyj, Zotėri, Mbret, Mesi, SHelbues, Ndėrmjetės,
Predikatar, Profet, Krzeprofet, Bir i Hzjit, Bir i Njeriut, etj (Khs.
Bibla, Drita, Ferizaj 1994, fq. 1789-1790).
Ndonėse autori
shkrimin e ij tė parė, nė kėtė libėr, e titullon: Besėlidhja e Re, ai
shumė pak ka folė pėr formėn dhe stilin, pėr stukturėn e figurave tė
saj, pėr Septuagintėn (akt i madh letrar - nė qarkun evropian), pėr
Katėr Ungjijtė dhe pjesė tė tjera tė BR - mbi Septuagintėn-monument
letrar etj., e shumė mė tepėr ėshtė ndalė nė gjėra tė tjera, jo tė
rėndėsishme dhe me karakter ideologjik, pėr Letėrsinė e Mesjetės dhe
teoritė letrare mesjetare. Madje sistemi figurativ, aq i pasur dhe aq
funksional nė BR (Khs. E. Linnemann, Paraboles of Jesus, London 1966),
nuk ėshtė marrė nė shqzrtim pothuaj fare, ndonėse ėshtė interesant dhe
vlerė edhe pėr nga asoekti i teorive letrare (Khs. I.Ahmeti,
Letėrsia e krishterė dhe filozofia e saj, Illyricum Sacrum, Prishtinė
2000).
Duke u marrė me:
Idealin letrar mesjetar (shkrimi i dztė nė libėr), autori ėshtė
ndalė, me pak fjalė, edhe te Letėrisa shqipe e Mesjetės pėr tė na
dhėnė kėshtu at konstatimin tashmė tė vjetėruar (tė kritikės
soc-realiste) se "kjo ale qė hapet kėshtu nga pėrkhimi i Buzukut,
do tė konstituohet si njė vijė e letėrsisė shqipe dhe do tė prodhoj
disa vepra tė kėsaj rryme 9 sc.religjioze- I.A.), por pa arritur tė
ngritet nė letėrsi" (fq. 20, 21).Jnaė kėto vlerėsime dhe
kosntatime tė ngjashme me ato tė Dhimitėr S. SHuteriqit, K. Bihikut,
J. Bulos, MHysės, etj., qė nuk kanė kurrfarė baze as teorike e as
shkencore. C` ėshtė e vėrteta, janė kėso vlerėsime me parashenja dhe
shenja ideologjike-fetare, me koncepte dhe koncepcione mbi letėrisnė
qė burimin e kanė te estetikat romantike dhe te tė mėpastajmet, qė
zbatohen nė intėrpretimin e vlerave letrare shqipe tė Mesjetės. Le tė
pėrsėrisim se te Meshari, pėr shembull, kemi nje literaritet tė
papėrsėritshėm nė letėrsinė shqipe, edhe sa i pėrket
lloj-llojshmėrisė e krijimeve letrare dhe shumė interesante edhe pėr
nga aspekti i studimit tė teorive letrare mesjetare, gjė qė,
anashkaluar (?), ashtu siē ėshtė anashkaluar edhe poezia e Budit, qė
mė tė drejtė mund tė krahasohet me vlerat poetike evropiane tė asaj
kohe, etj. ėshtė pikėrisht Letėrsia e Vjetėr SHqipe qė me dimensionin
shpirtėror, letrar dhe estetik, shpalon lidhjet jo vetėm me Hyjin, por
edhe me civilizimin evropian dhe botėror.
Duke u marrė me
Letėrsinė e Mesjetėr, autori ėshtė marrė, nė mėnzrė tė veēantė, edhe
me disa tema dhe aspekte filozofike-teologjike qė kanė tė bėjn ėme
Shėn Augustinin, me Pėrkthimin e Biblės nga Shėn Jeronimi, me Danten,
me Krishterimin, ėtj. Nė Kuadėr tė kėsaj, ai ka nxjerrė nė sipėrfaqe,
pėr opinionin tonė kulturor, vlera dhe hapėsia tė shprehjes letrare
qė, pėr fat tė keq, pėr mė se gjzsmė shekulli, kanė qenė tė goditura
nga njė heshtje e quditshme intelektuale. ėshtė ketu fjala pėr
karakterin e Letėrsisė sė Mesjetės, pėrkatėsisht pėr njė dimenzion
universaltė saj, qė ka tė bėj me lidhjen e saj me Hzjin, me Qiellin
dhe Tikėn, me tė Vėrtetėn dhe shėlbimin hyjnorė. Mirėpo edhe te
shkrimet e pėrmendura, aty-kėtu, atij i janė pėrvjedhė lėshime dhe
interpretime tė paqėndrueshme nė aspektin filozofik-teologjik,
ndonjėherė edhe tekste e parafrazime tekstesh (fq. 79, 81, 86) pa
shėnuar fare se nga janė marrė.
Kėshtu, pėr
shembull, kurė shkruan pėr Shėn Augustinin, pėrkatėsisht
Confessiones (Rrrėfimet), ndėr tė tjera pėrmend edhe faktin se"
disa teknika tė rrėfimit qė hasen nė Confessiones mė vonė shfaqen mė
tė madhe nė zhanrrin e romanit evropian" (fq. 85). Pėr mė tepėr, Shėn
Augustini - thekson autori- nė veprėn nė fjalė ka futur elemente tė
cilat mė pėrpara nuk janė trajtuar nė literaturėn e krishterė (fq. 81)
dhe kėshtu ai "do tė jetė nė krze tė idealeve luftarake tė
Krishterimit" (fq. 82). C`ėshtrė e vėrteta njė vlersim i tillė nuk
mund tė qėndroj dhe tė pranohet si i drejtė edhe pėr faktin se, siē
dihet, as Krishterimi as Shėn Augustini, nė asnjė mėnyrė, nuk mund tė
krakterizohen pėr "ideale luftarake", ndonėse ai, Shėn Augustini duke
u mbėshtetur nė motive etike, e arsyeton luftėn qė ka pėr qėllim
mbrojtjen e atdheut nga ana e shteteve nė rastin e vetėmbrotjes. (A.
Augistinus: De civitate Dei, 21, epistulae, 47-pl 33, kol. 661). Sa
pėr kujtesė Shėn Augustini mėsohet nė lietarurėn perendimore edhe nė
fushėn e shkencave juridike, mė sakt nė tė Drejtėn Ndėrkombėtare
Publike qė numron elemetet qė legjitimojne luftėn.
Edhe shkrimi:
Pėrkthimi i Biblės (nga ana e Shėn Jeronimit) ėshtė i mangėtedhe pėr
faktin se atz fare nuk bėhet fjalė pėr pėrkatėsinė etnike (ilire) tė
tij, pėr qendrimin e tij ndaj alegorezės tė teksteve biblike, pėr
Komentin mbi Malakinė(1,10), Amosin (2, 1-3), Letrėn e Palit dėrguar
Galatasėve (4.24), etj., qė janė tė pashmangshme edhe pėr nga aspekti
i teoriveletrare tė Mesjetės (Khs. Reallexikon fuer Antik und
Christentum, Stutgart, I, 1950, fq. 290).
Nė mėnyrė tė
veēantė dhe mė tė gjėrė, autori i librit nė fjalė ėshtė marrė me
Danten, pėrkatėisht me Komedinė Hyjnore pėr tė konstatuar me tė drejtė
se Dante tashmė ėshtė njė poet qė me vlerat e veta shėnon njė epokė tė
poezisė sė qarkut evroperendimor. Edhe mė tepėr, ėshtė ėshtė njė poet
botėror (fq. 124). ėshtė mė se e vėrtetė se autori i veprės nė fjalė e
ka vėshtruar dhe analizuar veprėn e Dantes nė shumė rrafshe,
veēanėrisht nė rrafshin e "ideve teorike mbi poezinė" (fq. 134) pėr tė
konstatura se analogjia e Komedise Hyjnore nuk ėshtė e largėt as me
Biblėn e as me veprėn e Shėn Augustinin (fq. 135-145) etj. Pėr mė
tepėr, pikėnisja e Dantes, shkruan Rrahmani, ėshtė atz ku fillon
mbretėria e pakufishme e Zotit: nė fundin e saj, nė pjesėn e tė
denuarve me ndėshkim hyjnor tė pėrjetshėm, njė vend qė nė Ferrin e
Dantes plot me ngjzra gjallėrie tokėsore, pėr t`u ngritur pastaj drejt
lartėsive hzjnore pėrmes Purgatorit tek Parajsa (fq. 135). Mirėpo te
shkrimi mbi Komedinė Hyjnore, autori nuk ka arritur as tė pėrmend e
lėre mė ta zbėrthej komponentet esencialetė poetikės sė Dantes qė, siē
dihet, mbėshtetet kryesisht mbi simbolikėn e numrave, sipas modelit
biblik dhe kryen nje funksion tė qartė estetik. Dante, pėr shembull,
duke e pėrdorur simbolikėn e numrave, ndėr tė tjera edhe numrin 3 (3
kantika: Ferri, Purgatori, Parajsa) si shenjė me tė
cilėn i ka lidhė tė gjitha pjesėt e veprės, aludon nė Trinitetin
kristian: Ati, Biri SHpirti SHenjt. Veē numrit 3, kuptim simbolik
marrin edhe numri 4 (Katėr Ungjijt), 7 (SHtatė vyrtytet), 12
(dymbėdhjetė apostujt), 33 kėngė poashtu numėr simbolik, sepse lidhet
me moshėn e vdekjes sė Krishtit, kurse numri 10 shpesh simbolikėn
filozofike tė plotėsisė (1+2+3+4=10) dhe quhet numri i "bukur".
Katrori i dhjetė, numri 100, simbolizon njėherazi plotėsinė e
simetrisė, ndaj Danteja e pajis Ferrin me nje kėngė mė tepėr, e
cila shėrben si hyrje , e kėshtu Komedia Hyjnore ka plot 100 kėngė.
Ndėrsa nė
pikėpamje strukturore, vepra e Dantes i ngjan njė vepre arkitekturore
tė studiuar me hollėsi nė tė gjitha pjesėt. Kėshtu prandaj vetė
Danteja imiton krijuesin hyjnor, Zotin, kurse vepra e tij imiton
krijimin hyjnor (A. Marashi).
Nė veprėn Letėrisa
e Mesjetės hasim edhe nė njė dukuri tė veēantė, tė ēuditshme, qė ka tė
bėj me shkrimin e gabueshėm tė emrave biblikė dhe historikė, me
terminologjinė biblike shqipe, tė cilėn ai nuk e ka pėrfillė, ndonėse
ajo tashmė ka njė traditė mjaft tė pasurdhe tė stabilizuar. Nė
kontekst me kėtė po pėrmendim edhe faktin se ai, pėr shembull, nė vend
tė emrit Kain shkruan Cain (fq. 65), nė vend tė emrit
Franēesku i Azizit shkruan Francisi nga Assisi (fq. 26), nė
vend tė emrit Konstatini shkruan Constantini (fq. 17),
etj. , gjė qė ėshtė nė kundėrshtim edhe me rregullat e drejtshkrimit
tė shqipės.
C`ėshtė e vėrteta,
veprės letrare Letėrisa e Mesjetės mun t`i bėhen edhe vėrejtje tė
tjera . Mirėpo kėsaj radhe pėrfundoj duke ia rikujtuar autorit tė
veprės nė fjalė se pikėrisht Krishterimi, tė cilin ai, qė nė fjalėn
hyrėse (fq. 5), e ka cilėsuar "si natė e zezė" i ka dhėnė dritė
poezisė, i ka dhėnė njė jetė mė tė gjallė dhe mė tė kėrthnesėt. Edhe
poezia e Dantes, Shekspirit, Milstonit, Gėtes etj., e ka marrė dritėn
mė tė fuqishme pikėrisht nga Krishterimi (Khs. Fishta, Estetikė dhe
Kritikė, HD dhe SHL, 1999, fq. 104-105).
Prandaj pėr sa u
tha mė lart, del nė pah kėrkesa e domosdoshme pėr njė studim mė tė
thelluar tė Letėrsisė sė Mesjetės. Kėshtu qė nė ribotim eventual tė
veprės nė fjalė, do duhej tė merren nė konsiderim edhe vėrejtjet e
sipėrtheksuara.
|
|