|
-
24 dhjetor 2004 / TN
-
-
Nga Ritvan BODE
-
-
Ēfarė paraqet buxheti i ri?
-
Opinioni i gjerė publik priste qė nė buxhetin e vitit 2004 tė
reflektoheshin prioritetet e deklaruara, duke korrigjuar deformimet
e shkaktuara deri mė sot, duke pėrmirėsuar njėherazi standardet e
kėrkuara edhe nga partnerėt ndėrkombėtarė pėr paraqitjen dhe
ekzekutimin e buxhetit.
-
-
Nė tė vėrtetė, projektbuxheti i vitit
2004, pėr mėnyrėn si u prezantua dhe, para sė gjithash, pėr tėrėsinė
e koncepteve e praktikave qė pėrmban, i largohet mė tej rrethit tė
interesave qytetare pėr tė mbetur njė instrument i rutinės sė
burokracisė, pa asnjė vlerė publike. Vonesat e mėdha nė paraqitjen e
projektit, pėrgjysmimi i afateve ligjore nė diskutimin e tij nė
komisione, injorimi i propozimeve tė pėrdoruesve tė buxhetit apo i
grupeve tė ndryshme tė interesave, fshehja dhe bllokimi i diskutimit
publik tė treguesve tė projektbuxhetit 2004, janė jo thjesht difekte
formale tė tij, se sa marifeti i radhės nėpėrmjet tė cilit
kryeministri Nano, njėlloj siē fshehu krimin e tij tė Shkallnuerit,
synon tė kamuflojė dėmin qė do t'i sjellė ekonomisė ky buxhet. I
ashtuquajturi kryeministėr, me kabinet tė mangėt pėr gati gjysėm
viti, u mundua qė nėpėrmjet pasazheve tė zgjedhura tė fjalimit qė u
mbajti anėtarėve tė kongresit tė tij njė javė mė parė, tė bėjė
makiazhin e njė gjysėm kabineti tė njė mazhorance tė pėrgjysmuar, e
cila ka humbur tėrėsisht dinamizmin dhe vullnetin pėr t'u angazhuar
nė zgjidhjen e dhjetėra problemeve, qė zmadhohen e shtohen me
kalimin e kohės.
-
-
Por demagogjia tashmė nuk mjafton
pėrballė konkluzionit mbi qeverisjen aktuale bėrė disa muaj mė parė
nga komisionerėt e BE se "kushtet e favorshme tė vendit si dhe liria
e deklaruar e tregut mbeten tė bllokuara, pėr shkak tė mungesės sė
kapaciteteve tė mjaftueshme administrative dhe korrupsionit tė
pėrhapur", i cili vazhdon tė mbetet pezull mbi ēdo artikull tė
buxhetit e slogan tė qeverisė. As vonesat nė paraqitjen e buxhetit,
as kujdesi i tepruar pėr tė mbajtur larg vėmendjes sė qytetarėve dhe
as agresioni demagogjik qeveritar nė kėtė seancė parlamentare, nuk
mund tė fshehin thelbin e projektit tė buxhetit pėr vitin 2004, si
buxhet qė vijon bartjen e problemeve tė pazgjidhura prej njė kohe tė
gjatė, qė mbingarkon ekonominė dhe individin me taksa tė reja, qė
nuk programon e normon zhvillimin e reformave tė deklaruara, qė
dėmton mė tej tregun dhe funksionimin e tij, qė thellon deformimin e
strukturės sė shpenzimeve publike drejt atyre jo efektive, qė
pėrshkallėzon cinizmin nė raport me natyrėn sociale, edhe pse
qeveria ka emrin socialiste, qė garanton vetėm komoditetin pėr
administrimin abuziv tė financave tė shtetit, duke siguruar
njėherazi garėn e 100 pėrqindshave tė realizimeve si pjesė e
emulacionit socialist tė kabineteve tė majta.
-
Nė mėnyrė tė sintetizuar projektbuxheti i qeverisė pėr vitin e
ardhshėm karakterizohet nga:
-
Shpenzime tė ngarkuara qeveritare
-
Zgjerimi i hapėsirave tė shpenzimeve dhe ekonomisė publike nė raport
me ekonominė reale e atė private. Zoti Nano dhe gjysėm kabineti i
tij vazhdon tė gėnjejė veten ose bėn sikur beson tek protagonizmi
fals i qeverisė pėr zgjidhjen e problemeve qė ka ekonomia dhe tė
pasojave tė rėnda shoqėrore qė ka sjellė frenimi i zgjatur ekonomik,
nėpėrmjet shtimit tė pandėrprerė tė shpenzimeve publike, tė cilat aq
mė tepėr nėn qeverisjen aktuale rrisin karakterin joprodhues dhe
inefiēient tė tyre.
-
-
Thellimi i pėrvitshėm i kėsaj tendence
nuk ka tė bėjė me frymėzimet e gabuara filozofike gjoja tė majta, se
sa me interesat korruptive tė njė pjese tė ushtruesve tė pushtetit
tė sotėm qė i shikojnė kėto shpenzime si prenė, qė presin tė gjuajnė
nė tenderat e prokurimet qė do tė bėjnė. Edhe njė herė sipas
qeverisė parashikohet qė ekonomia reale (PBB) tė rritet me 6% ndėrsa
ekonomia qeveritare (Buxheti i shtetit), do tė ritet me 15% nė
krahasim me 2003 (tre herė mė shumė). Asgjė nuk parashikohet nė
buxhet nga arkėtimi i debitorėve tė llogaritur nga administrata
tatimore qė kalojnė 30 miliard lekėt dhe qė ky parlament ka vendosur
se duhet tė arkėtohen pėr vitin 2004. E ndėrsa pėr vete qeveria nuk
parashikon pėrmirėsim tė administrimit, pushtetit lokal pa i kaluar
asnjė taksė qendrore i shton planin e tė ardhurave me 25%.
-
Rritje e ekonomisė joformale
-
Parashikimi i tė ardhurave me rezervė ndėrkohė qė rritet mė tej
barra fiskale mbi biznesin dhe zgjerohet ekonomia informale. Me
miratimin e tė ashtuquajturės paketė fiskale njė javė mė parė,
qeveria pasi "gostiti" buxhetet e familjeve me 7 dhe 15 mijė lekė tė
reja si taksė pėr qarkullimin e automjeteve, rriti akcizėn e
karburanteve nė masėn 30% duke detyruar pėr pagimin e tyre direkt
apo indirekt tė gjitha bizneset dhe konsumatorėt. Rritja e barrės sė
taksave bėhet nė njė kohė kur ndėrkaq kemi ngarkesėn mė tė lartė nė
krahasim me vendet e tjera dhe vjelim mė pak se gjysmėn e tyre.
(Vjelim 20% tė GDP kur ngarkesa ligjore ėshtė mbi 40-45%).
Publikisht nga kryeministri pranohet se mbi njė e treta e ekonomisė
ėshtė informale dhe deklaron se do tė bėjė presion pėr formalizimin
e saj, por njė gjė e tillė mbetet propagandė nėse i referohemi asaj
qė shkruhet nė p/buxhetin e qeverisė. Tė ardhurat e buxhetit
parashikohet tė rriten me 9% nė krahasim me 2003, dhe nė kėtė rritje
pėrfshihen edhe efektet e taksave tė reja, edhe pretendimi pėr
rritjen ekonomike prej 6%, edhe efektet e inflacionit prej 4%. Pra
qeveria parashikon qė taksat e reja dhe rritja e akcizave tė
kompensojnė thellimin e evazionit fiskal dhe rritjen e ekonomisė
informale, bile edhe 1% nga rritja e GDP duhet tė destinohet pėr to.
-
-
Deformimi i strukturės sė shpenzimeve
publike
-
Deformimi i mėtejshėm i natyrės sė shpenzimeve publike duke rritur
peshėn specifike dhe tendencėn e shpenzimeve jo efektive e tė
pakthyeshme. Duke iu dhėnė atyre prioritet dhe qėndrueshmėri. Nė
P/buxhetin e qeverisė pėr vitin 2004 i vetmi zė pėr tė cilin
koncepti shpenzim publik do tė kishte kuptimin e tij tė vėrtetė,
investimet kapitale publike, nė vend qė tė pėsonin rritje kanė
pėsuar rėnie bile edhe nė masė absolute (-2 miliard lekė ose -5%)
ndėrkohė qė shpenzimet operative tė qeverisė janė ritur me 18% ose
me 3 miliard lekė mė shumė. Deformimi i strukturės sė shpenzimeve
nuk qėndron vetėm nė raportin midis shpenzimeve pėr investime me
shpenzimet korrente, por edhe brenda kėtyre tė fundit, ku rėnia nė
strukturė e zėrave tė tilla si arsimi dhe shėndetėsia nė favor tė
shpenzimeve tė dikastereve qendrore (nė 5 vjet fondi i Kėshillit tė
Ministratve ėshtė pesėfishuar), pėrbėn tendencėn mė shqetėsuese tė
kryerjes sė tyre.
-
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe nė raportet qė pėrcakton P/buxheti
ndėrmjet shpenzimeve qendrore dhe shpenzimeve qė i atribuohen
pushtetit lokal, rreth 400 bashkive dhe komunave tė vilave edhe pėr
vitin 2004 nuk do t'u jepen si grant mė shumė se 4% e tė ardhurave
qė disponon buxheti qėndror, ndėrkohė qė asnjė taksė nuk ėshtė
decentralizuar. (BF pėr taksėn mbi biznesin e vogėl).
-
Njė buxhet pa prioritete
-
Mungesa e prioriteteve dhe mosrespektimi i strategjive tė deklaruara
pėr prioritetet e zhvillimit tė vendit. Dhe kėtu nuk ėshtė fjala pėr
mosrespektimin tė njėjtit tė ashtuquajtur program qeveritar apo
strategji pėr zbutjen e varfėrisė dhe zhvillimin e vendit tė
miratuar vetėm dy muaj mė parė, por nė radhė tė parė pėr efektet e
investimeve publike nė nxitjen dhe favorizimin e investimeve
private. E quaj tė tepėrt qė t'iu kujtoj edhe njė herė se investimet
direkte private tė brendshme dhe tė huaja pėr frymė tė popullsisė
janė mė tė ulėtat nė 27 vendet ish komuniste. Efektiviteti i dobėt i
shpenzimeve publike bėhet edhe mė i prekshėm, nėse u referohemi
investimeve publike tė vitit 2004.
-
-
Ato jo vetėm qė janė nė rėnie si total,
por kanė pėsuar njė deformim edhe mė tė madh, nėse i referohemi
natyrės sė tyre. Shpenzimet pėr ujėsjellėsa, kanalizime, rrugė
urbane etj., janė sa gjysma nė krahasim me njė vit mė parė. Megjithė
fondin e sė ashtuquajturės kredi greke tė premtuar prej 7 vitesh,
pėr vitin 2004 do tė strehohen nga shteti gjithsej vetėm 200 banesa
pėr tė pastrehėt. Asnjė prioritet pėr zhdukjen e varfėrisė, tė
deklaruar nė strategjinė e qeverisė, nuk ruhet. Investimet e
mėsipėrme pėr gjithė zonėn verilindore nuk kalojnė as 10% tė tyre,
ndėrkohė qė zona deklarohet prioritare.
-
Fondet e ashtuquajtura pėr investime, veē masės qė bėhet pre e
korrupsionit nė procesin e tenderimit, gjithnjė e mė shumė po i
largohen destinimit pėr krijimin e pasurive fikse publike dhe po
kalojnė nė destinacione qė nuk shkojnė pėr shtimin e pasurive
publike. Kėshtu nė Ministrinė e Energjetikės, gjithė fondi i
investimeve prej 645 milion lekėsh ėshtė destinuar pėr asistencė
teknike nė masėn 462 milion lekė (ose 72% e fondit) dhe pėr tė
konservuar ndėrmarrjet, qė ēdo ditė amortizohen dhe humbasin vlerėn
nė pritje tė privatizimit, pėr shumėn 183 milion lekė.
-
Anashkalimi i nevojave tė popullsisė
-
Pėr mė tej edhe brenda pėr brenda zėrave tė investimeve qė krijojnė
pasuri publike, raportet nuk u korrespondojnė nevojave tė ekonomisė.
Nė ministrinė e Bujqėsisė, psh., 500 milion lekėve pėr asistencė
teknike dhe 1.7 miliard lekė tė destinuara pėr hartim projektesh,
nga 4.6 miliard lekė qė janė investimet pėr pasuri tė trupėzuara,
60% e tyre janė vetėm pėr ndėrtim dhe pajisje zyrash ndėrkohė qė
kanalizimet, zhvillimi i sektorit tė bujqėsisė, vaditjet, kullimi,
etj., tė kėsaj natyre qė janė destinimi i natyrshėm, pėrbėjnė mė pak
se 20% tė totalit tė kėtij fondi.
-
Fshehja pas totaleve dhe harxhimi i parave tė taksapaguesve jashtė
destinacioneve tė natyrshme, ndėrkohė qė borxhi publik pėr shkak tė
kėtyre shpenzimeve ėshtė gati trefishuar nė 5 vjet, do tė
shndėrrohet nė njė problem tė papėrballueshėm pėr ekonominė tonė nė
vitet qė vijnė.
Thellimi i problemeve shoqėrore qė vijnė si pasojė e masave tė
paorientuara si dhe injorimi i detyrimeve tė deklaruara ndaj
shtresave tė caktuara. Tėrėsia e masave tė deklaruara nė buxhet,
sikurse dhe rritja imponuese e ēmimeve monopol tė energjisė
elektrike, telefonisė fikse tė ndodhura kėto njėherazi me rritjen e
pritur tė ēmimeve tė karburanteve pėr afro 20% pėr shkak tė rritjes
sė akcizės, implikon pasoja tė pashmangshme nė rritjen e kostos sė
buxheteve tė familjeve shqiptare. Por pėrballė njė fakti tė tillė,
dhe pėr ēudi pėr herė tė parė, qeveria nuk pranon tė deklarojė masėn
e rritjes sė pagave dhe pensioneve, aq mė tepėr qė edhe rritja e
premtuar e vitit qė po mbyllet ishte njė premtim i rremė fushatesk,
i stilit alla Nano.
-
Nga drejtėsi sociale nė demagogji sociale
-
Nė projektin e paraqitur gati eleminohen tėrėsisht instrumentat pėr
mė shumė drejtėsi sociale, por e mbetur pa asnjė justifikues,
braktiset edhe fjalia e fundit e demagogjisė sociale qė ka pėrdorur
shpesh qeveria. U harrua bile edhe deklarimi dhe angazhimi i njė
viti mė parė pėr ndėrmarrjen e strategjive mbėshtetėse nė kėmbim tė
atyre asistencialiste. Tregu i punės, edhe informal siē ėshtė, nuk
po mund tė absorbojė fuqinė e re punėtore pa le pastaj qė tė
pakėsojė numrin e atyre qė prej kohėsh kanė humbur shpresat pėr
punė.
-
Sipas raportit tė BSH, numri i tė punėsuarve ėshtė rreth 200 mijė
vetė mė pak krahasuar me 5-6 vjet tė shkuara, veē statistikat e
rreme qeveritare flasin pėr rėnie tė nivelit tė papunėsisė jo duke
punėsuar tė papunėt, por duke i dėbuar ata nga tregu shqiptar dhe
nga listat e pėrkrahjes shoqėrore.
Qeveria me p/buxhetin e paraqitur kėrkon tė lajė duart edhe njė herė
edhe me ish tė pėrndjekurit, njė projekt ligj i tė cilėve prej mė se
njė vit e gjysėm po endet nga parlamenti nė qeveri dhe anasjelltas
pa marrė kurrė pėrgjigje dhe po ashtu me ish pronarėt, njė projekt
ligj i tė cilėve, i hartuar edhe me ndėrmjetėsimin e OSBE, u shty
pėr diskutim e miratim pas miratimit tė buxhetit.
-
-
Pėr tė dy kėto grupe shoqėrore, edhe pse
publikisht qeveria ėshtė deklaruar se do tė bėjė trajtimin e tyre,
nuk parashikohet asgjė nė buxhetin e shtetit. Kjo do tė thotė qė
edhe pėr vitin 2004 nuk do tė mund tė bėhet asgjė pėr ta. Pėrsėri
faturat qė sot kanė ditėn kur diskutohen e vendosen, do tė
arshivohen nė sirtarėt qeveritarė pėr tė pritur njė tjetėr buxhet.
Ėshtė 10 miliard lekė nė buxhet fatura qė qeveria aktuale paguan pėr
trajtimet e veēanta qė u bėhen grupeve tė caktuara sociale, ndėrsa
pėr dy kategoritė e mėsipėrme, pėr tė drejtat e tyre qė u janė
pranuar edhe nga mazhoranca aktuale, p/buxheti i qeverisė hesht,
duke evidentuar kėshtu njė nga aspektet e tij mė tė errėta,
atavizmėn e tij klasore.
-
Defiēiti buxhetor 1.2 miliard dollarė
-
Sė fundi, p/buxheti i qeverisė konsolidon karakterin konvencional tė
stabilitetit makroekonomik, i cili forcohet gjithnjė e mė shumė me
pėrkeqėsimin e treguesve cilėsorė e rezultativė tė ekonomisė sonė.
Gjatė viteve tė fundit deklarimi i rritjes sė PBB me 6-8% (rreth
40-50% nė 5 vjet) ėshtė shoqėruar me njė rritje tė defiēitit tregtar
nė afro 2-3 herė (viti i kaluar defiēiti arriti nė mbi 1.2 miliard
USD dhe pėr vitin nė vijim ai do tė thellohet mė tej, nė krahasim me
afro 500 milion USD qė ishte 5 vite mė parė). E njėjta gjė mund tė
thuhet edhe pėr numrin e vendeve tė punės, tė cilat janė pakėsuar me
afro 15%, kur PBB deklarohet se ėshtė ritur afro 50%.
-
Dhe ky stabilitet makroekonomik trumpetohet nė njė kohė kur borxhi
publik vazhdon tė thellohet me shpejtėsi. Sipas BSH nė fund tė vitit
tė kaluar, borxhi i brendshėm ariti nė 261 miliard lekė (2 miliard
USD) ndėrsa ai i huaj 1.5 miliard USD. Viti 2002 shėnoi njėkohėsisht
edhe defiēitin mė tė madh tė llogarisė korrente duke arritur nė 9.5%
tė PBB-sė. Dhe kėtij zhvillimi kaotik treguesish i shtohet edhe njė
i ri, edhe mė fatal se tė tjerėt dhe qė vulos nivelin e lėngatės sė
gjatė tė ekonomisė nėn modelin socialist: BSH ka ēuar rezervėn
valutore nė 1 miliard dollarė kur ligjet tona parashikojnė njė
rezervė tė barabartė me vlerėn e 4.5 muaj importeve.
-
-
Banka vazhdon tė ngurtėsojė valutė pėr
t'i injektuar pak serum pulsit tė lekut qė nuk regėtin mė, dhe nuk
ndjek dot dinamizmin e valutave, qeveria vazhdon tė zhvillojė
ekonominė e importeve, kursimet e popullatės vazhdojnė tė shtojnė
sasinė e bonove tė thesarit qė emetohen si defiēit buxhetor, tė
papunėt vazhdojnė tė marrin rrugėt e botės, bizneset vazhdojnė tė
zvogėlojnė vėllimin e aktivitetit tė tyre, investimet direkte pėr
frymė tė popullsisė vazhdojnė tė ulen, informaliteti dhe
kriminaliteti i ekonomisė vazhdojnė tė rriten, ministrat vazhdojnė
tė forcojnė frymėn e autokritikės dhe parlamenti frymėn e debatit,
qeveritė e majta vazhdojnė tė rikompozohen pėr tė mosfunksionuar,
etj.. Ky ėshtė modeli i njė buxheti formal, tė njė pushteti ilegal
nė njė ekonomi virtuale.
-
Ja pse PD do tė votojė kundėr p/buxhetit tė qeverisė.
|
|