|
- 24
dhjetor 2003 / TN
-
...por njė politikė e menēur dhe
demokratike, ku partitė e ndėrrojnė njėra-tjetrėn nėpėrmjet votės.
Dhe qė pas secilave zgjedhje i ndihmojnė
njėra-tjetrės pėr ta avancuar sa mė shumė ēėshtjen kombėtare. Derisa
tė mos e kuptojmė kėshtu garėn politike, Kosova e ka vėshtirė tė
ecėn dritės sė lirisė qė e ka ėndėrruar populli.
-
Shkruan: Nazmi LUKAJ
-
Deri nė vitin 1997, nė Kosovė gati tė gjithė ilegalistėt ishin tė
anėtarėsuar nė partitė e djathta. Por, nė
momentin kur shpėrtheu lufta, ata u bėnė bashkė. Dikush me qėllimin
mė tė pastėr kombėtar, dikush pėr tė bėrė pėrēarje nė tė, dikush pėr
qėllime thjesht karrieriste etj. Ata qė hynė nė luftė me qėllimin mė
tė pastėr kombėtar, u interesonte vetėm ēlirimi i atdheut, e jo se
kush do ta udhėhiqte luftėn, kurse
pėrēarėsit, karrieristėt etj. luftėn e identifikuan me ambicien pėr
ta marrė menjėherė
pushtetin pas pėrfundimit tė saj.
-
-
Duke e pasur kėtė qėllim, qysh gjatė luftės, filluan
t'i bllokojnė veprimet e krahut ushtarak, qė nė luftė kishte hyrė me
urdhra tė institucioneve, pėrkatėsisht me urdhrat e Ahmet Krasniqit.
Pėr ta arritur mė lehtė kėtė qėllim, filluan eliminimin fizik tė
kundėrshtarėve qė, pos nė literaturėn marksiste, e kishin mėsuar
edhe nga SHIK-u i Shqipėrisė, pasi shumica prej tyre kishte qėndruar
njė kohė matanė atdheut. Fillimisht, pėrveē disa kundėrshtarėve qė i
eliminuan nė terren, e vranė edhe vetė Ahmet Krasniqin.
-
-
Gjatė luftės dhe shumė kohė pas saj (kėtė e bėjnė
edhe sot, por me njė intensitet mė tė vogėl), ilegalistėt bėnė ēmos
qė ta komprometonin edhe kryetarin Rugova nė popull, mirėpo kjo iu
kthye bumerang, sepse atė nuk mundėn ta mashtrojnė, meqė ishte shumė
i vetėdijshėm pėr kontributin e tij kombėtar.
-
-
Pas pėrfundimit tė luftės, ambicia pėr ta marrė
pushtetin ilegalistėve pėrkohėsisht iu realizua, kur e instaluan
QPK-nė. Kjo u zgjati deri nė zgjedhjet e para lokale dhe
parlamentare, zgjedhje kėto qė parėsore e bėnė sėrish LDK-nė dhe dr.
Rugovės edhe njė herė ia legjitimuan epitetin lider i popullit, edhe
pse ky i tillė konsiderohej, por vota vetėm sa e vėrtetoi kėtė.
-
-
Gjatė qeverisjes sė QPK-sė pati shumė mė pak krime,
sepse ilegalistėt ishin tė kėnaqur qė i kishin marrė frerėt e
udhėheqjes sė Kosovės nė duar, nėpėrmjet QPK-sė. Krimet u
shumėfishuan pasi i humbėn zgjedhjet partitė e reja, nė tė cilat
ilegalistėt u rreshtuan pas luftės.
-
-
Shėrbimet sekrete qė u instaluan nė Kosovė, sapo
ilegalistėt e vendosėn QPK-nė, u bėnė shumė tė rrezikshme pėr vetė
Kosovėn. Derisa e kishte pushtetin QPK-ja, krimi i tyre ishte mė i
vogėl. Por, pas zgjedhjeve, kur LDK-ja u
rifaktorizua, kėto shėrbime vranė disa nga figurat qendrore tė
LDK-sė.
-
-
Sidomos krimi mori pėrmasa nė Rrafshin e Dukagjinit.
Kėshtu, nė vend se tė bėnin njė politikė mbėshtetėse tė LDK-sė pėr
ta realizuar pavarėsinė, ish-ilegalistėt e ashpėrsuan skenėn
politike aq shumė, sa krijuan njė klimė frike e terrori te
popullata. Njė gjė e tillė iu kthye bumerang vetė partive tė reja,
sepse u zbehėn shumė nė opinion.
-
-
Ato popullata filloi t'i identifikojė me krimin, pėr
tė cilin njė pjesė tė fajit e mbajnė edhe organet e sigurisė vendase
dhe ndėrkombėtare, sepse pak (ose fare pak) deri mė sot kanė bėrė
pėr kapjen e kriminelėve dhe urdhėrdhėnėsve tė tyre. E them kėtė,
sepse po tė ishin kapur kriminelėt dhe po tė ishin zhbėrė shėrbimet
sekrete qė nė start, krimi nuk do ta kishte pasur grafikonin qė e
ka.
-
-
Edhe ky vit qė po e lėmė pas, kaloi nė frymėn e
viteve tė tjera tė pasluftės, pra nė frymėn e pranishmėrisė sė
krimit, qė e ashpėrsoi shumė klimėn politike nė Kosovė. Kėta katėr
vjet e mė shumė tė kėsaj gjysmėlirie, populli nuk dėshiron qė t'i
pėrsėriten kurrė mė. Por, e dėshiron njė Kosovė, ku do tė
mbretėrojnė paqja dhe lumturia, njė Kosovė ēfarė e ka ėndėrruar me
shekuj. Dhe, pėr tė qenė e tillė, policia e SHPK-sė dhe ajo e
UNMIK-ut duhet tė bėjnė pėrpjekje mė tė mėdha qė krimit t'ia mbyllin
tė gjitha shtigjet.
-
-
Po ashtu, edhe vetė krijuesit e shėrbimeve sekrete,
pėr tė mirėn e Kosovės, duhet t'i shthurin ato. Nė tė kundėrtėn, do
tė konsiderohen si dorė e zgjatur e Serbisė, sepse krimi i shkon pėr
shtati vetėm asaj. Edhe partitė e krijuara pas luftės, e qė e kanė
krijuar kėtė klimė tė ashpėr politike, krejt veprimtarisė sė tyre
duhet t'i japin njė kah pozitiv. Nė radhė tė parė, duhet ta kuptojnė
se derisa tė fitohet pavarėsia duhet tė jenė vetėm politikė
mbėshtetėse e LDK-sė, qė do tė ishte kontributi i tyre mė i vlershė
kombėtar.
-
-
Kjo pėr to duhet tė jetė ēėshtja mė primare, e jo
rrėmbimi i pushtetit me metoda tė ashpra, sepse ashpėrsia politike i
rrėnon pėrpjekjet e popullit pėr pavarėsi; ashpėrsia politike i
konvenon vetėm Serbisė dhe atyre shteteve qė janė pėrkrahėse tė
rikthimit tė Kosovės nėn juridiksionin e saj. Njė ashpėrsi e tillė
ėshtė rrezik edhe pėr vetė partitė qė e kanė krijuar kėtė klimė,
sepse ato do tė zbehen gjithnjė e mė tepėr nė popull dhe njė ditė do
tė mund tė vihet nė dyshim ekzistenca e mėtutjeshme e tyre. Kosova
nuk i ka 200 milionė shqiptarė, por mė pak se tre milionė.
-
-
Prandaj, pėr ta realizuar synimin shumėshekullor tė
popullit, politikės sonė nuk i duhet lufta e njėmendtė politike, me
tė gjitha ashpėrsitė e saj, por njė politikė e menēur dhe
demokratike, ku partitė e ndėrrojnė njėra-tjetrėn nėpėrmjet votės,
qė e respektojnė atė, dhe qė pas secilave zgjedhje i ndihmojnė
njėra-tjetrės pėr ta avancuar sa mė shumė ēėshtjen kombėtare. Derisa
tė mos e kuptojmė kėshtu garėn politike, Kosova do ta ketė vėshtirė
pėr tė ecur dritės sė lirisė qė e ka ėndėrruar populli.
|
|