|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Mitrovicė: Ndihmohen familjet me gjendje tė rėnė ekonomiko-sociale

 
 

 
Mitrovicė, 24 dhjetor 2003 / TN / Hysni SYLA - Kuvendi i Komunės ka realizuar ose ėshtė nė realizim e sipėr tė njė sėrė projektesh pėr tė ndihmuar familjet me gjendje tė rėnė ekonomiko-sociale. Drejtori i drejtorisė pėr Shėndetėsi dhe Mirėqenje Sociale, dr Sadije Asllani-Bilalli ka bėrė tė ditur se nga buxheti i komunės janė ndarė mjete materiale nė shumė prej rreth 54.000 Euro pėr blerjen e druve pėr nevoja tė familjeve mė tė rrezikuara.

Me kėto mjete janė blerė gjithsejtė 1.700 metra kubė dru, prej tė cilave 1.000 metra janė shpėrndarė nė pjesėn jugore tė qytetit, kurse 700 metra nė ate veriore. Nė pjesėn jugore, nga ky projekt kanė pėrfituar nga dy metra kubė dru 471 familje shqiptare, 11 familje serbe, pesė familje ashkali, pesė familje turke, pesė familje boshnjake dhe tri familje gorane.

Edhe nė pjesėn veriore, tė 700 metrat e dedikuara tė druve, nėn mbikėqyrjen e UNMIK-ut u janė shpėrnda familjeve tė rrezikuara tė tė gjitha pėrkatėsive etnike. Do theksuar se me rastin e shpėrndarjes sė druve, janė trajtuar tė gjitha familjet qė jetojnė nė strehimoret koleltive, ndėrkohė qė pėrparėsi kanė patur fėmijėt patė dy prindėrit, familjet e dėshmorėve, invalidėt e luftės tė UĒK-sė, gratė kryefamiljare etj, tė cilat kanė gjendje tė rėndė ekonomiko-sociale.
 
Dr Sadije Asllani-Bilalli, ka njoftuar se nė vigjile tė festave tė fundvitit, Bordi i Drejtorėve tė Kuvendit tė Komunės, ka marrė vendim qė nga buxheti i komunės me nga 100 Euro tė ndihmohen 30 familje tė dėshmorėve dhe invalidėve tė luftės, tė cilat janė mė tė rrezikuara ekonomikisht.

Poashtu, dr Sadije Asllani-Bilalli ka njoftuar se Organizata Botėrore pėr Ushqim FAO, nė bashkėpunim me Ministrinė e Bujqėsisė, ka dedikuar pėr komunėn eMitrovicės 5.000 kilogramė miell. Nga kjo sasi e miellit do tė pėrfitojnė nga 100 kilogramė 38 familje mė tė rrezikuara pjesėn jugore tė komunės, kurse sasia tjetėr prej 1.200 kilogramėsh do t'u jipet familjeve qė janė raste sociale tė tri fshatrave shqiptare nė komunėn e Zveēanit: Kelmend, Boletin dhe Zhazhė.

Nė fund, drejtoresha e DSHMS-sė, Sadije Asllani Bilalli, ka bėrė tė ditur se NTP "Vali Comerce", me
rastin e Fitėr Bajramit ka ndihmuar 20 familje me nga njė pako gjėra ushqimore nė vlerė prej 35,55 Euro.

 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.