|
 |
|
Rugova:
LDK-ja ėshtė parti politike kompatibile me vlerat e traditės
dhe me vlerat moderne
Prishtinė, 23 dhjetor 2003
- Lidhja Demokratike e Kosovės kremtoi sot 14-vjetorin e
themelimit.
Nė
njė solemnitet tė organizuar me kėtė rast nė hotelin "Grand" nė
Prishtinė, Presidenti i Kosovės, njėherit edhe kryetar i LDK-sė,
Dr. Ibrahim Rugova, foli pėr arritjet dhe sukseset e kėsaj
partie, e cila ėshtė formuar e para nė hapėsirat shqiptare.
|
-
-
Merrnin pjesė funksionarė tė lartė tė LDK-sė, aktivistė tė shumtė
nga terreni, ministra e deputetė tė saj, pėrfaqėsues tė partive tė
tjera politike, pėrfaqėsues tė zyrave tė huaja diplomatike nė
Prishtinė dhe mysafirė tė tjerė.
-
Presidenti Rugova, pasi pėrshėndeti tė pranishmit, tha se nė emėr tė
LDK-sė i ka ftuar sot nė kėtė ceremoni solemne pėr ta festuar sė
bashku kėtė pėrvjetor.
-
"Dita e themelimit tė LDK-sė, ka njė simbolikė tė veēantė se bie nė
vigjilie tė festave tė Krishtlindjeve dhe tė Vitit tė Ri. Do tė
thotė njė ditė e lindjes dhe e fillimit tė stinės sė re. Kėshtu e
deshi Zoti dhe populli i Kosovės, atėherė kur u themelua. Ishte njė
ndėrrim epokash dhe vitesh", theksoi Dr. Rugova dhe vazhdoi:
-
-
"Prandaj, sot mund tė themi pas 14 vjetėsh, se 23 dhjetori i vitit
1989, ėshtė njė Ditė e shėnuar pėr LDK-nė, ditė e shėnuar pėr
popullin e Kosovės, ditė e shėnuar pėr Kosovėn. Pra ėshtė njė ditė e
madhe e Kosovės".
-
Presidenti Rugova nė vazhdim tha: "LDK u themelua si parti dhe
lėvizje pėr tė mbrojtur Kosovėn, pėr t'i mbrojtur vlerat kombėtare
dhe vlerat e dinjitetit tė popullit tė Kosovės. Ėshtė partia e parė
demokratike nė botėn shqiptare dhe nė kėtė pjesė tė Evropės e tė
botės pas Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
LDK-ja
krijoi shtetin e Kosovės pėrmes akteve madhore, siē janė Deklarata e
Pavarėsisė (Korrik 1990), Kushtetuta e Kaēanikut e Republikės sė
Kosovės (shtator 1990) dhe Referendumit pėr Pavarėsi (shtator 1991)
si dhe i krijoi institucionet me zgjedhjet parlamentare e
presidenciale tė vitit 1992.
-
-
Kėshtu
LDK-ja krijoi shtetin funksional Republikėn e Kosovės, qė nė botė u
bė i njohur si 'shtet paralel', apo 'shtet i shqiptarėve tė
Kosovės'. Ky ėshtė kontributi i LDK-sė dhe i popullit tė Kosovės nė
historinė e lėvizjeve kombėtare botėrore pėr liri e pavarėsi",
nėnvizoi Dr. Rugova.
-
-
"Poashtu LDK-ja e mbrojti kėtė shtet kur u sulmua nga armiku ynė mė
1998 dhe 1999. E mbrojti sė bashku me popullin e Kosovės duke marrė
pjesė aktive nė luftėn pėr liri e pavarėsi, dhe falė Zotit e NATO-s
tė udhėhequr nga SHBA dhe aleatėt e tyre evropianė, Kosova u bė njė
vend i lirė dhe de facto i pavarur".
-
"Pas luftės, nė liri, LDK-ja ishte promotorja kryesore nė ndėrtimin
dhe rindėrtimin e Kosovės, bashkė me miqtė ndėrkombėtarė. Ajo duke
gėzuar besimin e popullit tė Kosovės nė dy palė zgjedhje lokale dhe
nė ato nacionale fitoi me shumicė solide votash. LDK-ja pėr kėto
katėr vjet e gjysmė e tregoi fuqinė e vet tė madhe.
-
-
Gjatė
kėsaj kohe LDK-ja kontribuoi nė ndėrtimin e institucioneve
shtetėrore tė Kosovės dhe kujdeset pėr stabilitetin dhe efikasitetin
e tyre. LDK-ja kontribuoi nė ngritjen e kulturės dhe tolerancės
politike dhe tė kulturės shtetėrore tė Kosovės, gjithmonė nė tė mirė
tė vendit dhe tė popullit".
-
Ndėrkaq, duke folur pėr programin e sotėm tė kėsaj partie, Ibrahim
Rugova tha: "Sot LDK-ja punon nė realizimin e programit nacional me
tė cilat i fitoi zgjedhjet. Kėtė Program e realizon pėrmes
institucioneve.
-
-
Ajo i
pėrkrah objektivat e institucioneve tė Kosovės, siē janė zhvillimi
ekonomik, privatizimi, krijimi i vendeve tė reja tė punės pėr tė
rinjtė dhe integrimin e minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e
Kosovės.
-
-
LDK-ja
insiston nė njohjen e drejtpėrdrejtė formale tė pavarėsisė sė
Kosovės nga SHBA, BE dhe formalizimi nga OKB-ja. Kjo do t'i
shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do tė
qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės. Pra, njė Kosovė e
pavarur, demokratike e integruar nė BE nė NATO dhe nė miqėsi
permanente me SHBA", theksoi Presidenti Rugova.
-
"LDK-ja ka pasur sukses nė profilizimin e saj si parti politike. Ajo
po e bėn dhe do tė bėjė me efikase strukturėn e partisė dhe do tė
ruajė frymėn gjithėpėrfshirėse tė anėtarėsisė dhe tė popullit, qė
ishte shpirt i veprimit tė saj nė kėtė periudhė 14-vjeēare. Pra,
ishin 14 vjet pune, veprimi e sakrifice.
-
-
Prandaj sot i pėrkujtojmė nė kėtė ditė gėzimi tė LDK-sė tė gjithė
ata qė dhanė jetėn pėr liri, pavarėsi e demokraci tė Kosovės", tha
ai dhe theksoi se "sot LDK ėshtė e aftė si gjithmonė, tė vazhdojė
dhe fuqizojė veprimin e vet nė tė mirė tė Kosovės, sepse e gėzon
besimin e popullit tė Kosovės".
-
Presidenti Rugova paralajmėroi se vitin 2004, LDK-ja do ta shpallė
vit tė LDK-sė, nė pėrmbushjen e 15-vjetorit tė saj, qė do tė
shėnohet me veprime dhe manifestime tė ndryshme, sidomos nga Forumi
i Rinisė.
-
"Do thėnė se LDK-ja ėshtė parti politike kompatibile me vlerat e
traditės sė lėvizjeve mė tė mira qė nga Skėnderbeu e Lidhja e
Prizrenit e kėndej dhe kompatibile me vlerat moderne tė partive
politike tė botės demokratike perėndimore", theksoi Dr. Rugova.
-
"Sot nė kėtė 14-vjetor mund tė themi se LDK-ja e kremton njė
pėrvjetor tė artė tė veprimit dhe tė besimit tė saj. Kėshtu ajo
ėshtė bėrė simbol dhe fuqi aktive e Kosovės", tha Presidenti dhe
theksoi se nga ky pėrvjetor solemn pėrshėndet Presidentin Bush,
Kryeministrin Bler, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe
Kryeministrin Berluskoni, si dhe Atin e Shenjtė, Papa Gjon Pali II,
qė siē tha, gjithmonė kujdeset pėr Kosovėn.
-
"Me fat Dita e LDK-sė. Me fat Krishtlindjet dhe Gėzuar Viti i Ri
2004.
Zoti e bekoftė LDK-nė. Zoti e bekoftė Kosovėn", tha nė fund tė
fjalės sė tij, Ibrahim Rugova, kryetari i LDK-sė dhe President i
Kosovės.
|
|