|
23
dhjetor 2003 / TN
Atdhe
ALIU
Shkas
pėr kėtė shkrim u bė njė e-letėr krejt e papritur, qė kisha marrė para
do javėsh, pikėrisht mė datn 28 Nėntor. Vinte nga njėfarė «Forumi
shqiptar» (si duket listė diskutimi nė internet) nuk e di fort mirė se
kush janė, sepse nuk jam i anėtarėsuar nė forumet e kėtij «Forumi».
Nejse. E-letra thoshte diēka nė frymėn «28 Nėntori le tė jetė ditė e
bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve, rreth idealit qė shprehet pėrmes
simbolit tonė tė pėrbashkėt: zhgabės dykrenare» (theksi i imi).
Nuk ėshtė ky teksti i pėrēuar pikė pėr pikė, por kjo sėshtė gjithaq
me rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė fjala qė nėnvizova: «zhgabės». Sdo mend,
thashė vetė me vete, ai qė e ka shkruar kėtė urim do tė ketė menduar «shkabės».
Tia
them. Shtypa REPLY. Prapė vetėm po parafrazoj, se e-gjegjen nuk e
ruajta: «Falemnderit pėr e-letrėn, gėzohem shumė qė ma paskeni gjetur
e-adresėn dhe mė dėrgoni pėrgėzime, por kujdes, nuk shkruhet zhgabė
por shkabė». SEND.
Nuk
iku as edhe njė minutė qė kisha shtypur SEND, kur shoh njė e-letėr
tjetėr nga «webmaster» i forumit nė fjalė. Pėrgjigjja. E shkurtėr po,
por edhe e drejtpėrdrejtė: «Nė gjuhėn zyrtare shqipe shkruhet zhgaba».
Pikė. Kaq. Shkurt e shqip, dhe
gabim. Prandaj, kur pashė ngenė e
kėtij «webmasteri» pėr tė qitur petulla nė ujė, shkova mora fjalorin
drejtshkrimor tė shqipes, e gjeta faqen ku figuron fjala «shkabė-a»
dhe i ēova njė e-letėr tjetėr. REPLY!
«Nė
fjalorin drejtshkrimor tė gjuhės shqipe figuron vetėm shkaba, nuk ka
zhgabė». Kėtė fenomen tė kthmit tė tingujve nistorė tė shurdhėt nė
tė zėshėm e kisha vėnė re kaherė nė Tiranė: Robert Zhvarc, i thoshin
Robert Shvarcit, pastaj kisha parė zgarė pėr skarė, kruzma, pėr
krusma e kėshtu me radhė. Ia bėra me dije kėto «webmasterit», duke i
thėnė se do tė jetė ndonjė dialektizėm jugor. Meqė mbėshtetja «akademike»
e fjalorit ishte nė anėn time, pėrveē faqes ku figuron fjala e shkruar
drejt nė fjalor, nuk u kurseva as nga njė koment (paaaak ironik,
ēėshtė e vėrteta) nė fund.
Ismail Kadareja, i thashė, ka njė roman tė quajtur Shkaba, e jo Zhgaba,
fjalė kjo, qė meqė ra fjala, po mė tingėllon sikur zhaba. Nėnteksti:
«Kadareja nuk do tė ketė lajthitur kur vendos tė shkruajė Shkaba»,
si dhe tjetri «aq po e pėrul shqiponjėn tonė ti, sa po e pėrafron me
zhabėn»?
SEND!
Pėrgjigjja nuk vonoi. E kam ruajtur vetėm nė mbamendjen trunore, jo
atė kibernetike, por mund ta pėrcjell me mjaft pėrpikmėri:
«Ke
tė drejtė ti, por kam edhe unė» kjo ish fjalia e parė dhe fryma e
gjithė e-letrės, qė nė ēdo tjetėr fjali mė pėrsėritej nė tė tjera
forma: «Mbase ka tė bėjė me atė se si i shqiptojmė fjalėt nėpėr zona
tė ndryshme».
Ēka? Mėnyra si i
shqiptojmė? Unė se them fare fjalėn shkabė, e njoh vetėm prej
gjuhės shkrimore. Kėtu se thotė kush. Hajt tė lexoj njė fije mė
poshtė: «Nuk jeni i pari qė mė bėni kėtė vėrejtje. Kam marrė edhe
e-maila nga tė tjerė shqiptarė tė Kosovės qė mė bėjnė tė njėjtėn
vėrejtje. Por jam i bindur se ėshtė e saktė, meqė kėshtu e themi dhe e
kemi thonė gjithmonė nė rajonin tonė. Unė jam nga Vlora».
Me fjalė tė tjera,
tipi po ngulmonte se meqė ėshtė vlonjat, e unė shqiptar prej pėrtej
kufirit administrativ, kjo nėnkuptonte vetvetiu se ai ndodhej nė anėn
e saktė e unė atė tė gabuarėn tė korrektėsisė jo veē drejtshkrimore,
por gjuhėsore pėrgjithėsisht. E ilustrimi prej Fjalorit Drejtshkrimor
qė i ēova? E atij Fjalori Drejtshkrimor tė botuar nė Tiranė, hė? E ai
tjetri shembull me gjirokastritin Kadare? Hė? Mbase kėto e ulnin
epėrsinė e tij dhe bėnin qė «tė dy tė kishim tė drejtė».
Por tė tjera gjėra
filluan tė mė sillen nė krye.
Mė tė
gjera. Shumė mė tė gjera. Fillimisht, do pyetje: A ėshtė gjuha
standarde/letrare/e njėsuar (quaje si tė duash) njė dhe e njėjtė pėr
tė gjithė? A janė tė njėjta rregullat e lojės pėr tė gjithė lojėtarėt?
Kush
i cakton rregullat e lojės?
Troē,
e pa shumė nocione tė korrektėsisė politike, se skam kohė ta tjerr e
ētjerr qe nxjerrat e mejtimeve tė mia: toskėt janė ata qė e kanė
shpikur lojėn dhe vazhdojnė ti shpikin dhe ndėrrojnė rregullat. Meqė
gjuha e gjallė gjithmonė ndryshon, ndryshojnė pėrherė aspekte tė
caktuara tė saj, fonetike, morfologjike, leksikore e kėshtu me radhė.
Kur kėto ndryshime ndodhin nė toskėrishten popullore, sa tė pėrhapen
mjaft nė toskėrishte, ato menjėherė pasqyrohen nė «gjuhėn letrare/standarde/tė
njėsuar» (ose quaje qysh tė duash vetė).
Cili
prej tyre brengoset pse thotė, bile-bile edhe shkruan: brėnda, mėndja,
vėndi, dhėmbja, kam patur, tek mua, tek ty, nga mua, nga ty, sesa ty,
sesa mua, do tė desha, do tė qesh, qeraja, zgara, kruzma, oazi, pauz,
madje edhe zhgaba? Spo e zgjash listėn, as spo futem kėtu nė analiza
tė strukturave e nė shumė e shumėēka tjetėr. Jam i sigurt se njė
lexues toskė madje, ndėrsa po i lexon kėta shembuj, po e kruan kryet
dhe spo e kupton dot se ētė keqe kanė trajtat e paraqitura sipėr.
Se dinė as gegėt, faqja e zezė, sepse drejtshkrimi tashmė ka marrė
kuptimin e imitimit tė asaj qė shkruajnė toskėt. Por, prit, se gjuha e
shkruar duhet ti ndjekė zhvillimet e gjuhės sė folur, ndryshe
krijohet hendek i madh mes tyre, ėshtė pėrgjigjja pėrherė nė maje tė
gjuhės ndaj vėrejtjes qė ti e bėn.
Ėshtė interesant
se pėr gegėt, kriteri qė ėshtė vėnė pėr pėrcaktimin e nivelit tė
zotėrimit tė kėtij «standardi» janė jo vetėm rregullat e lojės, por
rregullat pėrherė tė ndryshueshme tė lojės. Qė ndryshojnė krah pėr
krah me toskėrishten. Tė lojės qė herė quhet «gjuhė e njėsuar», «gjuhė
letrare». «gjuhė standarde», «gjuhė zyrtare», qė pra ndėrron edhe
emėrtimet sa herė qė shpikėsit e rregullave tė lojės mendojnė ti
ndėrrojnė rregullat.
Vėrtet kėto trajta
tė mėsipėrme e tė tjera si kėto nuk janė «zyrtare», nė kuptimin qė
ende nuk figurojnė nėpėr fjalorė, por meqė po pėrdoren aq dendur sot,
duke marrė kėsodore vetvetiu njėfarė leje tė pėrhershme qėndrimi,
pasaportėn e shtetėsisė nuk e kanė veēse njė tjetėr kongres larg. Njė
kongres qė do ti pėrligjė nesėr «pėr tė mos u krijuar ai hendeku».
E kjo pėr mua ėshtė sikur tė ftoj ty tė luajmė shah, mandej marr dhe e
luaj kalin pesė fusha para dhe dy anash, e kur ti mė ankohesh dhe mė
bėn me dije se kali luan vetėm tri fusha para dhe njė anash, unė tė
them «Oh, ėshtė njė rregull i ri qė shpika qėparė, nuk ta thashė akoma?»
dhe e shoqėroj me njė «mė fal pashė Zotin!»
Kur gegėt fusin
dashur-padashur fjalė tė dialektit vetjak, ose trajta fjalėsh prej
dialektit vetjak, atėherė u kujtohet se: suksesi, dhe madje e ardhmja
e «gjuhės standarde» varet nga ajo se sa arrijmė ti kapėrcejmė e
tejkalojmė trajtat e ngushta dialektore dhe fjalėt me shtrirje tė
ngushtė krahinore pėr tė mirėn e gjuhės sė pėrbashkėt».
E e
ardhmja e gjuhės sė pėrbashkėt, me vetė nismėn qė ka pasur, (duke u
mbėshtetur kryekreje nė toskėrisht) dhe me shtegun qė ka marrė, (duke
i rahatuar trajtat e panormuara tė toskėrishtes ēdo ditė e mė shumė)
do tė kthehet nė njė gjuhė qė frymon gjithmonė nė hap me zhvillimet e
brendshme vetėm tė toskėrishtes. Kjo nga njėra anė, dhe nga tjetra,
fakti se shqipja standarde mė lehtė e mė shpejt po pėrqafon fjalė e
terma tė huaja, sesa i merr nga visari i gegėnishtes, janė kėrcėnimet
mė tė mėdha qė po rrezikojnė cungimin e shqipes sot dhe nė tė ardhmen.
Ndryshe, nesėr kali i toskėrishtes nė fushėn e shahut do tė fillojė tė
bėjė lėvizje mė virtuoze sesa vetė mbretėresha, dhe ti do tė marrėsh
njė «oh, sta thashė ktė rregullin e ri?» dhe mbasandej njė «mė fal»
doemos.
Zgjidhja nuk mendoj se ėshtė vazhdimi i kėtij kodi shkrimor, meqė
caku i kėtij shtegu tashmė ėshtė i qartė. Janė pėr tu duartrokitur
pėrpjekjet pėr tė gjetur njė kod mė gjithpėrfshirės tė shqipes sė
pėrbashkėt, por kėto nuk do tė guxonin tė bien pre e tendencave
krahinore, partikulariste. Prandaj, le tė formėsohet gjithnjė e mė
shumė njė kod alternativ shkrimor qė ka nisur tė qisė krye, duke zėnė
vendin qė toskėrishja e normuar nuk po mund ta mbulojė: atė tė njė
shqipeje standarde gjithėkombėtare.
Njė
kristalizim dhe pėrhapje e kėtij kodi do ta paraqiste standardin nė
njė optikė krejt tė re: njė variant tė mbyllur periferik, ēka nė tė
vėrtetė ėshtė dhe po bėhet pėrditė e mė shumė. Prandaj, po ringjalljes
sė njė shkrojtėsie alterantive, po qėtimit tė fjalėve tė visarit gegė,
pėrpjekjeve pėr ta kthyer pronėsinė e pėrbashkėt mbi shqipen standarde
dhe tė ardhmen e saj. Qe, kėto doja tia thosha atij vlonjatit, por
nuk ia thashė. Ai qė ngulmon tė shkruajė zhgabė edhe mbas vėrejtjeve
tė argumentuara, qė propagon bashkimin, por praktikon pėrēarjen, nuk
do tė kuptonte shumė prej kėtyre. Nesje. Pėrfitova unė. Vendosa: Ma
nuk kam me e ndjekė nji kod shkrimor, shtegu i tė cilit mue dhe ata qė
folin si unė i pėrjashton prej pronėsisė mbi shqipen. E ardhmja e
shqipes sė pėrbashkėt asht ngjeti.
Ta lypim por ta
lypim bashkė!
|
|