| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova u kthye nė Prishtinė
nga njė vizitė nė Vatikan ku u takua me Papa Gjon Pali i Dytė
-
Kuvendi i Kosovės miratoi buxhetin pėr
vitin e ardhshėm dhe nxori njė deklaratė kundėr zgjedhjeve serbe nė
Kosovė
-
Nė Meje
tė Gjakovės u bė rivarrimi i 17 kufomave tė zbuluara nė varrezat
masive nė Serbi
-
Gjatė
javės qė shkoi nė Kosovė janė arrestuar 18 persona pėr armėmbajtje
pa leje
-
UNMIK-u nuk ka lejuar pjesėmarrjen nė
miting nė veri tė Mitrovicės shefin e Partisė Radikale Serbe
-
Nesėr
shėnohet 14 vjetori i themelimit tė LDK-sė
-
Zyrtarėt serbė tė Kosovės nuk mund tė kandidojnė pėr zgjedhjet
parlamentare tė Serbisė
-
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhorisė sė Armatės ēeke
nesėr vizitojnė Podujevėn
-
Filloi
turneu pėrkujtimor nė nderim tė Hasan Zemajt
-
Presidenti Rugova kthehet sot nė Kosovė
-
LDK nė
Dragash i ka pėrmbushur premtimet zgjedhore
-
Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar
kėrkon nga Qeveria gjermane lirimin nga arresti tė Idajet Beqirit
-
Nė
Preshevė u formua partia e re shqiptare - Bashkimi Demokratik pėr
Luginėn
-
Mbi 20 kryetarė tė komunave nė Maqedoni
paralajmėrojnė se me referendum do t'i kundėrvihen ndarjes sė re
territoriale
-
Inicohet ndryshimi i Rregullores sė punės nė Parlamentin maqedonas
-
Nė
Bagdad vriten dy ushtarė amerikanė dhe njė irakian
-
El
Baradei do tė shkojė nė Libi pėr verifikimin e programit tė armėve
-
Forcat amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit
sekret tė Sadam Huseinit
-
Forcat amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit
sekret tė Sadam Huseinit
-
Administrata amerikane rrit nivelin e kėrcėnimit nga sulmet
terroriste
-
Kapja e Sadam Huseinit ka ēuar nė arrestimin e qindra irakianėve
-
Libia paralajmėron nėnshkrimin e protokollit pėr armėt bėthamore
-
Nė Irak vriten dy dhe plagoset njė irakian tjetėr
-
Ministri i jashtėm egjiptian viziton Izraelin
-
Ushtarė
izraelitė refuzojnė tė shėrbejnė nė rajonet autonome
-
Sudani nė prag tė marrėveshjes pėr dhėnjen fund tė luftės qytetare
-
Nė Filipine mbi 200 tė vdekur si pasojė e pėrmbytjeve
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova u
kthye nė Prishtinė nga njė vizitė nė Vatikan ku u takua me Papa Gjon
Pali i Dytė
-
 |
|
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova u kthye sot nė Prishtinė
nga njė vizitė qė bėri nė selinė e shenjtė nė Vatikan, ku u
takua me Papa Gjon Pali II dhe me sekretarin e Shtetit Anxhelo
Sadano.
-
Presidenit Rugova nė njė prononcim pėr media nė aeroportin e
Prishtinės vlerėsoi lart takimin qė pati nė Selinė e Shenjtė
me Papa Gjon Pali i Dytė, duke e quajtur audiencėn njė nder tė
madh qė ka bėrė Ati e Shenjtė pėr tė dhe anėtarėt e
Presidencės.
|
-
Presidenti tha se ka falenderuar Atin e Shenjtė pėr lumturimin e
Nėnės Tereze dhe se e kishte njoftuar me progresin e arritur nė
Kosovė nė kėto katėr vite e gjysmė nė liri, duke shtuar se Papa e
kėtė e ka vlerėsuar pozitivisht.
-
Presidenti tha poashtu nse ė bisedė me Atin e Shenjtė ka insistuar
nė objektivat pėr zhvillim ekonomik e tė pėrgjithshėm tė Kosovės dhe
nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, duke shtuar se ka
kėrkuar nga Papa Gjon Pali tė lutet dhe tė ushtrojė ndikimin e tij
pėr kėtė ēėshtje tė madhe tė popullit tonė.
-
"Ishte njė moment mjaft i rėndėsishėm - edhe krenar edhe prekės -
kur Ati i Shenjtė pėrmendi Gjergj Kastriotin - Skėnderbeun edhe nė
kėtė audiencė, gjė qė e ka bėrė edhe mė parė", tha Presidenti
Rugova.
-
Presidenti tha se i kishte pėrcjellė Papa Gjon Pali i Dytė edhe
pėrgėzimet e popullit tė Kosovės nė prag tė Krishtlindjeve dhe Vitit
tė Ri.
-
-
-
Kuvendi i Kosovės
miratoi buxhetin pėr vitin e ardhshėm dhe nxori njė deklaratė kundėr
zgjedhjeve serbe nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
-
Kuvendi i Kosovės, nė seancėn e sotme tė jashtėzakonshme, miratoi
njė deklaratė nėpėrmjet tė sė cilės kėrkon nga UNMIK-u pengimin e
organizimit dhe mbajtjes sė zgjedhjeve pėr parlamentin e Serbisė nė
Kosovė mė 28 dhjetor. Kėtė deklaratė e pėrkrahėn tė gjitha grupet
parlamentare, pėrveē atij serb.
-
Sabri Hamiti, shef i grupit parlementar tė LDK-sė, tha se zgjedhjet
e Serbisė nė Kosovė poltikisht janė tė dėmshme dhe shkaktojnė
tensione politike sidomnos midis bashkėsive etnike nė Kosovė.
-
-
Duke
kriktikuar UNMIK_un dhe OSBE-nė qė lejojnė zgjedhjet serbe nė
Kosovė, tha se kėto dy institucione ndėrkombėtare duhet tė lirohen
nga politika dyfytyrėshe, hipokrite dhe tė tregojnė qė nuk mund tė
ketė zgjedhje politike tė Beogradit nė Kosovė.
-
Sabri Hamiti poashtu i quajti tė paprananueshme edhe kandidaturat e
disa deputetėve serbė tė Kosovė pėr zgjedhjet nė Serbi.
-
Ndryshe nė kėtė deklaratė thuhet se organizimi i zgjedhjeve serbe nė
Kosovė janė jokushtetuese dhe janė ndėrhyrje flagrante nė jetėn
institucionale tė Kosovės. Nė kėtė deklaratė thuhet:
-
Kuvendi i Kosovės i deklaron jokushtetuese dhe tė papranueshme
zgjedhjet e organizuara nga Serbia nė territorin e Kosovės, si
provokim tė rėndė pėr institucuionet e Kosovės, qytetarėt e saj dhe
pėr institucionet ndėrkombėtare nė Kosovė.
-
Kuvendi i Kosovės kėrkon nga UNMIK-u qė tė parandalojė organizimin
dhe mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, tė cilat paraqesin
ndėrhyrje flagrante nė jetėn institucionale tė Kosovės dhe
tensionojnė raportet e pėrgjithshme nė Kosovė.
-
Deputetėt e koalicionit serb "Kthimi" kundėrshtuan miratimin e kėsaj
deklarate dhe braktisėn sallėn ku mbahej seanca e sotme, me
justifikim se kjo ēėshtje nuk ėshtė nė kompetencė tė Kuvendit tė
Kosovės.
-
Gjithashtu Kuvendi nė seancėn e sotme miratoi edhe ligjin pėr
Buxhetin e Konsoliduar tė Kosovės. Ndryshe buxheti pėr vitin 2004 do
tė jetė 619.3 milionė euro dhe nė tėrėsi ėshtė krijuar prej mjeteve
vetjake.
-
-
-
Nė Meje tė Gjakovės u bė rivarrimi i 17 kufomave tė
zbuluara nė varrezat masive nė Serbi
-
-
Gjakovė, 22 dhjetor 2003
- Nė Meje tė Gjakovės u bė rivarrimi i 17 kufomave tė zbuluara nėa
varrezat masive nė Serbi, tė cilat ditė mė parė u identifikuan nė
morgun e Rahovecit. Nė ceremoninė mortore moren pjesė mijėra
qytetarė nga fshatrat Dobrosh, Rracaj, Mullliq, Korenicė, Sheremet,
Skivjan dhe Novokaz dhe nga mbarė Kosova.
-
Nė rivarrimin e djeshėm tė 17 trupave tė pajetė tė shqiptarėve
"Ledina e pikėllimit" nė fshatin Meje u bė vendi i pėrmotshėm pėr
127 persona, ndėrkohė qė pritet nė kėtė vend tė rivarrosen edhe 337
tė tjerė, tė gjithė kėta nga masakra e Mejes. Nė kėtė ceremoni
mortore foli Anton Shala, nėnkryetar i Kuvendit komunal tė Gjakovės,
ndėrkaq nė emėr tė organizatės 17 prilli Meje - Ardita Pajaziti.
-
-
-
Gjatė javės qė shkoi nė Kosovė janė arrestuar 18
persona pėr armėmbajtje pa leje
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
-
Gjatė javės qė shkoi nė Kosovė janė kryer disa arrestime pėr
armėmbajtje pa leje. Policia e UNMIK-ut dhe SHPK kanė konfiskuar
armė edhe nė Aeroportin e Prishtinės dhe pėr kėtė hetimet janė duke
vazhduar. Zėdhėnėsja e UNMIK Angjela Xhozef ka thėnė se nė policia
ėshtė raportuar edhe pėr kėrcėnime me armė dhe vjedhje tė ndryshme.
-
-
Ai ka
theksuar se nė 24 orėt e fundit nuk ka pasur asnjė incident tė
rėndė. Mirėpo, gjatė kontrollave rutinore policia e UNMIK-ut, SHPK
kanė arrestuar 18 veta. Arrestimet janė bėrė pėr shkak tė posedimit
tė armėve ilegal, prishjes sė qetėsisė dhe rendit publik.
-
-
-
UNMIK-u nuk ka lejuar
pjesėmarrjen nė miting nė veri tė Mitrovicės shefin e Partisė
Radikale Serbe
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
-
Autoritetet ndėrkombėtare nuk e lejuan dje pjesėmarrjen nė njė
miting serb nė veri tė Mitrovicės shefin e Partisė Radikale serbe
Tomisllav Nikoliq.
-
-
Nė
kėtė tubim drejtuesit e Partisė Radikale tė Serbisė i premtuan
pjesėtarėve tė pakicės serbe tė Kosovės se do tė kthejnė pushtetin
serbė nė vendin tonė. Ata thanė se Kosova do tė mbetet pjesė e
Serbisė, ndėrkaq kėtu do tė kthehet ushtria dhe policia serbe.
-
Zėdhėnėsit e administratės ndėrkombėtare thanė se kėtė miting nuk e
kanė lejuar pėr shkaqe sigurie.
-
-
-
Nesėr
shėnohet 14 vjetori i themelimit tė LDK-sė
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
- Me
rastin e 14-vjetorit tė themelimit tė Lidhjes Demokratike tė
Kosovės, mė 23 dhjetor 2003 ( e martė ), nė Hotelin Grand nė
Prishtinė mbahet njė ceremoni solemne.
Nė kėtė solemnitet njė fjalė rasti do ta mbajė Presidenti i Kosovės
dhe Kryetari i LDK-sė, Ibrahim Rugova, thuhet nė njė njoftim tė
Kryesisė sė LDK.
-
-
-
Zyrtarėt serbė tė Kosovės nuk mund tė kandidojnė pėr zgjedhjet
parlamentare tė Serbisė
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
- Pėr
qeverinė e Kosovės ėshtė e papranueshme qė zyrtarėt serbė nė
Qeverinė e Kosovės tė kandidohen pėr zgjedhjet parlamentare nė
Serbi, deklaroi zėdhėnėsja e Qeverisė sė Kosovės, Mimoza Kusari,
duke thėnė se pėr njė veprim tė tillė nuk ėshtė informuar
zyrtarisht, as Kryeministri e as Qeveria e Kosovės.
Njė qėndrim tė njėjta e kanė edhe deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.
Por kėtė nuk e sqaron Korniza Kushtetuese, as rregulloret e
UNMIK-ut.
-
Nga zyrtarėt serbė tė institucioneve tė Kososvės, disa prej
kandidatėve pėr Kuvendin e Serbisė, janė Oliver Ivanoviq, anėtar i
Kryesisė sė Kuvendit, Milorad Todoroviq, koordinator ndėrministror
pėr kthimin, deputetėt Gojko Saviq e Rangjel Nojkiq, si edhe 20
kėshilltarė tė Asambleve Komunale nė Kosovė.
-
-
-
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhorisė sė Armatės ēeke
nesėr vizitojnė Podujevėn
-
-
Podujevė, 22 dhjetor 2003 (QIK)
-
Ministri i Mbrojtjes i Republikės Ēeke Miroslav Kostelka dhe shefi i
Shtatmadhorisė i Armatės, gjenerali Pavel Shtefka nesėr, mė 23
dhjetor, vizitojnė trupat e KFOR-it ēek e sllovak nė Shajkofc. Nė
delgacionin e lartė ushtarak merr pjesė edhe ambasadori Sllovak nė
Republikėn e Ēekisė dhe personalitet tjera tė rėndėsishme jetės
ushtarake e politike.
-
Sipas zv.komandantit tė KFOR-it ēek e sllovak Jan Parimuha gjatė
kėsaj vizite delegacioni i lartė nga Republika Ēeke do tė vizitojė
bazėn e trupave tė KFOR-it nė Shajkofc, ku do tė ketė njė brifing
dhe ku do tė marrin pjesė edhe autoritetet lokale tė komunės sė
Podujevės tė UNMIK-ut.
-
Delegacioni nga Ēekia pritet qė ta vizitojė edhe njėrėn nga shkollat
fillore tė qytetit e cila nė sallėn e kinemasė do tė shfaqė program
kulturo-asrtistik pėr nder tė delgacionit nga Ēekia.
-
KFOR-i ēek e sllovak ka bėrė rregullimin dhe meremtimin e shkollave
nė Brainė, Metėrgofc, Ballofc, Herticė, Dobėrdol, Kėrpimeh, etj. nė
bashkėpunim me OJQ "Qindkėbėshja".
-
-
-
Filloi turneu pėrkujtimor nė nderim tė Hasan Zemajt
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
- Nė
organizim tė Kryesisė qendrore tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, me
rastin e njėvjetorit tė vrasjės sė Tahir, Enis dhe Hasan Zemajt, dje
nė Prishtinė ka filluar turneu pėrkujtimor nė basketboll "Hasan
Zemaj 2003" nė nderim tė kolegut ish-kryetarit tė degės sė FR tė
LDK-sė nė Deēan.
-
-
Nė
mesin e qindra tė rinjve qė kishin ardhur nga tė gjitha degėt e FR
tė LDK-sė nė Kosovė, pėr tė marrė pjesė nė kėtė turne ishte edhe
kryetari i FR tė LDK-sė, Lulzim Zeneli, i cili edhe bėri hapjen
solemne tė kėtij turneu, i cili filloi me njė minutė heshtje. Mė pas
u zhvilluan edhe ndeshjet e rrethit tė parė tė cilat u karakterizuan
me njė korrektėsi tė madhe.
-
-
-
Presidenti Rugova kthehet sot nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
-
Presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, dhe grupi i kėshillėtarėve tė
tij, kthehet sot nė mesditė nė Prishtinė.
-
Presidenti Rugova gjatė javės qė shkoi mori pjesė nė njė takim
Vjenė, si dhe u takua me Papa Gjon Pali II nė nė selinė e shenjtė nė
Vatikan.
-
-
-
LDK nė Dragash i ka pėrmbushur premtimet zgjedhore
-
-
Dragash, 22 dhjetor 2003
-
Alush Gashi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė dhe deputet i Kuvendit tė
Kosovės, i shoqėruar nga Ali Sadriu, deputet dhe ministėr i
financave, tė shtunėn mori pjesė nė mbledhjen e zgjeruar tė Kryesisė
sė Degės sė LDK-sė nė Dragash.
-
-
Nė
kėtė takim merrnin pjesė edhe anėtarėt e Kuvendit Komunal nga radhėt
e LDK-sė, pėrfaqėsues tė nėndegėve, aktivave, si edhe simpatizues tė
LDK-sė nga komuna e Dragashit, si edhe z.Sali Asllani, kryetar i
Degės sė LDK-sė nė Therandė, si dhe pėrfaqėsues tė Zhurit dhe tė
Rahovecit.
-
Lidhur me aktivitetin e Degės sė LDK-sė nė Dragash dhe Kuvendit
Komunal foli kryetari i saj, Halim Shemsedini, i cili theksoi se
tani nė Dragash ėshtė njė pushtet demokratik, i cili e ka pėrmbushur
pjesėn dėrrmuese tė projekteve tė zhvillimit tė infrastrukturės tė
premtuar nė fushatėn elektorale tė LDK-sė. Ai tha se nė radhėt e
LDK-sė ekziston njė mbėshtetje e fuqishme pėr vazhdimin e kėtij
procesi.
-
Dr. Alush Gashi, nė emėr tė Kryesisė Qendore tė Lidhjes Demokratike
tė Kosovės, vlerėsoi lart punėn e kėsaj Dege dhe kėrkoi njė angazhim
tė shtuar nė realizimin e projekteve tė zhvillimit tė demokracisė.
-
-
Ai
theksoi nevojėn e pėrmbushjes sė vendimeve tė Kuvendit tė Lidhjes
Demokratike tė Kosovės, duke theksuar se LDK-ja do t'i pėrmbushė tė
gjitha projektet e miratuara nė mėnyrė demokratike, sepse ka njė
program tė mirė, anėtarėsi tė gjerė dhe, mbi tė gjitha, njė figurė
qėndrore tė fuqishme B Presidentin Rugova, i cili ėshtė simbol i
unitetit tė organizimit tonė politik.
-
Nė vazhdim, ministri Ali Sadrija, foli lidhur me realizimin e
buxhetit tė Kosovės dhe kapacitetin e nivelit komunal pėr zbatim tė
tij. Duke pėrfunduar, z.Sadriu paraqiti tė dhėna lidhur me buxhetin
pėr vitin 2004, duke kontestuar propagandėn mediatike lidhur me
suficitin buxhetor.
-
Gjatė kėtij takimi u zhvillua njė debat i mirė lidhur me nevojat pėr
pėrmbyllje tė projekteve tė filluara, si edhe kėrkesa e qytetarėve
tė Dragashit qė nė zgjedhjet e ardhshme nacionale ta kenė
pėrfaqėsuesin e tyre nga kjo komunė.
-
-
Ata
theksuan se gjatė kėtyre ditėve tė festės ekziston njė interesim i
shtuar pėr zhvillimet nė Dragash dhe mundėsitė e investimit tė
bashkatdhetarėve qė jetojnė nė botėn e jashtme dhe se ditėve tė
ardhshme Dega e LDK-sė nė Dragash do tė organizojė bashkėbisedime me
qytetarė.
-
-
-
Fronti pėr Bashkim
Kombėtar Shqiptar kėrkon nga Qeveria gjermane lirimin nga arresti tė
Idajet Beqirit
-
-
Prishtinė, 22 dhjetor 2003
-
Kryesia qendrore e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar me rastin e
arrestimit tė sekretarit politik tė Frontit tė Bashkimit Kombėtar
Shqiptar, Idajet Beqiri, ka lėshuar njė deklaratė nė tė cilėn pos tė
tjerash thotė se Idajet Beqiri nuk ka qenė dhe nuk ėshtė lider
politik Aramtės Kombėtare Shqiptare, por ka qenė dhe ėshtė njėri
ndėr shumė sekretarėt e Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar.
-
-
AKSH
nuk ka pasur, nuk ka dhe as nuk do tė ketė liderė politikė, thuhet
nė kėtė deklaratė dhe kėrkohet nga Qeveria gjermane qė sa mė parė ta
lirojė Idajet Beqirin qė tė shkoje tek familja e vetė nė Belgjikė.
-
-
-
Nė Preshevė u formua partia e re shqiptare -
Bashkimi Demokratik pėr Luginėn
-
-
Preshevė, 22 dhjetor 2003
- Nė
Preshevė u mbajt Kuvendi themelues i subjektit tė ri politik
shqiptar nė Luginė tė Preshevės me emrin Bashkimi Demokratik i
Luginės dhe drejtuesi i saj ėshtė zgjedhur Skėnder Destani, kryetar
i deritashėm i Kuvendit komunal tė Preshevės. Ai u pėrjashtua nga
Partia pėr Veprim Demokratik pėr shkak tė mospajtimeve me kryetarin
e saj Riza Halimin.
-
-
Nė
tubimin e organizuar, u tha se kjo forcė e re politike, e katėrta
parti shqiptare nė Luginėn e Preshevės, do tė angazhohet pėr
formimin e Kėshillit Kombėtar tė Shqiptarėve nė kėtė trevė dhe pėr
integrimin e luftėtarėve tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Preshevės,
Medvegjės dhe Bujanocit.
-
-
Bashkimi Demokratik pėr Luginėn do tė angazhohet edhe pėr
respektimin e njė marrėveshjeje qė u nėnshkrua nė verėn e vitit 2001
ndėrmjet Qeverisė serbe, pėrfaqėsuesve tė komunitetit ndėrkombėtar
dhe shqiptarėve tė Preshevės pėr t'i dhėnė fund pėrpjekjeve tė
armatosura nė kėtė zonė.
-
-
-
Mbi 20 kryetarė tė
komunave nė Maqedoni paralajmėrojnė se me referendum do t'i
kundėrvihen ndarjes sė re territoriale
-
-
Shkup,
22 dhjetor 2003
- Mbi
20 kryetarė tė komunave nė Maqedoni kanė paralajmėruar se do tė
organizojnė referendume me tė cilat do t'i kundėrvihen propozimit tė
Qeverisė maqedonase pėr ndarjen e re territoriale. Sipas tyre, gjatė
kėsaj ndarjeje ėshtė marrė parasysh politika dhe jo gjendja faktike.
-
-
Sipas
ndarjes sė re territoriale Qeveria parasheh qė nė vend 123 komunave
sa ka tani tė mbeten 71. Reagime pėr kėto ndarje ka pasur edhe nga
opozita shqiptare. Me tė zėshėm kundėr propozimit tė Qeverisė pėr
ndarjen e re territoriale tė Maqedonisė kanė qenė kryetarėt e
Komunės sė Kėrēovės dhe tė Strugės, tė cilėt vlerėsojnė se kinse me
kėtė propozim dėmtohet popullata maqedonase.
-
-
-
Inicohet ndryshimi i Rregullores sė punės nė
Parlamentin maqedonas
-
-
Shkup,
22 dhjetor 2003
-
Polemika qė u zhvillua ndėrmjet pozitės dhe opozitės nė Parlamentin
maqedonas lidhur me propozim-ligjin e Qeverisė maqedonase pėr
zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės, i ka shtyrė udhėheqėsit e
Parlamentit ta shqyrtojnė rrregulloren e punės.
-
-
Nė
fakt, deputetėt e VMRO-DPMN-sė disa herė i shfrytėzuan seancat pėr
t'i zgjatur tejmase fjalimet e tyre, duke pamundėsuar votimin mbi
ligjin, i cili do ta mundėsonte legalizimin e UT.
-
-
Prandaj, kryetari i Parlamentit tė Maqedonisė Lubēe Jordanovski ka
paralajmėruar mundėsinė pėr ndryshimin e Rregullores sė punės sė
Parlamentit pėr shkak tė mangėsive teknike, tė cilat sė fundi
ndikuan qė Parlamenti tė zhvillojė seanca maratonike dhe qė mundi
edhe tė mos pėrfundonte asnjėherė.
-
Ky propozim i kryetarit tė Parlamentit ėshtė mbėshtetur nga Bashkimi
Demokratik pėr Integrim, parti kjo qė kishte inicuar themelimin e
njė universiteti shtetėror nė gjuhėn shqipe nė Tetovė.
-
-
-
Nė Bagdad vriten dy ushtarė amerikanė dhe njė
irakian
-
-
Bagdad, 22 dhjetor 2003
- Dy
ushtarė amerikanė dhe njė pėrkthyes irakian janė vrarė dhe dy
ushtarė tė tjerė amerikanė janė plagosur sot kur njė bombė e
vendosur skaj rrugės ka shpėrthyer nė kolonėn ushtarake nė Baghdad,
thanė zyrtarėt ushtarakė amerikanė, njofton Rojter.
-
Vdekjet nga sulmi i sotėm rreth orės 11.45, ka rritur numrin e
ushtarėve tė vrarė amerikanė nė 202, qėkur SHBA-tė e deklaruan tė
pėrfunduar luftėn nė Irak.
-
-
-
El Baradei do tė shkojė nė Libi pėr verifikimin e
programit tė armėve
-
-
Vjenė,
22 dhjetor 2003
- Kreu
i Agjencisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Energjinė Atomike ka thėnė
tė hėnėn se do tė shkojė nė Libi javėn e ardhshme pėr tė verifikuar
programin e armėve bėrthamore nė shtetet e Afrikės Veriore.
-
Shefi i Agjencisė Ndėrkombėtare tė Energjisė Bėrthamore (IAEA)
Mohamed el Baradei kė thėnė se do tė shkojė nė Libi pėr tė nisė
procesin e verifikimit tė programit tė armėve tė Libisė dhe ka thėnė
se inspektimi mund tė fillojė javėn e ardhshme.
-
-
-
Forcat
amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit sekret tė
Sadam Huseinit
-
-
Bagdad, 22 dhjetor 2003
-
Forcat amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit
sekret tė Sadam Huseinit, i cili dyshohet se ka organizuar sulmet
kundėr amerikanėve nė veri tė Bagdadit, njofton Rojter.
-
Gjenerali i ish-shėrbimit sekret irakian ėshtė arrestuar pas njė
aksioni natėn e kaluar nė qytetin Bakubi, 65 km nė veri tė
kryeqytetit.
-
Nė aksione tė ngjashme nėpėr qytetet e Irakut qendror me popullsi
shumicė sunite, janė arrestuar me dhjetra njerėz.
-
-
-
Forcat
amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit sekret tė
Sadam Huseinit
-
-
Bagdad, 22 dhjetor 2003
-
Forcat amerikane kanė arrestuar ish-zyrtarin e lartė tė shėrbimit
sekret tė Sadam Huseinit, i cili dyshohet se ka organizuar sulmet
kundėr amerikanėve nė veri tė Bagdadit, njofton Rojter.
-
Gjenerali i ish-shėrbimit sekret irakian ėshtė arrestuar pas njė
aksioni natėn e kaluar nė qytetin Bakubi, 65 km nė veri tė
kryeqytetit.
-
Nė aksione tė ngjashme nėpėr qytetet e Irakut qendror me popullsi
shumicė sunite, janė arrestuar me dhjetra njerėz.
-
-
-
Administrata amerikane rrit nivelin e kėrcėnimit nga sulmet
terroriste
-
-
Uashington, 22 dhjetor 2003
-
Amerikanėt janė nė njė nivel mė tė lartė gatishmėrie gjatė periudhės
sė festave. Njoftimi zyrtar u bė tė djelėn nga Sekretari i
Departamentit tė Sigurisė Kombėtare, Tom Rixh.
-
-
"Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, e rriti shkallėn e kėrcėnimit nė
shkallė kombėtare prej sulmeve terroriste nga niveli i kėrcėnimit tė
shtuar nė atė tė lartė, apo siē njihet nė Amerikė, nga kodi i verdhė
nė atė portokalli.
-
Zoti Rixh tha se kjo masė u mor duke u bazuar nė tė dhėnat e
zyrtarėve tė zbulimit, tė cilėt thonė se kanė vėnė re njė rritje tė
ndjeshme nė informacionin e besueshėm rreth veprimtarisė sė mundshme
terroriste.
-
-
"Treguesit strategjikė, pėrfshirė dėshirėn e vazhdueshme tė
al-Kaidės pėr tė kryer sulme kundėr Shteteve tė Bashkuara janė
ndoshta mė tė fortė se asnjėherė mė parė qė nga 11 shtatori i vitit
2001".
-
-
-
Kapja e
Sadam Huseinit ka ēuar nė arrestimin e qindra irakianėve
-
-
Bagdad, 22 dhjetor 2003
-
Shefi i Shtatmadhorisė sė Shteteve tė Bashkuara, gjeneral Riēard
Majers, tha se kapja e Sadam Huseinit ka ēuar nė arrestimin e disa
qindra irakianėve, pėrfshirė disa udhėheqės tė kryengritjes
anti-amerikane.
-
Nė njė intervistė me rrjetin televiziv Fox, gjenerali Majers tha se
kapja e Sadam Huseinit u ka dhėnė forcave amerikane informacion qė
ka krijuar mundėsitė pėr tė kuptuar mė mirė strukturėn e qendresės.
Shefi i Shtatmadhorisė amerikane tha se ish udhėheqėsi irakian nuk
po bashkėpunon me hetuesit.
-
Ndėrkohė, gazeta Nju Jork Tajms thotė se Sdam Huseini iu shmang
arrestimit pėr muaj tė tėrė duke lėvizur nėpėr 20 deri nė 30
strehime nė zemėr tė rajonit suni tė vendit.
-
-
-
Libia
paralajmėron nėnshkrimin e protokollit pėr armėt bėthamore
-
-
Vjenė,
22 dhjetor 2003
-
Libia planifikon nėnshkrimin e protokollit shtesė tė marrėveshjes
pėr armė bėrthamore i cili i mundėson Entit Ndėrkombėtar pėr energji
bėrthmaore inspektime tė pakufizuara pa nevojėn e paralajmėrimit tė
mėhershėm.
-
-
Ky
ėshtė rezultati i bisedimeve tė zhvilluara nė Vjenė ndėrmjet njė
delegacioni tė lartė libian me shefin e Entit Ndėrkombėtar pėr
energji bėrthamore Mohamed El Baradej. Njė diplomat i Entit,
nėnshkrimin e protokollit shtesė e quajti "konsekuencė logjike tė
paralajmėrimeve tė Libisė" qė tė heq dorė nga armėt e shkatėrrimit
nė masė.
-
-
-
Nė Irak
vriten dy dhe plagoset njė irakian tjetėr
-
-
Bagdad, 22 dhjetor 2003
- Nė
kėrkim tė kryengritėsve, trupat amerikane kanė pėrforcuar aksionet e
bastisjeve nė ish-fortifikatat e presidentit tė pėrmbysur nga
pushteti Sadam Hysein. Sipas tė dhėnave tė forcave tė sigurimit janė
vrarė dy dhe ėshtė plagosur njė irakian tjetėr.
-
-
Shefi
i shtabit tė pėrgjithshėm Richard Majers, tha pėr televizionin
amerikan se pas arrestimit tė Sadam Hyseinit janė arrestuar edhe
qindra irakianė tjerė tė dyshimtė, nė mesin e tyre edhe autorė e
nxitės tė sulmeve kundėr trupave maerikane.
-
-
-
Ministri
i jashtėm egjiptian viziton Izraelin
-
-
Jerusalem, 22 dhjetor 2003
-
Ministri i jashtėm egjiptian Ahmed Maher pritet sot pėr bisedime
politike nė Izrael. Nė takimet qė Maher do tė zhvilloj me
kryeministrin izraelit Ariel Sharon dhe ministrin e jashtėm Silvan
Shalom nė qendėr pritet tė jetė vazhdimi i procesit paqėsor nė
Lindjen e Mesme.
-
-
Maher
ėshtė ministri i parė i jashtėm egjiptian qė viziton Izraelin prej
fillimit tė kryengritjes palestineze nė shtator tė vitit 2000.
Vizita e tij kryhet nė kohėn kur Egjipti ėshtė duke u pėrpjekur tė
bind grupet militante palestineze qė tė heqin dorė prej dhunės
kundėr Izraelit.
-
-
-
Ushtarė izraelitė refuzojnė tė shėrbejnė nė rajonet
autonome
-
-
Jerusalem, 22 dhjetor 2003
- 15
ushtarė tė njėsisė elitė izraelite kanė refuzuar tė shėrbejnė nė
rajonet palestineze. Siē njoftoi njė stacion televiziv izraelit,
rezervistėt e njė njėsie speciale pėr aksione komando i kanė
drejtuar njė letėr pėrkatėse kryeministrit Ariel Sharon.
-
-
Nė tė
thuhet se ata nuk janė mė tė gatshėm qė tė japin jetėn e tyre pėr
shtypjen dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut tė miliona
palestinezėve nė rajonet autonome. Pėrveē kėsaj ata nuk duan mė tė
jenė "mish pėr top" gjatė ndėrtimit tė murit tė sigurisė pėrgjatė
rajoneve autonome palestineze. Para tre muajsh ishin 27 pilotė
izraelitė qė paralajmėruan refuzimin e kryerjes sė aksioneve
luftarake nė rajonet e banuara me civilė palestinezė.
-
-
-
Sudani
nė prag tė marrėveshjes pėr dhėnjen fund tė luftės qytetare
-
-
Nairobi, 22 dhjetor 2003
- Nė
negociatat pėr mėnjanimin e luftės qytetare nė Sudan janė
regjistruar pėrparimet e para. Delegacioni qeveritar dhe pėrfaqėsues
tė Organizatės sė rebelėve "Ushtria Ēlirimtare Popullore Sudaneze"
ranė dakord nė Kenia qė tė ndajnė fitimet nga tė ardhurat e pasurisė
sė derivateve tė naftės nė jug tė vendit.
-
-
Deri
mė tash pėrfitues kryesor ishte qeveria. Njė marrėveshje pėrkatėse
pritet tė nėnshkruhet ditėn e martė. Si pasojė e luftės qytetare
gati 20 vjeēare nė rajon jetėn kanė humbur tė paktėn 1,5 milionė
njerėz.
-
-
-
Nė
Filipine mbi 200 tė vdekur si pasojė e pėrmbytjeve
-
-
Manila, 22 dhjetor 2003
- Si
pasojė e pėrmbytjeve dhe rrėshqitjeve tė dheut pas reshjeve tė
pandėrprera disa ditore atmosferike nė Filipine numri i vikrtimave
ėshtė ngritur mbi 200. Autoritetet filipinase sot njoftuan pėr
gjithsejt 214 tė vdekur.
-
-
Mė
tepėr se 97 mijė njerėz tjerė kanė lėshuar shtėpitė e tyre duke u
strehuar nė rajone mė tė sigurta. Ndėrkohė nė jug tė Filipineve
ėshtė zhdukur njė anije me 68 njerėz nė bord. Sipas tė dhėnave tė
rojeve bregdetare anija mė parė kishte dėrguar njė sinjal pėr
ndihmė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|