|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

 

   
 

Fridrih Engelsi

 
 

ROLI I PUNĖS NĖ SHNDĖRRIMIN E MAJMUNIT NĖ NJERI

 
 

 
21 dhjetor 2003 / TN
 
Pėrktheu, Kadri MANI
(Burgu i Nishit-1990)
 
Puna ėshtė burim i gjithė pasurisė, thonė ekonomistėt poliitikė. Andaj edhe ėshtė e tillė- krahas natyrės, e cila na ofron materialin qė ai e shndėrron nė pasuri. Por, puna ėshtė edhe mė, diēka paskajshmėrisht mė tepėr se aq. Ajo ėshtė kushti i parė themelor i gjithė jetės njerėzore, dhe kjo nė atė masė sa qė me njė kuptim tė konsiderueshėm detyrohemi tė themi: puna e krijoi vetė njeriun.
 
Pėrpara mė sė qindra mijėra vjetėsh, nė njė etapė kohore, jo ende tė pėrcaktuar sakt, tė asaj periudhe nė zhvillimin e tokės, tė cilėn gjeologėt e quajnė terciare, pas gjasės sė saj aty kah fundi i asaj periudhe, jetonte diku nė brezin e zjarrtė- besueshmėrisht nė ndonjė kontinent tė madh, tash tė fundosur nė fund tė oqeanit tė Hindisė- njė lloj majmunėsh antropoidė, posaēėrisht tė zhvillimit, tė gjatė. Darvini na e ka dhėnė njė pėrfėtyrim tė pėrafėrt tė atyre paraardhėsve tanė. Ata kanė qenė plotėsisht tė mbuluar me qime, kishin mjekėr dhe veshė tė mprehtė, dhe jetonin nė lukuni nėpėr drunj.
 
Besueshmėrisht ata majmunė, para sė gjithash, nėn ndikimin e mėnyrės sė vet tė tė jetuarit, e cila kėrkonte qė duart, me rastin e kacavarjeve, tė kryenin tjetėr funksion, sesa kėmbėt, filluan qė me rastin e ecjes nėpėr tokė, tė ēmėsohen tė ndihmohen me duar dhe tė mėsohen, gjithnjė e mė shumė, nė ecje vertikale. Me kėtė qe bėrė hapi vendimtar nė kalimin nga majmni kah njeriu.
 
Edhe sot tė gjithė majmunėt antropoidė ekzistues, mund tė qėndrojnė drejt dhe tė lėvizin vetėm me kėmbė, por vetėm nė rast nevoje tė domosdoshme dhe fort joshkathtėsisht. Ecja e tyre natyrore ėshtė gjysėmvertiakle dhe lidhet me pėrdorimin e duarve. Shumica syresh me rastin e ecjes, mbahen pėrtokė me kyēet e duarve dhe, duke mbledhur kėmbėt, e hudhin trupin midis duarve tė gjata, sikur njeriu i marrur, i cili ec me kukėza. Pėrgjithėsisht, ne edhe tash te majmunėt mund tė vėrejmė gjithė shkallėt kaluese nga ecja katėrkėmbėshe deri tė ecja nė dy kėmbė. Por tek asnjėri syresh ajo ecje nė dy kėmbė, nuk u zhvillua diē mė tepėr se sa ndihmesė nė rast nevoje.
 
Nėse ecja veritkale te paaraardhėsit tanė leshatorė, do duhej tė bėhej mė parė rregull, e me kohė edhe nevojė, atėherė ajo nėnkupton, se duart nė atė kohė, gjithnjė e mė tepėr merrnin tjetėr funksion.
 
Edhe te majmunėt ekziston tanimė njė farė ndarje e caktuar e duarve dhe e kėmbėve. Sikur qė ėshtė pėrmendur tanimė, dora me rastin e kacavarjes pėrdorėt ndryshe sesa kėmba. Ajo, parasėfjithash, shėrben pėr mbledhjen dhe bartjen e ushqimit, sikur qė atė e bėjnė sisorėt, mė tė ulėt me putrat e tyre. Disa majmunė me to ndėrtojnė ēerdhet nėpėr drunj, apo madje, sikur shimpanza, edhe ēati midis degėsh pėr strehim nga erėrat. Me to rroknin shkopinj pėr mbrojtje nga armiqtė ose bombardonin armiqtė me fruta dhe me gurė. Me to kur janė nė robėri, kryejnė, duke imituar njerėzit, njė varg operacionesh tė thjeshta. Por mu kėtu shihet se sa dallim i madh ėshtė nė mes pazhvillueshmėrisė sė duarve, madje tė majmunėve antropoidė dhe duarve tė njeriut tė pėrsosura me punė gjatė qindra mijėra vjetėsh. Numri dhe renditja e pėrgjithshme e eshtrave dhe e muskujve, e njėjtė ėshtė tė tė dy palėt; por, dora e tė egrit mė primkitiv, mund t`i kryej qindra operacione, tė cilat asnjė dorė majmunėsh nuk mund ta pėrsėrit. Asnjė dorė majmunėsh kurrė s`ka mbaruar as mė tė vrazhdėn presė prej guri.
 
Operacionet me tė cilėt tė parėt tanė, me kalimin e majmunit kah njeriu, gjatė shumė mijėra vjetėsh, gradualisht pėrshtatėn dorėn e vet dhe arritėn, domethėnė, mė sė pari tė bėhen vetėm tepėr tė thjeshta ato operacione. Tė egrit mė primitivė, madje edhe ata tek tė cilėt duhet marrur me mend kthimin nė gjendje, e cila ėshtė mė e ngjashme, me jetėn shtazore, tok me prapambeturinė e njėkohshme nė zhvillimin trupor, edhe gjithnjė qėndrojnė shumė mė lartė se ato qenie kalimtare. Para se doara e njerut ta pėrpunojė gurin e parė nė presė, patjetėr se do tė kenė kaluar etapa tė tilla distancash kohore, ndaj tė cilave, neve qė i dimė periudhat historike, duken tė parėndėsishme. Por hapi vendimtar qe bėrė: Dora u bė e lirė dhe tani pati mundėsi gjithnjė e mė tepėr tė arrijė mjeshtėri tė reja, e tok me mjeshtri u arrit elasticiteti mė i madh dhe trashėgoi e pėrparoi nga brezi nė brez.
 
Pėr kėtė arsye, dora nuk ėshtė vetėm organ i punės, ajo ėshtė edhe prodhim i saj. Vetėm me punė, duke iu pėrshtatur gjithnjė operacioneve tė reja, duke trashėguar me tė, tė arriturėn e zhvillimit tė muskujve, tativave 1)-(vijimet e gishtave brenda dorės), e nė periudhat e gjata edhe tė eshtrave, dhe me zbatimin gjithnjė mė tė ri tė atyre trashėgimeve, duke i tėholluar edhe nė mė tė reja, operacione mė tė komplikuara, dora e njeriut arriti atė shakallėn e lartė tė pėrsosmėrisė, nė tė cilėn mund tė krijojė fotografitė e Rafaelit, statujat e Torvaldsenovit dhe muzikėn e Paganinit.
 
Por dora nuk ėshtė diē me vete. Ajo ishte vetėm njėra nga anėtarėt e njė tėrėsie, veēanėrisht tė koplikuara tė organizmit. Dhe ajo qė ishte e dobishme pėr dorėn, qe e dobishme edhe pėr tėrė organizmin, nė shėrbim tė tė cilit ajo punonte- dhe atė nė mėnyrė tė dyfishtė.
 
Sė pari pėr shkak tė ligjit tė korelacionit tė rritjes, sikur qė e ka quajtur Darvini. Sipas atij ligji, format e ndryshme tė disa pjesėve tė njė qenie organike, gjithnjė janė tė lidhura me disa forma tė pjesėve tė tjera, tė cilat, nė pamje, nuk janė me to nė asnjė lidhje. Ashtu tė gjitha shtazėt, tė cilat kanė rruzuj tė kuq tė gjakut pa bėrthamė qelizore, dhe tek tė cilat ėshtė ashti ēiftor tek tė dy kondilorėt, tė lidhura me unzėn e parė kurrizore, pa pėrjashtim, edhe gjėndra qumėshtore pėr mėkimin e tė vegjėlve. Kėshtu tek sisorėt me thundra tė ndara, rregullisht janė tė lidhura me lugthin e ndėrlikuar pėr ripėrtypje. Ndėrrimi i formave tė caktuara tėrheq pas vetes ndėrrimin e formave tė tjera tė trupit, e qė nuk mundemi ta shpjegojmė atė lidhje. Macet plotėsisht tė bardha e me sytė tė kaltėr, janė gjithnjė, apo gati kryesisht, tė dhurdhėra. Zhvillimi gradual i duarve tė njeriut dhe zhvillimi i kėmbėve pėr ecje tė drejtė, e cila ėshtė kryer krahas asaj pėrsosjeje, pa dyshim qė njė korelacion i thellė ka ndikuar nė pjesė tė tjera tė organizmit. Por ky ndikim ende pak ėshtė ekzaminuar, qė tė mund tė themi diē mė tepėr se sa konstatimi i pėrgjithshėm.
 
Shumė mė i rėndėsishėm ėshtė ndikimi i dretpėrdrejtė i zhvillimit tė duarve nė pjesėn tjetėr tė organizmit, ndikim ky qė mund tė argumentohet. Sikur qė tanimė ėshtė thėnė, majmunėt tanė paraardhės, kanė qenė qenie shoqėrore. Dihet mirėfilli se prejardhja e njeriut, ajo shoqėrorja nga tė gjitha shtazėt, nuk mund tė nxiret nga i pari mė i afėrt joshoqėror. Pushteti mbi natyrėn, i cili fillon me zhvillimin e duarve, me rastin e ēdo pėrparimi tė ri, zgjonte rrethpamjen e njeriut. Nė lėndėt natyrore ai zbulonte gjithnjė veti tė reja e mė tė reja, deriatėherė tė panjohura. Nė anėn tjetėr, zhvillimi i punės, patjetėr kontribuoi nė lidhjen mė tė ngushtė tė anėtarėve tė shoqėrisė, sepse e rriti numrin e rasteve tė ndihmave reciproke, tė veprimtarive tė pėrbashkėta dhe kėthjellonte ndėrgjegjen nė dobi tė veprimeve tė pėrbashkėta pėr ēdo individ. Shkurt, njerėzit tė cilėt vinin, erdhėn deri nė atė , se njėritjetrit p a t ė n  t`i  t h o n ė  d i ē k a. Nevoja krijoi organet: fyti i pazhvilluat i majmunit transformohej, ngadalė por sigurt, me anė tė modulacionit pėr modullacione edhe mė tė zhvilluara, e organet e gojės, gradualisht arritėn tė flasin fjalė tė artikuluara njėrėn pas tjetrės.
 
Se ky shpjegim i bėrjes sė gjuhės nga puna dhe me punėn ėshtė i vetmi shpjegim i drejtė, argumentohet me krahasimin me shtazėt. Atė pak ēfare shtazėt, pra edhe ato mė tė zhvilluarat, kanė t`ia komunikojnė njėratjetrės mund t`ia komunikojnė edhe pa tė folurit e artikulluar. Nė gjendjen natyrore asnjė shtazė nuk e ndien pėr mungesė pse nuk mund tė flasė apo ta kuptojė gjuhėn e njeriut. Plotėsisht ndryshon puna kur njerėzit i zbusin. Qeni e kali nė bashkudhtim me njerėzit, fituan njė vesh aq tė mirė pėr gjuhėn e artikuluar, sa qė lehtė mėsojnė tė kuptojnė ēdo gjuhė nė kufijė e rrethit tė vet shfaqjesor. Pos kėsaj,  ata arritėn aftėsi pėr bashkėndjesė, sikur qė ėshtė besėnikėria ndaj njerėzve, mirėnjohja etj., veti kėto tė cilat pėr to mė parė kanė qenė tė huaja; dhe ēdokush, i cili shumė kohė ėshtė marrė me shtazė tė tilla, zor se mund ta heq bindjen se ka mjaft raste kur ato paaftėsinė e vet pėr tė folur, e hetojnė tash pėr mungesė, ēkafit, mjerisht, nuk mund t`i ndihmohet mė, sepse organet e tyre zėrore pėrsėtepėrmi janė specializuar nė drejtim tė caktuar. Por atje ku organi ekziston, edhe ajo paaftėsi mund tė bjerė nė pėrmasė tė caktuar.
 
Organet e gojės te shpezėt, me siguri nė masėn mė tė madhe, kalojnė nga organet pėrkatėse tek njeriu, por me gjithatė, shpezėt janė tė vetmet shtazė tė cilat mund tė mėsojnė tė flasin, e shpeza me zėrin mė antipatik, papagalli, flet mė sė miri. Le tė mos thotė askush se ai nuk e kupton atė ēfarė flet. Edhepse vėrtet, pėr shkaqe thjesht kėnaqėsie qė i bėn tė folurit dhe shoqėria e njerėzve, ai me orė tė tėra, duke belbėzuar, do t`i pėrsėrit gjithė rezervat e fjalėve. Por, nė kufijt e rrethit tė vet tė shfaqjeve, ai mund tė mėsojė edhe tė kuptojė atė qė flet. Mėsojeni papagallin me sharje, ashtu qė tė fitojė njėfarė pasqyre pėr domethėnien e tyre (njė nga zbavitjet kryesore tė detarit, i cili lundron pėr nė shtėpi nga vendet e nxehta), ngacmojeni, sėshpejti do tė bindemi se ai di qė sharjet e veta t`i pėrdor njajze sikur edhe ndonjė shitėse e pemėve e Berlinit. Rasti ėshtė i njėjtė edhe kur lutet pėr ėmbėlcina.
 
Mė sė pari puna, e pastaj, dhe atėherė tok me tė, e folmja- ato janė dy nxitje mė qenėsore nėn ndikimin e tė cilave truri i majmunit gradualisht u transformua nė tru njeriu, i cili, krahas gjithė ngjashmėrisė sė vet me tė majmunit, larg e tejkalon edhe me madhėsi edhe me pėrsosmėri. E krahas zhvillimit tė mėtutjeshėm tė trurit, shkoi edhe zhvillimi i mėtutjeshėm i veglave edhe mė tė afėrme tė tij, organet ndijore. Sikurqė zhvillimi gradual i tė folurit, detyrimisht ėshtė i pėrcjellur me pėrkryerjen pėrkatėse tė organit tė dėgjimit, ashtu edhe zhvillimi i tė folurit, nė pėrgjithėsi ėshtė pėrcjellur me pėrsosmėrinė e tė gjitha shqisave.
 
Shqiponja sheh shumė mė larg se njeriu, por syri i njeriut vėren nė gjėsende shumė mė tepėr  se i shqiponjės.
 
Qeni e ka tė nuhaturit shumė mė tė hollė se njeriu, por ai nuk mund tė dallojė as tė qindtėn pjesė hosie, tė cilat pėr njeriun janė shenjėzime tė caktuara tė sendeve tė ndryshme. E shqisa e tė prekurit, e cila te majmuni mezi ekziston, nė fillimet e veta mė vrazhda, u zhvillua vetėm me zhvillimin e vetė duarve tė njerut, falė punės.
 
Zhvillimi i trurit dhe i shqisave tė nėnshtruara atij, vetėdija e cila bėhej gjithnjė e qartė e mė e qartė, aftėsisė pėr apstrakcione dhe konkluzione, ndikoi nė punė dhe nė tė folme, iu dha edhe njėrės edhe tjetrės, nxitje gjithnjė tė reja pėr zhvillimin e mėtutjeshėm. Ky zhvillim i mėtutjeshėm, pas ndarjes pėrfundimtare tė njeriut nga majmuni, asesi nuk pushoi, por, marrė nė tėrėsi, pėrparoi rreptė- edhepse te popujt e ndryshėm ndryshueshmėrisht me shkallėn dhe drejtimin e vet, e pjesėrisht madje me ndėrprerje prapambetėse nė tapa kohore e vendore; ky zhvillim, nė njė anė, fitoi nxitje tė fortė, e, nė anėn tjetėr, drejtim mė tė pėrcaktuar me njė element tė ri, i cili erdhi tok me dukurinė e njeriut tė gatshėm- shoqėrisė.
 
Gjithėsesi kanė kaluar qindra e mijėra vjet- nė historinė e tokės ajo nuk ėshtė sot seklondė nė vijėn e njeriut *)-(*) Ser V. Tomsoni, autoritet i klasit tė parė nė atė lėmi, ka llogaritur se s`kanė mund tė kalonin mė tepėr se njėqind milion vjet nga koha kur Toka qe ftohur aq sa qė nė tė mund tė jetonin bimėt dhe shtazėt. (Vėrejtja e Engelsit)- tė cilėt kacavareshin nėpėr drunj, u duk shoqėria njerėzore.
 
Por ajo, mė nė fund, u paraqit. E ēfarė ėshtė, pėrsėri, karakteristikė shenjėzuese e shoqėrisė njerėzore, e cila e dallon nga lukunia e majmunėve? PUNA.
 
Lukunia e majmunėve kėnaqej me atė qė ta kullufiste gjithė ushqimin nė territorin e vet, madhėsia e sė cilės varej nga pozita gjeografike apo rezistencės sė lukunisė fqinjėsore. Lukunia shpėrngulej nga njė vend nė tjetrin dhe hynte nė luftė pėr tė fituar treva tė reja ushqimi, por qe e paaftė qė nga treva tė tilla tė nxirte mė tepėr se sa ato nga natyra jepnin, pos qė pavetėdijshėm e plehėronte me jashtėqitjen e vet.
 
Sapo tė gjitha trevat e mundshme tė ushqimit qe zaptuar, rritja e banorėve majmunė u detyrua tė ndaahej: numri i shtazėve, nė rastin mė tė mirė, mund tė mbetej i njėjtė.  Por tė gjitha shtazėt nė masė tė madhe, e hudhnin ushqimin, e, tok me tė, e shkatėrrojnė rritjen e ushqimit qė nė bulzė.
 
Ujku nuk e kursen- sikur qė e kursen gjuetari- drenushėn, e cila nė vitin tjetėr ia lė motakėt; dhitė nė Greqi, tė cilat i zhveshin kaēubat e reja para se tė rritėn, i patėn zhveshur tė gjitha kodrat e vendit. Kjo “qeverisje plaēkitėse” shtazėsh loz rol tė rėndėsishėm nė transfrmimin gadual tė llojit, sepse kjo ato i detyron qė t`i pėrshtatėn ushqimit tė ri, pėr to ushqim jo i rėndomtė, pėr ē`shkak gjaku i tyre fiton tjetėr pėrbėrje kimike dhe i tėrė konstrukcioni trupor gradualisht ndryshon, e llojet, tė cilat tanimė ngelėn tė pastabilizuara, tė rrėgjuara, vdesin. S`ka dyshim se kjo qeverisje plaēkitėse, nė masė tė madhe kontribuoi nė shndėrrimin e tė parėve tanė nė njeri.
 
Nė racėn e majmunėve, e cila sipas inteligjencės dhe aftėsive tė pėrshtatjes, ishte larg pėrpara tė gjithė tė tjerėve, duhej patjetėr qė qeverisjen plaēkitėse ta sillte nė gjendje qė sa mė tepėr bimė tė pėrdorėn pėr ushqim, qė nga ato bimė tė pėrdorej sa mė tepėr pjesė ushqyese- shkurt, ushqimi u bė shumėllojėsh, e tok me tė edhe materjet qė hynin nė organizėm, gjė qė krijoi kushte kimike pėr shndėrrimin e majmunit nė njeri. Por e gjithė kjo ende nuk ishte punė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.
 
Puna fillon me pėrpunimin e veglave. E ēka paraqesin veglat mė tė vjetra, tė cilat konstatojmė- mė tė vjetra, gjykuar pas sendeve tė gjetura- tė cilat na i kanė lėnė nė trashėgim njerėzit parahistorikė, dhe pas mėnyrės sė jetesės tė popujve mė tė vjetėr historikė, si dhe tė egėrve tė sotėm mė primitivė? Ato vegla paraqesin veglat e gjuetisė e tė peshkimit, njėkohėsisht janė edhe armė tė vėrteta. Por gjuetia dhe peshkimi, paraqesin kalimin nga ushqimi i pastėr bimor, nė kėnaqėsitė me mish, krahas ushqimit bimor, e kjo, sėrish, hap i ri qenėsor nė rrugėn e shndėrrimin nė njeri.
 
Ushqimi mishėror pėrmbane gati gati nė gjendje tė gatshme pėrbėrėsit mė qenėsorė, tė cilėt i nevojitėn organizmit pėr ndėrrimin e materjes; ajo e shkurtoi tjetrėn, e me tė edhe zgjatjen e jetrave vegjetative, jetės bimore me proceset e ngjashme nė organizėm, dhe ashtu dha mė tepėr kohė, mė tepėr materje dhe mė tepėr energji pėr shprehjen mė aktive tė jetės shtazore (animale) nė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj fjale. E njeriu qė u paraqit, sa mė tepėr largohej nga bimėt, pėr aq mė tepėr ngritej edhe mbi shtazėt. Sikur qė ėshtė pėrshtatja e ushqimit bimor, krahas ushqimit mishėror, i bėri macet e egra dhe qent shėrbėtorė tė njeriut, ashtu si mėsuarja nė ushqim mishėror, krahas ati bimor, qenėsisht kontribuoi rritjes sė forcės trupore dhe pavarėsisė sė njeriut, i cili u paraqit. Por mė qenėsore qe veprimi i ushqimit mishėror nė tru, i cili tash, shumė mė me bollėk se pėrpara, fitoi materje tė nevojshme pėr ushqimin dhe zhvillimin e vet, dhe i cili, pėr atė shkak, shumė mė shpejt dhe mė plotėsisht, do tė zhvillohej nga brezi nė brez.
 
Le tė na falin zotėrinjtė vegjetarianė, por njeriu nuk u krijua pa ushqimin mishėror, e nėse ushqimi mishėror te tė gjithė neve popujve tė njohur nė njė kohė apo nė njė kohė tjetėr dhe solli deri te njeringrėnėsit (paraardhėsit e berlinasve, Veletabėt apo Vilcėt, qysh nė shekullin e X i hanin prindėrit e vet), ajo sot asfare nuk ėshtė me rėndėsi.
 
Ushqimi mishėror solli deri te dy tė arritura tė reja me rėndėsi vendimtare: deri te pėrdorimi i zjarrit dhe deri te zbutja e shtazėve. E para, e shkurtoi edhe mė tepėr procesin e tretjes, sepse mundėsoi qė ushqimi, tė thuash, gati gjysmė i zier vinte nė gojė; e dyta, bėri qė ushqimi mishėror tė jetė me bollėk, sepse, krahas gjuetisė, krijoi burim tė ri tė rregullt tė ushqimit tė tillė, e pos kėsaj, nė qumėsht dhe nė prodhime tė qumėshtit jepte ushqim tė ri, i cili pėrbėrjen e vet mė sė paku poaq e vlefshme sa edhe mishi.  Kėshtuqė, tė dyja kėto tė arritura, tanimė drejtpėrdrejt u bėnė mjete tė reja pėr emnacipimin e njeriut. Do tė na ēonte tepėr larg, po qė se kėtu ndalemi pėr pasojat e tyre tė drejtpėrdrejta, pavarėsisht se sa ėshtė e madhe rėndėsia e tyre pėr zhvillimin e njeriut dhe tė shoqėrisė.
 
Sikur qė njeriu mėsoi tė hajė gjithė ēfarė mund tė hahet, ashtu mėsoi dhe tė jetojė nė ēdo klimė. Ai u shtri gjithashtu nė tokėn e pėrshtatshme pėr banim, ai, e vetmja shtazė e cila nė veten e vet pati aftėsi qė atė ta zbatojė pavarėsisht. Shtazėt tjera tė cilat u mėsuan nė ēdo klimė, nuk e mėsuan atė pavarėsisht, por vetėm duke pėrcjellur njeriun: shtazėt shtėpiake dhe shpezėt. Kurse kalimi nga pėrmasa klimatike e nxehtė paratdhetare nė treva tė ftohta, ku me vite ndaheshin nė dimra dhe vera, krijoi nevoja tė reja: nevojėn pėr banesė dhe rroba pėr t`u mbrojtur nga ftohti dhe lagshtia- krijoi degė tė reja pune, e tok me to edhe veprimtari tjera, tė cilat njeriun gjithnjė e mė tepėr e larguan nga shtazėt.
 
Me veprimtarinė e pėrbashkėt tė duarve, organit tė tė folurit dhe trurit, jo vetėm te ēdo individ, por edhe nė shoqėri, njerėzit u bėnė tė aftė tė kryejnė gjithnjė e mė operacione tė komplikuara, qė t`i vėjnė vetes gjithnjė e mė tepėr qėllime dhe t`i arrijnė ato. Vetė puna u bė e ndryshueshme nga gjenerata nė gjeneratė, u bė mė e pėrsosur dhe e shumanėshme. Gjuetisė dhe blegėtorisė, iu bashkua bujqėsia, e kėsaj tjerrja dhe pėlhura, pėrpunimi i metaleve, vorbėtaria, anijendėrtimtaria. Krahas tregėtisė dhe zejtarisė, nė fund u paraqit edhe arti dhe shkenca, nga fiset, u zhvilluan kombet dhe shtetet. U zhvillua e drejta dhe politika, e me to edhe pasqyrimi fantastik i ēėshtjeve njerėzore nė kohėn e njeriut: religjioni.
 
Para tė gjitha atyre krijimeve, tė cilat paraqiteshin, para sė gjithash, prodhime koke dhe nė pamje tė parė qeverisnin me shoqėrinė njerėzore, puna mė modeste e duarve qė punojnė, hyrėn nė prapavi; aq mė parė pse koka qė planifikon punėn, qysh nė stadin e hershėm tė zhvillimit shoqėror (pėr shembėll, qysh nė bashkėsinė e parė), mundi qė punėn e planifikuar t`ua dorėzojė duarve tė huaja qė ta zbatojnė. Kokės, zhvillimit dhe veprimit tė trurit, iu pėrshkruahej gjithnjė merita pėr pėrparimin e shpejtė tė civilizimit; njerėzit bėrėn shprehi qė veprimin e vet ta shpjegojnė nga mendimi i tyre, nė vend se nga nevojat e veta (tė cilave me atė rast, natyrisht, pasqyrohen nė kokė,vijnė nė vetėdije)- dhe ashtu me kohė u paraqit ajo pikėpamja idealiste ndaj botės, e cila, veēanėrisht pas shpartallimit tė botės antike, sundoi mendjet. Ai edhe tash sundon nė atė masė, sa madje natyralistėt materialistė tė shkollės sė Darvinit ende nuk mund t`ia krijojnė vetes njė pysqyrė tė qartė pėr krijimin e njeriut, sepse nga ky ndikim ideologjik, nuk e shohin rolin tė cilin e lozi puna me atė rast.
 
Shtazėt, sikur qė kemi cekur, poashtu e ndėrrojnė veprimtarinė e vetė natyrės sė jashtme, edhepse jo nė atė masė sikur njeriu, e atė ndėrrim tė tyre tė rrethit e kryejnė, prapė, sikur qė pamė, ndikim kthyes nė shkaktarėt e vet, duke nxitur tek ata ndėrrime. Sepse, nė natyrė asgjė nuk ndodh e izoluar. Ēdo dukuri ndikon nė tjetrėn, dhe anasjelltas; dhe nė rastet mė tė shumta, pikėrisht harrohet kjo lėvizje e gjithanshme dhe tė veprimtarisė reciproke, pengon natyralistėt tanė qė qartė t`i shohin gjėrat mė tė kjellta. Pamė se si dhitė pengojnė ripyllėzimin e Greqisė; nė Shėn Jelen patėn sukses edhe dhitė edhe derrat, tė cilėt atje i sollėn kolonistėt e parė, qė vegjetacionin e ujdhesės gati krejtėsisht i ērrėnjosėn dhe ashtu e pėrgatitėn trollin pėr pėrhapjen e bimėve tė reja, tė cilat atje e sollėn mė vonė lundėrtarėt dhe kolonistėt. Por kur shtazėt veprojnė gjatė nė rrethin e vet, ajo ndodh joqėllimisht, dhe kjo pėr vetė ato shtazė diē rastėsisht. Nė qoftė se, megjithatė, njerėzit largohen nga shtazėt, aq mė shumė veprimi i tyre nė natyrė gjithnjė e mė tepėr merr karakter tė paramenduar, veprimin me plan tė drejtuar nė qėllime tė caktuara, qė mė parė tė njohura.
 
Shtaza e shkatėrron vegjetacionin e njė hapėsire, duke mos ditur se ēfarė bėn. Njeriu e shkatėrron qė nė atė hapėrisė tė liruar, tė mbjellė drithėra apo tė mbjellė pemė dhe hardhi vere, pėr tė cilat e di se do t`i sjellion fryte, tė cilat do t`i tejkalojnė larg shpenzimet e atyre tė mbjelluarave apo tė mbėltuarave. Ai bart bimėt e dobishme dhe shtazėt shtėpiake nga njė trevė nė tjetrėn dhe ashtu ndėrron botėn bimore (florėn) dhe botėn shtazore (faunėn), nė tė gjitha pjesėt e botės. Dhe jo vetėm aq. Me kultivimin artificial tė bimėve dhe tė shtazėve, nėn dorėn e njeriut, aq ndryshojnė, sa qė mė nuk mund t`i njohim. Bimėt e egra nga tė cilat rrjedhin sot drithėrat tona, as sot e kėsaj dite nuk janė gjetur. Nga cilat shtazė tė egra rrjedhin qent tanė, tė cilėt prapė nė mes vete aq dallojnė, ose gjithashtu kuajt tanė tė shumtė racash tė ndryshme- ende ėshtė kontestuese.
 
Edhepse, vetvetiu kuptohet se sa na shkon mendja qė shtazėve t`ua mohojmė aftėsinė e veprimit tė planifikuar dhe tė paramenduar. Pėrkundrazi, veprimi planor ekziston nė bulzė, gjithashtu ekziston dhe reagon protoplazma, albuinet e gjalla, don tė thotė, ku ajo kryen lėvizje tė caktuara, ani se tė thjeshta, pėr pasojė tė ngacmimeve tė caktuara tė jashtme. Reaksioni i tillė tanimė atje ku s`ka kurrfarė qelize, e aq mė pak qeliza nervore. Mėnyra se si bimėt insektngrėnėse kapin viktimėn e tyre, duket se ėshtė nė njėfarė mase e planifikuar, edhepse kryhet plotėsisht pavetėdijshėm. Te shtazėt zhvillohet aftėsia e aksionit tė vetėdijshėm e tė planifikuar, nė pėrmasa tė zhvillimit tė sistemit nervor, dhe te sisarėt tanimė arrin shkallė tė lartė.
 
Nė gjuetinė angleze me qen nė dhelpra, mund tė vėrejnė ēdo ditė se si dhelpra di sakėtisht ta zbatojė dijeninė e vet tė njohjes sė madhe tė terrenit, qė t`iu ik ndjekėsve tė vet dhe se  si mirė e njeh dhe shfrytėzon tė gjitha pėrparėsitė qė ia ofron terreni, qė t`i humb fėrkemet. Te shtazėt tona shtėpiake,  tė cilat nė bashkėjetesė me njerėzit, u zhvilluan mė tepėr,  mund tė vėrejmė ēdo ditė dinakėri tė ndryshme, tė cilat janė plotėsisht nė rrafsh tė njėjtė me dinakėritė e fėmijėve. Sepse, sikur historia e zhvillimit tė embrionit tė njeriut nė barkun e nėnės, paraqesin vetėm pėrsėritjen e shkurtėr tė historisė sė zhvillmit trupor tė tė parėve tanė shtazarakė, duke filluar nga krimbi, zhvillim ky qė zgjati miliona vjet, poashtu edhe zhvillimi shpirtėror i fėmijės, paraqet pėrsėritjen, vetėm edhe mė tepėr tė shkurtuar, tė zhvillimit intelektual tė tė njėjtėve parardhės, e mė sė paku tė atyre mė tė vonėve.Por tė gjitha aksionet e planifikuara tė tė gjitha shtazėt, nuk mundėn qė tokės t`ia ngjeshin vulėn e dėshirave tė tyre. Atė mundi ta bėjė vetėm njeriu.
 
Shkurt, shtaza vetėm shfrytėzon natyrėn e jashtme dhe nxit tek ajo ndėrrime thjesht me prezencėn e vet; njeriu, ndėrkaq, e detyron natyrėn, pėr ndėrrime, tė cilat i fut nė tė, t`iu shėrbejė qėllimeve tė tij; ai qeveris me tė. Dhe ky ėshtė ndryshimi i fundit, dallimi qenėsor nė mes njeriut dhe shtazėve tjera, dhe pėrsėri puna ėshtė ajo e cila krijon atė dallim *)-)* Nė margjina ėshtė shėnuar me laps: “E fisnikėron”. (Vėrejtja nė gjermanishte tė tė botimit tė veēantė nga 1946.-pėrk.
 
Por le tė mos e lazdrojmė tepėr veten tonė me fitoret njerėzore mbi natyrėn. Pėr ēdo fitore tė tillė, ajo na hakmerret. Vėrtet, ēdo njėra fitore ka nė rend tė parė ato pasoja nė tė cilat ne kemi llogaritur, por nė rendin e dytė e tė tretė, ato kanė krejtėsisht tjetėr, pasoja tė paparapara, tė cilat bukur shpesh i zhdukin ato tė parat. Njerėzit tė cilėt janė nė Mesopotami, Greqi, Azi tė Vogėl e tė tjera, ēelėn pyeje qė tė fitojnė tokė pune, as kanė ėndėrruar se me tė i kanė hedhur themelet e shkatėrrimt tė sotėm tė atyre vendeve, duke i prishur, tok me pyje, njėkohėsisht edhe qendrėn e mbledhjes dhe mbajtjes sė lagshtisė. Kur italianėt e Alpeve nė shpatmalet jugore tė bjeshkėve, i ēelėn pyejet bredhore, aq me kujdes tė ruajtura nė bjeshkėt veriore, as pandehnin se me tė, po shkurtonin rrėnjėt e blegtorisė bjeshkėtare nė trollin e vet; aq mė pak pandehėn se me tė bjeshkėve tė veta po ua merrnin burimet e ujit gjatė pjesės mė tė gjatė tė vitit, qė kėto burime nė kohė shirash, mund tė derdheshin nė fushė me aq rrėke tėrbuese.
 
Njerėzit tė cilėt pėrhapėn pataten nėpėr Evropė, as qė dinin se tok me zhardhokėt e miellta, njėherit po e pėrhapnin skrofulozėn.  Dhe kėshtu, faktet nė ēdo hap na pėrkujtojnė nė atė, se ne asesi nuk e qeverisim natyrėn, sikur qė pushtuesi e sundon popullin e huaj, sikur dikush qė rri jashtė natyrės- por me mishin e vet, gjakun dhe trurin, asaj i takojmė dhe nė mes saj qėndrojmė, dhe se gjithė pushteti ynė mbi tė, qėndron nė atė qė, para tė gjitha krijimeve tjera, e kemi atė pėrparėsi qė tė mundemi tė njohim dhe drejt t`i zbatojmė ligjet e saj.
 
Dhe ne nė fakt, ēdo ditė mėsojmė qė mė drejt t`i kuptojmė ligjet e saj dhe t`i njohim pasojat e afėrme e tė largta tė ndėrmarrjeve tona nė rrjedhėn e rėndomtė tė natyrės. Posaēėrisht pas pėrparimeve tė mėdha tė shkencave natyrore nė kėtė shekull, ne gjithnjė e mė tepėr jemi nė gjendje t`i njohim, e me tė t`i pėrballojmė edhe pasojat mė tė largta natyrore, tė paktėn me operacionet tona produktive mė tė rėndomta. Dhe sa mė shumė qė tė ndodh kjo, aq mė tepėr njerėzit prapė, jo vetėm qė hetojnė, por edhe do ta dinė njėsimin  e vet me natyrėn, dhe poaq do tė bėhet e paqėndrueshme ajo e pakuptimshmja dhe kundėrnatyrorja e pasqyrimit pėr njėfarė kundėrthėnie ndėrmjet shpirtit dhe materjes, njeriut dhe natyrės,  shpirtit dhe trupit, e cila u paraqit nė Evropė pas shpartallimit tė antikės klasike dhe e cila nė fenė krishtere arriti zhvillimin mė tė lartė.
 
Por nėse ka qenė e nevojshme puna mijėvjeēare, derisa arrimė tė mėsojmė tė llogarisim pasojat e largta tė natyrės tė operacioneve tona tė drejtuara nė prodhim, ishte edhe mė e zorshme tė mėsohet ajo nė krahasim tė pasojave tė largta shoqėrore tė atyre operacioneve. Pėrmendėm pataten dhe pėrhapjen e skrofulozės, e cila e pati pėrcjellur. Por ē`ėshtė skrofuloza ndaj atyre pasojave, tė cilat pėr pozitėn e masave popullore tė tė gjitha vendeve, pati fakti se ushqimi i punėtorit qe sjellur nė vetė pataten? Ē`ėshtė skrofuloza ndaj asaj urisė, e cila mė 1847, pėr pasojė tė sėmurjes sė patates, e pėrfshiu Irlandėn dhe e cila njė milion irlandezė, tė cilėt qenė ushqyer vetėm me patate, apo gati vetėm me patate, i hudhi nė varr, e dy milionė i ndoqi pėrtej oqeanit?
 
Kur arabėt mėsuan ta destilojnė alkoolin, as nė ėndėrr nuk iu ra nė mend se me atė kanė krijuar njė nga armėt kryesore me tė cilėn do tė shfarosnin parabanorėt e Amerikės, e cila atėherė as ka qenė e zbuluar. E kur pastaj Kolombo e zbuloi atė Amerikė, ai nuk e diti se me tė pėrsėri e ngjalli roberinė, e cila nė Evropė atėherėmė kaherė kishte mbaruar, dhe vuri themelet e tregėtisė me zezakė. Njerėzit tė cilėt nė shekujt XVII e XVIII patėn punua nė ndreqjen e makinės me avull, nuk parandien se po krijojnė atė armė e cila mė tepėr se asnjė tjetėr do ta revolucionarizojė rendin shoqėror nė tė gjithė botėn dhe i cili, apostafat nė Evropė, me anė tė koncentrimit tė pasurisė nė duart e pakicės mė tė madhe, do t`i japėr borgjezisė sė pari zotnillėkun social e politik, e pastaj do ta nxisin luftėn klasore nė mes borgjezisė dhe proletariatit, e cila mund tė pėrfundojė vetėm me rrėximin e borgjezisė dhe me zhdukjen e tė gjitha kundėrthėnieve klasore. – Por edhe nė atė lėm ne gradualisht, pėrmes pėrvojės sė gjatė, shpesh pėrvojės sė hidhur dhe pėrmes mbledhjes dhe analizės sė materialit historik, mėsojmė qė vetes t`ia sqarojmė pasojat shoqėrore tė tėrthorta e tė lagta tė veprimtarisė tonė prodhuese, me ēka fitojmė mundėsi qė ato pasoja t`ia nėnshtrojmė pushtetit tonė dhe t`i rregullojmė.
 
Por, qė tė zbatohet ai rregullim, duhet diē mė tepėr sesa dijeni rasti. Ėshtė e nevojshme kthesa e plotė e mėnyrės sė deritanishme tė prodhimit, e bashkė me tė, edhe gjithė rendi ynė i tashėm shoqėror.
 
Tė gjitha mėnyrat e deritash me tė prodhimit, shkonin vetėm pas arritjes sė efektit mė tė shkurtėr, tė dobisė mė tė drejtpėrdrejtė tė punės. Pėr pasojat e largta, tė cilat lajmėrohen vetėm mė vonė dhe tė cilat bėhen frytėdhėnėse, vetėm me pėrsėritjen graduale dhe me grumbullimin, nuk mbahej fare kujdes. Prona e parė e pėrbashkėt nė tokė, i pėrgjigjej, nė njėrėn anė, nivelit tė tillė tė zhvillimit tė njerėzve, i cili, rrethpamjen (horizontin) e tyre krejtėsisht e kufizonte nė atė qė ėshtė mė sė afėrmi, e, nė anėn tjetėr, parashihte ekzistencėn e njė sasie tepricė tė tokes sė lirė, e cila lėnte mundėsi tė konsiderueshme pėr raste tė pasojave tė kėqia ekonomie primitive. Kur ajo tepricė toke qe shtėrruar, u shpartallua edhe prona e pėrbashkėt. Por tė gjitha format e larta tė prodhimit, ēuan nė ndarjen e banorėve nė klasė tė ndryshme, e me tė deri tė kundėrthėniet ndėrmjet klasės sunduese dhe klasės sė shtypur.
 
Me tė edhe interesi i klasės sunduese u bė element lėvizės i prodhimit, nėse ky nuk kufizohej nė mbajtjen mė tė mjerė tė jetės sė tė shtypurve. Mė plotėsisht kjo u zhvillua nė mėnyrėn kapitaliste tė prodhimit, e cila tash sundon nė Enropėn perėndimore. Disa kapitalistė, tė cilėt udhėheqin me prodhimin dhe me kėmbimin, mund tė kujdesėn vetėm pėr dobinė e efektit mė tė drejtpėrdrejtė tė veprimit tė vet. Madje edhe ajo dobi e efektit- nėse fjala ėshtė pėr dobiruajtjen e artikullit prodhues a kėmbyes- shkon krejtėsisht nė prapavi; e vetmja levė lėvizėse bėhet profiti, i cili arriehet me rastin e shitjes. *) *) Kėtu dorėshkrimi pėrfundon. Vazhdimi ėshtė shkruar nė fletė tė veēantė tė letrės, e njė shėnim, i cili nuk rrjedh nga Engelsi, e shėnon pėr faqe pėrfundimtare tė knceptit tė parė.-pėrk. skr.
 
Shkenca sociale borgjeze, ekonomia klasike politike, merret kryesisht vetėm drejtpėrdrejt me qėllimshmėrinė e pasojave shoqėrore tė veprimeve njerėzore, tė kanalizuara nė prodhim dhe kėmbim. Kjo plotėsisht i pėrgjigjej organizimit shoqėror, shprehje teorike e sė cilės ėshtė. Atje ku ndonjė kapitalist merret me prodhimin dhe kėmbiemin pėr profitin e drejtpėrdrejtė, mundėn, nė rend tė parė tė merren parasysh vetėm mė tė mirėt, rezultatet mė tė drejtpėrdrejta. Nėse ndonjė fabrikant ose tregtar e shet mallin e prodhuar apo tė blerė vetėm pėr profitin e rėndomtė, ai ėshtė i kėnaqur dhe nuk brengoset se ēfarė do tė ndodh me mallin dhe blerėsin e tij. I njėjti rast ėshtė me pasojat natyrore tė tė njėjtave veprime.
 
Plantazhistėt spanjollė nė Kubė, tė cilėt i dogjėn pyjet nėpėr shpatmale, dhe tė cilėve hiri iu dha mjaft pleh pėr njė gjeneratė shumė rentabėl tė drurit tė kafes- gjė qė atyre plantazhistėve iu interesonte, e qė shirat tropike tė mėvonshme shpėlanė tani tokėn e pambrojtur dhe i lanė vetėm shkėmbinjtė e zhveshur? Me rastin e mėnyrės sė sotme tė prodhimit, sikur nė marrėdhėnie ndaj natyrės, ashtu edhe ndaj shoqėrisė, kryesisht vie nė shprehje vetėm i pari, suksesi mė i prekshėm; dhe atėherė njerėzit vetėm ēuditėn pse pasojat e mėtutjeshme  tė veprimeve ashtu tė kanalizuara, qė harmonia nė mes kėrkesės  dhe ofertės, ėshtė hedhur nė anėn e kundėrt tė polaritetit tė vet, sikur qė atė e tregon rrjedha e ciklusit industrial dhjetėvjetor dhe sikur qė Gjermania gjatė luftės sė disfatės, *) *) Engelsi mendon nė krizėn ekonomike, e cila shpėrtheu 1873.- pėrk. skr. Pėrjetoi njė paralojė tė saj ; qė prona private, e bazuar nė punėn vetanake, nė zhvillimn e vet tė mėtutjeshėm, nevojshėm e shoqėron nė pronėsi mungesore tek punėtori, derisa gjithė pasuria sa mė tepėr pėrqėndrohet nė duart e jopunėtorėve; qė (…) **) (…) Kėtu nderpritet dorėshkrimi.- pėrk.skr.

ROLI I PUNĖS NĖ SHNDĖRRIMIN E MAJMUNIT NĖ NJERI

TITULLI I ORIGJINALIT
 
Fridrich Engels
 
ANTEIL DER ARBEIT ANDER
MENSCHWERDUNG DES AFFEN
 
Pėrktheu nė serbokroatisht:
Natasha Tkalec
 
Beogradski izdavacko-graficki zavod
Redakcija „KULTURA“
Beograd, 1974
 
Pėrktheu nė shqipe,
Kadri Mani
Burgu i Nishit-1990

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.