|
-
20 dhjetor 2003 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Cili
dhe pse dhe si nisi ti rradhitė fjalėt, ta ulė e ta ngrerė kokėn, ta
hollojė a ta trashė zėrin, ta shtrijė a mpijė hapin, ti krehi a
shkrehi flokėt si Udheheqėsi ? Ē'ne nė kėtė festė, nė kėtė pėrvjetor
ky, e nė vend tė tij ky tjetri ? Cilin e zuri Gripi pikėrisht n
Plenumin e fundit ? Pse heshti gjarpėri gjėmimtar dhe befas buēiti
bufi budalla tė cilit deri dje nuk i ishte dėgjuar zėri ?
-
-
Po ky
besniku qen qė kishte vite mė tė djathtė, pse u ēvendos menjėherė
tre vende mė tė majtė tė tribunės dhe vendin e tij e zuri ēakalli i
ēartallosur ? Ku ėshtė Bushtra qė kafshoi pėr vdekje kėlyshėt e vet
para njė viti ? Cili ta ketė shkruar, i cilit prej zagarėve qė e
rrethojnė tė jetė stili i veprės sė fundit ? Lindi sikletshem aty
nga fillimi i shekullit tė shkuar, mori emrin e vendit ku lindi,
pati Rini tė bollshme, u bė zonjė e rėndė e interesimeve mė serioze
gjatė Luftės sė Ftohtė, erdh e u rrudh e u mpak e u plak me rėnien e
dominove tė Lindjes.
-
-
Quhet
Kremlinologji. Pyetjet dhe ēuditjet e epėrme, kanė qėne vetėm disa
prej "objekteve" tė kqyrjeve te saj. Natyrisht ka qėnė mė e
zhvilluar nga jashtė se nga brėnda, nė Perėndim mė tepėr se nė
Lindje. Ku ka qėnė mė e vėshtirė, mė e koklavitur, mė e zorshme ?!
-
-
Ku
tjetėr veēse aty ku e ka patur mė tė vėshtire tė shihte, tė
konstatonte, aty ku diktatura ishte mė e vrazhdė, mė e egėr, mė
hileqare, mė djallėzore, mė bastarde, mė absurde, me e pisėt, kėtu
nė Shqipėri pra, ku, ku mė pak e ku mė shumė, ku nė kėtė e ku nė atė
menyrė i ka perfshirė pothuaj tė gjithė, edhe viktimat e interesuara
si do t'i shkonte filli i pa feel i jetėve tė tyre, por edhe
pėrbindėshat qė ishin gjithaq tė interesuar pėr tė verifikuar dhe
garantuar rezultatet e eksperimenteve makabre nė mė tė madhin
laborator burg tė planetit, ku kavjet ishin jo thjesht dhe jo vetėm
bashkatdhetarė, por tė gjithė, duke perfshirė edhe ata vetė,
projektuesit e burgut laborator, bashkqytetarė, bashkfshatarė, miq,
shokė, familiarė, farefis. Kremlinologė tė fortė, tė mprehtė, tė
thekur, ka pasur nė burgjet e Burrelit dhe Spaēit.
-
-
Por mė
tė pėrmbajtur, me realistė, dhe rrjedhimisht mė afėr sė vertetės,
kanė qėnė qytetarėt disidentė, ishuj tė vegjėl miqsh, grupe tė vogla
qė kėmbenin idera kremlinologjike gjatė pasditeve me shi me kėmbė tė
lagura dhe gurmaze tė thata, kafeve te vona, rasteve gjithfarėsh,
mes; "i pe tanket qė kaluan mbrėmė nė mesnate, e dha (jo e tha !),
Zėri i Amerikės
e degjova tek BBC-ja
xhipsat e pėrgjakur qė kaluan
mbrėmė me shpejtėsi nė Laē vinin nga Spaēi
iku fluturoi edhe ky, dje
e pashė nė njė ekspozitė, mbante duart prapa duke pėrndrydhur gjith'
mllef kapelen Lin Biao
i fortė-i fortė, iku nga Gollobėrda, brėnda
njė ēisterne bosh, shoferi nuk dinte gjė, hapi kapakun e ēisternės
nė ecje e sipėr dhe u hodh matanė
i madh, e dėgjove si tha mbrėmė;
"nuk do kemi makina private, ehu kur do kemi ne makina private do
kenė mbaruar rezervat e naftės se planetit, por do kemi traktorė
private tani qė i prodhojmė me forcat tona, me ata do vemė nė punė,
nė ara, fabrika, kantiere, ē'do mengjez
hahahaha"
eshte derr
karrocieri, derr saldatori, s'di tė lidhi dy fjalė por bolshevik i
vėrtetė ama, do ngjitet shumė shpejt, prit kur tė bėhet anėtar
byroje
pu-pu-pu kush t'i tha tėr' kėto mor burr' i dheut
m'i tha
gocaetezesedjalittėkunatit tė Shpresa Ziut, jeton ne bllok Ziu, por
ka shpėrthyer, s'mbahet, e ka hapur squpin dhe nuk po di ta mbylli,
ja varrosėn njė djalė xhaxhai kot fare
thuaji
gocėssėtezessėdjalittėkunatit t'i thotė ta qepi se do ta degdisin nė
baltat e Tollosumit me soj e sorollop
jo-jo nuk merr vesh, e di vetė
se nė cilat baltra ėshtė nisur
po me atė tjetrin, atė qė e lanė
gjithe jetėn nė rradhė kandidat pėr anėtar byroje, si do bėhet
sapo
e dha Rai 1
ē'Rai more, unė kam pesė vite me pesemijė lloje antenash
e s'e kap dot, vetėm miza mė dalin e s'e kap dot
po mor po, edhe unė
nja tetė vite ngordha si qen mbi antena dhe tuba, por Zoti ėshtė i
Madh, njė mik nga Pashalimani me solli Zhivė te kuqe nga ajo e
nėndetseve me tė cilėn mbusha tubat e antenės dhe tani nuk dal fare
nga shtėpia, Rai xham fare
po Bardh Katrani ku ėshtė qė s'e kemi
parė
ehu mesele e gjatė, a tha nje mik, nje mikeshė
etj. etj.".
-
-
Megjithse nė njė mėnyrė tjetėr, me cilėsi dhe intensitet mė tė ulėt,
nje mikrokremlinologji banale primitive lėvrinte edhe nė organizatat
e partisė, punetorėt, fshatarėt etj. Po krye kremlinologu, gjeniu,
Leonardo-ja i Kremlinologjisė shqiptare, cili ka qėnė ?!
-
-
Pa
asnjė dyshim Ismail Kadare. Jo kush ka ditur shkrim e kėndim, por
kush ka ditur ti lexoje librat e tij, nuk mund ta mohojė kėtė tė
vėrtetė tė pėrsosur. Librat e tij jan pėrplot me Kremlinologji tė
hatashme. Shpesh me zhbirilime kremlinologjike ėshtė tallur. Njė
shėmbull ndėr qindra, ndoshta mijėra; Nė njė nga romanet e tij,
gjatė shqyrtimeve qė i bėn ēvendosjeve tė herpasherėshme nė
tribunat festive tė individėve tė nomenklaturės komuniste kineze,
mes emrave qė lėvrijnė nė ato tribuna ėshtė njė i quajtur Sum Ru.Nuk
ka ekzistuar.
-
-
Ka
ekzistuar vetėm nė imagjinatėn e shkrimtarit si element tallės,
grotesk, shpotitės, veē tjerash, edhe per t'u dhuruar atyre qė nuk
dinin vetėm shkrim e kėndim, tė qeshura pafund, kur gjithēka ishte
pėr tė vėnė kujėn, kur vėndi ishte Qajtorja a Vajtorja mė e madhe e
planetit. Ca vite mė parė mė ra nė dorė nje lloj fjalori me emrat e
personazheve tė librave tė Kadaresė me spjegimet pėrkatėse. A, B,
C
.P, Q, R, RR, S, Su, Sum, dhe ja e zezė nė tė bardhė; "Sum Ru -
Anėtar i Byrosė Politike tė Komitetit Qėndror tė Partisė Komuniste
Kineze
".
-
-
Autori, dashamir naiv, jo fort i vėmėndshėm ndaj Gjeniut te Vajit
dhe tė Qeshurės, tė Errėsirės dhe Dritės, ja kishte futur si Ketri
Pulės duke na dhuruar nė njė kohė tjetėr njė tjetėr tė qeshur tė
hatashme nga ato qė s'tė lėnė tė vdesėsh. Qė Kadarenė nuk e ka
ngrėnė kurrė meraku pėr Sum Rumat e djeshėm e tė sotėm tė Kinės,
kėtė edhe kafsha e di. Mirpo, a ka Sum Ruma sot nė Shqipėri ?! Sa te
hanė qentė ! Ku ndodhen, ku janė, ku hanė, ku pinė, ku kullosin ?!
Kudo, madje sipas tė njejtės gjeografi social politike si njėzet
tridhjet vjet mė parė, por edhe mė tė eger, edhe mė tė rrezikshėm,
edhe mė tė fėlliqėt.
-
-
Janė
trimėruar sepse ka ikur rreziku i ikjes sė Kokės dhe ka ardhur diēka
qė mungonte, diēka qė i ka tėrbuar, i ka marrosur krejt; interesat
materiale. Tribuna nuk ka mė, por ka Kongrese dhe Konferenca, ka
partira dhe media, ku Sum Rumat, tashmė tė lirė, nxjerrin dufin e
dikurshėm, zhuzhuritin si mizat nė qypin me mjaltė, krruhen e
zhgėrryhen me njėri-tjetrin si tek hedhurinat e kasapit, ledhatohen
e kacafyten e kacafryhen, ndėrrojnė ngjyrat aq shpejt, si ne
Kompjuter, me njė click tė vetėm, vjellin, e hanė te vjellurat e
tjetrit, e s'e kanė pėr kurgjė tė hanė dhe tė lėpijnė edhe tė
vjellat e veta, madje jo rrallė por me qindra herė, shiten e blihen,
blihen e shiten pafund mes njeri-tjetrit pa pik' turpi si nė njė
treg rraqesh, si nė njė kazan plehrash plot mace rrugaēe.
-
-
Asnjė
i dalė nga Manteli i Gņgolit, nga i Gogņlit tė gjithe. Ėshtė shtuar
frikshėm rraca e tyre, plot platetė e kongreseve, dhe plot lozhat
prej nga bėrtasin aq shume sa rrezik tė bien, si i paralajmėroi
njėri para disa diteve. Tė bėjnė ē'tė duan, nga Lozhat, ballkoet a
shkallėt u rrokulliseshin, nga Jeep-at e Toyota-t, qafėn thefshin,
cop' u bėfshin, se nuk vdesin jo, se kanė shtatėmbėdhjetė shpirtėra,
ikin i ndreqin kockat ne Zvicėr e Francė.
-
-
Veē
njė gjė nuk mund t'ua falė askurr' askush, diēka qė edhe
kremlinologut mė naiv edhe atij mė tė humburit fare ja ngjeth
mishin; Muzika mė e shėmtuar e Botės, ajo mė vrastaria, mė
kriminalia, mė kobndjellėsja, kėrcitja nė errėsirė e ēizmeve tė
ushtarit roje kufiri mbi zhavorrin ku Dremit Liqeri zemėrak,
Gijotina qė bie papushim - duartrokitjet ritmike.
|
|