|
-
20 dhjetor 2003 / TN
-
-
Ēerēiz LOLOĒI
-
-
Ndėrsa po
bie sipari i njė viti tejet tė vėshtirė pėr shqiptarėt nė hapėsirėn
e tyre tė natyrshme, me progrese tė ngadalta dhe me mori krizash tė
shumėfishta: politike, ekonomike, morale, shpirtėrore, civilizuese;
njė bulėsim kulturor rreket tė paraqisė njė botė tjetėr qė mund tė
merret nė konsideratė dhe qė pėr tė mund tė pohosh diē pozitive.
-
-
Nė Tiranė
megjithėse nuk ka njė ringritje tė organit tė kahershėm
kulturologjik Drita, vazhdojnė rregullisht tė dalin Fjala javore
e sė pėrditshmes TemA, Aleph i njė grupi tė rinjsh tė talentuar,
Mehr Licht i Mira Meksit, ARS, njė botim privat i ēiftit
Bushati-Jubica; tė tri kėto botime dhe ndonjė tjetėr kanė filluar tė
jenė tė vėmendshėm pėr tė pasur njė gėrshetim tė krijimtarisė sonė
klasike me atė bashkėkohore por edhe duke pasur njė kujdesshmėri
edhe pėr letrat e sotme botėrore, prirjet, arritjet, evenimentet e
mėdha.
-
-
Nė Shkup
me parametrat e sipėrpėrmendura kanė filluar tė veēohen
Pro-Kultura dhe Lobi si dy nga organet mė elitare e me njė
pėrkujdesje tė shėnueshme pėr tė kapėrcyer muret e njė republike
gjithaq tė pėrthyer; suplementė kulturorė qė spikasin nga
shumėllojshėmria dhe shumėpėrkohshmėria e botimeve tė tjera gjenden
edhe te gazetat e pėrditshme dhe mė tė mėdha Zėri, Koha dhe
sajti interesant Trepca.net nė Prishtinė si dhe Koha Javore nė Mal
tė Zi.
-
-
Njė
pėrpjekje poaq lavdėruese qė nuk e bėnin sėbashku tė gjitha klubet
kulturore tė rilindasve tanė shėnohet edhe nėn siglėn e ēifti
Kyēyku, at e bir, njėri studiues mjaft i njohur dhe tjetri njė prej
shkrimtarėve mė tė rinj ambiziocė qė po pėrkthehet edhe nė vende tė
tjera. Revista Haemus e Bukureshtit, duke qenė nė dy gjuhė, shqip
dhe rumanisht, ka filluar tė lėjė gjurmė nė kulturėn rumune duke
qenė vėrtet njė pikėlidhje e artit tė dy vendeve aq sa po bėn
pėrpjekje edhe Bota Shqiptare nė Itali nėn kujdesin e Roland
Sejkos.
-
-
Nė
dijeninė time dhe nė vetėshfletimin e pėrhershėm ka ndėrkaq edhe
mjaft botime tė tjera, disa vetėm nė uebsajte interneti, por ato nuk
kanė lėnė asnjė shenjė nė mos qė mund tė konsiderohen si njė cilėsi
e kahershme e ndėrgjegjeve tona tė pacivilizuara qė letrat anonime
kundėr njeri-tjetrit i shfaqim nė njė formė tjetėr apo si njė
rudiment thashethemnajash!
-
-
Nė kėtė
shumėllojshmėri botimi tė suplementeve letrarė ėshtė vėshtirė tė
thuhet se ka njė qendėr kordinuese, aq mė pak unifikim shijesh dhe
formimesh kulturore; por tė gjitha bashkohen fatalisht nga prirja
pėr tė mėnjanuar mediokritete dhe pėr tė dhėnė aspekte tė artit
shqiptar qė mund tė ballafaqohet me artin tjetėr rajonal, europian
apo mė gjerė. Kjo prirje selektive, cilėsi e klubeve mė jetėgjata
kulturore, pėrveē pėrgėzimit qė shkon veēmėveē nė secilėn redaksi ka
tė pashmangshme edhe turrjen e vlerave akulturore qė bėjnė presion
mė tė madh dhe janė tė palodhshėm nė gjetjeshtigjesh depėrtimi.
-
-
Njė botim
me firmėn e Kadaresė, tė Mehmetit, tė Kongolit, tė Podrimes apo tė
autorėve tė tjerė qė e kalojnė cakun e shqipes dhe shtegtojnė nė njė
gjuhė tjetėr tė huaj, njė krijim qė e ka kaluar pragun e
ballafaqimit me njė kulturė tjetėr, njė piktor qė arrin tė konkurojė
si i barabartė me kolegėt perėndimorė, njė kineast qė hyn nė
fest-evenimentet tradicionalė tė konkurimit nuk mund tė mos marrė
aprirori tė drejtėn e botimit tė njėkohshėm nė kėto botime serioze.
-
-
Qytetaria
e kėtyre organeve dhe periodikėve kulturorė, ndėrsa mund tė krijojė
qindra mėri me autorė mesatarė dhe nėnmesatarė ketėjepėrkėtej
kufijve shqip, bėn edhe njė shėrbim tė ēmuar nė evidentimin e
vlerave mė tė qėndrueshme ku lufta nė kėtė front ėshtė mė e
pamėshirshme dhe mė e vėshtirė njėkohėsisht.
-
-
-
Aleph,
edicioni i 14-tė
-
Ē.Loloēi
-
Edicioni i
fundit i revistės letrare Aleph, revistė elitare e klubit tė
shkrimtarėve Aleph ka njė muaj qė qarkullon nė libraritė
qėndrore. Pėrveē emrave mė tė shquar tė letėrsisė botėrore nė
rrjedhėn e proceseve tė sotme, do tė gjeni nė kėtė numėr edhe prozė
dhe poezi nga penat mė tė spikatura tė letėrsisė mė tė re shqipe. Si
gjithmonė, revista letrare e elitės sė penave tė reja shqipe, ofron
pėrkthime me cilėsi tė lartė profesionale dhe e orienton lexuesin
drejt vlerave mė tė mira tė letėrsisė sė huaj dhe asaj shqipe.
-
Edicioni i
katėrmbėdhjetė ka kėtė pasqyrė lėnde:
-
-
Intervistė:
-
-
Odisea
Elitis: Arti i poezisė
-
-
Prozė:
-
-
David
Albahar: Fushėloja pėrkthim i Eqrem Bashės
-
Samuel
Beckett: Fundi pėrkthim i Gentian Ēoēolit
-
Leonora
Carrington: Debutantja pėrkthim i Jonila Godoles
-
Philip
Roth: Mbrojtėsi i besimit pėrkthim i Najada Tafilit
-
Valbona
Zhupa: Ngjizja
-
-
Ese:
-
-
Josif
Brodskij: Letėr Horacit pėrkthim i Elvana Zaimit
-
Krzystof
Czyzewski: Shtegu i tokės pėrbri kufirit pėrkthim i Rigels
Halilit
-
Virion
Graēi: Dhia pėrballė
-
Arian
Leka: Zgjatim nė erė
-
Claudio
Magris: Valcellina pėrkthim i Viola Adhamit
-
Jozeph
Roth: Pasagjerėt me bagazhe tė rėnda pėrkthim i Odeta Shametit
-
-
Art:
-
-
Ilir
Pojani: Engjėll Ballina.
-
-
Poezi:
-
-
Sali
Bashota: Katėrmbėdhjetė poezi
-
Josif
Brodskij: Divertismente meksikane pėrkthim i Agron Tufės
-
Michel
Luis Brumaire: Krinika e shpellės etj pėrkthim i Fitim Zekthit
-
Odisea
Elitis: Natyrė e qetė pėrkthim i Romeo Ēollakut
-
Virion
Graēi: Poezi tė pėrzgjedhura 1992-2002
-
Mario
Luzi: Dymbėdhjetė poezi pėrkthim i pėrkthim i Eldon Gjikajt
-
Ezra
Pound: Poezi tė zgjedhura pėrkthim i Edion Petritit
-
Gert
Pashaj: Zjarre kalendarike
-
Parid
Teferiēi: Heqja e karantinės etj
-
-
-
-
Parid TEFERIĒI: Meqenėse sytė, poezi, botoi sh.b
Aleph 2003
-
-
Pas
vėllimit tė parė poetik Bėrė me largėsi, poeti i talentuar,
Parid Teferiēi, boton vėllimin e dytė Meqenėse sytė (Aleph
2003). Ky vėllim i ri i Teferiēit shėnon njė model tė pėrkryer tė
ligjėrimit poetik; nisur prej virtytesh tė shumta artistike, ky
vėllim pėrbėn njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė nė poezinė e re
shqipe krahas vėllimeve poetike tė Rudian Zekthit, Ervin Hatibit,
Arjan Lekės, Ilir Belliut, Gentian Ēoēolit, Romeo Ēollakut etj.
Ėshtė njė libėr qė ndan nė mėnyrė shenjuese periudha e epoka letrare
nė poezinė shqipe. Shumė poezi tė Teferiēit kanė magjinė ti mėsosh
pėrmendėsh e ti pėrsėrisėsh me vete pafundėsisht.
-
-
Romeo Ēollaku: Gjithė diell e natė, poezi, botoi
sh.b Aleph 2003
-
-
Poet,
pėrkthyes e prozator i talentuar, Romeo Ēollaku boton vėllimin e
dytė poetik Gjithė diell e natė, pas vėllimit tė parė Zemėr
virgjine. Karakteri eksperimentues, qashtėrsia e vizionit dhe
kumbi i butė liriko-elegjiak me tonalitete klasike e veēojnė kėtė
vėllim si njė kontribut tė vyer mjeshtėror e estetik nė poezinė e
sotme shqipe.
-
-
Olimbi Velaj: Qenia pasdite, poezi, botoi sh.b
Aleph 2003
-
-
Edhe pėr
poeten Olimbi Velaj ky ėshtė vėllimi i dytė. Ciklet poetike tė
mrekullueshme tė Velajt, vėllimi i saj i parė Dhe ēastet vdesin
nėn akrepa orėsh e sjellin natyrshėm nė vėllimin e dytė Qenia
Pasdite, duke kaluar nė njė ligjėrim mė tė sigurtė poetik,
intonacion mė tė fashitur, thuajse tė diktuar nė konfidecė. Libri
botohet dygjuhėsh shqip-anglisht me pėrkthim tė Ukzenel Buēpapės dhe
me njė pasthėnie nga poeti Myftar Gjana.
-
-
Arben Dedja: I thopėrkuom, poezi, botoi sh.b
Korbi 2003
-
-
Meqė shkoi
kėshtu kjo punė, as Arben Dedja nuk bėn pėrjashtim nga poetėt qė
pėrmendėm mė lart: edhe ai e ka vėllimin e dytė. Dhe shumė tė mirė
bile. Poezia e Dedjes pėrveē eksperimentimit me strukturėn grafike,
arrin tė krijoj trille mė kuptimet dhe sofistikat e pėrftesave
gjuhesore tė dialekteve shqipe, mė shumė si aludime eksplicite
asociative me referenca etnopsiqikėn folklorike shqiptare. Kėtu e
paralajmėrojmė se gjendet nė kufijtė e postmodernizmit, qė siē dihet
ėshtė minė me sahat. Ju ftojmė ta lexoni e tė kėnaqeni.
|
|