| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Reēensioni
-
Kodi i
zbėrthimit tė fshehtėsisė |
|
| |
Ismail Kadare: Pasardhėsi (roman), botoi 55, Tiranė, 2003
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
20 dhjetor 2003 / TN
-
-
Ahmet SELMANI
-
-
a) Tema enigmatike
-
-
Secila temė brenda
vetes ngėrthen njė fshehtėsi tė veēantė e cila, herėt apo vonė,
vetvetiu sikur kėrkon tė zbėrthehet, sidomos atėherė kur krijohen
rrethanat e volitshme ose kur pushojnė mitizimet e shumta.
-
-
Megjithatė, ndryshe
nga kjo, janė edhe disa tema tė tjera tė cilat pothuajse gjithmonė
mbeten enigmatike, pėr shkak se sekziston asnjė lloj kodi pėr tė
depėrtuar brenda tyre, thjesht ai zhduket nga njerėz tė caktuar me
qėllim qė tė krijohet njė fshehtėsi e pėrhershme. Mbase njėra nga
temat e kėtilla ėshtė edhe ajo qė ka tė bėjė me vrasjen ose
vetėvrasjen e ish-kryeministrit komunist tė Shqipėrisė, Mehmet
Shehut mė 14 dhjetor tė vitit 1982, temė kjo tė cilėn Ismail Kadare
e trajton nė romanin e tij Pasardhėsi, brenda tė cilit pėrpiqet tė
krijojė njė kod tė zbėrthimit tė kėsaj enigme mė tė madhe tė
historisė mė tė re shqiptare.
-
-
Sikundėr mund tė
shohim, ndonėse gjendet pėrpara njė realiteti tė mitizuar e tė
shtrembėruar nė tė gjitha mėnyrat e mundshme, temėn nė fjalė ai e
kthjellon me njė qasje tė brendshme dhe tė jashtme, kuptohet nė bazė
tė njė pėrqendrimi horizontal dhe vertikal tė ngjarjeve, pėr ti
ndėrlidhur ato pastaj nė tėrėsinė e vetė ndėrtimit tematik, pikė sė
pari pėr ta vėshtruar si njė enigmė e cila duhet tė shkoqitet
patjetėr, madje qoftė edhe vetėm duke e bėrė tė nėnkuptueshme nė
suaza tė romanit.
-
-
Kjo temė kaq e
ndėrlikuar, sipas gjasash, aq mė tepėr e intrigon autorin, me
synimin pėr ta ringjallur edhe njėherė atė realitet tė kobshėm qė e
tronditi gjithė shoqėrinė shqiptare jo vetėm fizikisht, por edhe
shpirtėrisht, i cili nė shikim tė parė ndoshta mė tepėr duket si njė
fantazi e ēoroditur, sesa si njė realitet i pėrjetuar.
-
-
Kėshtu, mund tė
thuhet se shtjellimi i kėsaj teme brendapėrbrenda veprės bėhet
imperativ artistik i I. Kadaresė, gjė qė nėnkupton kapėrcimin nėpėr
sferat e errėta e tė frikshme tė realitetit dhe tė fantazisė, me tė
vetmin mėtim qė tė ndėrtohet njė pamje e kapshme dhe njė pėrfytyrim
i cili i shėrben sė vėrtetės. Pra, edhe nė kėtė rast bėhet e qartė
se fuqia e artit i tejkalon tė gjitha pengesat qė shfaqen nė
rrafshin e perceptimit real dhe i hap tė gjitha mundėsitė e
nėnkuptimit apo tė kuptimit tė ēėshtjeve konkrete qė kanė tė bėjnė
me njeriun dhe jetėn e tij nė pėrgjithėsi.
-
-
-
b) Kronika
retrospektive
-
-
Meqė kemi tė bėjmė
me njė ngjarje tė kaluar, por ende tė freskėt, mbase ėshtė e
kuptueshme qė leximi i romanit Pasardhėsi tė I. Kadaresė na
ballafaqon me pozicionin e rrėfimit, pėr arsye se ngjarja
pėrcaktohet dhe kundrohet nga njė rrafsh retrospektiv, ku ēdo gjė
ndiqet si njė dėshmi e cila mund tė vihet nė lėvizje dhe tė bėhet
mekanizėm i ēmjegullimit, nė mėnyrė qė tė kristalizohet misteri
tragjik qė e pėrshkon tejendanė kėtė vepėr.
-
-
Prandaj, duke e
konceptuar nga kjo pikėpamje, rrėfimtari jo vetėm qė e aktivizon
kujtesėn e cila i ėshtė rrėnjosur thellė nė vetėdije, por njėherėsh
i bashkon edhe shumė gjėra tė tjera tė cilat, me kalimin e kohės,
kanė dalė nė dritė vetvetiu. Si mbėshtetje kryesore atij i shėrben
realiteti faktik, pėrkatėsisht ajo qė ėshtė ravizuar tė paktėn
formalisht, siē ėshtė vrasja ose vetėvrasja misterioze, e cila ka
mbetur si njė nyje e lidhur dhe qė e ngufat tė vėrtetėn. Ngaqė
ndodhet pėrpara kėsaj sprove tė vėshtirė, ėshtė shumė afėr mendsh se
ndeshet me tė mundshmen dhe tė pamundshmen, me mėdyshjen dhe
ngjasinė, tė cilat pėrplasen nė mėnyrė tė vazhdueshme, herė njėra
duke u bėrė mė e theksuar, e herė tjetra.
-
-
Si e tillė, kjo
ėshtė njė ecje pėrplot ndėrprerje, por pikėrisht pėrmes saj i
nevojitet pėr tė mbėrritur nė krye tė shthurjes, nė njėrėn anė duke
i vendosur motėrzimet zyrtare, komentet e ndryshme tė pėrhapura
brenda dhe jashtė, dhe nė anėn tjetėr duke e ndėrlidhur edhe
atmosferėn e krijuar nga thashethemet. Fundja ky ėshtė njė mozaik i
pashmangshėm qė sendėrtohet me natyrshmėri krijuese, por qė
thelbėsisht shėmbėllen si njė kontekst sa paradoksal, aq edhe i
logjikshėm, sepse tėrė vėmendja dhe kureshtja qė mbizotėrojnė bėhen
faktorėt kryesorė tė pėrshpejtimit tė rrjedhės sė ngjarjeve,
kuptohet duke e shtyrė procesin e ndriēimit tė ēėshtjes drejt pikes
sė nevojshme tė saj.
-
-
Ndaj nė aspektin
struktural romani na duket si njė kronikė dokumentare, por qė
gjithnjė plotėsohet nga intuita, gjykimi dhe imagjinata e pasur e
autorit. Kėshtu, sipas gjithė kėsaj rrjedhe tė ndėrlikuar, faktet
funksionojnė sipas njė logjike tė caktuar, pėrkatėsisht ato sikur
vetėrrėfehen nė njė mėnyrė brenda rrafshit tė romanit, qofshin nga
qeniet e gjalla, qofshin nga objektet e shumta, qofshin edhe nga tė
vdekurit etj.
-
-
Tė gjitha kėto
parakalojnė si dėshmitarė tė mundshėm, me ērast, na lėnė
pėrshtypjen sikur gjenden nė njė seancė tė madhe gjyqėsore, pėr ta
thėnė tė vėrtetėn e tyre qė e bartin me vete, ashtu siē ėshtė, ose
ashtu siē nuk ėshtė. Megjithėse kėto gjėra duken tepėr fragmentare
pėr tė ndėrtuar njė pamje tė plotė tė ndodhisė tragjike,
prapėseprapė konteksti qė e krijojnė ata tė lė tė kuptosh se fjala
ėshtė pėr njė krim tė parapėrgatitur me shumė djallėzi, pėr tu
kryer, nga njėra anė dhe, pėr tu fshehur, nga ana tjetėr.
-
-
Nė thelbin e vet
duket se kjo ėshtė njė kronikė e zezė e cila rrėfehet me shumė
ndjeshmėri shpirtėrore, pėr ti dhėnė forcė mė tė madhe asaj dhe pėr
ta bėrė mė tė gjallė. Pra, autori i pėrfshin tė gjithė ata
personazhė tė gjallė dhe tė vdekur, para sė gjithash duke i zhveshur
nga zmadhimet e krijuara, si dhe duke i bėrė tė flasin drejtpėrdrejt
midis tyre, ose edhe tėrthorazi pėr njėri-tjetrin. Ajo qė shihet nė
kėtė shtrirje ėshtė fakti se gjithēka sillet midis dy motėrzimeve qė
lidhen me krimin: vetėvrasjes ose vrasjes sė Pasardhėsit, tė cilat i
karakterizon e njėjta gjė.
-
-
Nga ky pozicion
vėrehet qartė se romani ndėrtohet nga njė vrojtim retrospektiv, ku
flitet nga rrafshi i njė pėrgjegjėsie morale dhe krijuese, ku
ndeshet realiteti dhe ndėrgjegjja, jeta dhe vdekja, e vėrteta dhe
miti etj. Kėshtu nė kėtė roman rrėfimi merr kuptim ēmistifikues,
sepse hapet si njė dosje e fshehtė, pėr ta zbardhur misterin aq tė
pazgjidhshėm tė historisė mė tė re shqiptare.
-
-
-
c)
Pozicioni real dhe fiktiv i personazheve
-
-
Ndėrthurja e romanit Pasardhėsi bėhet kryesisht nė bazė tė
theksimit tė hapėsirės sė personazheve tė cilėt shfaqen nė mėnyrė
ciklike, sipas njė renditjeje tė shkallėzuar, me shqiptimin real dhe
mitik, si dhe me tėrė ngarkesėn e tyre fatale qė e bartin. Vetė
prania e tyre ėshtė njė dėshmi e nėnkuptueshme e cila asocionon nė
realitetin konkret, ndaj ska si tė duket ndryshe, pėrveēse si njė
zė autentik pėrpara fshehtėsisė qė mbretėron.
-
-
Autori
bėn ēmos qė ti nxjerrė ata nga harresa ose nga mbėshtjellėsi mitik,
sigurisht pėr ti rėndomtėsuar deri nė skajshmėri, me tė vetmin
qėllim qė ti zbulojė hollėsitė shpirtėrore tė tyre, por edhe
veprimet fizike. Me kėto e plotėson vijėn e zhvillimit tė ngjarjeve
tė cilat e pėrshkojnė romanin nė fjalė. Ėshtė shumė e pritshme kur
ata shfaqen nė rrafshin kryesor tė rrėfimit, domethėnė nė suaza tė
njė ndodhie tė kryer, ose nė suaza tė ndodhisė qė do tė kryhet.
-
-
Thjesht
ata ndėrfuten sipas nevojės sė ndėrtimit dhe konceptimit nga ana e
autorit, me kujtimet e tyre, me ėndrrat, ankthet, parandjenjat,
gjykimet, shqetėsimet etj. Dhe si tė tillė flasin nga pozicione
reale dhe irreale, edhe si tė gjallė, edhe si tė vdekur, gjithnjė
duke e plotėsuar rrėfimin nė tė gjitha shtresat dhe nėnshtresat e
tij brenda veprės. Ndėrfutja e tyre bėhet brenda vijės sė ndėrprerė,
mė saktė, aty ku ekziston ndonjė zbrazėtirė e madhe, ose aty ku
ekziston mė sė shumti mjegullnajė, ku patjetėr duhet tė pėrfshihet
ndonjė zė, i cili do tė flake paqartėsinė dhe do tė krijojė njė
gjasė pėr realitetin e kėrkuar. Kur e shikojmė nga kjo pėrmasė,
rrjedhimisht na duket se kufiri midis tė gjallėve dhe tė vdekurve
pothuajse ėshtė i padukshėm, ngaqė brenda situatave tė ndryshme ata
bisedojnė pėr njė ēėshtje tė pėrbashkėt.
-
-
E
gjithė kjo zhvillohet me njė zhdėrvjelltėsi tė natyrshme, thjesht
duke e bėrė qė me lehtėsi tė kalohet nga realiteti nė irrealitet,
ose nga jeta tė shkohet drejt vdekjes, dhe anasjelltas, duke u
zhvendosur pėrsėri nė drejtim tė kundėrt, vetėm e vetėm qė ky
korelacion tė plotėsohet me hollėsi tė mjaftueshme. Nė qendėr tė tė
gjitha ngjarjeve, siē mund tė shihet, ndodhet figura e Pasardhėsit,
ai qė ėshtė dashur tia zėrė vendin Prijėsit, pra ende pa u mbyllur
karriera sunduese dhe diktatoriale e tij. Prandaj, nė gjithė kėtė
vijė rrėfimore vrasja ose vetėvrasja e tij ėshtė preokupim i
vazhdueshėm, mėdyshje e ankthshme pėr personazhet qė janė tė future
nė kėtė kurth tragjik, pėr shkak se tė gjitha hallkat e kėtij
zinxhiri nuk ēojnė askund tjetėr, pėrveēse te njė mallkim fatal i
pėrcaktuar a priori.
-
-
Mjafton
njė ēvijim mė i vogėl pėr tė pėrfunduar te Pasardhėsi, ngase kemi tė
bėjmė me njė vorbull jashtėzakonisht dramatike nė mes tė sė cilės
sillen tė gjithė personazhet, qoftė me praninė e tyre tė drejtė,
qoftė edhe me praninė e zhdrejtė. Pasardhėsi bisedon me vajzėn e
tij, Suzanėn, kjo e dyta flet me tė ėmėn, pastaj ai flet me tė birin
etj., me ērast dalin nė shesh shumė mospjatime, ndėrhyrje,
nėnēmime, nėpėrkėmbje, flijime, vetėrrėnime etj, njėlloj si nė
tragjeditė antike.
-
-
Nga ana
tjetėr flet arkitekti, ministri i brendshėm, Prijėsi etj., tė cilėt
po ashtu pėrplasen nė njė rrafsh tė ēuditshėm dhe absurd, ku
dyshimet bėhen pjesė e jetės sė tyre, intrigat e pėrcaktojnė jetėn
ose vdekjen e tyre, ambiciet e sėmura pėr sundim dhe pushtet
absolut i kalojnė tė gjitha parashikimet e mundshme etj. Domethėnė,
qė tė gjithė shpalojnė situata shumė tė ankthshme, konflikte tė
vazhdueshme midis tyre, tė cilat kanė njė emėrues tė pėrbashkėt,
vrasjen ose vetėvrasjen e Pasardhėsit, pėr tė siguruar njė pėrjetėsi
ose lavdi tė rrejshme pėr vetveten. Nėpėrmjet kthimeve dhe
rikthimeve tė shumta rrėfimore, kėta personazhe herė gjenden nė
vijėn e parė tė veprimit, e herė nė prapavijėn e tij, zakonisht
njėra palė janė kryesorėt, ata qė i kurdisin kėto gracka, dhe pala
tjetėr janė zbatuesit, ata qė i kryejnė kėto.
-
-
Ėshtė
kjo njė hapėsirė shumė e tensionuar me shqetėsimet e personazheve tė
cilėt janė tė detyruar tė sillen nė mėnyrė paradoksale, domethėnė
jashtė arsyes sė shėndoshė dhe logjikės njerėzore. Midis kėsaj vije
sa reale, aq edhe fiktive mungon njė pikė mesatare, gjithēka
shthuret nė mes dy skajshmėrive, asaj qė i thuhet jetė dhe asaj qė i
thuhet vdekje, atij qė e njohim si tė gjallė dhe atij qė e njohim si
tė vdekur, pėr tė ngadhėnjyer absurdi i paimagjinueshėm.
-
-
Thėnė
mė saktė, rrafshi i kėtij romani ėshtė njė hapėsirė e veēantė ku
takohen kėto qenie tė pakrahasueshme, pra aty ku zhduken tė gjithė
kufijtė e tė mundshmes dhe tė pamundshmes, ku fantazia duket si
realitet, dhe ansjelltas, ku realiteti duket si fantazi, mandej ku
nga njėra anė ēmaskohen tiranėt dhe, nga ana tjetėr edhe viktimat,
madje ku edhe vetė Pasardhėsi jep kumtin e vet nga tejbota. Me njė
fjalė, nė kėto marrėdhėnie asnjė nga personazhet nuk shpėton nga
zhveshja e tėrėsishme dhe nga rrėnimi pėrfundimtar. Prandaj, si
rezultat i kėsaj mund tė thuhet se rrėfimi pėrshkohet kryekėput nga
njė frymė ēmistifikuese, sepse autorin e shohim duke e rėndomtėsuar
ēdo gjė qė ka tė bėjė me njeriun dhe realitetin, pėr ta pėrjetuar
atė si njė tė vėrtetė
-
njerėzore e cila e ka tėrėsinė e vet.
-
-
-
ē)
Rrethi i pėrfytyrimit
-
-
Duke
marrė parasysh faktin se nė suaza tė kėtij romani autori trajton njė
temė me karakter historik dhe politik, e cila ndoshta asnjėherė nuk
mund tė zbėrthehet deri nė fund, por qė vetėm mund tė hamendėsohet
si e tillė, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se brenda kontekstit
ndėrtimor duket se ekziston njė rreth provokues. Tė paktėn kjo mund
tė kuptohet nga vetė rrjedha e leximit, e cila vazhdimisht tė fut
nėpėr thellėsitė e mundshme tė ngjarjeve qė shtjellohen, atje ku
mund tė ekzistojė njė e vėrtetė e cila si e tillė vetėm mund tė
lėviz nė rrafshin e ndėrdijes individuale. Thjesht ai rreth i pėrket
strukturės sė nėntekstit qė mund tė pėrfitohet nga leximi i romanit,
qė nxitet vetvetiu gjatė kėrkimit brenda tekstit, mbase si njė forcė
lėvizėse nė qenien tonė.
-
-
Nė tė
vėrtetė ky ėshtė njė rreth pėrfytyrues nė tė cilin parakalojnė tė
gjitha gjėrat e mundshme qė kanė tė bėjnė me vrasjen ose vetėvrasjen
e Pasardhėsit. Krimi qė u bė ndaj tij ėshtė vetėm njė metaforė e
gjerė, brenda sė cilės ngėrthehen tė gjitha llojet e krimeve tė
mundshme tė njerėzimit, qė nga kohėt mė tė lashta e deri nė ditėt e
sotme. Qėllimi ėshtė qė tė zbulohet psikologjia e krimit, mendėsia e
kryerėsve, sjellja enigmatike, fshehja e pėrhershme etj.
-
-
Pikėrisht kėto e zgjerojnė kėtė rreth i cili e nxit aq mė tepėr
ndėrgjegjen tonė, pėr ta ndėrlidhur me ngjarje tė shumta historike
dhe aktuale, mitike dhe reale. Nė qoftė se autori brenda romanit
krijon vetėm kornizėn e krimit, aq sa ka mundur ta pėrfytyrojė ai nė
suaza tė forcės krijuese dhe imagjinative tė tij, atėherė nga
rrafshi i nėntekstit romanėsor krijohen pėrmasat e gjėra tė tij, tė
cilat vetėm mund tė merren me mend si tė tilla.
-
-
Autori
ka ndėrtuar pamjen e mundshme tė tij, duke gjykuar nė bazė tė tė
gjitha shenjave dhe dėshmive, si njė sintezė artistike dhe
imagjinative. Dhe kjo flet qartė se ai e kėrkon tė vėrtetėn deri nė
shtresat e papėrfytyrueshme, qė si e si ta luftojė tė keqen, prej sė
cilės ka vuajtur njerėzimi gjatė tėrė historisė sė vet. Si i tillė,
ky roman e vė nė sprovė ndėrgjegjen njerėzore, pėr ta gjykuar tė
keqen dhe pėr tė nxjerrė mėsim tė pėrhershėm.
-
-
(Botuar
fillimisht te Fjala)
Dėrgoi
Ē. Loloēi
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|