|
19 dhjetor 2003 /
David McAlary / "Zėri
i Amerikės"
Kur teleskopi i ri Spitzer u nis nė muajin
gusht, NASA tha se ai do tė jepte njė pamje tė re tė hapėsirės.
Teleskopi ka detektorė infra tė kuq me ndjeshmėri tė pashembullt pėr
tė kėrkuar pėr objektet mė tė vjetėr dhe mė tė largėt nė kosmos dhe nė
trupa tė ftohtė, tė cilėt qė tė gjithė ndriēojnė nė gjatėsi vale nėn
dritėn e dukshme. Observatori mund tė shikojė objekte tė mbuluara nga
pluhuri, qė nuk bllokon rezatimin infra tė kuq.
Rezultatet e para tani kanė mbrritur dhe
studjuesi Xhovani Fazio nė qendrėn Harvard-Smithsonian pėr
Astro-Fizikat ėshtė shumė i entuziazmuar. Tė dhėnat po na mbrrijnė me
shpejtėsi dhe nė njė mėnyrė tė mrekullueshme, tė cilat janė si njė
ėndėr pėr astronomėt. Ne po jetojmė nė njė botė mrekullish.
Zoti Fazio dhe astronomė tė tjerė zbuluan
imazhe nga observatori Spitzer pėr tė cilat ata thonė se kapėrcejnė
parashikimet e tyre. Pėr shembull, njė instrument ekzaminoi gjatėsi
vale nė njė galaktikė rreth 3 miliardė e 250 milion vite drite larg
dhe zbuloi rrezatim drite, karakteristikė e molekulave organike,
komponentėt qė krijojnė jetėn. Njė vit drite ėshtė distanca qė drita
udhėton nė njė vit, pra drita nga ky burim filloi para mė shumė se 3
miliardė vjetėsh kur toka ishte nė vitet e saj tė para.
Studjuesi i Universitetit Cornell, James
Houck, thotė se ka gjetur molekula organike nė qindra objekte tė
galaktikės sonė Rruga e Qumėshtit dhe nė disa objekte tė tjera jashtė
galaktikės, por asnjėherė nė njė largėsi tė tillė. Megjithatė ai
paralajmėron se zbulimet nuk nėnkuptojnė se jeta ėshtė e pranishme ose
do tė jetė e tillė nė njė tė ardhme tė afėrt.
Ne po shikojmė njė numėr elementesh.
Mendoj se parashikimi i jetės nė bazė tė provave qė kemi tani nuk
ėshtė diēka realiste. Megjithatė, ne kemi arritur rezultat duke gjetur
ekzistencėn e molekulave.
Njė imazh tjetėr dramatik i teleskopit
Spitzer paraqeet yje qė formojnė njė galaktikė spirale. Astronomėt, qė
u mblodhėn nė selinė e NASA-s nė Washington, treguan imazhe tė tjera
tė teleskopit Spitzer, qė demonststrojnė fuqinė e instrumentit pėr tė
kapur karakteristika kozmike tė papara ndonjėherė mė parė.
Teleskopi i hapėsirės Spitzer do tė
ndryshojė mėnyrėn se si do tė punojnė astronomėt. Ata nuk do tė mund
tė karakterizojnė mė njė sistem astronomik nėpėrmjet dritės optike,
dritės ultra violet apo rrezeve iks. Pėr tė kuptuar mėnyrėn se si
funksionojnė gjėrat nė kozmos, astonomėve do tu duhen tė gjitha
dritat.
|