|
-
18 dhjetor 2003 / TN
-
- Intervistoi, Xhevat
UKSHINI
-
Intelektualiteti
rumun ka nevojė pėr referime, edhe nga vepra e Kadaresė. Gjithmonė e
kam konsideruar si parėsore nė preokupimet e mia, studimet mbi
letėrsinė. Sprovat letrare dhe marrja me studime mbi letėrsinė nė
njė gjuhė tė huaj, mė ka bėrė ta ndjej si njė detyrim, pėrkthimin e
letėrsisė sė vendit nga vij. Autorėt e letėrsisė shqiptare qė kam
pėrkthyer gjatė kėtyre viteve nė Rumani janė tė shumtė.
Sipas disa statistikave tė pėrafėrta, jashtė Shqipėrisė sė
brendshme dhe asaj tė jashtme, jetojnė afėrisht 12 milionė shqiptarė
etnikė, duke i pėrfshirė kėtu, edhe shqiptarėt e asimiluar.
Baki
Ymeri pėrbėn njė model jetėsor qė ti pėrkujton modelet e Rilindjes
Kombėtare, njė jetė e martirizuar pėr njė ideal tė lartė. Do tė
pėrmėndja kėtu ndihmesėn e posaēme qė ka luajtur pėr sensibilizimin
e problemit tė Kosovės nė veri tė Danubit, sidomos kur Kosova kishte
nevojė pėr sensibilizimin e saj (1989-1999). Shqipėria XXI ėshtė
njė njė produkt i ri i pasuniversitarėve shqiptarė tė Rumanisė, njė
formulė qė vendin e saj e ka nė hapėsirat shqipfolėse, sepse ėshtė
konceptuar nė gjuhėn shqipe, me ambicje dhe dėshira tė mėdha, pėr tė
krijjuar njė tribunė me njė frymė tė qartė properėndimore, me
pasqyrimin e vlerave filozofike, letrare, eseistike, tė mendimtarėve
mė tė shquar shqiptarė dhe tė huaj.
-
-
Eseist, piktor, pėrkthyes, leksikograf, profesor universitar,
nėnkryetar i parė i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė.
U lind para 40 vitesh (22/2/1962), nė Pogradec. Studimet e larta
albanistike i kreu nė Tiranė (1987). Gjatė vitit universitar
1989-1990 kryen njė kurs pasuniversitar pėr Gjuhėsi e Stilistikė
(Universiteti i Tiranės). Mė 1995-1996 kreu njė kurs pasuniversitar
(master) pranė Universitetit tė Bukureshtit (Katedra e Teorisė sė
Letėrsisė dhe Letėrsisė sė Krahasuar). Nė kuadrin e Universitetit tė
Bukureshtit (Katedra e Letėrsisė sė Krahasuar), para dy vitesh
pėrfitoi titullin doktor i shkencave filologjike (Magna
cum laudae) duke mbrojtuur me sukses tė lartė, tezėn e
doktoratės "Ndjenja e mallit nė
poezinė popullore dhe tė lavruar shqiptare e rumune".
-
-
Ėshtė
pedagog i gjuhės shqipe nė Universitetin e Bukureshtit, kryeredaktor
i revistės sė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė Shqiptari/Albanezul,
si dhe kryredaktor i revistės universitare me konotacione
perėndimore Shqipėria XXI. Nė Bukuresht, Tiranė dhe Shkup, ka
botuar librat me studime: Ndjenja e mallit tek Asdreni,
Poradeci, Kuteli(1999), Tekstualizėm dhe stil (2000),
Pėrmasa moderne nė letėrsinė shqipe(2001). Ėshtė koautor i
veprės monumentale Fjalorit shqip-rumanisht (2003), i njė doracaku
pėr pėrvetsimin e shqipes dhe tė rumanishtes Ghid de conversatie
albanez-roman (2002), pėrkthes i Kadaresė nė gjuhėn rumune, si dhe
i njė serė librash tė pėrkthyer nga shqipja nė gjuhėn rumune dhe
anasjelltas.
-
-
Xh.
Ukshini:
Zoti Topēiu! Kohė mė parė, nė kuadrin e ambasadės
shqiptare tė Bukureshtit, u promovua fjalori voluminoz
Shqip-Rumanisht. Ju jeni njėri nga tre autorėt e tij. Cila ėshtė
rėndėsia e kėsaj vepre leksikografike, dhe si ėshtė pritur ajo nga
publiku rumun?
-
-
Luan
Topēiu:
Nuk ėshtė aq lehtė tė flasėsh pėr veprėn tėnde, ngase ekziston
nevoja pėr mirėkuptim dhe modesti. Fjalori Shqip-Rumanisht ėshtė i
pari fjalor dygjuhėsh i tipit akademik, me rreth 40.000 fjalė, dhe
me rreth 55.000 shprehje, proverba, idioma etj. Ėshtė njė monument
qė ofron njė gamė tė gjėrė termash, nga tė gjitha lėmitė e dijes dhe
veprimtarisė njerėzore, fjalė tė vjetra, qė hasen vetėm nė letėrsinė
orale, krahinarizma, arkaizma, neologjizma, qė kanė depėrtuar nė
shqipen e sotme nė dhjetėvjeēarėt e fundit.
-
-
Nė
historinė e leksikografisė shqipe dhe asaj rumune, ka munguar njė
vepėr e kėtillė. Nga gjysma e dytė e shekullit tė XX, nė historinė e
leksikografisė sė tė dy popujve, seria e fjalorėve dygjuhėsh po
plotėsohej. Kėshtusoj, u botuan njė sėrė fjalorėsh, qoftė tė gjuhėve
tė qarkullimit ndėrkombėtar, qoftė tė gjuhėve mė tė vogla. Mungesa e
kėtij fjalori bėhej dhe mė i pakuptimshėm, po tė kemi parasysh
veprimtarinė e shoqėrive shqiptare gjatė Rilindjes Kombėtare
Shqiptare nė Rumani, si dhe interesin e vjetėr tė studjuesve te
huaj, shqiptarė e rumunė, mbi historinė dhe origjinėn e kėtyre dy
gjuhėve.
-
-
Fjalori ėshtė pritur me kėrshėri tė madhe nga njė grup i madh tė
interesuarish, studjues, studentė, pėrfaqėsitė diplomatike nga tė
dyja krahėt, rumunė me origjinė shqiptare, lexues tė thjeshtė, etj.
Nė promovimin e tij morėn pjesė personalitete tė shquara tė jetės
kulturore dhe universitare tė Rumanisė, diplomatė dhe pėrfaqėsues tė
diasporės. Fjalėn e rastit e mbajti prof. universitar, dr. Grigore
Brancus (Brėnkush), gjuhėtar i shquar rumun, albanolog me kontribute
tė jashtėzakonshme nė fushėn e relacioneve linguistike
rumuno-shqiptare. Marrėdhėniet midis kėtyre dy gjuhėve janė parė me
interes tė posaēėm nga pothuajse tė gjithė gjuhėtarėt qė i ka
preokupuar shqipja dhe rumanishtja nė kuadrin e gjuhėsisė
ballkanike, qė nga Hahni, N. Jokli, G. Weigandi, A. Philipides,
Thunman, Xhuvani, Ēabej, Demiraj, Brėnukush, etj. Por, kam bindjen
se fjalori do tė luajė njė rol tė dobishėm dhe pėr ata qė merren me
folklor, etnografi, antropologji etj. Fakti qė fjalori ėshtė botuar
nė Shtėpinė Botuese mė tė madhe tė kėtij vendi, e cila disponon njė
sistem tė gjėrė e tė shpejtė tė shpėrndarjes sė librit, bėn qė gjuha
shqipe tė hyjė nė vemendjen e lexuesit rumun, tė kapė vlerėn dhe
rėndėsinė qė i takon. Eshtė njė vepėr pėr tė cilėn janė shkrirė disa
dekada, njė punė kolosale qė ka kėrkuar vetėmohim, pėrgjegjėsi
profesionale dhe shumė durim.
-
-
Xh.
Ukshini:
Ju jeni njėkohėsisht edhe kryeredaktori i dy revistave tė
rėndėsishme qė sot botohen nė kryeqytetin rumun, i revistės
Albanezul-Shqiptari dhe i revistės universitare Shqipėria XXI.
A do tė mund tė na flisnit diēka pėr historikun, pėrmbajtjet qė
trajtojnė dhe fizionomitė e kėtyre revistave?
-
-
Luan
Topēiu:
Shqiptari i Bukureshtit ėshtė njė organ shumė i rėndėsishėm nė
historinė e shtypit shqiptar. Krijimi i tij daton nė vitin 1888,
themeluar nga Nikolla Naēo si organ i shoqėrisė Drita. Botimi
i kėsaj gazete si dhe aktivimi i shoqėrive kulturore e patriotike
shqiptare tė Rumanisė, roli i tė cilave nė historinė politike dhe
kulturore tė vendit tonė ėshtė njė fakt tepėr i njohur, do tė
vazhdonte deri mė 1953, vit kur do tė ndaloheshin nė mėnyrė abuzive
nga regjimi komunist i atėhershėm. Pas Revolucionit tė Dhjetorit tė
1989-ės dhe instalimit tė njė regjimi demokratik, nė Rumani u
krijuan tė gjitha mundėsitė pėr tė rimarrė traditat e kėtij
komuniteti. Nė kėtė kontekst, falė prof. Xhelku Maksutit, do tė dalė
nė dritė dhe do tė vazhdojė traditėn revista Albanezul
(Shqiptari), seria e re e Shqiptari-t tė Naēos. Nė faqet e tij,
pasqyron nė rradhė tė parė jetėn e Bashkėsisė Kulturore tė
Shqiptarėve tė Rumanisė, organ i sė cilės ėshtė, si dhe kulturėn
shqiptare nė pėrgjithėsi. Ai pasqyron, gjithashtu, evenimente tė
mėdha politike e kulturore qė ndodhin nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni
dhe hapėsirėn shqiptare nė pėrgjithėsi. Revista ėshtė dygjuhėshe,
rumanisht dhe shqip.
-
-
Versionin rumanisht e konsiderojmė si tejet tė rėndėsishėm pėr
afirmimin e shpirtit shqiptar nė vero tė Danubit, pėr njohjen e
kulturės shqiptare prej lexuesve rumunė. Shqipėria XXI occident
ėshtė njė revistė politiko-kulturore, njė revistė e lirė qė
financohet nga vetė redaksia dhe shpėrndahet falas, njė produkt i ri
i pasuniversitarėve shqiptarė me studime nė Rumani dhe nė Sh.B.A,
Kanada etj. Eshtė njė formulė qė vendin e saj e ka nė hapėsirat
shqipfolėse, sepse ėshtė konceptuar nė gjuhėn shqipe. Ambicjet janė
shumė tė mėdha, dėshira e gjithė ekipit ėshtė tė krijojmė njė
revistė elitare, me njė frymė tė qartė properėndimore, ku tė gjejnė
pasqyrimin e tyre mendimet filozofike, letrare, eseistike tė
mendimtarėve mė tė shquar shqiptarė, perėndimorė e mė gjėrė.
-
-
Xh.
Ukshini:
Nė Bukuresht vepron qė prej shumė vitesh edhe letrari,
publicisti, pėrkthyesi dhe veprimtari nga Shipkovica e Tetovės, z.
Baki
Ymeri, i cili po ashtu ėshtė i lidhur me gazetėn qė drejtoni Ju. Si
do ta karakterizonit atė nė 55 vjetorin e lindjes dhe 33 vjetorin e
veprimtarisė kulturore e kombėtare?
-
-
Luan
Topēiu:
Me poetin, pėrkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri, njihem dhe
bashkėpunoj prej rreth 10 vjetėsh. Aktualisht ai ėshtė sekretar i
pėrgjithshėm i gazetės Shqiptari. Zėri i tij ėshtė i pranishėm nė
gjithė hapėsirat shqiptare, sepse mendoj se ka tejet tė zhvilluar
ndjenjėn qytetare tė atdhetarizmit, dhe ėshtė njė gazetar aktiv qė
reaksionon pėr probleme tė ndryshme qė lidhen me kulturėn tonė, me
politikat ballkanike, e mė gjėrė. Nė 55 vjetorin e tij do tė ishte
mirė qė gjithkush nga ne tė kujtohemi pėr njė jetė tė shkrirė pėr
shqiptarizėm, pėr tė mbledhur qindra materiale arkivore mbi tė
kaluarėn e komunitetit shqiptar nė Rumani, pėr tė botuar mbi njėmijė
artikuj mbi diasporėn shqiptare, pėr njė njeri qė jetėn personale e
ka shkrirė nė funksion tė kulturės kombėtare. Baki Ymeri pėrbėn njė
model jetėsor qė ti pėrkujton modelet e Rilindjes Kombėtare, njė
jetė e martirizuar pėr njė ideal tė lartė. Do tė pėrmėndja kėtu
ndihmesėn e posaēme qė ka luajtur pėr sensibilizimin e problemit tė
Kosovės, nė veri tė Danubit, veēanėrisht gjatė dhjetėvjeēarit tė
fundit, nė kohėn kur Kosova kishte nevojė pėr sensibilizimin e saj
(1989-1999).
-
-
Xh.
Ukshini:
Mitrush Kuteli njihte dy Shqipėri, Shqipėrinė e
brendshme, torzon londineze, dhe atė tė jashtme, viset shqiptare nėn
sovranitetin e shteve fqinje. Ju kėtyre dy koncepteve kulturore dhe
politike iu keni shtuar edhe Shqipėrinė e tretė, atė tė diasporės
shqiptare. Ēka mund tė bėjė kjo Shqipėri e tretė qė shqiptari tė mos
ndihet i poshtėruar, i nėpėrkėmbur, i dyshimtė dhe i pėrbuzur?
-
-
Luan
Topēiu:
Sipas disa statistikave tė pėrafėrta, jashtė Shqipėrisė sė brendshme
dhe asaj tė jashtme, jetojnė afėrisht 12.000.000 shqiptarė etnikė,
prej tyre, fatkeqėsisht, shumė tė asimiluar. Nuk mund tė neglizhohet
kjo sasi numerike, por dhe cilėsisht, sepse kultura shqiptare i
detyrohet ndihmesės madhore tė shqiptarėve qė kanė jetuar jashtė
trojeve. Akėcili, qė ka njė ndjenjė tė qartė identiteti, mund tė
ndihmojė pėr ngritjen e imazhit tė shqiptarit, si njė qytetar i
denjė europian, me bėma europiane, me akte europiane, me kulturė
europiane, me sjellje europiane, me mbrojtje tė vlerave tė
kontinentit ku jetojmė. Shpesh herė jemi viktima tė njė paragjykimi
nga tė huajt, shpesh jemi ne fajtorė pėr imazhin tonė. Eshtė e
dėmshme tė konsiderosh veten si mbipopull, as ta nėnvleftėsosh veten
dhe tė vuash nga kompleksi i inferioritetit. Populli ynė ėshtė dhe
duhet tė konsiderohet, prej nesh dhe prej tė tjerėve, njė popull
normal, me nobelistėt e vet, me heronjtė e vet, me artistėt e vet
dhe me pjesėn mė pak tė nderuar tė tij.
-
-
Revolucioni mė i madh i njė populli ėshtė tė shohė nė brendėsinė e
tij, ta pranojė e tė luftojė pėr emancipimin e tij, tė mbjellė
tolerancėn dhe mirėkuptimin ndaj popujve tė tjerė, tė emancipojė
gruan, tė ketė kujdes pėr rininė qė tė rritet e shėndetshme dhe e
pastėr shpirtėrisht, me ndjenja tė forta tė identitetit etnik, por
dhe tė pėrkatėsisė europiane e pro vlerave demokratike perėndimore.
Duhen gjetur ēelėsat dhe mekanizmat e njė programi e njė lėvizjeje
brenda nesh pėr modernizim tė jetės, tė mentalitetit, tė ekonomisė,
tė kulturės, tė shoqėrisė civile. Ne, shqiptarėt, nė kėtė kapėrcyell
mijėvjeēarėsh, kemi fituar njė pozitė shumė tė favorshme, falė
politikės e pėrkrahjes tė vendeve demokratike perėndimore, njė
pozitė qė nuk e kemi patur prej qindra vjetėsh. Gjuha shqipe ėshtė
gjuhė zyrtare nė tre vende (nė Shqipėrinė e brendshme dhe atė tė
jashtme, por dhe gjuha shpirtėrore e Shqipėrisė sė tretė). Nuk
duhet tė harrojmė pėrkatėsinė dhe shortin tonė gjeografik e
shpirtėror europian, destinacioni europian ėshtė provokimi ynė dhe
trofeja e fitores qė e meritojmė plotėsisht.
-
-
Xh.
Ukshini:
T`i kthehemi letėrsisė. Rreth dy muaj mė parė ishte nė
Rumani shkrimtari ynė Ismail Kadare. Kush e ftoi atė dhe si u prit
ai nė Rumani, nga lexuesi dhe kritika?
-
-
Luan
Topēiu:
Nė mujin shtator tė kėtij viti, nėn patronatin e Lidhjes sė
Shkrimtarėve tė Rumanisė, nė Bukuresht dhe nė Neptun, qytezė nė breg
tė Detit tė Zi, u mbajt festivali i dytė ndėrkombėtar Ditėt dhe
netėt e letėrsisė (18-24 shtator). Ishin tė ftuar njė numėr i madh
shkrimtarėsh nga vendi e bota, ndėr tė cilėt edhe tre kandidatė tė
Ēmimit Nobel pėr letėrsi (Ismail Kadare, Amos Oz nga Izraeli,
portugezi António Lobo Antunes, etj.). Vizita e Ismail Kadaresė u
kthye nė njė eveniment kulturor dhe njė rast i shkėlqyer pėr tė
kthyer vemendjen nga Shqipėria dhe shqiptarėt. Pothuaj, tė gjitha
gazetat e pėrditshme i kanė kushtuar shkrime tė gjata, intervista
dhe referime veprės sė Ismail Kadaresė. Nuk dua tė relatoj pėr
lexuesin e Zėrit mungesat nė fushėn e organizimit tė Festivalit,
akordimit tė ēmimeve, thirrja e tre shkrimtarėve tė nominalizuar pėr
ēmimin Nobel dhe akordimit tė ēmimit sipas njė hierarkie tė
dyshimtė, e pėr mendimin tim, tė panevojshme. Vlerėsimin mbi Ismail
Kadarenė po e sjell duke cituar njė fragment nga fjala e Eugen
Uricaru-t, kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, me rastin
e dorėzimit tė Trofesė sė Festivalit shkrimtarit tonė: Si
personalitet i pėrmasave botėrore, Ismail Kadareja ėshtė njėri nga
ato modele tė rralla tė suksesit, qė u japin shpresė shkrimtarėve tė
gjuhėve tė vogla, se do tė arrijnė ndonjėherė, me talent, durim dhe
fat, tė mundin indiferencėn natyrore tė perandorive tė mėdha
gjuhėsore.
-
-
Ismail
Kadare ka arritur ta bėjė tė njohur, madje edhe ta imponojė dhe
pėrfitojė respektin dhe simpatinė e miliona njerėzve ndaj universit
shqiptar...Romani i tij i jashtėzakonshėm Gjenerali i ushtrisė sė
vdekur, i paralajmėroi krejt botės zbulimin e njė bote qė
ekziston qė nga kohėrat e pakuptueshme, por qė sishte e njohur. Jo
pėrherė, mosnjohja u pėrket atyre qė shikojnė, ajo mund tė jetė edhe
faji i atyre qė presin tė duket. Ismail Kadareja ėshtė ai qė
pat guxuar dhe arriti ta tėrheqė vėmendjen ndaj botės sė tij, tė
popullit tė tij, tė kulturės shqiptare, por derisa librat e tij,
pėrmbi 50, qenė shkruar dhe botuar, derisa ato depėrtuan nė
qarkullimin normal tė kulturės ndėrkombėtare, miliona njerėz e
kuptuan se sa shumė gjėra, pėrfytyrime, ide, ndjenja, mungonin nė
universin nė tė cilin e ndjenin veten aq mirė dhe aq komodė. Botimi
i Kadaresė nė skenėn e parė tė kulturės botėrore, ishte njė sukses
tė cilin tė gjitha letėrsitė ballkanike, sidomos ajo rumune, e
konsideronin si suksesin e vet. Ia kemi borxh Kadaresė krejt atė qė
u pėrket zbuluesve tė tokave. Librat e tij e bėnė botėn mė tė gjerė,
mė pėrfshirėse, ndėrsa letėrsia botėrore u pasurua me njė dritė tė
re me dritėn shqiptare, drita qė vjen nga Ballkani (revista 22,
nr.707, f. 6).
-
-
Xh.
Ukshini:
Ju jeni njėri nga pėrkthyesit, por edhe njėri nga ata qė ka
shkruar mjaft nė shtypin rumun pėr e veprėn e Kadaresė.Cilat janė
vėshtirėsitė e njė pėrkthyesi qė pėrkthen nga shqipja nė njė gjuhė
tjetėr, nė kėtė rast nė rumanisht?
-
-
Luan
Topēiu:
Pėr hir tė sė vėrtetės ėshtė mirė qė pėrkthyesi tė pėrkthejė nga
gjuha e huaj nė gjuhėn amtare. Nė cilėsinė e pėrkthyesit, unė bėj
pjesė si njė pėrjashtim nga rregulli. Por, duke pasur parasysh
autorėt shqiptarė qė kam pėrkthyer nė rumanisht paleta ėshtė bėrė
mjaft e gjėrė. Mendoj se komunikimi mes kulturave ėshtė rruga mė e
sigurt pėr tė siguruar miqėsinė mes popujve. Njohja e kulturave
gjegjėse dhe ofrimi i tyre nga njohės tė mirė tė gjuhėve pėrkatėse
ėshtė njė nevojė dhe pėrbėn njė domosdoshmėri. Si vend i vogėl, atė
qė mund tė ofrojmė mė mirė tė huajve, ėshtė kultura. Nė kėtė
kontekst kam botuar njė sėrė studimesh dhe ese mbi veprėn e Ismail
Kadaresė nė organet letrare qendrore tė Rumanisė. Gjithmonė e kam
konsideruar si parėsore nė preokupimet e mia studimet mbi letėrsinė.
Sprovat letrare dhe marrja me studime mbi letėrsinė nė njė gjuhė tė
huaj mė ka bėrė ta ndjej si njė detyrim pėrkthimin e letėrsisė tė
vendit nga vij. Autorėt e letėrsisė shqiptare qė kam pėrkthyer gjatė
kėtyre viteve nė Rumani janė tė shumtė, duke filluar me
Mitrush Kutelin, e me pas Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Faik
Konica, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevair Spahiu, Agim Isaku,
Visar Zhiti, Dhimitėr Pojanku, Rexhep Qosja, Sabri Hamiti, Bardhyl
Londo, Resul Shabani, Eqrem Basha, Martin Camaj, Teuta Arifi, Murat
Isaku, Shaip Emerllahu, Bashkim Shehu, Milianov Kallupi etj.
-
-
Pėrkthimet e letėrsisė shqiptare fillojnė me libra autorėsh dhe deri
nė cikle poezish apo novela, tregime, ese etj, tė botuara kėto nė
organet e shtypit tė specializuar nė Rumani. Kėshtu mund te veēoj
novelėn E madhe ėshtė gjėma e mėkatit e Mitrush Kutelit,
botuar nė revistėn prestigjoze Secolul XX, organ i Lidhjes
sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, novelat Qorrfermani, si dhe Piramida
tė Ismail Kadaresė janė botuar nė Contemporanul, idee europene,
vėllimi Psalm i Visar Zhitit ėshtė botuar nė Shtėpinė
Botuese (Orient -Occident), vėllim i cili ėshtė konsideruar si njė
zbulim nga kritika rumune. Po kėshtu, kanė parė dritėn e botimit nė
rumanisht novela tė Ernest Koliqit, vėllime poetike tė Resul
Shabanit, Dhimitėr Pojanakut, Milianov Kallupit, etj. Sė fundi
Shtėpia Botuese Polirom, njė nga mė tė fuqishmet sot nė
Rumani, botoi romanin Shkopi tė Agim Isakut nė koleksionin e
shkrimtarėve mė tė mirė bashkėkohorė tė Europės Qendrore. Botimi i
kėtij romani shėnon njė sukses tė merituar tė prozės moderne
shqiptare. Prej disa vitesh punoj pėr pėrgatitjen e njė antologjie
tė poezisė shqipe dhe jam nė finalizim tė saj eventualisht mund tė
pėrgatis dhe njė antologji tė prozės shqiptare.
-
-
Xh.
Ukshini:
Sa ėshtė i njohur Kadareja dhe letėrsia shqipe nė
Rumani?
-
-
Luan
Topēiu:
Pa dyshim, Kadareja ėshtė autori mė i lexuar, mė i admiruar dhe mė i
njohur nė kėtė vend. Veprat kryesore tė tij, janė tė pėrkthyera nė
gjuhėn e Emineskut, dhe vazhdojnė tė botohen. Ajo qė ėshtė mė e
rėndėsishme, ėshtė fakti se lexuesi rumun e ēmon shumė veprėn e tij.
Intelektualiteti rumunė, kanė nevojė pėr referime, edhe nga vepra e
Kadaresė. Letėrsia shqipe, gjithė e mė shumė, bėhet mė e njohur nė
Rumani, dhe atė falė numrit tė madh tė intelektualėve shqiptarė qė
jetojnė nė kėtė vend. Falė ekzistencės sė Bashkėsisė sė Shqiptarėve
tė Rumanisė, numri i pėrkthimeve nga autorėt shqiptarė ėshtė rritur.
Shtėpitė botuese prestigjioze, janė duke i kushtuar njė vemendje tė
posaēme letėrsisė shqiptare. Sigurisht, kjo njohje ėshtė ende e
pamjaftueshme. Letėrsia shqiptare meriton mė shumė, dhe ka ēfarė tė
ofrojė. Shumė botime nga letėrsia shqipe bėhen nė tirazhe shumė tė
vogla, sa pėr tu a dhuruar autorėve shqiptarė, qė ti ngopin me
lugė tė zbrazėt, gjoja se po marrin pjesė nė botė, me antologji apo
vėllime. Pėrpos autorėve qė marrin pjesė nė to, askush nuk di gjė
pėr daljen e librave tė tyre. Eshtė njė lojė e rrezikshme qė kryhet
pėr tė fituar njė kapital simpatie nga shkrimtarėt viktima. Nė
fakt, as letėrsia shqiptare, dhe askush nga autorėt, nuk ka nevojė
pėr njė hipokrizi tė kėtillė editoriale.
-
-
Xh.
Ukshini:
A mund tė na flisni diēka mė shumė rreth veprimtarisė
Suaj universitare?
-
-
Luan
Topēiu:
Jam prej disa vjetėsh profesor bashkėpunėtor i Universitetit
Shtetėror tė Bukureshtit, ku jap ligjėrata-seminare gjuhėsie dhe njė
kurs praktik tė gjuhės shqipe pėr studentėt rumunė qė ndjekin
masteratin nė specialitetin historia dhe struktura e gjuhės
rumune, profesioni im i vėrtetė mbetet letėrsia e mė konkretisht
studimi i letėrsisė. Jam specializuar nė Teori letėrsie dhe letėrsi
tė krahasuar. Kam mbrojtur tezėn e doktoratės nė letėrsi tė
krahasuar, me tezėn: Ndjenja e mallit nė letėrsinė popullore
dhe tė lavruar shqiptare dhe rumune, njė studim tematik
krahėsimtar i ndėrtuar nė disa rrafshe nė dy letėrsi lehtėsisht tė
pėrqasshme, qė janė zhvilluar nė njė terren historik tė ngjashėm dhe
pothuaj nėn shenjėn e tė njėjtės matricė stilistikore.
-
-
Xh.
Ukshini:
Po studimet Tuaja nė letėrsinė krahasimtare?
-
-
Luan
Topēiu:
Letėrsia e krahasuar mbetet njė lėmi qė meriton gjithė pėrpjekjet tė
zhvillohet gjėrėsisht. Letėrsia krahasimtare ėshtė njė shkencė nė
pjesėn mė tė madhe franceze; me njė tė kaluar tė shkėlqyer dhe
perspsektiva tė gjėra pėr tė ardhmen. Letėrsia e njė vendi, krahas
gjykimit brenda njė gjuhe e kulture, duhet tė bėhet e njohur dhe
njėherazi tė gjykohet nė areale mė tė gjėra gjuhėsore e kulturore.
Nė kuadrin e letėrsisė shqiptare, zbulojmė kontakte me letėrsi tė
tjera. Historia e letėrsisė duhet tė merret nė mėnyrė konstante me
ndikimet, imitimet dhe huazimet. Duke studjuar letėrsinė rumune kam
zbuluar konkordanca me letėrsinė shqiptare, qofshin ato nė letėrsinė
orale apo tė lavruar, veēanėrisht ndėr shkrimtarėt qė kanė pasur
kontakte me kėtė letėrsi dhe qė kulturalisht janė formuar nė tė. Kam
botuar njė libėr dygjuhėsh: Sentimentul dorului la/ Ndjenja e
mallit tek Asdreni, Poradeci, Kuteli, FED, Bukuresht 1999, po
kėshtu ėshtė nė proēes botimi njė libėr tjetėr qė mund tė
inkuadrohet nė letėrsinė krahasimtare Paradigmat e vetmisė nė
poezinė shqiptare dhe rumune, Cartea Universitara,
Bukuresht, njė version tė sė cilės po e pėrkthej dhe nė shqip.
-
-
Xh.
Ukshini:
Cili ėshtė statusi i kritikės letrare nė historinė e kulturės?
Cili ėshtė raporti i kritikės me veprėn letrare? Si ndikon kritika
nė zvogėlimin apo rritjen e vlerės sė veprės letrare?
-
-
Luan
Topēiu:
Nė historinė e letėrsisė botėrore, kanė rezistuar mė shumė
shkrimtarėt; kritikėt, pavarėsisht nga pozita e tyre e kohės, kanė
humbur. Zėri i shkrimtarėve autentikė ka mbijetuar mė mirė nė kohė,
ka mė shumė jetėgjatėsi dhe rezonancė mė tė gjėrė sesa ai i
kritikėve. Homeri, Sofokliu, Ovidiu, Dante, Shakespeare, Balzaku,
Dostoievski mbeten mė tė njohur sesa Sainte-Beuve, Taine, Faguet,
Mehring etj. Historia e letėrsisė ka konfirmuar faktin se Virgjili
nuk anulloi Homerin, Hugo-i nuk ka mėnjanuar Corneille-n, apo
Dostoievski-Balzakun, Migjeni-Lasgushin, Kadareja-Agollin etj.
Historia e ideve demonstron megjithatė qė Croce-ja ka ndihmuar nė
zvogėlimin e rėndėsisė sė Saint-Beuve-t, Lanson nė atė tė Taine-t e
kėshtu me radhė. Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XX, si dhe
sot, vihet re njė dukuri e re nė konceptimin e kritikės qė e dallon
kėtė nga kritika qė gjykon vetėm veprėn letrare. Eshtė ajo qė do tė
thotė Roland Barthes-i, i cili e ka shpallur nė mėnyrė publike dhe
pa asnjė retiēencė se pėrēapja kritike, e konceptuar si njė sistem
subjektiv lėēitjeje, kap vlerat e njė akti krijimi, qė e transformon
objektin qė merr nė analizė nė njė pretekst shpikjeje tė njė
ligjėrimi tė ri, relativisht autonom. Njė lojė e tillė e pastėr e
inteligjencės nuk mund tė gėzojė njė audiencė tė gjėrė publike,
kritika fillon tė shkruhet pėr kritikėt apo pėr njė grup shumė tė
vogėl shkrimtarėsh.
-
-
Xh.
Ukshini:
Nė hapėsirėn shqiptare, vėrejmė sot, shumė shkrime
komentuese veēanėrisht nė shtypin e pėrditshėm dhe shpesh
klasifikohen si kritikė. A e mbulon kjo kategori shkrimesh
kritikėn letrare tė specializuar?
-
-
Luan
Topēiu:
Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit XX, u bė njė dallim i qartė
midis kritikės sė gazetave dhe kritikės si sistem; konfigurohen nė
radhė tė parė dy gjuhė, dy mėnyra tė ndryshme trajtimi tė tekstit
letrar. Kritika e gazetave mbetet ajo me njė gjuhė tradicionale
ndėrsa ajo me sistem modifikon nė mėnyrė tė vazhdueshme gjuhėn, nė
funksion me progreset e realizuara nga disiplinat nga merren hua
konceptet bazale. Mendoj se nė kritikėn e shkruar nė gjuhėn shqipe
mbetet problem kritika si sistem.
-
-
E para
duket se ia ka zėnė vendin tė dytės dhe pėr pasojė njė hallkė e
dobėt e proēesit letrar, sot nė Shqipėri, mbetet kritika letrare.
Kritika shqiptare, megjithė pėrparimet e bėra nė kėtė dhjetėvjeēar
tė fundit, mbetet ende anemike. Ndihet njė ēoroditje, shpesh kritika
ėshtė klientelare, joprofesionale, kaotike, e paprinciptė dhe e
kryer nė mė tė shumtin e rasteve nga gazetarė tė kulturės. Tekstet
kritike nuk ndėrtohen as me termat operacionalė tė lėmisė, por
kryesisht duke pėrdorur njė gjuhė druri, me lavde ose fyerje, sharje
e konsiderente ekstraletrarė e estetikė. Nuk mund tė flasim pėr
mungesė tradite nė kėtė lėmi, as pėr mungesėn e njerėzve tė shquar,
as nga ndonjė rezultat sporadik, por, mendoj nė pėrgjithėsi, nė
vitet e fundit kritika jonė letrare ėshtė e asfiksuar nga
provincializmi.
-
-
Kam
pėrshtypjen se kritika shqiptare duhet tė reformohet ende, tė ndjekė
procesin letrar dhe tė risistemojė e tė rishohė vlerat letrare tė
krijuara nė kohė, pėr tė dhėnė mė nė fund mendimin e saj mbi
hierarkinė kombėtare tė vlerave letrare. Ėshtė njė e drejtė
legjitime dhe morale qė brezi i ri i studjuesve duhet ta ushtrojė.
-
-
Xh.
Ukshini:
Nė bazė tė asaj qė lexojmė e dėgjojmė, duket se jeni duke
dhėnė kontribute tė larta, pėr ndėrlidhjen e Shqipėrisė me Rumaninė.
Cila ėshtė perspektiva botuese, e zotit Topēiu?
-
-
Luan
Topēiu:
Po nga Shtėpia Botuese Polirom. bashkė me Ana Melonashin dhe
Renata Topēiun, jemi duke e botuar edhe njė fjalor tjetėr, kėsaj
rradhe Rumanisht-Shqip, me rreth 50.000 fjalė-tituj, edhe i tipit
akademik, me tė njėjtėn strukturė si ai Shqip-Rumanisht, qė e pa
dritėn e botimit, nė prag tė Ditės sė Flamurit (2003). Punimi i
pėrfunduar ka hyrė nė proēes botimi. Presi, tė dalė njė studim
monografik (rumanisht), nė Shtėpinė Botuese Editura Universitara.
Ėshtė fjala pėr librin Paradigmat e vetmisė nė poezinė shqiptare
dhe rumune, pastaj njė ribotim nė Shqipėri, tė monografisė mbi
veprėn poetike tė Lasgush Poradecit (Tekstualizėm dhe stil).
Punoj poashtu pėr pjesėn e dytė tė librit Pėrmasa moderne nė
letėrsinė shqiptare, libėr me studime dhe ese pėr letėrsinė
shqiptare. Jemi nė pėrfundim, dhe po e pėrgatisim pėr botim librin
Antologjia e poezisė shqiptare, etj.
-
-
Ju
faleminderit pėr kėtė bashkėbisedim.
-
-
-
(Intervistėn e realizoi:
Xhevat
Ukshini,
redaktor i revistės Albanische Hefte, )
|
|