-
Kuvendi i Kosovės sot miratoi Projektligjin pėr bashkėpunimin me
Tribunalin e Hagės
-
-
Prishtinė, 18 dhjetor 2003-
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, me gjithė vėrejtjet qė patėn, nė
seancėn e sotme miratuan Projektligjin pėr bashkėpunimin me
Tribunalin e Hagės. Pėrfaqėsuesit e grupeve parlamentare
mbėshtetėn nė parim miratimin e kėtij projektligji, duke theksuar
disa mangėsi nė emėrtimin e dokumentit nė fjalė.
-
Fillmisht njė ekspoze lidhur me kėtė projektligj e paraqiti
kryeministri Bajram Rexhepi, i cili tha se me kėtė projektligj
Kosova vazhdon tė pėrfshirjen e saj nė zhvillimet e rendit juridik
ndėrkombėtar dhe integrimin nė strukturat euroatlantike.
-
-
Rexhepi theksoi nevojėn e njė
bashkėpunimi me Tribunalin, duke thėnė se Projektligji do tė jetė
nė funksion tė zbatimit tė drejtėsisė. "Projektligji shpreh
gatishmėrinė e institucioneve tė Kosovės pėr tė bashkėpunuar me
Tribunalin e Hagės dhe kryerjen e obligimeve qė burojnė nga
rezoluta e Kėshillti tė Sigurimit nr. 827/1993", tha ai.
-
-
Sipas Rexhepit "ky projektligj i
mundėson Kosovės qė drejtpėrdrejt tė vazhdojė kontributin nė
vendosjen e paqes dhe stabilitetit nė rajon". Poashtu ai nėnvizoi
se "pėrmes kėtij projektligji synohet vendosja e bashkėpunimit me
Tribunalin e Hagės, pa anashkalim tė institucioneve vendore dhe me
njė rol parėsor tė kėtyre institucioneve", tha ai.
-
Kuvendi sot nuk diskutoi pėr buxhetin e konsoliduar tė Kosovės pėr
shkak tė pėrgatitjeve tė pamjaftueshme tė komisioneve pėrkatėse
parlamentare, por i njėjti do tė shqyrtohet nė seancėn e
jashtėzakonshme tė Kuvendit tė hėnėn e ardhshme.
-
-
-
H.
Holkeri kėrkoi tė shkyēen nga rrjeti ata tė cilėt nuk i kanė kryer
obligimet ndaj KEK-ut
-
-
Kastriot, 18 dhjetor 2003-
Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri vizitoi dje pasdite
Korporatėn Energjetike tė Kosovės nė Kastriot dhe u njoh me
zhvillimet nė kėtė kolektiv tė madh kosovar. Ai tha me kėtė rast
se KEK-u nuk mund tė mbijetojė nėse qytetarėt nuk paguajnė pėr
energjinė e shpenzuar.
-
-
Holkeri kėrkoi qė tė shkyēen nga
rrjeti tė gjithė ata tė cilėt nuk i kanė kryer obligimet ndaj
kėsaj koorporate. Ndėrkaq, udhėheqėsi i KEK-ut Ali Hamiti tha se
vetėm UNMIK-u i ka borxh KEK-u mbi 45 mijė euro.
-
-
-
Havier Solana tha se viti 2004 dhe 2005 do tė jenė me rėndėsi
vendimtare pėr Kosovėn
-
-
Uashington, 18 dhjetor 2003-
Pėrfaqėsuesi i lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri i
Bashkimit Evropian, Havier Solana tha se viti 2004 dhe 2005 do tė
jenė me rėndėsi vendimtare pėr Kosovėn.
-
-
Ai i deklaroi "Zėrit tė Amerikės" se
pas anlizės pėr tė parė se si janė zbatuar standardet komuniteti
ndėrkombėtar do tė jetė nė gjendje tė fillojė tė merret me
ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, gjė qė do tė ndodhė
aty nga viti 2005.
-
Z. Solana i bėri kėto komente nė Uashington gjatė njė takimi tė
Institutit Evropian e cili merret me marrėdhėniet ndėratlantike.
-
Vendet e Ballkanit tha z. Solana e kanė rrugėn tė hapur pėr
integrime evropiane.
-
-
-
Nė
Kėshillin e Sigurimit u theksua se Kosovės i ėshtė dhėnė rasti qė
tė dalė nga hija e errėsirės dhe tė lėvizė pėrpara
-
-
Nju-Jork, 18 dhjetor 2003-
Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė ka diskutuar mbrėmė pėr Kosovėn.
Nėnsekretari i Pėrgjithshėm pėr Paqeruajtje, Zhan Mari Gyeno tha
se domosdoshmėri pėr ēfarėdo diskutimi pėr statusin e ardhshėm tė
Kosovės mbetet arritja e tetė standardeve.
-
Nė kėtė takim u tha se kthimi dhe integrimi i minoriteteve ėshtė
standardi kryesor nė politikėn e OKB-sė pėr Kosovėn - Standardet
para statusit.
-
Zhan Mari Gyeno nė debatin e djeshėm nė KS tė OKB-sė pėr Kosovėn
ka thėnė se ėshtė e qartė se nuk ka afat se procesi i statusit tė
ardhshėm nuk do tė fillojė automatikisht nė datėn e paraparė pėr
rishikim.
-
-
Ai ka thėnė se standardet e tjera
pėrfshijnė funksionimin e institucioneve demokratike, pushtetin e
ligjit, lėvizjen e lirė dhe dialogun me Beogradin. Anėtarėt e KS
shprehėn pakėnaqėsi se njė pjesė e madhe e kėtyre standardeve po
zvarriten. Ata veēanėrisht u bėnė thirrje Prishtinės dhe Beogradit
tė vazhdojnė dialogun e drejtpėrdrejtė.
-
Ambasadori gjerman nė OKB Gynter Plojger tha se dėshtimi pėr t'u
angazhuar nė dialog dhe nė reforma tė tjera do tė ketė ndikim nė
tė ardhmen e Kosovės nė integrimet evropiane. Sipas tij
implementimi i standardeve do tė jetė ngushtė i lidhur me procesin
e asociimit me Bashkimin Evropian dhe nė tė kundertėn obstruksioni
i pėrpjekjeve pėr t'i arritur standardet do tė kėtė padyshim
konsekuenca serioza pėr aspiratat pėr t'u afruar kah Evropa, tha
ambasadori Plojger.
-
Pėrfaqėsuesit e Britanisė dhe tė Shteteve tė Bashkuara po ashtu
kėrkuan vazhdimin e bisedimeve qė sė pari u mbajtėn nė mesin e
tetorit tė kėtij viti. Ambasadori amerikan Xhon Negroponte shprehu
gatishmėrinė e bashkėissė dnėrkombėtare qė Kosovėn ta ndohmojė nė
pėrmbushjen e standardeve.
-
Ambasadori britanik Emir Xhons Peri po ashtu kėrkoi nga
udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės qė sinqerisht t'i pėrqafojnė
pėrpjekjet pėr reforma. Ai ka theksuar se Kosovės i ėshtė dhėnė
rasti qė tė dalė nga hija e errėsirės dhe tė lėvizė pėrpara. Pra i
tėrė procesi - Standardet para statusit nuk ėshtė i natyrės
retorike. Ėshtė absolutisht bazik pėr njė Kosovė qė tė gjithė ne
dėshirojmė ta shohim tė krijuar, tha ambasadori britanik Xhons.
-
Ndėrkaq, Zhan Mari Gyeno mė tutje tha se mė pak se 10 mijė serbė
janė kthyer nė Kosovė nga popullata e para vitit 1999, qė sipas
tij ishte afėrsisht 250 mijė. Ai tha se serbėt e Kosovės kanė pak
ndikim nė vendimmarrje nė secilin nivel tė Qeverisė nė Kosovė dhe
shtoi se serbė janė dobėt tė integruar.
Ambasadori i Serbisė dhe Malit tė Zi nė OKB, Shahoviq i kanė thėnė
KS se liderėt kosovarė do tė fajėsohen pėr dėshtimin e vazhdimit
tė bisedimeve.
-
-
-
Prezentohet strategjia e zhvillimit ekonomik tė Kosovės 2004- 2008
-
-
Prishtinė, 18 dhjetor 2003-
Nė njė takim tė mbajtur nė Prishtinė, ku morėn pjesė ekspertė
vendorė dhe ndėrkombėtarė, Ministria e Tregtisė dhe Industrisė,
prezentoi strategjinė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės 2004- 2008.
-
-
Mori pjesė dhe diskutoi edhe
Kryeministri Bajram Rexhepi, i cili theksoi se Kosova nuk guxon tė
jetė njė shtet social, por duhet tė stimulohet prodhimi vendor.
-
-
"Ne si qeveri jemi tė gatshėm ndoshta
edhe tė sakrifikojmė pak buxhetin e konsoliduar nė favor tė njė
stimuilimi tė prodhimtarisė vendore pėr arsye se ambiciet e
Kosovės nuk janė qė tė mbetet vetėm njė shtet social, i cili
pėrmbush nevojat minimale, por qė nė tė ardhemn tė pavarėsohet
ekonomikisht dhe tė krijojė njė perspektivė mė tė mirė", tha
Bajram Rexhepi.
-
Strategjinė e zhvillimit ekonomik tė Kosovės e paraqiti Ministri i
Tregtisė dhe Industrisė Ali Jakupi, i cili tha se Ministria qė
drejton ai, do tė dalė me njė strategji komplete nė fund tė muajit
janar tė vitit 2004.
-
-
"Krijimi i mundėsive tė ndėrtimit tė
banesave, lokaleve dhe objekteve tė tjera me kosto mė tė lirė dhe
me shitje mė tė lirė dhe zgjidhja e problemit tė strehimit dhe e
ēėshjeve tė tjera do tė fillojė njė ofensivė pėr shfrytėzimin e
kapacitetit tė industrisė ndėrtimore dhe do tė hapen vende tė reja
tė punės", tha ministri Jakupi.
-
-
-
KFOR-i amerikan do t`i kompensojė pronarėt e tokave nė Kosovė
-
-
Gjilan, 18 dhjetor 2003-
Komandanti i kampit "Montith" nė Kosovė, koloneli Alen Ponsini tha
tė enjtėn nė Gjilan, nė njė konferencė tė pėrbashkėt me kryetarin
e komunės Lutfi Haziri, se KFOR-i amerikan ka vendosur qė t`ua
njohė tė drejtėn pėr kompensim pronarėve tė tokave nė Kosovė, nė
tė cilat, nga 10 qershori 1999 janė vendosur forcat e SHBA-ve.
-
Kėrkesat e pronarėve tė ligjshėm do tė pranohen nga pėrfaqėsuesit
e armatės sė SHBA-ve, tė cilėt do t`i kenė zyrat e tyre enkas pėr
kėtė ēėshtje nė objektet komunale nė Gjilan, Kamenicė, Viti,
Shtėrpcė, Artanė e Ferizaj.
-
Afati i fundit pėr parashtrimin e kėrkesave pėr kompenzim do tė
jetė mė 30 qershor 2004. Formularėt mund tė merren nė zyrat e
komunave, ku qytetarėt do tė mėsojnė edhe pėr detajet tjera qė
kėrkohen pėr tė aplikuar pėr kompensim tė pronės sė tyre.
-
KFOR-i amerikan ėshtė forca e vetme ushtarake nė Kosovė, qė ka
vendosur pėr kompensim tė tokave.
-
-
-
Nė
Prishtinė u pėruruan katėr rrugė tė asfaltuara
-
-
Prishtinė, 18 dhjetor 2003-
Kryetari i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, Ismet Beqiri, me
bashkėpunėtorėt, pėruroi katėr rrugė e sapoasfaltuara dhe tė
renovuara nė qytetin e Prishtinės dhe rrethojėn e shkollės fillore
"Zenel Hajdini" nė kryeqytet.
-
Udhėheqja komunale e Prishtinės bėri pėrurimin e rrugėve tė
asfaltuara "Mic Sokoli", "27 Nėntori", "Enver Hadri" dhe "Rugova",
afėr stacionit policor "Veriu" nė Prishtinė.
-
Nė pėrurimin e kėtyre rrugėve morėn pjesė edhe banorėt e atyre
lagjeve.
-
-
-
Podujevė: Nga plagėt me armė zjarri vdes 63 vjeēari Ylber
Topėrllaku
-
-
Podujevė, 18 dhjetor 2003-
Rreth orės 10.05 nė qendėr tė Podujevės u plagos njė qytetar i
cili ėshtė dėrguar menjėherė nė Qendrėn spitalore nė Prishtinė.
Dėshmitarėt thanė se afėr shitores "Qendra" ėshtė plagosur njė
person nė shitoren e tij, lajm qė e konfirmoi edhe Qendra
emergjente nė Prishtinė.
-
"Nė tretman mjekėsor kemi pranuar Ylber Topėrllakun (1940) nga
Prishtina i cili ėshtė plagosur nė Podujevė", pohuan nga kjo
qendėr. Mjeku kujdestar dr. Begush Canaj nga Qendra emergjente nė
Prishtinė njoftoi se personi i plagosur vdiq nga plaga aktive me
armė zjarri.
-
Policia nuk ka dhėnė ende infomatė zyrtare pėr identitetin e tė
plagosurit i cili nė Prishtinė ėshtė dėrguar nė gjendje kritike,
por ka konfirmuar se njėri nga tė dyshuarit ėshtė arrestuar,
ndėrkaq personi i dytė i dyshuar ka arritur tė ikė nga vendi i
ngjarjes. Motivet dhe shkaqet e kėsaj ngjarjeje qė tronditi
qytetarėt e Podujevės ende nuk dihen.
-
-
-
Nė
Gjilan ndalohet shitja dhe pėrdorimi i fishekzjarreve
-
-
Gjilan, 18 dhjetor 2003-
Kryeshefi ekzekutiv i komunės sė Gjilanit, Enver Muja ka lėshuar
tė enjtėn njė urdhėresė qė ndalon shitjen dhe pėrdorimin e
materialeve piroteknike dhe mjeteve tjera shpėrthyese, tė cilat
prishin rendin dhe qetėsinė publike si dhe shkaktojnė zhurmė e
shqetėsim tė qytetarėve.
-
Personave fizikė, pos qė do t'u konfiskohen mjetet e kėtilla
shpėrthyese, ndaj tyre do tė bėhet edhe padi pėr kundėrvajtje nė
gjykatė, ndėrsa personat juridikė do t`i nėnshtrohen edhe dėnimeve
mandatore nė shumė prej 100 - 200 euro.
-
Pėr zbatimin e kėsaj urdhėrese do tė pėrkujdesen Drejtoria pėr
siguri dhe emergjencė e komunės, shėrbimi i inspekcionit si dhe
Shėrbimi Policor i Kosovės.
-
-
-
Prishtinė: Nėnshkruhet njė marrėveshje bashkėpunimi mes Kosovės
dhe Turqisė nė fushėn e shėndetėsisė
-
-
Prishtinė, 18 dhjetor 2003-
Ministrja e Shėndetėsisė sė Kosovės, Dr.Resmije Mumxhi dhe
ministri i Shėndetėsisė sė Turqisė, Dr.Rexhep Akdag, nė prani edhe
tė pėrfaqėsuesit tė Unmik-ut, Fanēesko Bastagli, sot nė nėnshkruan
Marrėveshjen e bashkėpunimit mes dy ministrive respektive.
-
Marrėveshja konsiston nė tri fusha bashkėpunimi: tė ndihmės sė
drejtpėrdrejtė tė pacientėve kosovarė, shkollimit tė kuadrit dhe
ndihmės tjetėr teknike nė fushėn e shėndetėsisė.
-
-
-
Ngritet aktakuza kundėr Shefket Musliut dhe tre personave tė tjerė
-
-
Gjilan, 18 dhjetor 2003-
Prokurorja ndėrkombėtare nė Gjilan Cecelia Tilada ka ngritur
aktakuzėn kundėr Shefket Musliuit, ish- komanadant i UĒPMB-sė dhe
tre pjesėtarėve tė tjerė: Besim Tahiri, Jeton Arifi dhe Feriz
Qerimi.
-
Tė gjithė ata ngarkohen pėr rrėmbim tė personave tė caktuar,
detyrim, bashkėshoqėrim kriminal dhe armėmbajtje pa leje. Sipas
prokurores, provat kanė treguar se tė akuzuarit janė anėtarė tė
njė organizate kriminale, e cila ėshtė e financuar mirė dhe ėshtė
udhėhequr nga Shefket Musliu. Ndėrkaq, avokatėt e Musliut thonė se
aktakuza mbėshtetet nė supozime dhe pa prova konkrete.
-
-
-
Mbrėmė ndodhi njė shpėrthim nė Ferizaj, por pa viktima
-
-
Ferizaj, 18 dhjetor 2003-
Mbrėmė rreth orės 23, nė rrugėn "Emin Duraku" nė Ferizaj, ka
ndodhur njė shpėrthim i fuqishėm. Pėr fat pėrveē dėmeve materiale,
viktima nuk pati.
-
Shėrbimi Policor i Kosovės, policia e UNMIK-ut, pjesėtarėt
amerikanė e grekė tė KFOR-it kanė dalė nė vendin e ngjarjes pėr tė
bėrė hetimet. Kjo ėshtė hera e dytė brenda njė jave qė nė Ferizaj
kanė ndodhur shpėrthime.
-
-
-
Serbi Nikoliq lirohet nga akuza pėr vrasjen e njė shqiptari nė
fshatin Lubizhdė tė Vitisė
-
-
Gjilan, 18 dhjetor 2003-
Kolegji gjyqėsor ndėrkombėtar nė Gjilan e ka liruar sot, Dragan
Nikoliqin nga akuza pėr vrasjen e njė shqiptari nė fshatin
Lubizhdė tė Vitisė, nė vitin 1999. Aktgjykimin lirues kolegji
gjyqėsor, i kryesuar nga gjyqtari Gustin Rimboh, e ka marrė nė
bazė tė rekapitulimit komplet tė ngjarjes, duke vėrtetuar
pafajėsinė e tė akuzuarti Nikoliq, ka thėnė avokati i Nikoliqit.
-
-
-
Programi pėr Zhvillim i OKB-sė ka ndarė rreth 10 milionė euro pėr
realizimin e projekteve gjatė vitit 2004
-
-
Prishtinė, 18 dhjetor 2003-
Programi pėr Zhvillim i OKB-sė (UNDP) nė Kosovė ka ndarė rreth 10
milionė euro pėr realizimin e projekteve tė ndryshme gjatė vitit
2004 po aq sa ka investuar edhe gjatė vitit 2003.
-
-
Kjo agjenci do tė menxhojė pesė
milionė euro tė dhuruara nga Qeveria e Kosovės pėr menaxhimin e
programit tė kthimit tė tė zhvendosurve. Pėrfaqėsuesi i pėrhershėm
i UNDP-sė Robert Pajper theksoi se viti 2004 do tė jetė vit i
pėrpjekjeve pėr zhvillimin e ekonomisė sė Kosovės. Ai u bėri ftesė
tė gjitha institucioneve dhe subjekteve profesionale qė tė
angazhohen pėr ta ēuar pėrpara kėtė proces.
-
-
-
Nė
Pejė me nderime u bė varrimi i nėntė martirėve tė kombit
-
-
Pejė, 18 dhjetor 2003-
Nė Pejė dhe nė fshatin Lybeniq me nderime tė larta u bė varrimi i
kufomave tė nėntė martirėve tė kombit, tė cilėt u zhdukėn dhe u
vranė nga forcat paramilitare serbe nė mars dhe nė prill tė viti
1999.
-
-
Eshtrat e tyre ditė mė parė u zbuluan
nė njė varrezė masive nė afėrsi tė Beogradit. Eshtrat e shtatė
martirėve nga Dardani I dhe II u varrosėn nė varrezat e qytetit tė
Pejės, kurse dy tė tjerėve nė Kompleksin Memorial nė Lybeniq.
-
Eshtrat e kėtyre martirėve para se tė bėhej ceremoniali i varrimit
ishin vendosur nė Palestrėn e sporteve "Karagaēi" nė Pejė me
ē'rast mijėra qytetarė tė Pejės u bėnė homazhe.
-
-
Nė ceremoninė mortore qė u mbajtė nė
kėtė palestėr sportive para disa mijėra qytetarėve folėn kryetari
i Komunės sė Pejės Ali Lajēi, komandanti i kazermės sė TMK-sė nė
Pejė, nėnkolonel Rasim Agushi dhe kryetari i KMDLNJ-sė nė Pejė
Tahir Demaj dhe Elhame Haradinaj nga Shoqata pėr Persona tė
Zhdukur.
-
-
-
Zgjedhet kryesia e re e PS
-
-
Tiranė, 18 dhjetor 2003-
Mbledhja e parė e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė
Socialiste e cila ka zgjedhur kryesinė e re tė partisė dhe mė pas
sekretariatin e saj ka vazhduar pėr disa orė rresht.
-
-
Nė kėto forume figurojnė emra tė rinj
si ish ministri i turizmit, Fatmir Xhafa, ndėrsa janė rikthyer
edhe emra tė njohur tė socialistėve si ish kryeministri Ylli Bufi,
ministri aktual i financave Kastriot Islami, anėtarėt e disa
kabineteve qeveritare Maqo Lakrori, Petro Koēi etj.
-
Sekretari i pėrgjithshėm i PS, Gramoz Ruēi tha me kėtė rast se
tashmė do tė fillojė puna pėr ndryshime nė qeveri.
-
Ndėrkohė nė mungesė tė mbėshtetjes sė deklaruar tė grupit tė ish
kryeministrit Ilir Meta, kryeministri Fatos Nano pritet tė fillojė
bisedimet me krerėt e partive aleate, si Skėnder Gjinushi e zoti
Dule.
-
-
-
Policia e Kukėsit ka arrestuar tre vetė tė cilėt kanė rrėmbyer
tregtarin Irfan Idrizin nga Gostivari
-
-
Kukės, 18 dhjetor 2003-
Forcat e Komesariatit tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė
Kukėsit kanė arrestuar mbrėmė nė flagrancė tre shqiptarė, dy
banorė tė Kukėsit, njėri prej tyre oficer pranė kėtij komesariati.
I treti ėshtė banor i Gostivarit tė Maqedonisė.
-
-
Ata kanė rrėmbyer kohė mė parė dhe
kanė mbajtur peng me 800 mijė eruo tregtarin Irfan Idrizin nga
Gostivari i Maqedonisė. Policia nuk dha hollėsi se ēfarė ka
ndodhur me fatin e Irfan Idrizit dhe ku ndodhet ai.
-
-
-
Nė
Ohėr u mbajt njė tryezė pėr sigurinė dhe intensifikimin e
zhvillimit ekonomik ndėrmjet Shqipėrisė dhe Maqedonisė
-
-
Ohėr, 18 dhjetor 2003-
Si tė vendoset njė besim mė i madh, si tė rritet siguria dhe tė
intensifikohen zhvillimi ekonomik dhe bashkėpunimi nė rajonin
kufitar ndėrmjet Maqedonisė dhe Shqipėrisė, ishin tema tė tryezės
tė rrumbullakėt kombėtare qė u mbajt dje nė Ohėr. Kėtė tryezė e
organizuan Qendra pėr Demokraci e Siguri e Insititutit Evroballkan
dhe Qendra pėr Edukim dhe Mediacion nga Tirana.
-
-
-
Universiteti i Tetovės shėnoi dhjetėvjetorin e themelimit tė tij
-
-
Tetovė, 18 dhjetor 2003-
Universiteti i Tetovės me njė akademi solemne shėnoi
dhjetėvjetorin e themelimit dhe funksionimit, por ende pa
mbėshtetje ligjore, ngase Parlamenti maqedonas tė martėn kryer
punimet pa miratuar propozim-ligjin pėr zyrtarizimin e
Universitetit tė Tetovės.
-
Nė kėtė manifestim jubilar, rektori i Universitetit tė Tetovės,
Nexhmedin Bahadini tha se gjatė kėtyre dhjetė vjetėve tė
funksionimit ky insitucion arriti tė absorbojė mbi 13 mijė
studentė, avancoi procesin mėsimėdhėnės bashkėkohor, kadrovik,
shkencor dhe arsimor.
-
-
-
Qeveria e Serbisė ka formuar Kėshillin e pėrkohshėm komunal nė
Preshevė
-
-
Preshevė, 18 dhjetor 2003-
Qeveria e Serbisė ka marrė vendimin pėr formimin e Kėshillit tė
pėrkohshėm komunal nė Preshevė, i cili pėrbėhet nga radhėt e
PVD-sė dhe tė koalicionit pėr Preshevėn, ėshtė publikuar sot nė
Gazetėn zyrtare.
-
-
Kėshilli i pėrkohshėm, i cili do ta
kryejė funksionin e pushtetit lokal deri nė organizimin e
zgjedhjeve tė reja dhe konstituimit tė parlamentit tė ri lokal,
pėrbėhet nga katėr anėtarė tė PVD-sė dhe njė anėtari tė
koalicionit pėr Preshevėn.
-
Tė pėrkujtojmė se Qeveria e Serbisė e ka shpėrndarė KK tė
Preshevės pėr shak tė mosfunksionimit tė parlamentit lokal, i cili
mbledhjen e fundit e ka mbajtur mė 24 korrik.
-
-
-
Tetė policė janė lėnduar nė pėrleshjet nė pjesėn veriore tė
Belfastit
-
-
Belfast, 18 dhjetor 2003-
Tetė policė janė lėnduar nė pėrleshjet me afro njėzet rebelė gjatė
natės sė kaluar nė kuartin e protestanėve nė pjesėn veriore tė
Belfastit, bėri tė ditur policia.
-
Njė patrullė e policisė ėshtė pėrgjegjur nė thirrjen pėr ndihmė nė
njė rrugė me popullsi shumicė protestane, rreth orės 2.00 pas
mesnatės, kur njė grup prej 20 vetash u pėrball me policėt.
-
Banorėt deklaruan se janė sulmuar edhe disa shtėpi.
-
"Kur policėt tentuan t'i drejtohen masės, u sulmuan. Rezultat
ėshtė: tetė tė lėnduar", tha zėdhėnėsi i policisė.
-
-
-
Partia shiite njofton pėr vrasjen e zyrtarit tė saj
-
-
Bagdad, 18 dhjetor 2003-
Partia mė e madhe e myslimanėve shiitė tė Irakut njofton se njerėz
tė Saddam Husseinit kanė vrarė njė prej pėrfaqėsuesve tė saj.
-
Kėshilli i Lartė i partisė Revolucioni Islamik i Irakut tha se
pėrfaqėsuesi nė fjalė, Muhammad al-Hakim, u vra dje me armė zjarri
nė afėrsi tė shtėpisė sė tij nė Bagdat.
-
Njė drejtues i partisė, tha se zoti al-Hakim kishte marrė
kėrcėnime nga zyratrė tė ish regjimit tė Saddam Husseinit.
-
Ndėrkohė, kryetari aktual i Kėshillit Qeverisės tė Irakut, Abdul
Aziz al-Hakim tha se Saddam Husseini do tė gjykohet nga njė
gjykatė speciale irakiane.
-
I pyetur nėse Saddami duhet tė dėnohet me vdekjke, zoti al-Hakim
tha se ėshtė pėrgjegjėsi e gjykatės tė vendosė pėr dėnimin e tij.
-
-
-
Putin thotė se Moska dhe Uashingtoni mbeten partnerė nė luftėn
kundėr terrorizmit
-
-
Moskė, 18 dhjetor 2003-
Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ėshtė partnere nė
luftėn e udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara kundėr terrorizmit por
vazhdon tė besojė se ndėrhyrja nė Irak ishte e pajustifikuar.
-
Putin tha sot se koalicioni i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara
duhet tė kishte marrė autorizimin e Kėshillit tė Sigurimit tė
OKB-sė para se tė fillonte luftėn.
-
Por ai theksoi se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mbeten partnerė nė
luftėn kundėr terrorizmit, megjithė mosmarrėveshjet rreth Irakut.
-
Zoti Putin pritet tė takohet sonte nė Moskė me tė dėrguarin e
posaēm amerikan Xhems Bejker pėr tė diskutuar rreth pėrpjekjeve
pėr uljen e borxhit tė madh irakian.
-
-
-
Kryetari i Kėshillit Provizor Irakian viziton Gjermaninė
-
-
Berlin, 18 dhjetor 2003-
Kryetari i Kėshillit Provizor Irakian, Abdelazis el Hakim ėshtė
takuar nė krye tė vizitės sė tij nė Gjermani me tė ngarkuarėn pėr
tė drejtat e njeriut tė qeverisė gjermane, Klaudia Rot. Temė
qendrore ishte gjendja nė Irak pas arrestimit tė ish-diktatorit
Sadam Husein. Nė vazhdim tė ditės el Hakimi do tė pritet edhe nga
kancelari Gerhard Shrėder dhe ministri i jashtėm, Joshka Fisher.
-
-
-
Konsultimet pėr kushtetutėn nė Afganistan ndodhen nė njė krizė tė
thellė
-
-
Kabul, 18 dhjetor 2003-
Konsultimet pėr kushtetutėn te Asamblesė sė Madhe nė Afganistan,
katėr ditė pas fillimit ndodhen nė njė krizė tė thellė.
Mbėshtetėsit e ish-presidentit Burhanudin Rabani kėrcėnuan disa
herė nė mėnyrė demonstrative me largimin e tyre nga Loja Xhirga.
-
-
Ata kėrkojnė qė presidenti i ardhshėm
tė ketė pranė njė kryeministėr me kompetenca tė gjera. RReth 200
nga 500 delegatėt e Loja Xhirgės nėnshkruan njė deklaratė, me anė
tė sė cilės kėrkohet njė votim pėr kėtė. Presidenti tranzitor i
Afganistanit, Hamid Karzai u pėrpoq qė ta minimizojė rrezikun e
dėshtimit tė Asamblesė.
-
-
-
Nė
aksidentin rrugor vdesin 17 pasagjerė
-
-
Kiev, 18 dhjetor 2003-
Tė paktėn 17 persona kanė vdekur dhe 19 tė tjerė janė lėnduar nė
njė aksident tė autobusit qė rrėshqiti nga rruga nė Krime, bėnė tė
ditur sot zyrtarėt e Ukrainės.
-
Aksidenti ndodhi tė mėrkurėn nė mbrėmje kur shoferi humbi
kontrollin mbi makinėn nė rrugėn qė ēon nga kryeqyteti i Krimesė
Simferopol drejt pushimores sė Deti tė Zi nė Jaltė.
-
Shumica e pasagjerėve ishin minatorė qė po shkonin nė pushime.
-
-
-
Vriten katėr palestinezė
-
-
Nablus, 18 dhjetor 2003-
Katėr palestinezė janė vrarė tė enjtėn nė njė aksion tė ushtarėve
izraelitė nė pjesėn e vjetėr tė Nablusit, nė veri tė Bregut
Perėndimor.
-
Burimet izraelite thanė se ushtarėt kishin vrarė tre palestinezė
tė armatosur tė cilėt kishin hapur zjarr nga armėt automatike.
-
Mė herėt ushtarėt izraelitė kishin vrarė njė palestinez, i cili,
sipas burimeve izraelite, po vendoste eksploziv pranė rrugės. Me
atė rast ėshtė plagosur dhe njė palestinez.
-
-
-
Njė
ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė lėnduar
-
-
Bagdad, 18 dhjetor 2003-
Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė lėnduar
mbrėmė nė njė pritė nė Bagdad, bėri tė ditur ushtria amerikane,
njofton Rojter.
-
"Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė, dhe njė tjetėr ėshtė lėnduar, si
dhe njė pėrkthyes irakian, kur mbrėmė vonė ranė nė njė pritė", ka
thėnė zėdhėnėsi i ushtrisė amerikane, duke shtuar se incidenti ka
ndodhur nė njė kuart tė Bagdadit.
-
-
-
Irani tė dėmshpėrblehet pėr luftėn
-
-
Teheran, 18 dhjetor 2003-
Kreu i Kėshillit Qeverisės irakian, i emėruar nga amerikanėt,
Abdel Aziz al-Hakim, ka thėnė se Irani meriton dėmshpėrblim pėr
luftėn e nisur nga Saddam Husseini nė vitin 1980, me ē'rast u
vranė deri nė njė milion njerėz.
-
Duke folur nė Londėr pas bisedimeve me kryeministrin britanik,
Tony Blair, zoti Hakim e pranoi se Kombet e Bashkuara kanė
konfirmuar tė drejtėn e Iranit qė tė marr kompensim, por tha se
diskutime tė mėtejme duhet tė vendosin nėse Iraku do tė paguaj.
-
Zyrtarėt nė Iran thonė se vendit i kanė borxh mė shumė se njėqind
miliardė dollarė si dėmshpėrblim dhe pohojnė se Iraku i ka paguar
dėmshpėrblime Kuvajtit pėr pushtimin e vitit 1990.
-
Irani ka kėrkuar njėqind miliardė dollarė dėmshpėrblim, duke
theksuar se Kuvajti tashmė ka marrė miliarda dollarė pėrmes
programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Irakun 'naftė pėr ushqim',
si kompensim pėr pushtimin nga Saddam Husseini.
-
-
-
Projekt-rezolutė kundėr pėrhapjes sė armėve kimike-biologjike
-
-
Nju Jork, 18 dhjetor 2003-
SHBA ka hartuar njė projekt-rezolutė pėr Kėshillin e Sigurimit qė
ka si qėllim tė parandalojė rrjedhėn e armėve kimike, biologjike
dhe bėrthamore te terroristėt dhe aktorėt e tjerė jo shtetėrorė.
-
Pas debateve tė gjata nė Uashington, SHBA tashmė i ka dhėnė Kinės,
Francės, Britanisė dhe Rusisė njė projektrezolutė pėr Kėshillin e
Sigurimit.
-
Projekt-rezoluta bėn thirrje qė tė gjitha shtetet tė mos i japin
pėrkrahje aktorėve jo shtetėrore qė pėrpiqen tė zhvillojnė,
gjejnė, manifakturojnė transportojnė dhe pėrdorin armė kimike,
biologjike dhe bėrthamore.
-
-
-
Italia e gatshme pėr t'i falur njė pjesė tė borxheve Irakut
-
-
Romė, 18 dhjetor 2003-
Kryeministri italian Silvio Berluskoni dhe i dėrguari i posacėm
amerikan, Xhejms Bejker janė tė njė mendimi pėrsa i pėrket nevojės
sė faljes sė njė pjese tė borxheve pėr Irakun. Zyra e Berluskonit
deklaroi pas takimit se lehtėsimi nga borxhet do tė jetė njė
faktor vendimtar pėr rifillimin ekonomik nė Irak.
-
-
Tė martėn e kėsaj jave, Gjermania dhe
Franca e mbėshtetėn iniciativėn amerikane pėr njė falje tė
pjessshme tė borxheve, qė kapin shumėn prej 120 miliardė
dollarėsh.
-
-
-
Zhak Shirak kėrkon ndalimin e pėrdorimit tė simboleve fetare nė
shkolla
-
-
Paris, 18 dhjetor 2003-
Presidenti francez, Zhak Shirak ka kėrkuar njė ndalim tė shamive
myslimane tė kokės, tė kapeles hebreje Kipa dhe tė kryqeve tė
mėdha tė krishtera nė shkolla. Shiraku tha nė njė fjalim parimor
se mbajtja dhe tregimi i simboleve tė dukshme fetare duhet tė
ndalohet nė shkolla. Ai i bėri thirrje parlamentit qė tė vendosė
pėr njė ligj pėrkatės deri nė fillim tė vitit tė ri shkollor nė
shtator.
-
-
E lejuar megjithatė do tė jetė edhe mė
tej mbajtja e simboleve diskrete fetare. Presidenti kujtoi ndarjen
mė 1905 tė shtetit nga kisha nė Francė.Kjo ėshtė njė nga arritjet
mė tė mėdha tė republikės, meqenėse ajo luan njė rol tė
rėndėsishėm pėr harmoninė sociale. Sipas anketimeve, pjesa mė e
madhe e francezėve mbėshtet pozicionin e Shirakut.
-
-
-
Kėshilli Qeverisės tė Irakut: Sadam Huseini do tė gjykohet nga njė
gjykatė irakiane
-
-
Bagdad, 18 dhjetor 2003-
Kryetari aktual i Kėshillit Qeverisės tė Irakut, tha se Sadam
Huseini do tė gjykohet nga njė gjykatė speciale irakiane.
-
Abdyl Aziz al-Hekim tha se gjykata do tė shqyrtojė akuzat e
ngritura kundėr Saddam Husseinit dhe do ta trajtojė atė nė
pėrputhje me ligjin ndėrkombėtar. Kur u pyet nėse Saddami duhet tė
dėnohet me vdekjke, zoti al-Hekim tha se ėshtė pėrgjegjėsia e
gjykatės tė vendosė pėr dėnimin e tij.
-
Zoti al-Hekim i bėri kėto deklarata nė njė konferencė shtypi nė
Londėr me Sekretarin e Jashtėm britanik, Xhek Stro, i cili shprehu
besimin se irakianėt janė nė gjendje ta gjykojnė drejt Sadamin.