|
Podujevė, 18 dhjetor 2003 (TN)
Rreth orės 10.05 nė qendėr tė Podujevės, nė rrugėn Zahir Pajaziti
u plagos njė qytetar i cili sipas burimeve tona tė informimit ėshtė
dėrguar menjėherė nė Qendrėn spitalore nė Prishtinė.
Dėshmitarėt pohuan se afėr shitores Qendra ėshtė plagosur njė person
nė shitoren e tij, lajm qė e konfirmoi edhe Qendra emergjente nė
Prishtinė. Nė tretman mjekėsor kemi pranuar Ylber Topėrllakun (1940)
nga Prishtina i cili ėshtė plagosur nė Podujevė, pohuan nga kjo
qendėr.
Mjeku
kujdestar dr. Begush Canaj nga Qendra emergjente nė Prishtinė njoftoi
se personi i plagosur vdiē nga plaga aktive me armė zjarri. Me rastin
e pranimit personi i plagosur ėshtė sjellė nė gjendje tė shokut
hipovollemik dhe pėrkundėr pėrpjekjeve tona pėr ta shpėtuar dhe ndalur
gjakderdhjen e madhe, ai vdiē, njoftoi z. Canaj.
Policia
nuk ka dhėnė ende infomatė zyrtare pėr identitetin e tė plagosurit i
cili nė Prishtinė ėshtė dėrguar nė gjendje kritike, por ka konfirmuar
se njėri nga tė dyshuarit ėshtė arrestuar ndėrkaq qė personi i dytė i
dyshuar ka arritur tė ikė nga vendi i ngjarjes. Motivet dhe shkaqet e
kėsaj ngjarjeje qė tronditi qytetarėt e Podujevės ende nuk dihen.`
Deri nė
orėn 15.00 policia po mbanė tė bllokuar vendin e ngjarjes, kurse
burime anonime nga SHPK njoftojnė pėr 3 persona tė arrestuar nė lidhje
me kėtė vrasje makabre.
|