| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
E
mėrkure, 17 dhjetor 2003 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Hari Holkeri
mbrėmė me njė fjalim publik u ėshtė drejtuar qytetarėve tė Kosovės
-
Holkeri thotė
se vlerėsimi i pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn do tė fillojė
nė muajin janar tė vitit tė ardhshėm
-
Ministrat
serbė nė Qeverinė e Kosovės refuzojnė tė marrin pjesė nė grupet e
punės
-
Kėshilli i
Sigurimit tė KB diskuton sot pėr situatėn nė Kosovė
-
N.Kelmendi: UNMIK-u ka bėrė amnistimin e ligjeve diskriminuese
-
Tė rinjtė e LDK-sė nė rrugėn e anėtarėsimit nė familjen e tė Rinjve
tė Partive Popullore tė Evropės
-
Pas borės sė mbrėmshme, mirėmbahen shumica e rrugėve tė Prishtinės
-
Bordi i AKM-sė thotė se tė gjitha ndėrmarrjet e tre raundeve tė para
i plotėsojnė kushtet pėr t'u shitur
-
Mark Krasniqi u bėri thirrje aktivistėve tė PSHDK-sė qė tė
bashkėpunojnė pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės
-
Nė Vjenė po i zhvillon punimet konferenca ndėrkombėtare mbi
tranzicionin nė Kosovė
-
KAKK debatoi pėr projektet pėr vitin 2004 me theks tė veēantė pėr
zbatimin e reformave nė qeverisjen lokale
-
Shpallet tenderi pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė
Kosovė
-
Nė shėnimin e 130-vjetorit tė Ferizajt, nė Slivovė u bė zbulimi
solemn i lapidarit tė Mic Sokolit e Sefė Koshares
-
KFOR-i ka njoftuar pėr disa projekte tė rėndėsishme nė fushėn e
infrastrukturės
-
Kammerhof vizitoi trupat e KFOR-it ēek e sllovak nė Podujevė
-
Buxheti i komunės sė Podujevės pėr vitin 2004 do tė jetė 24 pėr qind
mė i madh se njė vit mė parė
-
Pėrfaqėsuesit e mdiave e siguruan Holkerin se plani standardet pėr
Kosovėn do tė ketė pėrkrahjen e tyre
-
Gjenerali Klark thotė se i akuzuari Millosheviq ka mbetur i vjetri
dhe nuk i ka ndryshuar qėndrimet
-
Meurs: Shqipėria ka disa avantazhe nė krahasim me vendet e tjera
-
Nuk ka lėvizje pozitive nė ndjekjen e tregtarėve me qenie njerėzore
nė Evropėn Juglindore
-
Tirana dhe Podgorica thellojnė bashkėpunimin
-
Nė Gjermani arrestohet Idajet Beqiri
-
Parlamenti maqedonas ndėrpreu punimet pa e miratuar Propozimligjin
pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės
-
Holandezi Shefer merr drejtimin e NATO-s
-
Indi: Mbi 50 vetė kanė humbur jetėn dhe tetė mijė tė tjerė kanė
mbetur pas strehė
-
Burg i pėrjetshėm pėr dy krerėt e grupit radikal grek "17 nėntori"
-
Nga shpėrthimi i bombės nė Bagdad, 17 vetė tė vrarė
-
Presidenti Bush: Sadam Huseini duhet tė dėnohet me vdekje
-
Rrėzohet njė avion ushtarak francez, gjashtė vetė kanė humbur jetėn
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Hari Holkeri
mbrėmė me njė fjalim publik u ėshtė drejtuar qytetarėve tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Harri Holkeri
mbrėmė me njė fjalim publik u ėshtė drejtuar qytetarėve tė Kosovės
dhe ka shpjeguar rėndėsinė e pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn,
duke heksuar se Kosova ka potencial pėr tė qenė njė model pėr
rajonin.
-
"Dokumenti Standardet pėr Kosovėn paraqet njė definim tė qartė dhe
tė kuptueshėm tė llojit tė shoqėrisė qė Kosova synon. Ky ėshtė njė
udhėrrėfyes pėr tė hapur diskutimet pėr statusit pėrfundimtar," tha
Holkeri.
-
Shefi i UNMIK-ut pastaj ka thėnė se ajo qė kėto standarde
pėrshkruajnė ėshtė njė shoqėri normale, njė vend ku njerėzit janė tė
lirė tė udhėtojnė tė flasin gjuhėn e tyre dhe tė punojnė kudo nė
Kosovė, pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike.
-
-
Ai ka nėnvizuar se pėrmbushja e
standardeve nuk ėshtė provim pėr Kosovėn, por synimi i saj, mirėpo
pėr tė filluar vendimet mbi statusin e Kosovės duhet tė ketė
pėrparim pėr tė arritur pėrparimin substancial:
-
"Kosova, populli dhe liderėt e saj do tė tregojnė qė janė tė gatshėm
qė statusi i tyre i ardhshėm tė pėrcaktohet nėpėrmjet standardeve,"
tha zoti Holkeri sipas tė cilit UNMIK-u ėshtė i gatshėm qė nė
partneritet me kryeministrin Rexhepi tė nisė procesin e pėrmbushjes
sė standardeve.
-
"Me punė, rruga e Evropės do tė hapet edhe pėr Kosovėn," tha zoti
Holkeri, sipas tė cilit kjo ėshtė rruga e vetme pėr Kosovėn, e cila
ka potencial pėr tė pėrmbushur standardet:
-
"Kosova ka potencial qė tė bėhet njė model nė rajon. Kosova tashmė
ka forcėn policore multietnike mė sė miri tė trajnuar nė Evropėn
Juglindore," tha ndėr tė tjera nė fjalimin e tij publik zoti
Holkeri.
-
-
-
Holkeri thotė se vlerėsimi i pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn
do tė fillojė nė muajin janar tė vitit tė ardhshėm
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Kryeadministratori i
Kosovės Hari Holkeri ka thėnė nė njė konferencė me gazetarė se
vlerėsimi i pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn do tė fillojė nė
muajin janar tė vitit tė ardhshėm nė tė njejtėn kohė, kur pritet
edhe hartimi i planit pėr zbatimin e tyre.
-
-
Vlerėsimet, thotė Holker, do tė
pėrsėriten ēdo tre muaj deri nė mesin e vitit 2005 kur do tė bėhet
rishikimi i pėrgjithshėm i gjendjes nė Kosovė.
-
Ai tha se tash duhet punuar sė bashku nė mėnyrė qė kur tė vijė koha
Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė mund tė vendosė se kur do tė
fillojė e statusit politik tė Kosovės. Holkeri nėnvizoi se
mospajtimet qė kanė ekzistuar nė disa raste ndėrmjet Misionit tė tij
dhe institucioneve tė Kosovės nuk do tė pengojnė zbatimin e
standardeve, sepse tash ėshtė koha e punės sė pėrbashkėt.
-
Ēdo tre muaj Holkeri do t'i raportojė KS tė OKB-sė mbi rezultatet e
arritura. Ai tha se dyert do tė mbeten tė hapura edhe pėr
pėrfaqėsuesit politikė serbė, tė cilėt deri tash kanė refuzuar tė
marrin pjesė nė hartimin e projektit.
-
-
-
Ministrat serbė nė Qeverinė e Kosovės refuzojnė tė marrin pjesė nė
grupet e punės
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Ministrat serbė nė
Qeverinė e Kosovės Milorad Todoroviq dhe Goran Bogdanoviq kanė
paralajmėruar se nuk do tė marrin pjesė nė grupet e punės pėr
hartimin e planit pėr zbatimin e dokumentit Standaradet pėr Kosovėn.
-
-
Sipas mediave serbe, Todoroviq dhe
Bogdanoviq ėshtė dashur tė marrin pjesė nė Grupin pėr monoritetet
dhe atė pėr ekonomi dhe financa.
-
-
Todoroviq ka thėnė se "grupi pėr
minoritetet ėshtė emėrtim i papanueshėm pėr bashkėsinė serbe nė
Kosovė dhe as mendja nuk mė shkon tė radhitem nė minoritetet ndėrsa
ėshtė nė fuqi rezoluta 1244", ka thėnė ai.
-
Ministrat serbė thonė se nuk do tė marrin pjesė nė grupet e punės
ndėrsa nuk zgjidhet ēėshtja e e standardeve dhe ndėrsa nuk merren
parasysh vėrejtjet e serbėve nė Kosovė.
-
-
-
Kėshilli i
Sigurimit tė KB diskuton sot pėr situatėn nė Kosovė
-
-
Kombet e Bashkuara, 17 dhjetor 2003
- Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do tė
diskutojė sot pėr situatėn nė Kosovė, dhe siē bėhet e ditur, nė
qendėr tė debatit do tė jetė plani Standardet pėr Kosovėn. Anėtarėt
e KS rreth zhvillimeve nė Kosovė do t'i njoftojė zv.sekretari i
pėrgjitheshm, Zhan Mari Geno.
-
KS me njė komunikatė mė herėt tashmė ka mbėshtetur dokumentin
Standardet pėr Kosovėn, i cili tek zyrtarėt e pushtetit nė Beograd
dhe midis pėrfaqėsuesve politik tė serbėve tė Kosovės ka shkaktuar
reagime negative.
-
-
-
N.Kelmendi: UNMIK-u ka bėrė amnistimin e ligjeve diskriminuese
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Duke komentuar
vendimin e Kuvendit tė Kosovės pėr shfuqizimin e tė gjitha ligjeve
serbe nė Kosovė, si dhe shpalljen e pavlefshme tė atij vendimi nga
shefi i UNMIK-ut, deputetja e LDK-sė Nekibe Kelmendi vlerėsoi se
Kuvendi ka marrė njė vendim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm politik.
-
-
Kjo pėr faktin, tha ajo, se qė nga
ardhja e UNMIK-ut nė Kosovė, ato ligje kanė qenė tė shpallura si tė
pavlefshme me rregulloren e UNMIK-ut 1999/29, jo tė gjitha ligjet,
por shumica prej tyre. "Konsideroj se me zhvlerėsimin e kėtij
vendimi tė Kuvendit tė Kosovės nga ana e Pėrfaqėsuesit Special, nė
fakt ėshtė bėrė njė, ashtu ta quaj, amnestim i diskriminimit apo
rehabilitim i njė sistemi diskriminues, i cili funksiononte nė
Kosovė dhe bėnte diskriminim institucional ndaj popullatės shqiptare
tė Kosovės", nėnvizoi pėr radion "Evropia e lirė", deputetja Nekibe
Kelmendi.
-
Ajo sqaroi se shume ligje jo vetėm qė kanė patur karakter
diskriminues, por edhe kanė qenė tė nxjerra mbi njė bazė nulė.
"Prandaj, unė kujtoj se Pėrfaqėsuesi Special, pėrkatėsisht zyra e
tij ligjore, i ka sygjeruar gabimisht qė tė shfuqizohen kėto ligje,
sepse kėto ligje edhe ashtu nuk mund tė jenė ligje tė zbatueshme nė
Kosovė.
-
-
Nga ana tjetėr, gjithsesi kėto ligje
nėse ne do t'i zbatojmė edhe mė tutje, por mua mė mban shpresa se
faktikisht kėtė do ta vėrejė edhe Pėrfaqėsuesi Special dhe nuk do tė
lejojė qė ato tė zbatohen, do tė ngadalėsojnė proceset e zhvillimeve
tė mėtejshme demokratike nė Kosovė, por edhe tė ndėrtimit tė
institucioneve tė Kosovės", tha zonja Kelmendi.
-
-
-
Tė
rinjtė e LDK-sė nė rrugėn e anėtarėsimit nė familjen e tė Rinjve tė
Partive Popullore tė Evropės
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Kryetari i Forumit tė
Rinisė tė LDK-sė, Lulzim Zeneli mė 12 e 13 dhjetor mori pjesė nė
mbledhjen e rregullt tė Kėshillit Drejtues tė organizatės sė tė
Rinjve tė Partive Popullore Evropiane (YEPP). Nė kėtė takim, i cili
u mbajt nė Vjenė, pashtu morėn pjesė pėrfaqėsues tė mė se 40
shteteve.
-
-
Me kėtė rast, kryetari i FR tė LDK-sė
pati takime tė veēanta me kryetarin e YEPP-it, z. Daniel Bautista
Lopez, i cili njėherit ėshtė kėshilltar politik i kryeministrit
spanjoll, Hoze Maria Aznar. Kryetari i FR tė LDK-sė, po ashtu u
takua edhe me nėnkryetarėt e YEPP-it, Markus Posentrup (nga CDU
Gjermani) dhe me Paolo Zanetto (nga "Forza Italia").
-
-
Nė tė gjitha kėto takime u konfirmua
mbėshtetja e plotė e udhėheqėsisė sė YEPP-it pėr Forumin e Rinisė tė
LDK-sė, sidomos bazuar nė forcėn dhe ndikimin qė ka FR i LDK-sė nė
tė gjitha zhvillimet nė Kosovė.
-
Kryetari i FR tė LDK-sė, Lulzim Zeneli, me njė fjalim iu drejtua
edhe Kėshillit tė YEPP-it, ku ka folur pėr progresin e arritur nė
Kosovė dhe rrugėn qė po e ndjekin institucionet e Kosovės deri nė
njohjen e pavarėsisė sė Kosovės si zgjidhje e vetme dhe ēelės i
stabilitetit tė rajonit dhe Evropės.
-
-
Zoti Zeneli pėrmendi edhe sfidat dhe
vėshtirėsitė, nėpėr tė cilat po kalon Kosova gjatė kėtij rrugėtimi.
Ai gjithashtu nė fjalėn e tij u fokusua edhe pėr rolin e LDK-sė, si
partia mė e madhe nė Kosovė, nė tė gjitha proceset nė vend.
-
Nė tė gjitha takimet e kryetarit Zeneli me pėrfaqėsuesit e partive
tė djathta tė Evropės doli nė pah mbėshtetja e fuqishėm e filozofisė
politike tė LDK-sė dhe tė Presidentit Rugova qė gėzon nė arenėn
ndėrkombėtare.
Drejtuesit e YEPP-it premtuan anagzhimin maksimal nė pėrshpejtmimin
e procedurave pėr anėtarėsim tė Forumit tė Rinisė sė LDK-sė nė
radhėt e kėsaj organizate.
-
Kjo pjesėmarrje e kryetarit tė FR tė LDK-sė nė takimin e YEPP-it
dėshmon edhe njė herė fuqinė e Forumit tė Rinisė si organizata mė
masive politike e tė rinjve nė Kosovė, qė di dhe mund t'i pėrfaqėsoj
interesat e brezit tė ri nė Kosovė.
-
-
-
Pas borės sė mbrėmshme, mirėmbahen shumica e rrugėve tė Prishtinės
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Drejtorati pėr
Inspeksion i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, sot qė nga orėt e
hershme tė mėngjesit i ka inspektuar tė gjitha rrugėt e qytetit tė
Prishtinės, pas fillimit tė rėnies sė borės gjatė orėve tė natės sė
kaluar, thuhet nė njė njoftim tė kėtij Drejtoratit.
-
Sot, qė nė orėt e mėngjesit ėshtė hedhur kripė nė sheshin "Nėnė
Tereze", ndėrsa rruga pėrgjatė kėtij sheshi ėshtė e kalueshme. Tė
kalueshme janė po ashtu rrugėt "Agim Ramadani", "Nazim Gafurri" deri
nė lagjen "Velania".
-
Po ashtu tė mirėmbajtura janė edhe rrugėt "Tirana", "UĒK", "Ilir
Konushefci" dhe "Vėllezėrit Fazliu".
-
Tė pamirėmbajtura janė rrugėt nė lagjen "Kodra e Diellit", "Arbėria"
dhe rruga e "Vushtrrisė" qė ēon drejt varrezave tė qytetit.
-
Drejtorati pėr Inspeksion i KK tė Prishtinės po ashtu bėn tė ditur
se tė gjitha rrugėt dytėsore nė Prishtinė janė tė pamirėmbajtura dhe
pėr kėtė shkak vozitėsit duhet tė kenė kujdes nė trafik.
-
-
-
Bordi i AKM-sė thotė se tė gjitha ndėrmarrjet e tre raundeve tė para
i plotėsojnė kushtet pėr t'u shitur
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Mbrėmė pas njė
mbledhjeje maratonike, Bordi drejtues i AKM-sė mori vendime se tė
gjitha ndėrmarrjet e tre raundeve tė para janė shoqėrore dhe se i
plotėsojnė kushtet pėr t'u shitur.
-
-
Poashtu Bordi i AKM-sė vendosi tė
ratifikojė kontratat si dhe tė nėnshkruajė kontratat e shitjes pėr
tė gjitha ndėrmarrjet e dy raundeve tė para, pėrpos tė atyre tė
cilat fituesi i parė ėshtė tėrhequr dhe tė cilat do tė tenderohen
sėrish nė raundin e tretė.
-
-
Bordi i AKM-sė vendosi qė tė
rishqyrtohet shitja e "Plastikės" sepse dyshohet nė keqpėrdorime nga
blerėsit. "Jemi marrė me tė gjitha ndėrmarrjet dhe kemi votuar pėr
tė gjitha.
-
-
Me katėr ndėrmarrje tė raundit tė parė
ėshtė vendosur tė ratiflkohen kontratat. Pėr shumėn e plotė tė
raundit tė dytė ėshtė vendosur tė nėnshkruheh kontratat ndėrsa disa
tė tjera do tė ritenderohėn nė raundin e tretė", tha shefi i Bordit
tė AKM-sė Nikolaus Lambsdorf pas takimit.
-
-
Ai tha se nė raundin e tretė do tė
tenderohen 19 ndėrmarrje. Lambsdorf nuk e tha datėn kur do tė
shpallen tenderėt por shtoi se kjo do tė bėhet sa mė shpejt qė tė
jetė e mundur.
-
-
-
Mark Krasniqi u bėri thirrje aktivistėve tė PSHDK-sė qė tė
bashkėpunojnė pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės
-
-
Gjakovė, 17 dhejtor
- Kryetari i Partisė Shqiptare
Demokristiane tė Kosovės, akademik Mark Krasniqi u bėri thirrje
qytetarėve dhe aktivistėve politikė qė tė bashkėpunojnė ndėrmjet
veti pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė tė gjithėve e cila synon
arritjen e pavarėsisė sė Kosovės.
-
-
Ai e bėri kėtė prononcim nė rrethinėn e
Gjakovės ku Bashkėsia e Degėve tė PSHDK-sė nė Gjakovė, kohėve tė
fundit ėshtė duke themeluar degėt e saj edhe nė ato lokacione nė tė
cilat nuk kishte shtrirje administrative partiake. Kėshtu nė fshatin
Blinish kryetar i Bashkėsisė sė Degėve tė PSHDK-sė u zgjodh Driton
Halili, ndėrkaq nė Osek Pash Luigj Rokaj.
-
-
Nė themelimin e kėtyre degėve ishin tė
pranishėm edhe kryetari i PSHDK-sė akademik Mark Krasniqi,
nėnkryetari dhe ministri Zef Morina.
-
-
-
Nė
Vjenė po i zhvillon punimet konferenca ndėrkombėtare mbi
tranzicionin nė Kosovė
-
-
Vienė, 17 dhjetor 2003
- Nė Vjenė dje i ka
filluar konferenca ndėrkombėtare mbi tranzicionin nė Kosovė nė tė
cilėn po marrin pjesė udhėheqėsit mė tė lartė tė Kosovės dhe
pėrfaqėsuesit e minoriteteve qė jetojnė nė vendin tonė, pos atij
serb.
-
-
Nė ditėn e parė tė konferencės ishte
paraparė qė pjesėmarrėsve tė kėtij tubimi t'u drejtohet nėpėrmjet
linjės sė drejtpėrdrejtė televizive edhe ish-presidenti i Shteteve
tė Bashkuara tė Amerikės Bill Klinton.
-
-
-
KAKK debatoi pėr projektet pėr vitin 2004 me theks tė veēantė pėr
zbatimin e reformave nė qeverisjen lokale
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Kėshilli i
Asociacionit tė Komunave tė Kosovės diskutoi dje pėr projektet e
kėtij asociacioni pėr vitin 2004 me theks tė veēantė pėr zbatimin e
reformave nė qeverisjen lokale. Nė kėtė takim u kėrkua qė
regjistrimi civil dhe ai i bizneseve tė bėhet nė tė gjitha komunat
dhe u diskutua rreth krijimit tė njė modeli tė pėrbashkėt pėr
grumbullimin e tatimit mbi pronė.
-
-
-
Shpallet tenderi
pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Ministri i Postė-Telekomunikacionit Zef Morina shpalli sot
tenderin pėr operatrorin e dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė.
Morina i bėri tė qarta kushte dhe procedurat pėr konkurrim dhe tha
se fituesi i tenderit do tė shpallet pas tė eknė kaluar 30 deri mė
45 ditė. Kėshtu nė bazė tė ligjit vitin e ardhshėm, edhe njė rrjet
komunikues mobil GSM do tė operojė nė Kosovė.
-
Morina tha se vendimi pėr shpalljen edhe tė njė licence shtesė pėr
operim tė rrjetit komunikues mobil, u mor nė bazė tė Ligjit pėr
Telekomunikacionin, tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės dhe tė
dekretuar nga shefi i UNMIK-ut.
-
-
-
Nė
shėnimin e 130-vjetorit tė Ferizajt, nė Slivovė u bė zbulimi solemn
i lapidarit tė Mic Sokolit e Sefė Koshares
-
-
Ferizaj, 17 dhjetor 2003
- Nė kuadėr tė shėnimit
tė 130-vjetorit tė Ferizajt nė Slivovė u bė zbulimi solemn i
lapidarit tė Mic Sokolit, Sefė Koshares dhe tė njė trimi tė
panjohur, tė cilėt ranė heroikisht para 122 vitesh nė pėrleshje me
forcat turke.
-
-
Nė pėrurimin e lapidarit morėn pjesė
pasaardhės tė Mic Sokolit e Sefė Koshares, qindra banorė tė Feizajt
e rrethinės dhe drejtues tė institucioneve lokale e tė Kosovės.
-
Vepra e kėtyre heronjve dhe e Lidhjes sė Prizrenit u cilėsua si njė
kontribut i ēmuar nė dhėnien e themeleve tė shtetėsisė shqiptare,
ndėrkaq lapidari pėjetėsim e kujtim pėr ta.
-
Pėr rėndėsinė e luftės sė Slivovės dhe ngjarjeve tė tjera tė
zhvilluara nė Ferizaj, foli Dr. Zekeria Cana.
-
-
-
KFOR-i ka njoftuar pėr disa projekte tė rėndėsishme nė fushėn e
infrastrukturės
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Nė konferencėn e
djeshme me gazetarė nė Prishtinė KFOR-i ka njoftuar pėr disa
projekte tė rėndėsishme nė fushėn e infrastrukturės nė Kosovė. Ėshtė
fjala pėr rrugėn dytėsore nė Mitrovicė, e cila do tė lidhė rrugėt e
tjera me Prishtinė, Pejėn, Malin e Zi dhe Serbinė.
-
-
Projekti tjetėr i madh ėshtė pėrmirėsimi
apo rindėrtimi i 17 urave nė maxhistralėn Prishtinė - Bllace, rrugė
kjo kryesore tregtare qė lidhė Kosovėn me Maqedoninė dhe Greqinė.
-
-
Zėdhėnėsi i KFOR-it Kris Tompson ka
thėnė se kėto dy projekte tė mėdha, tė cilat i ka ndėrmarrė KFOR-i
me qėllim tė pėrmirėsimit tė jetės sė qytetarėve dhe infrastrukturės
sė Kosovės.
-
-
Ai po ashtu tha se KFOR-i do tė mbulojė
20 pėr qind tė shpenzimeve tė pėrgjithshme tė caktuara nga Ministria
e Transportit dhe AER-i pėr 15 muajt e ardhshėm.
-
-
-
Kammerhof vizitoi trupat e KFOR-it ēek e sllovak nė Podujevė
-
-
Podujevė, 17 dhjetor 2003
- Komandanti i trupave
paqeruajtėse tė KFOR-it nė Kosovė, gjenerali Holger Kamerhof sot
vizitoi trupat e Batalionit tė Katėrt ēek e sllovak qė kujdesen pėr
sigurinė dhe paqen nė rajonin e komunės sė Podujevės. Gjenerali
Kamerhof u prit nga komandanti i KFOR-it ēek e sllovak nėnkoloneli
Zdenek Havala me bashkėpunėtorė.
-
Sipas komandantit Havala komandanti i KFOR-it gjenerali Kamerhof u
interesua pėr situatėn e pėrgjithshme tė sigurisė nė rajonin e
pėrgjegjėsisė tė KFOR-it ēek e sllovak, realizmin e detyrave nga
ushtarėt, raportet mes KFOR-it dhe popullatės vendore, etj.
-
-
Komandanti i KFOR-it kėrkoi bashkėpunim
mė tė mirė me institucionet vendore, deklaroi nėnkoloneli Havala dhe
u interesua pėr kishėn serbe pėr ēka do tė bisedojė edhe me
udhėheqjen komunale tė Podujevės.
-
Gjenerali Kamerhof vizitoi shkollėn fillore nė fshatin Dobėrdol tė
renovuar nga KFOR-i ēek e sllovak si dhe bazėn e trupave tė KFOR-it
nė Shajkofc.
-
-
-
Buxheti i komunės sė Podujevės pėr vitin 2004 do tė jetė 24 pėr qind
mė i madh se njė vit mė parė
-
-
Podujevė, 17 dhjetor 2003
- "Jemi tė vetėdijshėm
se kėrkesat dhe nevojat janė tė shumta, por ato nuk mund tė bėhen
pėr njė vit. Pėr kėtė duhet edhe kohė edhe mjete edhe bashkėpunim tė
ndėrsjellė komuna-qytetari", tha kryetari i komunės sė Podujevės
Agim Veliu nė seancėn e sorme, ku morėn pjesė edhe qytetarė tė
interesuar. Kjo senacė nė rendin e punės pati buxhetin pėr vitin
2004, me theks tė veēantė projektet me pėrparėsi dhe ēėshtjen e
tatimit nė pronė.
-
Agim Veliu shkurtimisht i njoftoi qytetarėt pėr punėt qė janė bėrė,
objektet e infratsrukturės qė janė kryer dhe aktvitete tjera duke i
ilustruar kėto me shifra e fakte. Sipas tij, Projektbuxheti i
komunės pėr vitin 2004 ėshtė 7.999.145 euro apo 24% mė i madh se
vitin 2003.
-
Nė diskutim mori pjesė edhe pėrfaqėsuesi i UNMIK-ut pėr Podujevėn z.
Shahzad Khan Bangash i cili pėrgėzoi komunėn pėr sukseset e arritura
me buxhetin vetjak por edhe qytetarėt pėr angazhimin e tyre nė
krijimin e jetės institucionale dhe jetės mė tė mirė pėr tė gjithė.
-
-
-
Pėrfaqėsuesit e mdiave e siguruan Holkerin se plani standardet pėr
Kosovėn do tė ketė pėrkrahjen e tyre
-
-
Prishtinė, 17 dhjetor 2003
- Pėrfaqėsuesit e
mdiave nė Kosovė i siguruan shefit tė UNMIK-ut Hari Holkerit se
plani standardet pėr Kosovėn do tė ketė pėrkrahjen e mediumeve tė
tyre.
-
-
Standardet pėr Kosovėn kanė rėndėsi
jetike pėr tė ardhmen e Kosovės, andaj mediumet vendore do tė
ofrojnė pėrkrahje tė vazhdueshme pėr zbatimin e kėtij plani. Nė kėtė
takim theks i veēantė ėshtė kushtuar draft-ligjit pėr Komisionin e
Pavarur pėr Media i cili pritet tė miratohet vitin e ardhshėm.
-
-
-
Gjenerali Klark thotė se i akuzuari Millosheviq ka mbetur i vjetri
dhe nuk i ka ndryshuar qėndrimet
-
-
Hagė, 17 dhjetor 2003
- Ish-presidenti
jugosllav, Sllobodan Millosheviq, i cili po gjykohet pėr krime
lufte, ka mbetur i vjetri dhe nuk i ka ndryshuar qėndrimet, ka
deklaruar ish-komandanti i NATO-s, Uesli Klark pas dėshmisė kundėr
Millosheviqit nė Hagė.
-
-
"Nuk pashė ndryshime nė sjelljen e tij,
nė kokėfortėsinė e tij, nė sedrėn e tij dhe vrazhdėsinė e personit
pėr tė cilin unė besoj se ishte pėrggjegjės pėr aq shumė masakrab tė
viktimave nė Ballkan", tha gjenerali Klark, duke pėrshkruar kėshtu
arrogancėn e Millosheviqit.
-
-
I pyetur se si ėshtė sjellė i akuzuari
ndaj tij personalisht, Klark tha se ishte kjo njė performancė tipike
e Millosheviqit pėr t'i mohuar faktet, por gjykatėsit ishin tė
kujdesshėm dhe e mbanin atė nėn kontroll.
-
-
Ai tha se nė dėshminė e tij mė sė shumti
ėshtė pėrqėndruar nė pėrgjegjėsinė komanduese tė Millosheviqit,sepse
ai qėndronte prapa tė gjitha krimeve dhe mizoriva tė tjera qė
ndodhėn. Klark tha se edhe personalisht ka pasur njohuri tė veēanta
pėr tė akuzuarin, prandaj edhe e konsideron tė rėndėsishme dėshminė
e tij qė bėri dje.
-
"Unė jam me siguri i vetmi komandant i shekulli XX nė historinė
ushtarake, i cili ka njohur kundėrshtarėt e tij, karakterin dhe
sjelljet e tij, mėnyrėn e tė menduarit dhe mėnyrėn sesi ai do t'u
pėrgjigjej situatave.
-
-
Kisha njohuri tė mėdha dhe tė detajuara
pėr tė dhe ato njohuri i pėrdora pėr tė mirė gjatė fushatės nė
Kosovė", tha gjenerali Klark, duke pėrshkrua njohuritė e tij qė
kishte mė parė nga pėrvoja e tij pėr tė akuzuarin Millosheviq.
-
Dėshmia e gjeneralit Uesli Klark do tė mund tė transmetohet pėr
publik ditėn e premtė pasi qė Tribunali i Hagės kishte vendosur me
kėrkesė tė Qeverisė amerikane qė kjo dėshmi tė jetė e mbyllur pėr
opinion nė mėnyrė qė Administrata amerikane tė mund tė kontrollojė
se mos nė ndonjė pjesė sė dėshmisė sė tij janė rrezikuar interesat
kombėtare amerikane.
-
-
-
Meurs: Shqipėria ka disa avantazhe nė krahasim me vendet e tjera
-
-
Kėln, 17 dhjetor 2003
- Wim Van Meurs,
ekspert nė Institutin e Politikės sė Aplikuar nė Mynih, duke folur
pėrproblemet mė tė mėdha qė e pengojnė Shqipėrinė tė funksionojė
sipas standardeve tė BE, tha se ėshtė ndoshta paradoksale, por pėr
momentin Shqipėria ka disa avantazhe nė krahasim me vendet e tjera.
-
-
"Megjithėse gjendja politike ėshtė disi
e bllokuar, por brenda vendit gjendja ėshtė relativisht stabile.
-
-
Atje nuk ka pėrplasje etnike tė gjera,
prandaj nga katėr shtetet e tjera mendoj se Shqipėria ka shanset mė
tė mira pėr tė nėnshkruar njė marrėveshje stabilizimi dhe asociimi",
tha Meurs pėr "Dojēe velen". Sipas tij, "negociatat me BE kanė
natyrė mė shumė teknike dhe ato mund tė vazhdojnė edhe kur mungon
ministri i jashtėm".
-
-
-
Nuk ka lėvizje pozitive nė ndjekjen e tregtarėve me qenie njerėzore
nė Evropėn Juglindore
-
-
Vjenė, 17 dhjetor 2003
- Pakėsimi i numrit tė
viktimave tė identifkuara tė tregtisė me njerėz nė Evropėn
Juglindore ėshtė pasojė e zbatimit joefikas dhe mungesa e mundėsive
alternative pėr viktimat, theksohet nė raportin mė tė ri pėr
gjendjen nė kėtė fushė nė Shqipėri, Bosnjė e Hercegovinė, Bullgari,
Serbi e Mal tė Zi, Kosovė, Moldavi dhe Rumani.
-
-
Nė dokumentin e prezentuar nė Vjenė
paralajmėrohet se nuk ka lėvizje pozitive kur ėshtė fjala pėr
ndjekjen apo ndėshkimin e tregtarėve me qenie njerėzore.
-
-
-
Tirana dhe
Podgorica thellojnė bashkėpunimin
-
-
Tiranė, 17 dhjetor 2003 -
Sot nė Tiranė u zhvillua njė takim pune midis zv.ministrit tė Punėve
tė Jashtme tė Shqipėrisė, Luan Hajdaraga dhe ministrit tė Punėve tė
Jashtme tė Malit tė Zi, Dragisha Burzan.
-
Tė dyja palėt shfaqėn kėnaqėsinė pėr ecurinė e bashkėpunimit
shqiptaro-malazez, i cili ėshtė intensifikuar edhe mė tej pas
normalizimit dhe pėrparimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet Republikės sė
Shqipėrisė dhe Serbisė e Malit tė Zi, dhe konfirmuan vullnetin pėr
t'i zhvilluar edhe mė tej shkėmbimet nė fusha me interes tė
ndėrsjellė, thuhet nė njė komunikatė tė lėshuar nga ky takim.
-
Nė takim, ku merrnin pjesė edhe ekspertė nga dikastere tė ndryshme
tė tė dyja vendeve, u pėrvijuan disa nga drejtimet kryesore, ku do
tė pėrqėndrohen pėrpjekjet e dyanshme pėr konkretizimin e
bashkėpunimit.
-
Palėt ranė dakord qė synimi i bashkėveprimit nė tė ardhmen do tė
jetė zhvillimi i projekteve dhe nismave, tė cilat lehtėsojnė
shkėmbimet veēanėrisht ndėrmjet zonave kufitare dhe pėr fusha tė
tilla si transporti, mjedisi, turizmi, arsimi, shėndetėsia, kultura,
rendi, kufiri etj.
-
-
-
Nė Gjermani
arrestohet Idajet Beqiri
-
-
Konstanz, Gjermani, 17 dhjetor 2003
- Kreu i Partise se Unitetit Kombėtar dhe
njekohėsisht sekretar politik i FBKSH-se, ėshtė arrestuar tė hėnėn
nė qytetin kufitar Konstanz tė Gjermanise. Prej gati dy vitesh,
Beqiri ishte larguar nga Shqiperia dhe mendohet se jetonte nė
Belgjike, ku kishte marrė azil politik. Ai akuzohet nga porkuroria
shqiptare "pėr nxitje tė urrejtjes nderetnike".
-
Vetėm tri javė pasi njė gjykatė e Tiranės vendosi tė dėnojė Gafur
Adilin dhe tė shpalle tė pafajshem Taip Mustafain, dy prej krerėve
tė AKSH-se, policia gjermane arrestoi Idajet Beqirin.
-
-
Ai ka deklaruar para medias vendase dhe
tė huaj si sekretari politik i AKSH- se, dhe mendohet se vepronte ne
Belgjikė. Lajmi u pohua nga burime zyrtare tė Ministrisė shqiptare
tė Rendit Publik ttė cilet thanė se ai ishte arrestuar dy dite mė
parė, ne qytetin kufitar tė Gjermanise Konstanz.
-
-
Sipas burimeve mesohet se Beqiri po
tentonte te kalonte kufirin pėr tė hyre nė kėtė vend, ndersa gjate
kontrollit te pasaportes, u ndalua prej policeve ne piken e kalimit
te kufirit te ketij qyteti.
-
Mė 25 shtator 2003, Idajet Beqiri shpallet nė kėrkim nga prokuroria
shqiptare nėn akuzėnpėr "nxitjen e urrejtjes etnike". Prokuroria dy
muaj me pare solli ne Gjykaten e Tiranes dosjen per gjykimin e
Beqirit se bashku me dy te pandehurit Taip Mustafa dhe Gafurr Adili
mbi te cilet rendonte e njejta akuze.
-
-
Por ndersa Mustafa dhe Adili u gjykua
nga Gjykata e Tiranes dhe tashme jane te lire per Beqirin u kerkua
ndarja e ēėshtjes, pasi i pandehuri nuk ishte i pranishem madje nuk
perfaqesohej as nga avokati mbrojtes.
-
-
-
Parlamenti
maqedonas ndėrpreu punimet pa e miratuar Propozimligjin pėr
zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės
-
-
Shkup, 17 dhjetor 2003 -
Parlamenti i Maqedonisė nė orėt e mbrėmjes ka ndėrprerė punimet e
djeshme pa e miratuar Propozimligjin e Qeverisė pėr zyrtarizimin e
Universiteti tė Tetovės. Kėshtu qė Universiteti i Tetovės sot do ta
shėnojė dhjetėvjetorin e themelimit tė kėtij institucioni tė parė
unversitar me mėsim nė gjuhėn shqipe nė kėtė vend.
-
Pėr shtyrjen e kėsaj seance ndikuan akuzat e rrepta ndėrmjet pozitės
dhe opozitės. Miratimin e kėtij ligji me fjalimet e tyre tė gjatė nė
foltore e penguan deputetėt opozitarė tė partisė maqedonase
VMRO-DPMN, duke spekuluar se formimi i Univeritetit shtetėror nė
Tetovė ėshtė vetėm qėllim politik i propozuesve dhe njė institucion
i egėr.
-
Ndaj kėtij reagimi, deklaroi ashpėr deputeti i BDI-sė Nevzat Bejta,
i cili duke iu drejtuar deputetėve tė opozitės, ka thėnė se "nėse
Universitetin e Tetovės e quani tė egėr, do tė thotė se ju qė keni
pėrfunduar fakultete, jeni egėrsira".
-
-
-
Holandezi Shefer
merr drejtimin e NATO-s
-
-
Bruksel, 17 dhjetor 2003 -
Nė takimin e sotėm tė NATO-s nė krye tė kėsaj organizate
veriatlantike erdhi shefi i gjertanishėm i diplomacisė holandeze Jap
de Hop Shofer. Pasi qė ka kryesuar takimin e sotėm tė NATO-s
sekretari i pėrgjithshėm i saj Xhorxh Robertson i ka dhėnė fund
mandatit tė tij katėrvjeēar.
-
-
-
Bejker ndodhet
nė Itali pėr diskutime mbi borxhin irakian
-
-
Romė, 17 dhjetor 2003 - I
dėrguari i posaēėm amerikan, Xhems Bejker, ndodhet sot nė Itali, nė
kuadrin e turneut tė tij evropian qė synon uljen e borxhit irakian i
cili kap miliarda dollarė. Zoti Bejker ka nė plan tė diskutojė pėr
kėtė ēėshtje me kryeministrin italian Silvio Berlusconi.
-
Dje ai siguroi mbėshtetjen e Francės dhe Gjermanisė pėr lehtėsimin e
borxhit irakian.
-
Udhėheqėsit francezė dhe gjermanė tė cilėt dje u takuan veē e veē me
zotin Bejker, ranė dakord se i ashtuquajturi grup i Parisit duhet ta
pakėsojė nė mėnyrė tė ndjeshme borxhin e Irakut.
-
Grupi i pėrbėrė nga 19 vende kryesore huadhėnėse do tė vendosė mė
vonė se nė ēfarė mase do tė pakėsohet borxhi prej 40 miliardėsh qė
Iraku u ka atyre.
-
Iraku u ka gjithashtu rreth 80 miliardė dollarė borxh vendeve qė nuk
bėjnė pjesė nė kėtė grup si edhe kreditorėve privatė.
-
-
-
Indi: Mbi 50
vetė kanė humbur jetėn dhe tetė mijė tė tjerė kanė mbetur pas strehė
-
-
Njė Delhi, 17 dhjetor 2003
- Mbi 50 vetė kanė humbur jetėn dhe tetė mijė tė tjerė kanė mbetur
pas strehė nga njė ciklon i fuqishėm qė pėrfshirė rajonet bregdetare
tė shtetit indian Andra Pradesh.
-
Era e fuqishme qė frynte 120 km nė orė, e shoqėruar me shirat e
stuhishme, ka rrėnuar shumė shtėpi dhe ka dėmtuar rrjetin elektrik
dhe atė tė telefonisė.
-
-
-
Burg i
pėrjetshėm pėr dy krerėt e grupit radikal grek "17 nėntori"
-
-
Athinė, 17 dhjetor 2003 -
Dy krerėt e grupit radikal grek "17 nėntori" janė dėnuar me burgim
tė pėrjetshėm nga njė gjykatė nė Athinė. Aleksandros Giotopoulos dhe
Dimitris Koufodinas janė ndėr 15 personat qė u shpallėn fajtorė
javėn e kaluar pėr pėrfshirjen e tyre nė aktivitetin kriminal 25
vjeēar tė organizatės.
-
Ndėr viktimat e krimeve tė grupit, ka personalitete greke dhe tė
huaja, mes tyre njė shef i CIA-s dhe njė atashe britanik i
mbrojtjes.
-
Giotopoulos, 59 vjeē, qė u shpall fajtor pėr planifikimin e
veprimeve tė grupit, nuk e ka pranuar se kishte lidhje me
organizatėn.
-
Trupi gjykues, i pėrbėrė prej tre gjykatėsish, shpenzoi nėntė muaj
duke dėgjuar dėshmi qė lidhen me rreth 2.500 krime, pėrfshi kėtu
vrasje dhe plaēkitje.
-
Gjyqi ndaj tyre ishte i pari pėr terrorizėm nė Greqi.
-
-
-
Nga shpėrthimi i
bombės nė Bagdad, 17 vetė tė vrarė
-
-
Bagdad, 17 dhjetor 2003 -
Njė bombė e cila ka shpėrthyer tė mėrkurėn nė Bagdad, me njė
rezervuar benzine, ka shkaktuar vdekjen e 17 personave, tė cilėt
ndodheshin nė njė kombibus njofton Rojter. Nė shpėrthimin qė ndodhi
nė kuartin Baja poashtu janė plagosur disa vetė.
-
Vazhdimi i dhunės ėshtė shenjė se shpresat, qė me arrestimin e Sadam
Huseinit do tė pakėsohen sulmet guerile, ishin tė kota. Bombat e
vendosura nėpėr rrugė dhe skaj rrugės janė metoda tė preferuara tė
guerilėve kundėr amerikanėve.
-
-
-
Presidenti Bush: Sadam Huseini duhet tė dėnohet me vdekje
-
-
Uashington, 17 dhjetor 2003
- Nė njė intervistė me
rrjetin televiziv ABC, Presidenti Bush tha se kapja e Sadam Huseinit
ishte njė moment gėzimi pėr popullin irakian, i cili, tha ai, i ka
tė gjitha aftėsitė tė gjykojė vetė ish-udhėheqėsit e tij. "Mendoj se
ai duhet tė dėnohet me vdekje pėr ato qė ka bėrė kundėr popullit tė
tij.
-
-
Ai ėshtė torturues e vrasės, regjimi i
tij kishte dhoma tė posaēme pėrdhunimi. Sadam Huseini ėshtė njė
tiran i neveritshėm, i cili meriton dėnimin mė tė rėndė qė
parashikon drejtėsia. Por, kjo do tė vendoset nga qytetarėt irakianė
dhe jo nga presidenti i Shteteve tė Bashkuara".
-
Nėse gjykohet nė Irak, siē pritet, Sadam Huseinit mund tė dėnohet me
vdekje. Dėnimi mė i rėndė i dhėnė nga njė gjykatė e Kombeve tė
Bashkuara do tė ishte me burgim tė pėrjetshėm. Disa udhėheqės
botėrorė, mes tė cilėve Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi
Anan, dhe njė zėdhėnės i Vatikanit, janė shprehur kundėr dėnimit tė
Sadam Huseinit me vdekje.
-
-
-
Rrėzohet njė avion ushtarak francez, gjashtė vetė kanė humbur jetėn
-
-
Paris, 17 dhjetor 2003
- Njė avion ushtarak francez
ėshtė rrėzuar nė jugperendim tė vendit. Mė atė rast gjashtė vetė
kanė humbur jetėn, ndėrkohė qė vazhdojnė kėrkimet pėr viktimėn e
shtatė, kanė konfirmuar burimet zyrtare nė rajonin Ariezh.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|