|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E marte, 16 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Reagim i Sabit Rrustemit, zv.kryetar i Komisionit parlamentar pėr Media i Kuvendit tė Kosovės

  • Seminari i KKSHA-s i informon refugjatėt shqiptarė pėr hapjen dhe menaxhimin e biznesit

  • UNMIK-u gjatė dy javėve do tė bartė pėrgjegjėsitė jo tė rezervuara te Qeveria e Kosovės

  • Gjenerali Uesli Klark filloi dėshminė nė Tribunalin e Hagės

  • Nė Parlamentin maqedonas vazhdon debati pėr Universitetin e Tetovės

  • Ministri i Jashtėm malazez nesėr viziton Tiranėn

  • SHBA-tė investojnė edhe katėr milionė dollarė pėr zhvillimin e Luginės sė Preshevės

  • Pėrkrahės tė Ilir Metės nuk zgjidhen nė komitetin e ri drejtues tė Partisė Socialiste

  • Ilir Meta tha se Kongresin e gjashtė tė PS e konsideron si njė turp tė madh historik

  • Zyrtarėt serbė i thanė Solanės se standardet pėr Kosovėn janė tė papranueshme pėr ta

  • Misioni policor "Proksima" nė Maqedoni zėvendėsoi misionin ushtarak tė BE-sė "Konkordia"

  • Plagosen tre ushtarė amerikanė

  • Forcat amerikane kanė vrarė pesė irakianė

  • Trupat amerikane kanė vrarė sot 11 guerilė irakianė

  • Bushi premton gjyq tė drejtė pėr Sadamin

  • Presidenti italian refuzon ligjin pėr median

  • Si do tė veprohet me Sadam Huseinin?

 
  
Reagim i Sabit Rrustemit, zv.kryetar i Komisionit parlamentar pėr Media i Kuvendit tė Kosovės
 
Gjilan, 16 dhjetor 2003 - Mbrėmė nė emisionin qendror tė lajmeve tė RTK, si i vetmi medium publik nė Kosovė, pėr herė tė parė ėshtė dhėnė njė kronikė nga mbledhja e Komisionit parlamentar pėr Media dhe, pėr fat tė keq, kjo mbledhje sipas kronikės sė prezentuar, ėshtė keqinterpretuar apo, thėnė mė drejtė iu ėshtė pėrshtatur kėrkesave tė vetė RTK-sė, gjė qė nuk ėshtė fer, thotė nė njė reagim tė tij Sabit Rrustemi, zv.kryetar i Komisionit. Nė vazhdim tė kėtij reagimi thuhet:

Si kryesues i mbledhjes sė djeshme (pėr vonesė tė kryetarit tė Komisionit), jam i obliguar qė pėr hirė tė opinionit publik t'i jap kėto sqarime.

Kemi pėrshėndetur dhe pėrshėndesim praninė e mediave edhe nė mbledhjen e Komisionit parlamentar pėr Media si dėshmi e transparencės sė punės sė Kuvendit tė Kosovės po edhe si kontribut i mediave pėr tė ndihmuar qė puna e kėtij Komisioni dhe jo vetėm tė kėtij Komisioni t'i prezentohet nė mėnyrė korrekte publikut.

Sa i pėrket ēėshtjes sė ligjit pėr Media, Komisioni edhe mė parė, po edhe nė mbledhjen e djeshme ka qenė i pėrkushtuar qė ai propozim ligj qė po hartohet nga ekspertė tė fushės sė medias dhe tė Qeverisė sė Kosovės, sa mė parė tė pėrcillet nė Kuvend pėr shqyrtim dhe aprovim. Nė tė kundėrtėn Komisioni mund tė ndėrmarrė iniciativė pėr hartimin e kėtij ligji.

Dėshmi e kėsaj janė edhe mbledhjet paraprake tė Komisionit ( mund tė shikohen procesverbalet) po, edhe takimi njė javė mė parė me Komisionerin e Pavarur pėr Media, Robert Gilette, ku qartė ėshtė kėrkuar qė propozim ligji sa mė parė t'i dorėzohet Kuvendit tė Kosovės.

Pėrkushtimi ynė lidhur me kėtė ēėshtje ka qenė dhe mbetet, njė ligj pėr media, nė pajtim me standardet evro-atlantike, pra, nėnkuptohet edhe larg ndikimit nga partitė politike.

Asnjėherė nuk jemi angazhuar si Komision e, as qė angazhohemi pėr Ministri tė Informacionit.

Deklaratat e dy anėtarėve tė Komisionit, u pėrkasin atyre e, jo qėndrimeve tė Komisionit.

Nė mbledhjen e djeshme ne kemi mbėshtetur propozim buxhetin e Qeverisė pėr RTK dhe Komisionin e Pavarur pėr Media si dhe kemi kėrkuar qė RTK tė pėrforcojė transmetuesit e saj nė tėrė territorin e Kosovės nė mėnyrė qė njerėzit tė mos detyrohen pėr tė paguar njė television tė cilin nuk kanė mundėsi ta pėrcjellin. Madje janė pėrmendur edhe komunat me emėr.

Po t'ishin dhėnė pėrfundimet e nxjerra nga mbledhja e djeshme e kėtij Komisioni, sigurisht qė nuk do tė kishte pasur nevojė fare pėr reagim.

Mbes me shpresė se herave tė tjera nuk do tė ketė keqintrepretime tė tilla dhe nevojė pėr sqarime plotėsuese, thotė nė fund tė reagimit deputeti Sabit Rrustemi.
 
 
Seminari i KKSHA-s i informon refugjatėt shqiptarė pėr hapjen dhe menaxhimin e biznesit
 
Uashington, 16 dhjetor 2003 - Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA/NAAC) lėshoi kėtė deklaratė nė lidhje me seminarin qė mbajti mė 11 dhjetor nė Bronx pėr t'i dhėnė komunitetit shqiptar informacion nė lidhje me hapjen e biznesit tė ri dhe menaxhimin mė mirė tė bizneseve ekzistuese.

Refugjatė dhe azilantė shqiptarė morėn pjesė nė njė seminar tė organizuar nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) mė 11 dhjetor nė Bronks ku u informuan mbi Projektin e Zhvillimit tė Biznesit tė Refugjatit, njė program federal qė synon tė plotėsojė nevoja tė ndryshme tė emigrantėve me status tė veēantė.

Pėrfaqėsues tė KKSHA, sipėrmarrės tė sukseshėm dhe avokatė e llogaritarė korporatash dhanė informata mbi hulumtimin e tregut, strukturat e ndryshme tė biznesit, siguracionin, taksimin, financimin dhe planifikimin strategjik.

KKSHA ka hyrė nė partneritet me Qendrėn e Rrjetit tė Biznesit (QRrB) nė kuadėr tė Projektit tė Zhvillimit tė Biznesit tė Refugjatit pėr t'u ardhur nė ndihmė refugjatėve dhe azilantėve shqiptarė qė synojnė tė arrijnė pavarėsi financiare.

Shėrbimet qė ofrohen nga KKSHA dhe QRrB pėrfshijnė asistencė teknike para dhe pas marrjes sė kredisė bankare, seminare pėrgatitore, ndihmė nė hapjen dhe zgjerimin e biznesit, financim, formulimin e planit tė biznesit, etj.

Aktiviteti i fundit nė Bronks ėshtė pjesė e njė serie seminaresh pėrgatitore qė KKSHA po mban rregullisht nėpėr lagjet e Manhattan-it me popullsi tė konsiderueshme shqiptare.
 
 
UNMIK-u gjatė dy javėve do tė bartė pėrgjegjėsitė jo tė rezervuara te Qeveria e Kosovės
 
Prishtinė, 16 dhjetor 2003 - Zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic thotė se gjatė dy javėve tė ardhshme Misioni i OKB-sė nė Kosovė do t'i bartė pėrgjegjėsitė jo tė rezervuara te Qeveria e Kosovės.

"Ne po i transferojmė kėto kompetenca nė mėnyrė konstante dhe besojmė ta kompletojmė kėtė proces deri nė fund tė kėtij viti", ka thėnė Karlovic, duke mohuar mundėsinė qė paraprakisht shefi i UNMIK-ut tė bėjė kėtė transfer nėpėrmjet ndonjė vendimi tė tij.

Lidhur me transferin nė fushat e rezervuara ajo thotė se duhet tė vendosė Kėshilli ii Sigurimit tė OKB-sė.
Sidoqoftė shefi i Misionit tė OKB-sė, Hari Holkeri u ka premtuar vendorėve se nė kuadėr tė pėrgjegjėsive tė rezervuara nga fillimi i vitit tjetėr mund tė pritet vetėm hapja e dy zyrave: asaj pėr bashkėpunim me jashtė dhe energjetikė.
 
 
Gjenerali Uesli Klark filloi dėshminė nė Tribunalin e Hagės
 
Hagė, 16 dhjetor 2003 - Gjenerali Uesli Klark dje e filloi dėshminė nė Gjykatėn e Hagės pėr krime lufte nė procesin kundėr ish-ditkatorit jugosllav Sllobodan Millosheviq. Gjenerali Klark ishte komandant i NATO-s gjatė sulmeve ajrore tė vitit 1999 tė Aleancės kundėr ish-Jugosllavisė.

Dėshmia e Klarkut u bė nė njė seancė me dyer tė mbyllura dhe ajo vazhdon edhe sot. Dėshmia e gjeneralit Klark do tė bėhet e njohur nė fund tė javės pasi tė hiqen informacionet qė mund tė dėmotojnė sigurinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

Kur gjenerali Klark arriti nė Amsterdam para se tė fillojė dėshminė e tij deklaroi se ka kaluar gati mė shumė se 100 orė nė periudhėn gati katėrvjeēare me Millosheviqin nė disa raste si drejtor tė planeve strategjike nė shefin e pėrgjithshėm tė Ushtrisė amerikane, pastaj nė ekip me ambasadorin Hollbruk qė solli deri te Marrėveshja e Dejtonit dhe mė vonė si komandant i forcave tė NATO-s pėr Evropėn, duke u marrė me Millosheviqin dhe mė nė fund nė luftėn kundėr Jugosllavisė pėr shkak tė spastrimit entik nė Kosovė, ka thėnė Klark nė aeroportin e Amsterdamit.
 
 
Nė Parlamentin maqedonas vazhdon debati pėr Universitetin e Tetovės
 
Shkup, 16 dhjetor 2003 - Nė Parlamentin e Maqedonisė edhe sot ka vazhduar debati pėr propozimin e qeverisė pėr themelimin e universitetit shtetėror nė Tetovė, debat ky qė edhe gjatė natės sė kaluar ėshtė zhvilluar dhe ėshtė ndėrprerė nė mėngjes.
 
Nė foltore kanė defiluar deputetėt e opozitės tė cilėt kanė theksuar se propozimligji pėr themelimin e universitetit tė tretė nuk ėshtė pjesė e Marrėveshjes koznizė, por rezultat i marrėveshjes sė partnerėve tė koalicionit nė mes tė Partisė Solialdemokrate dhe BDI.
 
Sipas depetetėve tė VMR0-DPMNE, pėr "universitetin e Reēicės sė Vogėl" duhet tė ndajnė tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė, ndėkaq nė tė shkollohen vetėm pjesėtarėt e njė bashkėsie etnike. Opozita konsideron se Universiteti i Evropės Juglindore dhe kuota pozitive nė dy universitetet shtetėrore mjafton pėr nevojat e arsimimit tė shqiptarėve nė Maqeodni.
 
 
Ministri i Jashtėm malazez nesėr viziton Tiranėn
 
Tiranė, 16 dhjetor 2003 - Nesėr nė Tiranė pėr njė vizitė zyrtare arrin ministri i Punėve tė Jashtme tė Malit tė Zi Dragisha Burzan, ku do tė takohet me zv.ministrin e Jashtėm tė Shqipėrisė Luan Hajdaraga.
 
 
SHBA-tė investojnė edhe katėr milionė dollarė pėr zhvillimin e Luginės sė Preshevės
 
Bujanoc, 16 dhjetor 2003 - Zyrtarė tė Ambasadės amerikane nė Beograd dhe ata tė Serbisė, sot pėruruan aksin rrugor prej Bujanocit deri nė kufirin me Kosovėn, tė gjatė 12,5 km.

Zyrtarėt e Ambasadės amerikanė thanė se SHBA-tė nė periudhėn e ardhshme do tė investojnė edhe katėr milionė dollarė pėr zhvillimin e Luginės sė Preshevės.
 
 
Pėrkrahės tė Ilir Metės nuk zgjidhen nė komitetin e ri drejtues tė Partisė Socialiste
 
Tiranė, 16 dhjetor 2003 - Pėrkrahėsit e ish-kryeministrit Ilir Meta nuk u zgjodhėn anėtarė tė komitetit tė ri drejtues tė Partisė Socialiste.

Delegatėt nė kongres shprehėn mbėshtetje tė plotė pėr kryetarin e partisė Fatos Nano duke dhėnė shpesh njė numėr maksimal votash pėr tė dhe politikanėt pėrkrah tij.

Komisioni i votimit i deklaroi rezultatet tė martėn nė mėngjes pas orės 4:00.
 
 
Ilir Meta tha se Kongresin e gjashtė tė PS e konsideron si njė turp tė madh historik
 
Tiranė, 16 dhejtor - Duke komentuar zhvillimet e Kongresit tė gjashtė tė Partisė Socialiste, ish-kryeministri socialist Ilir Meta tha se pa e tepruar mund ta konsiderojė kėtė Kongres si njė turp tė madh histoirik, si njė njollė tė zezė jo vetėm nė historinė e Partisė Socialiste, por edhe pėr tė gjithė jetėn politike nė vend qė prej vitit 1999.
 
"E konsideroj madje si njė kongres shumė regresiv sesa Kongresi i dhjetė i Partisė sė Punės, i cili nė fund tė fundit solli diēka mė pozitive", tha veē tjerash nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės", Ilir Meta. Ai tha se do tė vazhdojė tė mbetet socialist, por kjo siē u shpreh nuk do tė thotė se do tė pranojė zgjidhje tė turpshme, apo forume tė turpshme.
 
 
Zyrtarėt serbė i thanė Solanės se standardet pėr Kosovėn janė tė papranueshme pėr ta
 
Beograd, 16 dhjetor 2003 - Pėrfaqėsuesi i Lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana ka bisdeduar dje nė Beograd me zyrtarėt e Serbisė dhe tė Unionit serb-malazez lidhur me zgjedhjet e ardhshme nė Serbi.

Solana nė Beograd ka paralajmėruar mundėsinė e izolimit tė Serbisė nėse nė zgjedhjet e ardhshme eventualisht fitojnė partitė nacionaliste. Ai ka thėnė se nuk ėshtė ide e mirė qė nė listat zgjedhore nė Serbi tė jenė personat qė janė akuzuar nga Tribunali Ndėrkombėtar pėr Krimet e Luftės nė Hagė. Njoftohet se zyrtarėt serbė i kanė thėnė nė kėtė takim z. Solana se standardet pėr Kosovėn nuk janė tė pranueshme Beogradin, sepse ato sipas tyre shtrojnė rrugėn e pavarėsisė sė saj.

Njoftohet se temė kryesore e bisedimeve tė z. Solana me kryeministrin e Serbisė Zoran Zhivkoviq dhe shefin e diplomacisė tė Unionit Serbi - Mali i Zi, Goran Svilanoviq ka qenė standardet pėr Kosovėn.
Kryeministri Zhivkoviq ka thėnė se Serbia nuk do tė heqė dorė nga lufta pėr Kosovėn e cila do tė jetė luftė politike e diplomatike dhe ka shfaqur shpresėn se pas zgjedhjeve nė Serbi do tė krijohen kushtet qė kjo temė tė hapet ashtu siē duhet.

Ndėrkaq, z. Solana ka deklauar se Bashkimi Evropian e ka mbėshtetur dokumentin e UNMIK-ut standardet pėr Kosovėn dhe i vjen mirė qė me zyrtarėt e Beogradit ka shkėmbyer ide dhe sugjerime lidhur me zbatimin e standardeve nė Kosovė dhe ka premtuar se BE do tė angazhohet tė ndihmojė sa mundet edhepse kompetencat pėr kėtė siē ka thėnė u takojnė OKB-sė.
 
 
Misioni policor "Proksima" nė Maqedoni zėvendėsoi misionin ushtarak tė BE-sė "Konkordia"
 
Shkup, 16 dhjetor 2003 - Misioni i parė policor "Proksima" prej dje nė Maqedoni e zėvendėson misionin ushtarak tė BE-sė "Konkordia" ku pėrfundon edhe prania ndėrkombėtare ushtarake nė kėtė vend.
 
"Misioni paqeruajtės i Bashkimit Evropian nė Maqedoni ka ndihmuar nė stabilizimin e kėtij vendi dhe Misioni policor i BE-sė do tė vazhdojė ta bėjė kėtė punė", tha dje nė Shkup, pėrfaqėsuesi i BE-sė pėr Politikė tė Jashtme e Siguri, Havier Solana.
 
Ai i bėri kėto komente gjatė manifestimit me rasin e fillimit tė Misionit tė ri policor tė BE-sė nė Maqedoni. Solana me kėtė rast falėnderoi partnerėt e BE-sė, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n qė kishin ndihmuar me fonde dhe kapacitete.

Misioni "Proksima" i cili do tė kompletohet deri nė shkurt tė vitit tė ardhshėm do tė ndihmojė nė reformimin e policisė sė Maqedonisė, u tha nė kėtė solemnitet.
 
 
Plagosen tre ushtarė amerikanė
 
Tikrit, 16 dhjetor 2003 - Tre ushtarė amerikanė janė plagosur tė martėn nga shėrthimi i njė bombe skaj rrugės nė Tikrit, vendlindje e Sadam Huseinit, bėnė tė ditur ushtarakėt amerikanė, njofton Rojter.

Njė mjet i improvizuar ekspolozivi ka shpėrthyer afėr automjetit tė ushtarėve qė patrullonin nėpėr qytetin Tikrit, 110 milja nga Bagdadi. Jeta e ushtarėve nuk ėshtė nė rrezik.
 
 
Forcat amerikane kanė vrarė pesė irakianė
 
Falluxha, 16 dhjetor 2003 - Forcat amerikane kanė vrarė pesė irakianė gjatė trazirave tė pėrkrahėsve tė Sadam Huseinit nė qytetin Falluxha, nė perėndim tė Bagdadit, thanė tė martėn burimet ushtarake amerikane.

Rojter citon dėshmitarėt tė kenė thėnė sa tė hėnėn nė mbrėmje nė Falluxha me qindra njerėz kanė protestuar kundėr arrestimit tė Sadam Huseinit dh se ėshtė sulmuar edhe zyra e prefektit tė cilin e kanė emėruar forcat okupuese amerikane.

Burimet amerikane thonė se nė njė rrėmujė burra tė armatosur kanė hapur zjarr kundėr ushtarėve amerikanė dhe kanė plagosur njė prej tyre. Ushtarėt janė pėrgjegjur me zjarr dhe kanė vrarė dy sulmues.

Ndėrkaq nė Ramadi sulmuesit kanė hapuir zjarr ndaj forcave amerikane dhe kanė plagosur njė ushtar. Ushtarėt janė pėrgjegjur me zjarr dhe kanė vrarė dy sulmues dhe kanė plagosur njė jetėr.
 
 
Trupat amerikane kanė vrarė sot 11 guerilė irakianė
 
Bagdad, 16 dhjetor 2003 - Trupat amerikane kanė vrarė sot 11 guerilė irakianė tė cilėt kanė tentuar tė sulmojnė nė pritė, ka bėrė tė ditur ushtria amerikane, njofton Rojter.

Nė njė komunikatė ushtarake thuhet se amerikanėt nė atė incident, rreth njėqind km nė veri tė Bagdadit, nuk kanė pasur viktima.
 
 
Bushi premton gjyq tė drejtė pėr Sadamin
 
Uashington, 16 dhjetor 2003 - SHBA do tė punojė me irakianėt pėr tė siguruar qė procesi gjyqėsor ndaj Sadam Huseinit do t'i nėnshtrohet edhe vėzhgimit ndėrkombėtar, tha Presidenti Bush.

Presidenti amerikan tha se ish udhėheqėsi irakian do tė merrte dėnimin e merituar.

Duke folur nė Shtėpine e Bardhė, zoti Bush tha se opinioni i irakianėve tė thejshtė ishte shumė i rėndėsishėm.

I pyteur nėse kishte ndonjė mesazh pėr Sadam Huseinin, presidenti amerikan u pėrgjigj.....

"Kemi shpėtuar. Bota ėshtė mė mirė pa ty zoti Saddam Husein, dhe pėr mua ėshtė shumė interesant fakti qė kur u bė nxehtė, ti i hape vetes njė gropė dhe hyre brenda saj, por trupat tona dhe shėrbimet inteligjente tė gjetėn", tha ai.

Zoti Bush shtoi se armiqėt e Irakut tė lirė i kishin humbur tani shpresat pėrgjithnjė pėr tė rimarrė pushtetin nė Irak.
 
 
Presidenti italian refuzon ligjin pėr median
 
Romė, 16 dhjetor 2003 - Presidenti italian, Karlo Azelio Ēampi, ka ndėrmarrė njė hap tė rrallė ku refuzoi tė firmoste njė projektligj tė cilin e kishte miratuar mė parė parlamenti.

Z.Ēampi, posti i tė cilit ėshtė mė shumė ceremonial, u ka kėrkuar deputetėve tė rishqyrtojnė projktligjin, i cili, sipas opozitės sė krahut tė majtė, do ta lejonte kryeminstrin Silvio Berluskoni, tė zgjeronte monopolin e tij nė median italiane.

Sipas kushtetutės italiane, Presidenti ka kompetencė, qė tė shtyjė firmosjen e projektligjeve nė ligje.
Por nėse parlamenti refuzon tė bėjė ndryshimet qė ai ka kėrkuar, do tė jetė i detyruar ta firmosė projektligjin nė fjalė.

Berluskoni ka deklaruar se ai ėshtė ai hapur pėr tė bėrė ndryshime qė ai i ka quajtuar "inteligjente" nė projektligjin nė fjale.
 
 
Si do tė veprohet me Sadam Huseinin?
 
Bagdad, 16 dhjetor 2003 - Njė ditė pasi Shtetet e Bashkuara bėnė tė ditur kapjen e udhėheqėsit tė pėrmbysur irakian, Sadam Husein, nė plan tė parė doli ēėshtja ēfarė tė bėhet me tė.

Ndėrkohė qė hetuesit amerikanė vazhdonin procesin e marrjes nė pyetje tė Sadam Huseinit nė njė vend qė nuk ėshtė bėrė i ditur, Presidenti Bush u tha gazetarėve nė Uashington se ai do tė shihte me skeptizėm ēdo gjė qė mund tė thuhet nga ish diktatori irakian. "Ai ėshtė mashtrues dhe gėnjeshtar.
 
Ėshtė vrasės e torturues. Nuk mund ta marr me mend se do tė ndryshojė qendrim, pasi ai do tė trajtohet nė mėnyrė njerėzore nga trupat amerikane dhe i gjithė koalicioni i udhėhequr nga Shtetet e Bashkuara".
 
 

  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.