|
 |
|
Podujevė, 16
dhjetor 2003 / TN
Derisa sytė e Qėndresės
buzėqeshnin me ēiltėrsi fėmijėrore, Fitorja e vogėl kishte njė
shikim tė ėmbėl por akuzues...Ajo ishte plot jetė pėrkundėr se
ishte e zbathur... Njė lot nė cep tė qepallėzave vrau atė pak
gėzim e bukuri dimėrore tė bardhė nė malet e Popovės ku gurėt dhe
lisat janė dėshmitarė tė jetės qė jetohet e mbijetohet nė mija
mėnyra, por qė nuk vdes kurrė...
Shkruan: Bekim TOĒANI
Mė shumė se kurreshtje pėr dhomėn e
ngrohtė dhe kontributin e ushtarėve tė KFOR-it nė ndėrtmin e saj,
ishte kurreshtja pėr mėnyrėn se si jetojnė familjet me gjendje tė
rėndė sociale dhe pa kurrfarė burimi pėr ekzistencė katėr vjet pas
luftės. Ndaj edhe vizita kėsaj familjeje qė u organizua nga KFOR-i
ēekosllovak mbeti nė kujtesė si njė peisazh i ngrirė dimri nė ktė
fundvjeshtė tė vonė. |
 |
|
 |
|
Vozitja
nga Podujeva deri nė Popovė, rrugėve tė pėrbaltura por tė kalueshme,
ishte interesante pėr shkak se doktori i ekonomisė, ushtari i KFOR-it
ēek dėshironte qė sa mė shpejt ta kalonte edhe njė ditė pune, larg
familjes dhe larg jetės komode qė mund ta ketė njė intelektual nga
Bėrnoja. E dua Bėrnon...atje kam lindur, tha doktori, siē e quante
pėrkthyesi Muki. Arritja deri ke shtėpia ku jetonin 22 anėtarė tė
familjes Bajēinofci ishte njė ruitnė ditore pėr KFOR-in qė kishte
mbushur shtėpinė e familjes Bajēinofci. Fėmijėt luanin me ushtarėt
kurse Naseri, djali mė i madh i Nuredinit na priti ngrohtė duke
falėnderuar pėr kohėn qė ndamė pėr tė vizituar familjen e tij e cila
jeton nė kushte tė rėnda pėr jetė. Baba mė ka vdekur para 8 muajsh
nga infarkti dhe qė nga atėherė kemi mbetur vetėm e nė mėshirėn e
Zotit.
Nuk kemi
kurrfarė tė ardhurash edhe pse katėr mashkuj jemi tė gatshėm pėr
punė...Kemi fėmijė shumė, nga 2 muaj deri nė 5 vjet, kurse fėmijėt
tjerė me mund ndjekin shkollėn e cila ėshtė 1 orė larg nga kėtu...,
nisi rrėfimin 24 vjeēari Naser Bajēinofci. Ai tregoi se si kishte
punuar tek njė gurthyes pėr njė kohė tė gjatė, por kurr nuk kishte
marrė as edhe njė cent nga ai. Po si ia arrini tė jetoni, ishte pyetja
qė vetvetiu shkrep nė raste kur njeriu gjendet mes emocioneve dhe
realitetit. Nganjėherė shes dru me ndonjė traktor apo qerre e kuaj tė
huazuar e mė shpesh u ndihmoj shitėsve tjerė pėr njė thes miell apo
pėr ndonjė gjė tjetėr, tha Naseri me sytė qė pėrkundėr jetės sė
vėshtirė, i shkėlqenin tone optimiste pėr njė jetė tjetėr.
Ai pohon
se kanė kaluar pas lufte andej pari edhe organizata tjera, KFOR-i
britanik por kurr nuk i ka ndihmuar askush. Ndėrkaq KFOR-i ēekosllovak
tashmė u ka ndėrtuar dhomėn e ngrohtė me njė shporet tė zi duke o
ufruar edhe gjėra ushqimore e higjienike, veshmbathje dhe lojėra e
gjėra tjera pėr fėmijė...Qėndresa 4 vjeēare luante me doktorin kurse
ushtarėt tjerė luanin me 2 qentė qė si duket pėr njė muaj ishin mėsuar
me uniformat ushtarake. Familja dhe ushtarėt prisnin ardhjen e
nėnkolonelit Zdenek Havala, komandnatit tė Batalionit tė IV-rt
ēekosllovak qė tua dorėzojė ēelėsin e dhomės.
Ne edhe
kur kemi ardhur kemi premtuar se do tė ndihmojmė familjet nevojtare
dhe kėtė po e tregojmė me ndėrtimin e kėsaj dhome tė ngrohtė pėr kėtė
familje me shumė anėtarė e cila jeton nė kushte tė rėnda, deklaroi
komandanti i KFOR-it ēekosllovak nėnkoloneli Zdenek Havala me rastin e
pėrurimit tė dhomės sė ngrohtė pėr familjen e Nuredin Bajēinofcit nga
fshati Popovė. Ai pohoi se ka edhe projekte tjera qė KFOR-i do ti
realizojė nė tė ardhmen. Pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės sė
kėsaj familjeje ndihmėn e vet e ka dhėnė udhėheqėsja e organizatės
Qindkėbėshja zonja Bella Jensen e cila ka dhėnė mjete materiale, kurse
ushtarėt e Batalionit tė Katėrt kanė bėrė njė muaj punė vullnetare
pohoi nėnkoloneli Havala duke u dorėzuar ēelsin e dhomės sė ngrohtė
pėr familjen Bajēinofci.
Sipas tij
kjo ėshtė njė ndihmė simbolike kėsaj familjeje me shumė anėtarė e cila
arrinė vlerėn afro 3 mijė euro. Mirėpo nėnkoloneli Havala duke mos
fshehur gėzimin pėr njė ndihmė simobolike tha se ushtarėt e tij me
vetdėshirė kanė punuar pėr ndėrtimin e kėsaj dhome... tė dhomės sė
ngrohtė e cila u mbush me zėrat gazmorė tė fėmijėve qė shkelnin dathur
nė tepisonin qė u kishin dhuruar vėllezėrit Hoxha, Refiku dhe
Muhameti, tė dy pėrkthyes tė KFOR-it ēekosllovak. Nė emėr tė familjes
z. Havala dhe ushtarėt e tij i falėnderoi Naseri, i cili pa ndonjė
protokol pohoi se KFOR-i ēekosllovak pos ndėrtimit tė kėsaj dhome e ka
ndihmuar familjen e tij edhe me gjėra ushqimore e higjienike,
veshmbathje, lojėra dhe mjete tė nevojshme pėr fėmijėt, etj.
Naseri ka
falėnderuar nė veēanti zonjėn Jensen e cila kohė mė parė e ka vizituar
kėtė familje pas sė cilės ajo ua ndėrtoi dhomėn e ngrohtė. Ushtarėt
kanė punuar nė borė, tė ftohtė e shi dhe ne nuk dijmė si ti
falėnderojmė...ata janė tė mirėseardhur ēdo herė nė shtėpinė tonė, iu
drejtua Naseri ushtarėve ēekė e sllovakė qė ndiheshin tė lumtur pėr
realizimin e njė ndihme tė vogėl por domethėnėse pėr fėmijėt e
familjes Bajēinofci. Nėna e Naserit, Hasimja tha se ndihet paksa e
humbur prej se i ka vdekur burri, por se ajo ėshtė e vendosur qė ti
rris fėmijėt. Vėshtirė qenka kėshtu, por duhet vazhduar jetėn pėr
hirė tė ktyre fėmijėve...ndoshta bėhet mirė, tha me lot nė sy
Hasimja(48).
Fėmiu
tjetėr 13 vjeē Ramadani tha se i vazhdon mėsimet nė shkollėn fillore
Dituria tė Popovės edhe pse objekti shkollor ėshtė larg dhe se rruga
nganjėherė ėshtė e pakalueshme nga bora dhe ngricat. Nė Drejtorinė pėr
politikė sociale dhe shėndetėsi u njoftuam se familja Bajēinofci ėshtė
nė prioritet pėr tu ndihmuar nė projektin e dimėrimit, mirėpo ende ka
mbetur pa u vizituar pėr tu njohur me gjendjen reale dhe mundėsitė
pėr ndonjė ndihmė tjetėr. Kjo familje sipas veprimtarėve tė SHHB Nėna
Tereze ka qenė edhe para luftės rast social dhe se ka pėrfituar nga
programet e ndihmave tė kėsaj shoqate.
Derisa
ktheheshim nė Podujevė nė sy mė kishte mbetur skena e asaj familjeje
plot fėmijė. Lotėt e Qėndresės sė vogėl nga tė ftohtit dhe buzėqeshja
e saj e ngrirė si dhe buzėqeshja e Fitores 4 vjeēare mbetėn tė fiksuar
nė notesin tim si dy personazhe tė kundėrta; njėra qė lotonte nga tė
ftohtit dhe tjetra qė buzėqeshte pa ditur pse ose veē pse deshi ta
prishė imazhin e njė fotografie tė gjallė e cila do tė mbetet gjatė nė
fiksionet pėr njė jetė mė tė mirė, pėr njė sistem social mė funksional
dhe pėr njė ardhmėri tjetėr edhe tė familjeve qė jetojnė nė votrat e
tyre, larg nga qyteti e kryeqyteti, dikund nė pyjet e largėta dhe
krejt larg nga jeta qė bėjnė shtresat e ndryshme tė shoqėrisė
kosovare. Derisa sytė e Qėndresės buzėqeshnin me ēiltėrsi fėmijėrore,
Fitorja e vogėl kishte njė shikim tė ėmbėl por akuzues...Ajo ishte
plot jetė pėrkundėr se ishte e zbathur... Njė lot nė cep tė
qepallėzave vrau atė pak gėzim e bukuri dimėrore tė bardhė nė malet e
Popovės ku gurėt dhe lisat janė dėshmitarė tė jetės qė jetohet e
mbijetohet nė mija mėnyra, por qė nuk vdes kurrė...
|
|