|
16 dhjetor 2003 / TN
Nga
Bislim AHMETAJ
Kur para
13 vitesh nga lėvizja studentore shpėrtheu thirrja e shpirtit E duam
Shqipėrinė si Gjithė Europa as qė mė kishte shkuar mendja se do tė na
duheshin kaq shumė vite pėr tė hedhur tė paktėn themelet e standarteve
demokratike nė vendin tonė. Mbresat nga pėrjetimet e atyre ditėve do
tė ishte e vėshtirė ti pėrmblidhja nė njė fjalė nė kėtė takim, veē dy
momente nuk rri dot pa i pėrmendur.
Momenti
i parė ėshtė fjalia fatale, sentenca katoviciane e Ramiz Alisė, nė
takimin me studentėt dhe pedagogėt e Universiteteve tė Tiranės, nė
natėn e legalizimit tė pluralizmit politik nė Shqipėri. Vini re! Vet
legalizimi i pluralizmit ėshtė bėrė natėn, nėpėr errėsirė, si pėr tė
ndjellur keq, si pėr tė fshehur diēka, si njė ogur i zi pėr fatin e
saj. Fraza acide e Ramiz Alisė, pėr tė cilėn e kam fjalėn ėshtė kjo:
Daleni more djema, se nuk i dini tė gjitha gjėrat ju! Ēfarė dinte
Sekretari i KQPPSH-sė, qė nuk e dinin ata studentė dhe pedagogė qė e
donin Shqipėrinė mė shumė se veten? Ēfarė dinte presidenti i ardhshėm,
ēfar kishte pėrgatitur nė kuzhinėn lindore, nė ofiēinėn e manipulimit
enverist? Nuk u desh shumė kohė, mend as mund tė merrej vesh se ēfarė
qe pėrgatitur.
Hakmarrja e Alisė dhe gjith partisė sė tij do tė derdhej mbi kokat e
studentėve, idealistėve, atdhetarėve tė rinj e tė padjallėzuar nė
formėn e braktisjes, pėrēmimit, harrimit dhe poshtėrimti sistematik
deri nė elemi-nimin e tyre edhe fizik, qė filloi me Arben Brocin.
Fatin mė tė keq, sigurisht qė e pėsoi lideri i dhjetorit, Nderi i
Kombit, Azem Hajdari. Tė dėrguarit e Ramiz Alisė do ta largonin atė
harbutėrisht nga drejtimi i partisė sė vet, vetėm dy muaj pas
themelimit tė saj. Qysh nga shkurti i vitit 1991, braktisja dhe
harrimi i studentėve tė dhjetorit u shndėrrua nė praktikė elementare
eleminuese. Kriteret e tė qėnit dikushi nė politikėn e madhe, nė
grupet e biznesit apo tė medias iu pėrshtatėn orientimeve tė
pėrpunuara nėpėr institutet enveriste. Alkimia komuniste funksionoi
pėr bukuri. Pra, pėr tė qėnė pjesė e kategorive tė mėsipėrme, do tė
duhej tė kishe qenė sė pari komunist, sė dyti sigurims, qoftė edhe
hafije e thjeshtė, ose pinjolll i familjeve me rrėnjė tė pėrziera nė
tė dyja kėto vese. Dhe sė fundi, kriteri klasik i diktaturės:
grumbullimi rreth vetes i kryeservilėve, qimeheqėsve, njerzve pa
shtyllė kurrizore, qė i shėrbejnė dreqit e tė birit, me kusht qė tu
hidhet njė kockė pėr ta lėpirė. Po tė flas mė konkretisht, jam i
bindur se askush sdo tė habitet, pasi pothuajse shumica e njerzve nė
kėtė sallė janė pjesė e ndjeshmėrisė sė kėsaj drame.
Shėmbulli mė tipik i atyre djemve qė nuk i dinin tė gjitha gjėrat
ishte Azem Hajdari. Fati i tij, sa qe gjallė dhe deri sa u ekzekutua,
vėrtetoi faktin se ai nuk i dinte vertetė gjithė ato gjėrat e pista,
gjithė ato makinacionet e errėsirės qė funksionin sipas parimit tė
ndryshojmė gjithēka pa ndryshuar asgjė. Jeta dhe veprimi i tij
politik janė modeli i konsekuencės dhe ndershmėrisė pėr tė mospranuar
asnjė lloj kompromisi me projektuesit dhe realizatorėt e kėsaj palo
demokracie qė po aplikohet nė vendin tonė, demokraci
Made in Albania. Vetė Ramiz Alia thoshte se Shqipėria nuk ėshtė as
lindje, as perendim, pra ėshtė njė vend pezull, ndaj edhe vet fjala
demokraci duhet tė rrijė pezull, tu ngrihet nė buzė atyre qė guxuan ta
shqiptojnė tė parėt.
Momenti
i dytė, pėr tė cilin desha tė bėj fjalė, ėshtė mė intim. E di se do tė
dukesha mė modern sot sikur tė citoja ndonjė filozof me emėr tė
vėshtirė, sikur tė konstruktoja ndonjė fjali perverse me sintaksėn
sllavo-arabe tė Fatos Nanos pėr tė shprehur atė qė dua tė them. Por
jo, nuk mė intereson tė dukem modern, tė jem i vėrtetė mė duket mė
interesante. Kur themelohej Partia Demokratike, kur duheshin mesazherė
tė lirisė, kur fjala demokraci bėnte mort, kur falangat e dhunės na
ndiqnin hap pas hapi, im atė, njė qytetar shqiptarė me pėrvojė tė
gjatė dhe fort tė hidhur nėn diktaturė, si shumica e shqiptarėve, na
tha, mua dhe vėllait tim Arbėr Ahmetaj, qė tė dy drejtues tė lėvizjes
studentore, unė nė UB dhe ai nė Fakultetin e Mjeksisė: Fjala ime
ėshtė kjo-nėse ju ka shtyrė dikush pa ndėrgjegjen tuaj nė kėtė punė,
tėrhiquni sa nuk ėshtė vonė, nėse kjo ėshtė vėrtet bindja juaj, rrini
nė rradhė tė parė. Atėherė dihet se rradhėt e para nuk pėrbėheshin
nga ministrat e ardhshėm, por nga ata, pėr tė cilėt mė duhet tė huazoj
termin e bukur qė pėrdor lideri i opozitės, qėndrestarėt.
Tė dy,
si shumica e studenteve dhe qytetarėve tė Tiranės dhe tė gjithė
Shqipėrisė, fatkeqesisht nė thojza, kishim hyrė nė atė lėvizje
krejt tė bindur dhe me besim absolut se po bėnim gjėnė mė tė
rėndėsishme tė jetės tonė. Pavarėsisht deformimeve tė skajme qė ka
pėsuar demokracia shqiptare, edhe sot e kėsaj dite, pėr asnjė moment
nuk jemi pėnduar, pasi pėr ne tė gjithė ajo qė bėmė nė dhjetor 1990 do
tė mbetet monument lirie, faqe nderi dhe dinjiteti qytetar e njerėzor,
fiksuar pėrjetėsisht nė historinė e vendit.
Si
konkluzion mė duhet tė nėnvizoj se studentėt dhe qytetarėt shqiptarė
nuk janė pjesė e politikave pėr jetėsimin e vendimeve tė Katovicės,
por janė viktime e atyre vendimeve. Nė fund tė fundit a nuk jemi tė
gjith bashkė viktima tė kėtij realiteti kafkian, tronditės?? Shqipėria
dhe demokracia e saj janė dėshmia mė cinike, mė e paturpshme e
implementimit me sukses tė direktivave tė Mbledhjes sė Katovicės. Nėse
dikush nuk ėshtė i bindur nė kėto qė po them, do ti mjaftonte pėr tė
mė besuar thjesht krahasimi i proces verbalit tė asaj mbledhje dhe
realitetit ekonomik, social e politik tė vendit. Kuptohet qė duhen
edhe dy koqe mend - siē thonė vėllezėrit tanė tė jugut - njė fije
vullnet dhe kurajo qytetare pėr tė pranuar gjėndjen nė tė cilėn
ndodhemi. Kjo do shėrbente si bazė, si motiv frymėzmi pėr tė
mobilizuar energjitė dhe idetė e nevojshmė pėr njė aksion politik e
qytetar qė do tė sillte ndryshimin e kėsaj gjendje. Duke gjykuar
thellė dhe me gjakftohtėsi mbi situatėn e pėrshkruar nga dy momentet
qė pėrmenda, jo rrallė kam folur, kam shkruar, polemizuar, humbur
shanse, jam pėrjashtuar e mėnjanuar, por asnjėherė nuk jam ndalur,
friksuar apo hequr dorė, sepse ndjejė pėrgjegjėsinė e njė shoqate
pėrfaqsuese tė idealeve tė dhjetorit, sepse jam i bindur se po nuk e
pranuam gjendjen ė rėndė nė tė cilėn ndodhemi, nuk do tė mund ta
ndryshojmė atė. Nė fund tė fundit, njė shkencė humane siē ėshtė
mjeksia na mėson se pa pėrcaktimin e diagnozės, nuk mund tė fillojė
terapia, kurimi i sėmundjes.
Duke
biseduar pėr kėto gjėra me njė mik tė shqiptarėve, me njė politikan
amerikan, ai mė kėshilloi tė mos shkurajohesha. Duke e falenderuar pėr
pėrkrahjen morale mu desh tė shtoja se ajo qė mė shqetėsonte nuk qe
qivuri im politik apo fizik, por atmosfera e arkivolit nė politikėn
shqiptare. I nxitur prej figuracionit tė pėrdorur ai mė pyeti se ēfarė
kisha parasysh. I thashė se kisha parasysh gjėndjen e ngrirė,
atmosferėn e akullt tė varrezės sė krijuar nga pamundėsia pėr tė thyer
trekėndėshin Politikė-Biznes-Media, brenda tė cilit lėvizin vetėm 100
njerėz, tė cilėt, me urdhėr nga lart, ndėrrojnė vendet me njėri
tjetrin nėpėr brinjėt e kėtij trekėndėshi fatal pėr demokracinė dhe
lirinė e shqiptarėve. Vargu i numrave natyror nė politikėn shqiptare
ėshtė bllokuar nė shifrėn 100. Nuk ka tė njėqind e njėtė, e ku mė pak
numra tė tjerė nė vazhdim. Ky ėshtė trekėndėshi i vdekjes, kontrolli i
gjithēkaje dhe mbi gjithēka i njė top njėqindėshje. Kjo
top-njėqindėshe prodhoi dhe e ngjizi nė popull postulatin qė politika
ska moral. Kjo top-njėqindėshe nxiti, inkurajoi, mbėshteti dhe
realizoi konfliktin e armatosur tė vitit 97 tė pa precedent nė
historinė e re tė Europės e mė gjėrė.
Kjo
top-njėqindėshe me politikat e veta antihumane, korruptive e nė
shumicėn e rasteve kriminale ka nxitur dhe realizuar indiferencėn
qytetare ndaj zgjedhjeve, njėsoj si nė Serbinė e pas Milosheviēit.
Kjo ka
sjellur situatėn ku politikanė dinakė dhe tė ligj, mbėshtetur nė njė
numėr tė papėrfillshėm votash tė blera apo tė fallsifikuara ushtrojnė
pushtet tė pakufishėm diktatorėsh, si ky i zotit Nano.
Kundėr
kėtij rreziku duhet tė angazhohet gjithsecili shtetas shqiptarė, tė
gjithė ata shtetas tė huaj dhe instutucionet e vendeve tė tyre qė janė
sadopak pėrgjegjės pėr kėtė hapėsirė ballkanike.
Situata
e pėrshkruar mė sipėr ėshtė e zymtė, por fatalizmi nuk ėshtė tipar i
vizionit politik tė qėndrestarėve. Jo. Ne tė gjithė e dimė se
Shqipėria ka burra e gra tė mendjes e tė fjalės qė mund ti kėputin
hallkat e kėtij rrethi vicioz, qė mund ta zhbėjnė trekendėshin e
mėsipėrm uzurpator. Kjo ėshtė ēeshtja. Sa mė shumė vullnetare tė
rreshtohen nė kėtė kahje aq mė shpejt do tė mund ta shėndoshim
atdheun. Pėr ne qė kemi zgjedhur Shqipėrinė si vendbanimin tonė tė
pėrhershėm, ky mision ėshtė jetik! Shqipėria duhet tu kthehet
qytetarėve tė saj, jo si pjesė e lėmoshės sė kėtyre 100 vetėve, por si
dhuratė hyjnore qė vet Zoti ua ka bėrė shqiptarėve.
Flaka e
Lirisė e ndezur nė dhjetor 90, mbahet gjallė nga gjaku i Azem Hajdarit
e nuk shuhet kurrė.
|
|