|
-
15 dhjetor 2003 / TN
-
-
Skėnder GASHI - Vjenė
-
-
Nga e
martja (9 dhjetor) deri tė premten (13 dhjetor, 2003) njė delegacion
i Parlametit tė Kosovės, i pėrbėrė nga kryetarė tė komisioneve tė
ekonomisė, tė financave, tė tregtisė e tė industrisė dhe tė atij tė
buxhetit tė kėtij parlamenti e zhvilloi nė Vjenė njė aktivitet tė
ngjeshur me kontakte pune qė i pati me asociacione homologe -
kryesisht tė paralamentit tė Austrisė. Vizita e kėtij delegacioni
parlamenar tė Kosovės u jetėsua me mbėshtetjen finansiare tė
Fondacionit gjerman Friedrich Naumann.
-
-
Pas
takimit tė parė, cili kishte tė bėnte me njohjen e delegacionit
kosovar me tė dhėnat mė relevante pėr shtetin e Austrisė nė
pikėvėshtrimin historik e aktual, delegacioni kosovar u prit sė pari
nga zyrtarė tė OSBE-sė. Me kėtė rast delegacioni kosovar u njoftua
me strukturėn e kėtij asociacioni me theks tė veēantė mbi
aktivitetin e OSBE-sė nė Kosovė. Nga z. Nitzsche (Niēe) pėrgjegjės
i OSBE-sė pėr Meidia e pėr Informim - u skicua struktura dhe
fushėveprimi i kėtij institucioni nė pėrgjithėsi me theks tė veēantė
mbi kontributin e tij sidomos nė organizimin e zgjedhjeve nacionale
tė fundit dhe tė atyre tė ardhshmeve nė Kosovė.
-
-
Grupi
i parlamentarėve kosovarė, i pėrfaqėsuar nga kuvendarė tė LDK, PDK,
nga njė administrator i Parlamentit tė Kosovės dhe nga njė
pėrfaqėsuese e partisė sė minoritetit turk u prit, nė vazhdim, nga
Parlamenti i Austrisė me ērast delegacioni kosovar u njoftua me
strukturėn dhe me mėnyrėn e funskionimit tė parlamentarizmit
austriak. Nė kėtė kuadėr, delegacioni parlamentar kosovar pati
takime tė ndara pune me komisionet austriake homologe, pėrkatėsisht
me kryetarė tė komisioneve tė buxhetit dhe tė atij tė ekonomisė nė
kuadėr tė parlamentit tė Austrisė.
-
-
E
vlefshme pėr tu pėrmendur nė kėtė mes ėshtė dėshira e gatishmėria e
shprehur individualisht - nė emėr tė komisioneve qė i drejtojnė nė
kuadėr tė parlamentit austriak- e kryetarėve tė komisioneve gjegjėse
austriake pėr tė mbajtur kontakte intensive me kolegėt e tyre
kosovarė me qėllim tė vėnies nė disponim tė pėrvojave tė tyre
(austriake) punė qė do tė bėhej me kontakte pune (edhe) nė
Prishtinė. Me shumė rėndėsi pėr tu nėnvizuar ėshtė nė kėtė mes se
bashkėbiseduesit kompetentė austriakė shfaqėn interesim tė madh e
serioz pėr gjetjen e shtigjeve e tė mundėsive tė inkuadrimit tė
mėtejshėm, pėrkatėsisht tė ngulitjes sė ndėrmarrjeve austriake tė
veēanta nė fusha tė ndryshme tė ekonomisė nė Kosovė. Si edhe nė
takimet e mėparėshme tė punės, edhe kėtu pėrfaqėsuesit e
delegacionit kosovar ishin nė nivelin profesional plotėsisht tė
barabartė me kolegėt e tyre austriakė dhe me shumė arėsye mund tė
pritet qė jo shumė largė do tė konkretiziohet angazhimi i kapitalit
auistriak nė fusha konkrete tė eknomisė sė Kosovės.
-
-
Me
interes tė veēantė ishte takimi i delegacionit parlamentar tė
Kosovės me presidentin shumėvjeēar, tani kryetar i dytė i
Parlamentit tė Austrisė dhe kandidat potencial pėr president tė tė
kėtij shteti, zotin Heinz Fischer (Hajnc Fisher). Zoti Fischer
pėrmendi, nė fillim tė fjalės sė tij, se nė shtatorin e vjemė kishte
qenė mysafir i Parlamentit tė Kosovės; se e njeh gjendjen nė kėtė
vend si dhe pozitėn aktuale tė Kosovė nė tė gjitha rrafshet e jetės.
-
-
Pėr
tu veēuar ėshtė pėrgjegjja e tij pyetjes sė njėrit nga parlamentarė
tė Kosovės pėr mundėsinė e anėtarėsimit tė Kosovės nė Bashkėsinė
Europiane. I zoti i Shtpisė e krahasoi pozitėn e Kosovės nė kėtė
kontekst me atė tė Republikės sė ndarė tė Qipros. Anėtarėsimi i
Kosovės nė BE ėshtė, kėshtu tha zoti Fischer, tani pėr tani i varur
nga statusi politik final i Kosovės. Pėr kėtė (status final politik)
zoti Fischer do ta dėshironte njė zgjidhje paqėsore e tė drejtė.
Porosia finale e kėtij burri tė shtetit ishte qė, nė fazėn e fundit
tė zgjerimit tė BE, edhe Kosova - bashkė me disa nga vendet pėrreth-
do tė jetė kandidate pėr tu bėrė anėtare e familjes sė Bashkėsisė
Europiane. Me kėtė rast, z. Fischer e shprehu edhe keqardhjen e tij
tė thellė qė pėrfaqėsuesit e minoritetit serb nė parlamentin e
Kosovės e refuzuan udhėtimin pėr nė Vjenė bashkė me kolegėt e tyre
kosovarė.
-
-
Takim
shumė i frytshėm i delegacionit kosovar ishte ai qė e pati me kolegė
tė tyre, pėrkatėsisht me ekspertė gjermanė e austriakė tė fushės sė
energjitikės. Mė shumė se tė gjitha takimet e tjera, ky i fundit
karakterizohet pėr mungesė kurtuazie, gjuhe diplomatike e tė gjuhės
dhe sjelljes protokolare. Kėtu, si edhe nė tė gjitha takimet e
tjera, kuvendarėt kosovarė patėn rastin qė me kompetencė nė rrafshin
profesional, tė shkėmbejnė mendime e pėrvoja me ekspertėt e
pranishėm gjermanė e austriakė. Tė dy kėta tė fundit e pėrdorėn nė
kėtė takim fort miqėsor njė fjalor tė pėrshkuar nga njė sinqeritet
shumė transparent.
-
-
Nė
kėtė takim, rezultoi e qartė gjendja ekzistuese, nevojat, mundėsitė
dhe perspektivat e zhvillimit tė energjetikės, me theks tė veēantė
mbi segmentin e energjisė elektrike, nė Kosovė (edhe) nė relacion e
nė krahasim me gjendjen nė kėtė fushė nė shtetet fqinje tė
drejtpėrdrejta tė Kosovės (Shqipėri, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi) dhe
tė fqinjėve tė gardhit tė dytė e tė tretė si Bullgaria, Rumania e
Republika Serbe nė shtetin e Bosnje Herzegovinės) si edhe interesimi
i motivuar dhe i mbėshtetur fort mbi realitetin ekzistues dhe tė sė
mundshmes (tani pėr tani nė pritje e nė vėzhgim tė vėmendshėm, prej
investitori potencial, tė zhvillimeve politike, pėrkatėsisht tė
formės sė statusit final politik- juridik tė vendit tonė) i palės
gjermane dhe i asaj austriake pėr tė qenė tė dyja veē e veē
aktivisht tė pranishme si investitorė potencialė nė kėtė segment tė
ekonomisė sė Kosovės. Nė kėtė kontekst, pritet njė vizitė pune sė
pakut e ekspertit austriak tė energjitikės dhe njohėsit tė mirė tė
rrethanave tė gjithėmbarshme nė Kosovė z. Dr. Volker Kier.
|
|