| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova pėrgėzon Presidentin Bush pėr arrestimin e Sadam
Huseinit
-
Filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Shtime-Godancė dhe Fushė
-Kosovė - Albanė e Madhe
-
Ministri turk i Shėndetėsisė viziton Kosovėn
-
Nesėr mbahet takimi i parė i Kėshillit tė Asociacionit tė Komunave
te Kosovės
-
Nė
Vjenė sot fillon "Projekti pėr drejtėsi nė kohė tė tranzicionit"
-
Nė
Vitomiricė tė Pejės ėshtė plagosur njė pjesėtar i SHPK-sė
-
Podujevė: Afro 7 mijė nėnshkrime janė mbledhur nė peticionin pėr
gjetjen e pengjeve tė pagjetura
-
U
identifikuan nėntė persona tė zhdukur nga Komuna e Pejės
-
Nė
fshatin Mamushė tė Prizrenit ėshtė paraqitur epidemia e verdhzės ku
janė sėmurė 43 fėmijė parashkollarė
-
Pėrkujtohet Mujė Krasniqi dhe 152 dėshmorėt nė pesėvjetorin e rėnies
-
Bashkimi i Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr mbėshtet vendimin pėr
pezullimin e ligjeve serbe
-
Shqipėria dhe Koreja nėnshkruan Marrėveshjen "Pėr Mbrojtjen dhe
Nxitjen e Investimeve"
-
Solana sot nė Beograd diskuton edhe pėr Kosovėn
-
Kongresi i PS rizgjodhi kryetar tė partisė Fatos Nanon
-
Sot
nė Maqedoni fillon Misioni policor i BE-sė "Proksima"
-
Ēoviq i bėri thirrje Holkerit qė ta ndėrpresė procesin e
privatizimit nė Kosovė
-
Nė
Maqedoni sot pėrfundon aksioni pėr dorėzimin vullnetar tė armėve dhe
materieve shpėrthyese
-
Ish
gjenerali i NATO-s dėshmon nė Hagė kudnėr Millosheviqit
-
Irani padit Sadamin para gjykatės ndėrkomėtare
-
Sadam Huseini u ka ofruar bisedime trupave amerikane qė e kishin
arrestuar
-
Vriten dy palestinezė nė Rripin e Gazės
-
Musharaf i shpėtoi njė sulmi
-
Nė
dy shpėrthime afėr Bagdadit janė vrarė tė paktėn 10 vetė dhe shumė
tė tjerė janė plagosur
-
Uashingtoni: Sadam Huseini duhet tė nxirret para drejtėsisė
-
Sadami nuk po bashkėpunon me hetuesit
-
Statusi i Sadamit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova pėrgėzon Presidentin Bush pėr arrestimin e Sadam
Huseinit
-
 |
|
-
Prishtinė, 15 dhjetor 2003
- Presidenti
i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka mirėpritur arrestimin e
ish-dikatorit irakian Sadam Husein. Nė njė letėr qė Presidenti
Rugova i ka dėrguar Presidentit amerikan thuhet:
-
"Ju pėrgėzoj pėr arrestimin e ish-diktatorit tė Irakut Sadam
Husein nga forcat e fuqishme tė SHBA-ve.
-
Kjo ėshtė njė ngjarje me rėndėsi pėr popullin e Irakut dhe pėr
SHBA-tė, qė kanė rol udhėheqės pėr paqe dhe liri tė kombeve nė
botė.
|
-
-
Kjo ngjarje ėshtė pritur me gėzim nga
populli i vendit tim, qė mė sė miri e di ēmimin e lirisė dhe tė
pavarėsisė, qė sot e gėzon falė vendit Tuaj dhe aleatėve Tuaj",
thuhet nė letrėn e Presidentit Rugova.
-
-
-
Filluan punimet nė ndėrtimin e rrugės Shtime-Godancė dhe Fushė
-Kosovė - Albanė e Madhe
-
-
Shtime/Fushė Kosovė, 15 dhjetor 2003
- Sot nė mėnyrė
solemne fillaun punimet nė ndėrtimin e rrugės Shtime-Godancė, e
gjatė 4.6 km. Mjetet pėr ndėrtimin e kėtij aksi rrugor janė siguruar
nga Ministria e Transportit dhe Postė Telekomunikacionit dhe kapin
shumėn prej 500 mijė eurosh.
-
Nė nje ceremoni tė organizuar me kėtė rast fillimin e punimeve pėr
ndėrtimin e kėsaj rruge e bėri ministri i Transportit dhe
Postė-Telekomunikacionit Zef Morina dhe kryetari i Kuvendit tė
Komunės z.Fehmi Mujota.
-
Poashtu sot solemnisht filluan punimet nė ndėrtimin e njė aksi
tjetėr rrugor, rruga Fushė -Kosovė - Albanė e Madhe. Fillimin e
ndėrtimit tė kėtij aksi rrugor e bėri ministri i MTPT Zef Morina dhe
kryetari i Kuvendit tė komunės sė Fushė-Kosovės, Skender Zogaj.
-
-
-
Ministri turk i Shėndetėsisė viziton Kosovėn
-
-
Prishtinė, 15 dhjetor 2003
- Me ftesė tė ministres sė
Shėndetėsisė, Dr.Resmije Mumxhi, mė 17 dhjetornė Kosovė arrin
ministri i Shėndetėsisė sė Turqisė, Dr. Rexhep Akdag.
-
Gjatė vizitės dyditore nė Kosovė, ministri turk i Shėndetėsisė do tė
takohet me Kryeministrin e Kosovės, Dr. Bajram Rexhepin dhe me
zyrtarė tė tjerė tė lartė tė Qeverisė.
-
Ministri i Shėndetėsisė sė Turqisė dhe Ministrja e Shėndetėsisė sė
Kosovės do tė nėnshkruajnė njė Marrėveshje bashkėpunimi mes dy
ministrive. Kėtė marrėveshje do ta nėnshkruaj edhe Zyrtari i lartė i
UNMIK-ut, Franēekso Bastali.
-
Nė Qendrėn Klinike Universitare do tė nėnshkruhet dhe publikohet
Protokolli i Bashkėpunimit tė "Spitaleve Simotra" - mes QKUK-sė dhe
Spitalit kardiokirurgjik tė Stambollit e Spitalit Ortopedik tė
Ankarasė.
-
-
-
Nesėr
mbahet takimi i parė i Kėshillit tė Asociacionit tė Komunave te
Kosovės
-
-
Prishitnė, 15 dhjetor 2003 -
Tė martėn do tė mbahet takimi i parė i Kėshillit tė Asociacionit tė
Komunave te Kosoves (AKK) pas zgjedhjeve tė dyta tė mbajtura nė
tetor.
-
Nė kėtė takim do tė diskutohet pėr projektet e vitit 2004 tė AKK-sė,
problemet e komunave lidhur me Regjistrimin Civil dhe atė tė
Bizneseve, Taksa mbi pronėn etj.
-
Takimi do tė mbahet ne Hotelin "Grand" nė Prishtinė nė orėn 14.00.
-
-
-
Nė
Vjenė sot fillon "Projekti pėr drejtėsi nė kohė tė tranzicionit"
-
-
Vjenė, 15 dhjetor 2003
- Nė Vjenė tė Austrisė fillon sot
tryeza ndėrkombėtare "Projekti pėr drejtėsi nė kohė tė
tranzicionit", organizuar nga OSBE-ja dhe nga ish-shefi i misionit
verifikues tė OSBE-sė, nė Kosovė Uiliam Uoker dhe Tim Filips nga
Universiteti i Harvardit.
-
Nė kėtė tryezė pritet tė marrin pjesė zyrtarėt mė tė lartė tė
institucioneve vendore e liderė tė partive politike. Kjo tryezė do
tė kryesohet nga Volfgang Petriē dhe Tomas Hamarberg.
-
-
-
Nė
Vitomiricė tė Pejės ėshtė plagosur njė pjesėtar i SHPK-sė
-
-
Pejė, 15 dhjetor 2003
- Nė Vitmoricė tė Pejės ėshtė
plagosur me armė zjarri njė pjesėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės,
njoftuan zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut. Incidenti sipas zėdhėnėses
sė policisė Anxhela Xhozef ka ndodhur gjatė njė zėnke ndėrmjet dy
pjesėtarėve tė SHPK-sė tė cilėt nuk ishin nė detyrė dhe pronarit tė
kafiterisė "Bani" nė Vitomiricė. Njoftohet se pronari i kafiterisė
ėshtė arrestuar.
-
Pronari i kafiterisė ka mundur ta marrė revolėn e njėrit nga
pjesėtarėt e SHPK-sė dhe mė pas e ka plagosur njėrin prej tyre nė
atė moment. Bėhet e ditur se polici i plagosur tash gjendet nė
qendrėn spitalore tė Pejės dhe nuk ėshtė nė rrezik jete. Tash pėr
tash rrethanat e kėtij incidenti nuk dihen, kurse policia ėshtė duke
i kryer hetimet.
-
-
-
Podujevė: Afro 7 mijė nėnshkrime janė mbledhur nė peticionin pėr
gjetjen e pengjeve tė pagjetura
-
-
Podujevė, 15 dhjetor 2003
- Aksioni i Kėshillit
Koordinues i Asociacioneve Familjare tė Pengjeve, tė zhdukurve dhe
familjeve me viktima tė luftės (KKAF) dhe Rrjeti i aktivistėve
"Kosova Action Network" kanė grumbulluar rreth 7.000 nėnshkrime nė
komunėn e Podujevės. Organizatorėt thonė se ky aksion vazhdon ende
nė terren.
-
-
Sipas organizatorėve tė aksionit "Tė
gjithėve po na mungojnė", numri i pengjeve dhe i personave tė
zhdukur ėshtė mbi 3500 persona.
-
Nė nivel tė Kosovės, sipas organizatorit, janė grumbulluar 50 mijė
nėnshkrime.
-
-
-
U
identifikuan nėntė persona tė zhdukur nga Komuna e Pejės
-
-
Pejė, 15 dhjetor 2003
- Kryetari i Kuvendit komunal tė
Pejės Ali Lajēi dhe kryetari i Kėshillit rajonal KMDLNBJ-sė Tahir
Demaj i kanė vizituar dje familjet e personave tė zhdukur nga Komuna
e Pejės, tė cilėt u identifikuan ditė mė parė nė Institutin e
Mjekėsisė Ligjore nė Rahovec.
-
-
Me kėtė rast kryetari Ali Lajēi
familjarėve tė viktimave tė identifikuara u shprehu ngushėllime tė
sinqerta pėr humbjen e mė tė dashurėve tė tyre. Familjarėt e
viktimave falėnderuan Lajēin dhe institucionet e Kosovės pėr
angazhimin e tyre pėr ndriēimin e fatit tė personave tė zhdukur.
-
Nga nėntė personat e identifikuar nga komuna e Pejės janė: Milazim
Berisha, Milaim Hoxha, Afrim Buēaj, Rexhep Smajli, Malė Kelmendi,
Enver Gashi dhe Ismet Berisha tė gjithė nga lagja Dardania e Pejės
dhe Gani Shoshi e Ramė Abdullahu nga fshati Lybeniq i Pejės. Dita e
varrimit tė eshtrave tė personave tė identifikuar nga Komuna e Pejės
do tė caktohet mė vonė.
-
Ndryshe prej pėrfundimit tė luftės nė Kosovė nė Shoqatėn pėr Persona
tė Zhdukur nė Pejė janė evidencuar 124 veta tė humbur, prej tyre
deri mė sot janė identifikuar 38 persona kurse pėr fatin e 86 tė
zhdukurve tė tjerė nuk dihet as sot e kėsaj dite.
-
-
-
Nė
fshatin Mamushė tė Prizrenit ėshtė paraqitur epidemia e verdhzės ku
janė sėmurė 43 fėmijė parashkollarė
-
-
Prizren, 15 dhjetor 2003
- Nė fshatin Mamushė tė
Prizrenit ėshtė paraqitur epidemia e verdhzės, hepatiti viral A. Nga
kjo sėmundje janė paraqitur 43 raste tė gjithė fėmijė tė moshės
parashkollore. Pas anketimit qė i kanė bėrė ekipet mjekėsore nė kėtė
43 raste tė prekura nga hepatiti viral A, nė 39 raste ėshtė
verifikuar se ata janė tė sėmurė prej muajit shtator.
-
-
Nė bazė tė pėrpunimit tė dhėnave ėshtė
konstatuar se ka epidemi, ngase 11 raste janė familjare, qė do tė
thotė se ka raste kur nė njė familje nga kjo sėmundje ngjitėse janė
prekur dy ose tre fėmijė.
-
-
-
Pėrkujtohet Mujė Krasniqi dhe 152 dėshmorėt nė pesėvjetorin e rėnies
-
-
Prishtinė, 15 dhejtor
- Me rastin e pesėvjetorin e
rėnies sė Mujė Krasniqit i njohur me nofkėn komandant "Kapuēi" dhe
tė 152 dėshmorėve, dje nė Teatrin Kombėtar Zona e Parė Mbrojtėse e
TMK-sė organizoi njė akademi pėrkujtimore. Ndėrkaq nė vendlindjen e
Mujė Krasniqit nė fshatin Ēabiq tė Klinės, u vu gurthemeli i
kompleksit memorial "Mujė Krasniqi".
-
-
-
Bashkimi i Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr mbėshtet vendimin pėr
pezullimin e ligjeve serbe
-
-
Bernė, 15 dhjetor 2003
- Kryesia e Bashkimit tė
Intelektualėve Shqiptarė nė Zvicėr (BISHZ) e mbėshtet pa rezervė
Vendimin e drejtė tė Kuvendit legjitim tė Kosovės tė datės 11
dhjetor 2003 pėr pezullimin e ligjeve diskriminuese serbe nė Kosovė
tė miratuara pas 22 marsit tė vitit 1989. Me kėtė vendim Kuvendi i
Kosovės nė mėnyrė tė drejtė ka suspenduar ligjet dhe aktet e tjera
diskriminuese tė cilat me forcė i janė imponuar popullit tė Kosovės.
-
BISHZ shfaq indinjatė tė thellė pėr anulimin e vendimit nga shefi i
UNMIK-ut, z. Hari Holkeri. Ėshtė i pakontestueshėm fakti se mu kėto
ligje e revoltuan popullin e Kosovės i cili pa hamendje u hodh nė
luftė, duke mos kursyer as gjakun e vet, vetėm e vetėm pėr tu liruar
nga po kėto ligje tė cilat tani UNMIK-u dhe Zoti Holker i mbrojnė.
-
Duhet ta dinė tė gjithė ata qė merren me Kosovėn se ligjet e
lartpėrmendura e sollėn NATO-n dhe UNMIK-un nė Kosovė. Andaj,
mbrojtja e ligjeve tė tilla diskriminuese do ta vinte nė pikėpyetje
legjimitetin e tyre nė Kosovė.
-
Duke patur respekt tė veēantė pėr pėrkrahjen e madhe tė bashkėsisė
ndėrkombėtare qė i dha dhe po i jep Popullit tė Kosovės, i bėjmė
thirrje Holkerit qė tė rishqyrtojė vendimin e tij dhe tė aprovojė
Vendimin e Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
Shqipėria dhe Koreja nėnshkruan Marrėveshjen "Pėr Mbrojtjen dhe
Nxitjen e Investimeve"
-
-
Tiranė, 15 dhjetor 2003
- Sot, nė Ministrinė e
Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė u nėnshkrua Marreveshja "Pėr
Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve" ndėrmjet Republikės sė
Shqipėrisė dhe Republikės sė Koresė.
-
Nė emėr tė Qeverisė shqiptare kjo marrėveshje u nėnshkrua nga
Zv/Ministri i Punėve tė Jashtme, Luan Hajdaraga, ndėrsa pėr Qeverinė
e Republikės sė Koresė nga Ambasadori i Jashtezakonshem dhe
Fuqiplote i Republikes sė Koresė nė Shqiperi, Tae Kuy Han.
-
Me kėtė marrėveshje synohet tėi hapet rrugė investimeve tė
rėndėsishme tė Qeverisė sė Koresė nė Shqipėri dhe konkretisht
Marreveshjes mjaft tė favorshme tė kredisė prej 25 milion dollarėsh
pėr zonat rurale dhe kryesisht nė Vlorė, e cila parashikohet tė
nėnshkruhet nė fund tė janarit tė vitit 2004.
-
-
-
Solana sot nė Beograd diskuton edhe pėr Kosovėn
-
-
Beograd, 15 dhjetor 2003
- Pėrfaqėsuesi i lartė i
Bashkimit Evropian pėr politikė tė jashtme Havier Solana sot viziton
Beogradin. Solana nė Beograd do tė takohet me krerėt e Serbisė dhe
Malit tė Zi pėr tė diskutuar pėr gjendjen nė prag tė zgjedhjeve
parlamentare serbe mė 28 dhjetor.
-
Solana do tė bisedojė nė Beograd edhe pėr Kosovėn dhe do tė theksojė
qartė se BE mbėshtet nismėn e Grupit tė Kontaktit pėr zbatimin e
standardeve pėr Kosovėn.
-
BE mbėshtet politikėn e standardeve para statusit dhe konsideron se
serbėt e Kosovės kanė njė rast tė qartė qė nėpėrmjet kėtij procesi
tė zgjidhin atė qė i mundon dhe ēfarė dėshirojnė tė arrijnė.
-
-
-
Kongresi i PS rizgjodhi kryetar tė partisė Fatos Nanon
-
-
Tiranė, 15 dhjetor 2003
- Kongresi i Gjashtė i
Partisė Socialiste tė Shqipėrisė rizgjodhi kryetar tė partisė Fatos
Nanon, ndėrkaq dy kandidatėt e tjerė Edi Rama dhe Rexhep Meidani sė
bashku morėn vetėm 20 pėr qind tė votave, qė grumbulloi Fatos Nano.
Ai fitoi 456 vota.
-
-
Ndėrkaq, sekretar i pėrgjithshėm i
socialistėve u zgjodh Gramos Ruēi. Pėr herė tė parė nė historinė
13-vjeēare tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė kjo parti vuri
rregulla tė rrepta dhe dėnoi me pėrjashtim deputetėt e saj qė
mendojnė ndryshe nga mazhuranca e grupit parlamentar.
-
Tani pritet tė shihet se si do tė jetė balanca e forcave nė
pėrbėrjen e Komitetit tė pėrgjithshėm drejtues tė kėsaj partie.
-
Kongresi ligjėroi pėrjashtimet nga grupi parlamentar pėr deputetėt
qė votojnė kundėr vendimit politik tė partisė.
-
Ish-kryeministri Ilir Meta e quajti tė dėshtuar Kongresin e PSSH-sė.
Edi Rama tha se socialistėt nė Shqipėri nuk duhet tė lejojnė qė
lidershipi aktual i socialistėve t'i ēojė si njė tufė delesh nė
opozitė.
-
-
-
Sot
nė Maqedoni fillon Misioni policor i BE-sė "Proksima"
-
-
Shkup, 15 dhjetor 2003
- Sot nė Maqedoni fillon Misioni
policor i BE-sė "Proksima". Njė nga detyrat e kėtij Misioni ėshtė
aftėsimi i policisė maqedonase nė luftėn kundėr krimit tė
organizuar. Misioni "Proksima" do tė fillojė mė 15 dhjetor 2003 dhe
shpresohet se deri nė atė kohė do tė ketė deri 50 policė
ndėrkombėtarė.
-
-
Do tė fillohet nė Shkup, Tetovė dhe
Kumanovė, pastaj mė vonė do tė arrijnė edhe anėtarėt e tjerė tė
Misioni, ku ata do tė shtrihen edhe nė Gostivar, Dibėr, Ohėr, Strugė
dhe nė Kėrēovė. Nė fund numri i policėve ndėrkombėtarė do tė jetė
230, ndėrkaq 150 prej tyre do tė punojnė nė terren.
-
-
-
Ēoviq
i bėri thirrje Holkerit qė ta ndėrpresė procesin e privatizimit nė
Kosovė
-
-
Beograd, 15 dhejtor
- Zėvendėskryeministri serb
Nebojsha Ēoviq i ngarkuar pėr Kosovėn i ka bėrė thirrje shefit tė
UNMIK-ut Hari Holkerit qė ta ndėrpresė procesin e privatizimit nė
Kosovė. Nė tė kundėrtėn ka thėnė Ēoviq Serbia do tė ankohet nė
Gjykatėn Ndėrkombėtare.
-
-
-
Nė
Maqedoni sot pėrfundon aksioni pėr dorėzimin vullnetar tė armėve dhe
materieve shpėrthyese
-
Ø
-
Shkup, 15 dhjetor 2003
- Nė Maqedoni sot pėrfundon
aksioni pėr dorėzimin vullnetar tė armėve dhe materieve shpėrthyese.
Grupi Koordinues pėr realizimin e kėtij operacioni qė ka filluar me
1 nėntor bėri tė ditur se janė dorėzuar rreth 5000 copė armė tė
llojeve tė ndryshme. Ndėrkaq ky numėr deri nė pėrfundimin e aksionit
"Amnisti pėr armėt" pritet tė jetė edhe mė i lartė.
-
"Prej fillimit tė realizimit tė aksionit gjithėsej janė dorėzuar mbi
80 mijė copė municione tė kalibrit tė ndryshėm dhe mbi 10 mijė
materie shpėrthyese", tha zėdhėnėsi i Trupit kordinues Muhamet
Hoxha. Sipas tij trupi koordinues ėshtė shprehur i kėnaqur nga
mbėshtetja qė i ka dhėnė popullata realizimit tė opracionit pėr
dorėzimin vullnetar tė armėve.
-
-
-
Ish
gjenerali i NATO-s dėshmon nė Hagė kudnėr Millosheviqit
-
-
Hagė, 15 dhjetor 2003
- Dėshmia e Wesley Clarkut ėshtė
pjesė e njė marrėveshjeje tė paprecedent midis gjykatės sė Hagės dhe
qeverisė amerikane.
-
Zoti Clark do tė dėshmojė nė njė sesion me dyer tė mbyllura.
-
Pastaj Uashingtoni ka dy ditė kohė pėr tė kėrkuar qė pjesė tė
dėshmisė qė do tė konsiderohen se mund tė dėmtojnė interesat e tij
kombėtare tė mos bėhen publike.
-
Tė premten pritet tė bėhet publike njė pjesė e redaktuar e dėshmisė
sė tij.
-
Ėshtė e sigurt se pėrballja midis Wesley Clarkut dhe Slobodan
Milosheviqit do tė kthehet nė njė debat politik.
Zoti Clark tha se ai priste tė jepte informacione pėr mė shumė se
100 orė takime gjatė katėr viteve me Millosheviēin gjatė viteve
1990.
-
-
-
Irani
padit Sadamin para gjykatės ndėrkomėtare
-
-
Teheran, 15 dhjetor 2003
- Irani ka ndėrmend qė
para gjykatės ndėrkomėtare tė akuzojė ish-presidentin e Irakut Sadam
Husein pėr shkak tė krimeve qė i ka bėrė mbi Iranin, ka thėnė tė
hėnėn zėdhėnėsi i Qeverisė iraniane.
-
"Irakianėt kanė tė drejtė tė parėt tė akuzojnė Sadamin, por kjo nuk
do tė thotė se dhe tė tjerėt nuk kanė tė drejtė ta bėjnė kėtė para
gjykatave ndėrkombėtare", ka thėnė zėdhėnėsi.
-
Sadami ėshtė pėrgjegjės pėr tri kriza nė dy dhjetėvjetėshet e fundit
dhe pėr kėtė arsye duhet tė pėrgjigjet, ka thėnė zėdhėnėsi, duke
theksuar se mendon nė luftėn me Iranin 1980-1988, pushtimin e
Kuvajtit e cila shkaktoi luftėn nė Gjirin Persik mė 1991 si dhe
krizėn e fundit nė mars e cila shkaktoi luftėn dhe rezultoi me
pėrmbysjen nga pushteti.
-
-
-
Sadam
Huseini u ka ofruar bisedime trupave amerikane qė e kishin arrestuar
-
 |
|
-
Al Daur, Irak, 15 dhjetor 2003
- Sadam
Huseini u ka ofruar bisedime trupave amerikane qė e kishin
arrestuar atė afėr qytetit tė tij tė lindjes, tha njė oficer
amerikan, forcat e tė cilit e kishin kapur ish-presidentin
irakian.
-
"Ai tha: Unė jam Sadam Huseini. Unė jam president i Irakut dhe
unė jam i gatshėm tė bisedoj", u tha gazetarėve majori Brajan
Rid, oficer qė kishte udhėhequr operacionin e kapjes sė
Sadamit.
-
"Pėrgjigjja e ushtarėve ka qenė: "Presidenti Bush ju dėrgon
pėrshėndetje".
|
-
-
Sadami ėshtė kapur tetė muaj pasi forcat
amerikane pėrmbysėn qeverinė nė Bagdad, njofton Rojter.
-
-
-
Vriten dy palestinezė nė Rripin e Gazės
-
-
Gaza, 15 dhjetor 2003
- Ushtarėt izraelitė gjatė natės
sė kaluar kanė vrarė dy palestinezė nė Rripin e Gazės, njoftuan
burimet izraelite.
-
Te palestinezi i vrarė nuk janė gjetur armė. Nga katėr palestinezėt
qė ishin me tė, njėri ėshtė arrestuar, kurse tre tė tjerė kanė
kaluar nė territorin izraelit dhe pas tyre kanė filluar ndjekjet.
-
-
-
Musharaf i shpėtoi njė sulmi
-
-
Islmabad, 15 dhjetor 2003
- Presidenti i Pakistanit
Pervez Musharaf ka thėnė se njė bombė ka shpėrthyer tek njė urė
derisa po kalonte aty pari, tė vendosur nga ekstremistėt islamikė.
-
"Ka qenė njė akt terrorist dhe me siguri kam qenė unė nė
shenjestėr", tha presidenti Musharaf pėr njė TV.
Shpėrthimi ka ndodhur vetėm njė minutė apo gjysmė minute pasi ka
kaluar Musharafi, njofton Frans Press.
-
-
-
Nė dy
shpėrthime afėr Bagdadit janė vrarė tė paktėn 10 vetė dhe shumė tė
tjerė janė plagosur
-
-
Bagdad, 15 dhjetor 2003
- Nga dy shpėrthimet e
automobilave bombė ndaj stacioneve tė policisė afėr Bagdadit sot
janė vrarė tė paktėn 10 vetė dhe shumė tė tjerė janė plagosur.
-
Njė shpėrthim ka ndodhur nė fshatin Huseinija, 30 km nė veri tė
Bagdadit, ku janė vrarė nėntė vetė dhe mbi 20 policiė janė plagosur.
Ndėrkaq nė njė shpėrthim tjetėr shoferi ka vrarė veten dhe ka
plagosur tetė persona. Me atė rast janė shkatėrruar katėr vetura,
njofton Rojter.
-
-
-
Uashingtoni: Sadam Huseini duhet tė nxirret para drejtėsisė
-
 |
|
-
Uashington, 15 dhjetor 2003
-
Administrata e Presidentit Bush thotė se Sadam Huseini duhet
tė nxirret para organeve tė drejtėsisė nėn akuza pėr krime,
por thekson si ai do tė trajtohet nė mėnyrė njerėzore.
Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramafeld tha se ish udhėheqėsi i
kapur irakian do tė mbrohet nė bazė tė Konventės sė Gjenevės,
e cila ndalon keqtrajtimin e robėrve tė luftės.
-
Presidenti Bush tha tė dielen se njė periudhė e errėt dhe
plotė vuajtje nė Irak mori fund, duke thėnė se udhėheqėsi i
pėrmbysur do tė pėrballet me drejtėsinė qė ai u mohoi miliona
njerėzve. Por, presidenti i paralajmėroi amerikanėt se kapja e
Sadamit nuk nėnkupton pėrfundimin e dhunės nė Irak.
-
-
Pėrkrahės dhe kundėrshtarė tė luftės nė Irak po e pėrshėndesin
arrestimin e Sadam Huseinit. Spanja tha dje se Sadam Huseini
ka shkaktuar vuajtje e varėfėri dhe tani duhet tė pėrgjigjet
pėr krimet e tij.
|
-
-
Japonia, Polonia dhe Australia e
mirėpritėn arrestimin e ish udhėheqėsit irakian. Kundėrshtarėt
e luftės, Franca dhe Gjermania, thanė se ky zhvillim mund tė
ndihmojė nė stabilizimin e Irakut dhe tė ēojė drejt
sovranitetit tė tij.
-
-
Ministri i jashtėm i Rusisė parashikon
se arrestimi do tė ndihmojė pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e sigurisė
nė Irak dhe pėr arritjen e njė zgjidhjeje politike. Sekretari i
pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, i bėri jehonė
vlerėsimit rus.
-
Ministria e jashtme kineze tha se shpreson qė populli irakian do tė
jetė tani nė gjendje tė marrė nė dorė fatin e vet dhe se zhvillimi i
fundit do tė ēojė drejt paqes e qendrueshmėrisė nė Irak.
-
-
-
Sadami nuk po bashkėpunon me hetuesit
-
-
Bagdada, 15 dhjetor 2003
- Amerikanėt thonė se
Sadam Huseini nuk ka pranuar tė japė ndonjė informacion qė kur ėshtė
kapur tė shtunė nė darkė.
-
Ish-udhėheqėsi irakian ėshtė arrestuar nga amerikanėt dhe mbahet nė
njė vend tė fshehtė pasi u kap nė njė tunel nėntokėsor pranė
Tikritit.
-
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se
ish-udhėheqėsi irakian, megjithėse nuk ka bėrė rezistencė, nuk po
bashkėpunonte me hetuesit.
-
"Ai nuk ka bashkėpunuar, nė kuptimin se nuk ka folur apo diēka e
tillė," tha zoti Ramsfeld.
-
"Ai sigurisht ishte i bindur, apo i detyruar t'i nėnshtrohej
kontrolleve mjekėsore," tha sekretari amerikan i mbrojtjes duke
shtuar se ai do tė trajtohet nė mėnyrė njerėzore dhe profesionale.
-
-
-
Statusi i Sadamit
-
-
Bagdad, 15 dhjetor 2003
- Statusi i Sadamit pėr
momentin nuk ėshtė i qartė. Nėse ai ėshtė njė i burgosur lufte,
atėhere do tė shtrohen pyetje pėr pamjet qė u bėnė publike pas
arrestit tė tij, qė tregonin kontrollin mjekėsor qė po i bėhej atij.
-
Duket se SHBA-ja nuk shpejton qė ta nxjerrė atė para njė gjyqi.
-
Ekspertėt e shėrbimeve sekrete do tė donin qė ta merrnin nė pyetje
fillimisht, dhe nga ana tjetėr do tė jetė e vėshtirė qė presidenti
Bush tė pranojė ndonjė gjykim ku nuk do tė pėrfshihet edhe mundėsia
e dėnimit me vdekje.
-
Kjo do tė pėrjashtonte njė gjykim sipas ligjeve evropiane apo edhe
irakiane, sepse dėnimi me vdekje ėshtė hequr edhe nė Irak.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|