|
-
Podujevė, 15 dhjetor 2003 (TN)
Aksioni i Kėshillit Koordinues i Asociacioneve Familjare tė
Pengjeve, tė zhdukurve dhe familjeve me viktima tė luftės (KKAF) dhe
Rrjeti i aktivistėve Kosova Action Network pėr grumbullimin e
nėnshkrimeve pėr pengjet e pagjetura ka filluar para njė muaji nė
komunėn e Podujevės.
-
-
Koordinatori i Komiteteve tė fshatrave dhe Lagjeve tė Qytetit Latif
Mehmeti tha se aksioni qė ka filluar me pėrkrahjen e udhėheqjes
komunale ka rezultuar me grumbullimin e 5 mijė nėnshkrimeve pėr
pengjet e pagjetura, ndėrsa Kryetari i NKMLDNJ-sė nė Podujevė Ahmet
Hasani njoftoi se veprimtarėt e kėtij nėnkėshilli kanė mbledhur 1750
nėnshkrime dhe se po punohet nė terren pėr mbledhjen e nėnshkrimeve
pėr gjetjen e pengjeve dhe tė tė zhdukurve nga Kosova, numri i tė
cilėve sipas organizatorėve tė aksionit Tė gjithėve po na
mungojnė ėshtė mbi 3500 persona.
-
-
Aksioni pėr mbledhjen e nėnshkrimeve nė komunėn e Podujevės ėshtė
duke vazhduar dhe vetėm nė muajin e parė ka rezultuar me
grumbullimin e afro 7 mijė nėnshkrimeve, derisa nė nivel tė Kosovės,
sipas organizatorit janė grumbulluar 50 mijė nėnshkrime.
|
|