| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Lamtumirė, Jusuf! |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 15
dhjetor 2003 / TN
-
-
Ali ALAJ
-
-
Ditė mė
parė,nga skena publicistike e Kosovės shkoi njėri ndėr veteranėt me
tė shquar tė gazetarisė shqiptare. Fjala e shkruar, tashmė ngeli
edhe pa njėrin nga gazetarėt mė tė spikatur, i cili me penėn e
vet,pėrherė diti dhe u vu nė shėrbim tė idealeve,
synimeve,projekteve dhe realizimeve kombėtare. Dhe, sot them se mė
goditi thellė lajmi pėr vdekjen tėnde or shok e mik.
-
-
.Shkove
kur mė sė shumti i duheshe Minatorit tėndė. (Ai lindi nė shkurtin e
1989, kur minatorėt e Trepēės ishin vetėngujuar pėr ta
kundėrshtuar vėrsuljen serbe qė ta zhbijė ēdo gjė shqiptare.) Edhe
neve,shokėve dhe kolegėve tė profesionit na e lė njė zbarstėsirė tė
madhe. Por, jeta kaq e paska njė pėrleshje e vazhdueshme pėr
hapėsira, vlera,cilėsi duke mėtuar gjithėherė avancimin shqiptar.
Dhe, jeta shqiptare, e tillė ishte nėpėr shekuj.
-
-
Mbi ne janė ushtruar tė
gjitha arsenalet tkurrėse, pėrndjekėse, zhbėrėse. Disa dekada tė
kėtyre planeve pėrbindėshore i pėrjeetuam edhe ne dhe,
tė shumice prej
tyre deri tek holokausti i dytė nė hisorinė e njerėzimit, e dėshmuam
edhe nė, i tėrė populli shqiptar, e tėrė Kosova. Tė gjitha kėto
beteja, zakonisht fitohen, sado qė lufta zgjat,
dhe, nga zgjatėsia
qė kishim pėrjetuar ne si popull, kishim pėrshtypjen indivuale,
kuptohet se ajo,
lufta pra,
me tė gjitha
betejat e saja,nuk ka mbarim e tė sosur. E kemi biseduar kėtė sa
herash. Njeriu del humbės vetėm kur pėrleshet me vdekjen.
-
-
Tri dekada te njohes dhe
punes sonė tė pėrbashkėt,sė pari nė Rilindja,e mė pastaj nė TV
Prishtina,
qė nga vuarja e themeleve
tė kėtij institucioni,qė ne,atėbotė,e kishim cilėsuar hapin e parė
drejt shtetėsisė sė ardhshme tė Kosovės, sot mė zgjojnė
reminishencat e atyre pėrpjekjeve titanike pėr ta dėshmuar dhe pėr
ta realizuar sensin krijues tė shqiptarėve. Vitet e shtatėdhjeta tė
shekullit tė kaluar,i kishim tė ndara nė shumė fronte. Duhej ta
mėsonim njė teknologji krejtėsisht tė panjohur prej nesh dhe duhej
dhėnė asaj shpirtin dhe fjalėn sh q i p dhe s h q i p t a r q e .
-
-
Hiē mė e
lehtė nuk ishte ndeshja jonė ( e njė ekipi numerikisht tė vogėl
gazetarėsh, redaktorėsh,regjisorėsh, kameramanėsh,e kuadrove tjera
teknike) me nacional-shovinistėt Serbian,me pengesat dhe kurthet e
tyre,me sabotimet dhe kėrcnimet e atij tarafi thellėsisht
antishqipar.Ia dolėm me fitore nė kėto dhe frontet tjera. Majordomėt
e antishqipatirizmės nė Beograd, duke synuar qe tė na ligėshtonin
dhe dekurajonin, pėrditė e pėnatė, na thoshin : Ju shqiptarėt nuk
dini dhe nuk mundeni tė formoni Televizion, prandaj rrini nėn qatinė
tonė.
-
-
Udhėheqja e atėhershme e
RTP Ismail Bajra, Riza Alaj dhe Fahredin Gunga,tė vetėdijshėm pėr
misionin dhe pėrgjegjėsinė qė kishin marrė,tė caktuan Ty, Jusuf
redaktor tė Rubrikės sė brendshme,duke e ditur kėmbėngulėsinė tėndė
pėr ta kryer secilėn detyrė qė e vinte para teje shoqėria shqiptare.
Ne, ai ekipi i vogėl, ku shquheshin edhe Faik e Vera Hima, Muhamet
Mjeku, Qenan Shaipi, Qemal Hasani, Fadil Presheva, Marash Berisha,
Veli Vraniqi, Kemal Ēarkaxhiu e Pranvera Veliu, Sali Kavazi dhe njė
dyzinė emrash tė tjerė tė pionerisė televizive shqiptare,
me mund,
sakrifica dhe
vetėmohim mbinjerėzor, arritėm qė ti thejme planet dhe ta sjellnim
TVP nė Prishtinė pothuaj dy vjet para afatit tė pėrcaktuar. Dhe,
tua pėlcisnim zemrat nacional shovinistėve Serbian.
Kurse, Ti, nga
gazetari i madh i Rilindjės,
u bėre emėr i madh
i gazetarisė televizive. I tillė mbete deri nė okupimin e dhunshėm
tė shtėpisė sonė.
-
-
TV e
Prishtinės u bė institucion e nderit dhe krenarisė kombėtare,edhe
pse nė ndėrkohė pati pėrpjekje tė parreshtura pėr ta denigruar,
zhvlerėsuar,kompromituar, madje edhe orvajtje pėr ta mbyllur. (Kėtė
tė fundit, mbylljen pra, e kishte kėrkuar renegati Ali Shukrija qė
nė prnaverėn e 1981) Kėtyre furtunave ne tė gjithė bashkarisht iu
bėmė ballė plotė dhjet vjet. Opinioni kosovar nuk i diti kėto
fakte,e pati edhe pėrpjekje denigrimesh pėrbindėshore. Sot,
prandaj,nė kėtė ditė kur po ndahemi, mė duhet tė tu them bartėsve
tė njė teze ekstremisht absurde qė pėr fshehur veprimet e veta
tinzare dhe antikombėtare thonė se RTP ka qenė serbe.
-
-
RTP
kurrė,po e pėrseris kurrė nuk ka qenė serbe.RTP ka qenė dhe do tė
mbetet(edhe tash kur ėshtė i ngulfatur) vlerė shqiptare dhe vetėm
shqiptare.Duke e parė dhe pėrjetuar rėndė furinė rrėnimtare qė ishte
vėrsulur ndaj Kosovės dhe ndaj shqiptarėve nga Serbia e ngėrdheshur
vrastare, gjenocidale, kriminale, ne tė dy, veē e vec, por pėr tė
njejtėn ditė dhe me tė njejtin tekst,mė 14 shkurt 1990, e braktisėm
anėtarėsinė tonė nė LK dhe kėshtu e hapėm rrugėn e shpėrndarjės sė
organizatės partiake dhe tė departizimit tė TV Prishtinės. Kishim
shkruar: Nuk duam tė jemi anėtarė tė njė organizate e cila lejon dhe
urdhėron dhunė e vrasje. Akuzate duhėheqjeve tė atėhershme
ekzekutive dhe profesionale e partiake tė TV dhe tė RTP-sė ndaj nesh
ishin tė rėnda,ekskomunikuese.Por,ne ia arritėm qėllimit TVP
defenitivisht shkėputi ēdo lidhje me pushtetin,edhe pse ende kishin
ngelur brenda cennsorėt.
-
-
Rrugėtimin
tonė nė vijėn nacionale, e tronditėn dhe e minuan nga tė katėr anėt.
Derisa Serbia, defenitivisht, me 5 korrik 1990, e pushtoi shtėpinė
tonė dhe,jo vetėm qė na hodhi ne nė rrugė,por pėr njė dekadė e vrau
fjalėn shqipe.
-
-
Serbia Millosheviqiane,
RTP-ėn e kishte shpallur armikun e saj numėr NJĖ dhe duke e ndjekur
logjikėn e saj pushtuese,pėr tė njėjten ditė okupoi edhe Kuvendin e
Kosovės duke manifestuar kėshtu pezmin dhe barbarinė e saj
ataviste ndaj aleancės vepruese nė vijėn shtetformuese qė tashmė
ishte ngritur nė Kosovė: Popull Kuvend Intelegjenci Informim
publik.
( Pėr ta sfiduar
pushtimin Serbian dy vjet nxorėm gazetėn Dielli dhe mė 1990 bėm 4
greva urie- nė Vienė, Nju Jork, Bruksel dhe Paris nė shenjė
denoncimi dhe demaskimi tė politikės serbe). Por, edhe pse kanė
kaluar pothuaj 14 vjet, RTP edhe mėtej ngel e heshtur - ēuditėrisht
edhe tani dhunshėm.Kemi biseduar shpesh pėr kėtė fat nopran tė
institucionit tonė.
-
-
Gjithmonė
bashkarisht e kemi pasur bindjen se RTP do tė kthehet vetėm kur
Kosova tė kthehet nė pronėsi shqiptare, nė pronėsi tė Kosovės.Pra
kur Kosova ti kthehet Kosovės. Disa herė e ke thėnė i pėrēudshėm
ėshtė fati i Kosovės dhe bėhet edhe mė i pakuptueshėm kur Kosova,
pothuaj pesė vjet pas ēlirimit mbetet pronė e UNMIK-ut nė tė cilėn
gėrryejne e zhgėrryjnė gjithėfarė sojesh e sorrollopėsh.
-
-
Vdekja e befshme, tė la
pa kėtė pėrgjigje qenėsore kur do tė plotnohet dhe rrumbullaksohet
liria e Kosovės. Me njė fjale,
kur do tė
pėrbyllet me sukses cikli krijues I shtetit tė Kosovės,i Dardanisė
antike,siē e kishe dėshirė dhe pėrcaktim ta quaje.
-
-
Nė rrugėn tonė
profesionale patėm rrespekt pėr diversitetin e mendimeve dhe
bindjeve.Qėllimi ishte njė,sikurse i tėrė popullit liria dhe
pavarėsia e Kosovės.Dallonim tek rrugėt dhe mjetet e arritjes sė
kėtyre dy postulateve me piedestale te kuptimsisė njerėzore dhe tė
jetės sė dinjitetshme.Prandaj,
ti nuk pushove sė
shkruari,
gjithnjė duke theksuar se
vija jote e angazhimit ėshtė tėrėsisht kompatibile me rrugėn
institucionale.
-
-
Herėn e fundit qė u
takuam, para tri javėsh mi the kėto fjalė : Kush nuk i rrespekton
organet e veta,nuk ka perspektivė tė futet nė familjen e popujve
shtetformues. Ky mosrrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk ėshtė ogur i
mirė
U dakorduam plotėsisht, sepse, sot politikėn duhet ta bėjmė nė
Parlament, nė Qeveri dhe nė Presidencė. Vetėm nė vitet e nėntėdhjeta
ishim tė detyruar e shtrėnguar tė bėnim politikėn nėpėr oda,
shkolla,kisha e
xhamia,madje edhe nėpėr livadhe.Tė nė kujtohen tubimet e pajtimit tė
gjaqeve. Tė na kujtohet tubimi madhėshtor tė Verrat e Llukės.
Atėbotė, tė gjithė ishim bashkė, njė me njė frymė dhe me njė zė.
Pse, sot tė mos jemi po ashtu njė , me njė zė dhe me njė frymė?!
Cili ėshtė misteri i kėsaj zezone? Tek e fundit, a ngeli ndonjė gjė
e mistershme, mes teje e meje?
-
-
Jusuf, e
mbarove rrugėn tėnde tė gazetarisė dhe nė kėtė rrugėtim tėndin ngele
profesional dhe nuk u hamende.Qė nga koha kur u njohėm e deri ne
shkuarjen tėnde nė jetėn e pėrtejshme u angazhove pėr njė
postulat,tė cilin e rrumbullakove me titullin e botimit tėndė tė
vetem publicistikė:Kosova nuk ėshtė Serbi. Mirėpo shkrimet tuaja
analitike, tė thukshme, fshikulluese, qė nga fundi i tė
gjashtėdhjetave e kėndej, janė sa njė dyzinė librash dhe janė njė
kontribut i pazėndėsueshėm i gazetarisė dhe kulturės shqiptare nė
Kosovė nė trojet tona etnike.
-
-
Tė qoftė i
lehtė dheu i tokės sonė.
-
-
Lamtumirėn
po ta them nga Amerika e largėt, nga vendi kampion i demokracisė,
lirisė sė fjalės dhe mendimit e bindjeve dhe ku nuk ka ndėshkim tė
diveristetit, pra tė mendimit ndryshe.Unė jam i bindur se duke
menduar ndryshe, e gjejmė tė pėrbashktėn tonė kombėtare. Por, duke
vepruar ndryshe, duke i mėshuar njėri ēekanit, e tjetri kurdhės,
veēse do tė largohemi nga qėllimi ynė final. Kėtė nuk mund tė na e
falin as fėmijėt tanė, e lėrė mė gjeneratat qė do tė vijnė.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|