|
 |
 |
 |
|
13 dhjetor 2003 / TN
Vasil QESARI |
Nga data 6
deri 9 dhjetor 2003, nė qytetin e Sanremos, Itali u zhvillua Festivali
i 11 ndėrkombėtar i Pikturės Bashkėkohore "SanremoArte". Ky aktivitet
i rėndėsishėm artistik, u organizua nga qendra e artit "La Tavolozza"
nė bashkėpunim me Bashkinė e qytetit dhe Akademinė e Arteve tė
Sanremos. Nė tė merrnin pjesė 430 artistė nga Italia e nga vende tė
ndryshme tė Europės. Pėr kėtė festival, pėr pikturėn mė tė mirė,
krahas medaljes sė argjentė vėnė nė dispozicion nga Presidenti i
Republikės Italiane On. Carlo Azelio Ciampi, ishte vėnė edhe trofeja
e Papa Giovanni Paolo i II pėr pikturėn mė tė shenjtė (Pittura Sacra).
Medaljen e
artė pėr artistin mė tė mirė e vuri nė dispozicion Republika e San
Marinos. Veprimtaria nė fjalė tėrhoqi vėmendjen e shumė
personaliteteve tė artit e kulturės dhe u vizitua nga fituesi i ēmimit
Oscar, Roberto Bennigni, gazetari i shquar italian Bruno Vespa,
sekretari i Shtetit pėr Kulturėn Vittorio Sgarbi, kėngėtarėt Gianni
Morandi, Massimo Ranieri etj. Nė kėtė festival u paraqit punimet "The
country house 1", "The country house 2", "The testament" edhe piktori
shqiptaro-austriak Fatmir Velaj. Nė drekėn e nderit qė u shtrua nė
mjediset e Suite Hotel Nyala ė Sanremos merrnin pjesė personalitete
tė artit, kulturės dhe politikės.
Nė
pėrshėndetjen e tij presidenti i qendrės sė artit "La Tavolozza",
Casimoro Dell'Arco Talarico falenderoi tė gjithė artistėt qė u
kualifikuan nė kėtė veprimtari si edhe gjithė ata personalitete tė
fushės sė artit, gazetarisė dhe politikės qė kishin ardhur tė
pėrjetonin ato momente interesante nė Sanremo. Ndėr tė tjera ai u
shpreh se: "... pėr mua ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė prezantoj dhe ti
u uroj mirėseardhjen shumė artistėve nga vende tė ndryshme tė
Europės. Nė kėtė kontekst, dėshiroj tė pėrshėndes nė mėnyrė tė
veēantė, artistin nga Viena, Fatmir Velaj, jo vetėm nė emrin tim
personal por edhe tė tė gjithė stafit tė jurisė dhe qendrės kulturore
nė Sanremo.
Mbas drekės
sė nderit u bė ndarja e ēmimeve. Juria e festivalit nderoi me medaljen
e artė dhe ēmimin e parė artistin shqiptar Fatmir Velaj, si artistin
mė tė mirė nė karrierėn e gjithė festivalit. Kėtė ēmim, tė vėnė nė
dispozicion nga qeveria e Republikės sė San Marinos, atij ia dorėzoi
Konsulli i Republikės sė San Marinos nė Marseje Cav. Avv. Domenic
Morganti. Nė fjalėn dhe motivacionin e ēmimit, ai vlerėsoi punimet e
Fatmir Velajt, si njė mėnyrė e shkėlqyer e paraqitjes sė mendimit,
filozifisė dhe ndjenjave artistike. Pėr mua, personalisht, - tha ai
ishte njė kėnaqėsi e veēantė kur pashė punimet tuaja e,
ndėrkohė,
nuk u befasova kur juria e festivalit ju vlerėsoi me ēmimin mė tė
lartė. Pėr Republikėn e San Marinos, me njė histori 1700 vjeēare,
ėshtė kėnaqėsi e veēantė qė artistė tė tillė, ti vlerėsojė e tu
ofrojė mirėseardhjen nė San Marino. Pataj fjalėn e mori fituesi i
ēmimit, Fatmir Velaj. Ai falenderoi pėr mikpritjen e ngrohtė qė iu bė
nga organizatorėt e Festivalit si edhe pėr jurinė qė e kish zgjedhur
atė si artistin mė tė mirė tė tij.
Ai
falenderoi gjithė miqtė e dashamirėsit e artit qė kishin marrė pjesė
nė kėtė aktivitetet, si edhe ata qė e kishin inkurajuar qysh nė
fillimet artistike e, nė mėnyrė tė veēantė, bashkėshorten e tij,
Klara qė, ndodhej e pranishme nė sallė e, sė cilės, ai ia dedikoi edhe
fitmin e ēmimit nė fjalė... Pėr Fatmir Velaj, ky vlersim i lartė nė
Itali, i shtohet njė sėrė suksesesh tė tjera qė ai ka arritur nė
Austri e jashtė saj.
Vitin qė
vjen ai ėshtė ftuar tė organizojė nė Muzeumin Kombėtar tė Rumanisė
ekspozitėn "Good Morning Balkan". Nė hapjen e kėsaj ekspozite nė
Bukuresht, ėshtė konfirmuar edhe pjesėmarja e Presidentit tė
Republikės sė Rumanisė Ioan Iliescu, i cili ka marrė edhe
kujdedstarinė e kėsaj veprimtarie. Pėrurimi i kėsaj ekspozite, ku do
tė marrė pjesė edhe koordinatori i Paktit tė
Stabilitetit Dr. Erhard
Busek, do tė zhvillohet nė 24 Qershor 2004.
|
|