| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
E
shtune, 13 dhjetor 2003 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti
Rugova i shpreh keqardhje presidentit tė Bankės Botėrore pėr
incidentin nė Mitrovicė
-
Kėshilli i
Sigurimit mbėshtet plotėsisht Standardet pėr Kosovėn dhe Hari
Holkerin
-
Grupi i
Kontaktit dhe BE kanė pėrkrahur planin e Holkerit pėr zbatimin e
standardeve nė Kosovė
-
Pranė Zyrės sė
Kryeministrit ka filluar punėn zyra kėshilldhėnėse pėr siguri
publike
-
Qeveria e
Kosovės nė strategjinė e zhvillimit afatmesėm parashikon tė hapen
650 mijė vende tė punės
-
Qeveria e
Kosovės nuk do ta pėrfillė vendimin e Holkerit pėr shfuqizimin e
vendimit tė Parlamentit
-
Hollbruk: Nėse
NATO largohet nga Kosova, brenda 48 orėsh do tė ndodhte gjakderdhja
mė e madhe nė historinė moderne
-
Subjektet
politike shqiptare kanė mendime tė ndryshme lidhur me vendimin pėr
shpėrndarjen e KK nė Preshevė
-
Nė Tiranė u
pezulluan 12 oficerė tė lartė tė Marinės Ushtarake tė Shqipėrisė
-
Parlamenti
maqedonas e ratifikoi Marrėveshjen pėr Misionin Policor "Proksima"
tė BE-sė nė Maqedoni
-
Ushtarėt
izraelitė nė njė pikė kontrolli kanė vrarė njė palestineze
20-vjeēare
-
Bruksel:
Marrėveshja pėr kushtetutėn ende larg
-
Kongresi kritikon qeverinė amerikane
-
Bush paralajmėron kompaninė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti
Rugova i shpreh keqardhje presidentit tė Bankės Botėrore pėr
incidentin nė Mitrovicė
-
-
Prishtinė, 13 dhjetor 2003
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova i ka drejtuar njė letėr
Presidentit tė Bankės Botėrore, z.Xheimz Volfenson (James D.
Wolfensohn), nė tė cilėn i shreh keqardhje pėr incidentin qė ndodhi
para njė jave nė Mitrovicė.
-
"Mė lejoni qė nė emėr tė institucioneve tė Kosovės dhe nė emėr tė
popullit tė Kosovės tė shpreh keqardhje tė thellė dhe kėrkimfalje
pėr incidentin qė ndodhi nė qytetin e Mitrovicės mė 6 dhjetor 2003.
Ju lutem ua pėrcillni keqardhjen tonė tė sinqertė drejtorėve
ekzekutivė dhe anėtarėve tė tjerė tė delegacionit tė Bankės
Botėrore", thuhet nė letrėn e Presidentit Rugova.
-
"Me kėtė rast dua tė shpreh edhe keqardhjen time tė thellė
personale. Mė dhemb posaēėrisht shumė pėr faktin se kjo i ndodhi njė
delegacioni aq tė lartė nga institucioni juaj i shquar. Populli dhe
autoritetet e Kosovės e dinė se sa rol tė rėndėsishėm ka luajtur dhe
po luan Banka Botėrore nė zhvillimin e Kosovės".
-
"Populli i Kosovės dhe institucionet e tij tė zgjedhura ēmojnė lart
pėrpjekjet e Bankės Botėrore pėr tė luftuar varfėrinė nė gjithė
Kosovėn dhe pėr tė siguruar qė ndihma t'u arrijė mė tė varfėrve,
atyre qė kanė mė sė shumti nevojė pėr ndihmė, dhe minoriteteve",
thekson nė fund tė letrės sė tij Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim
Rugova drejtuar Presidentit tė Bankės Botėrore, Xheimz Volfenson.
-
-
-
Kėshilli i
Sigurimit mbėshtet plotėsisht Standardet pėr Kosovėn dhe Hari
Holkerin
-
-
Kombet e Bashkuara, 13 dhjetor 2003
- Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara mbrėmė
ka mbėshtetur Standardet pėr Kosovėn, qė tė mėrkurėn i paraqiti
shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri.
-
Nė njė komunikatė tė lėshuar nga KS, shpprehet mbėshtetja e plotė e
planit Standardet pėr Kosovėn, duke theksuar se ai duhet tė shėrbejė
si bazė pėr vlerėsimin e pėrparimit tė arritur nga institucionet
vendore nė Kosovė.
-
"Kėshilli pret nga PSSP nė Kosovė qė nėpėrmjet konsultimeve me
pėrfaqėsuesit e institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes nė
Kosovė dhe me palėt e tjera relevante, t'i japė fund hartimit tė
planit pėr imnplementimin e atyre standardeve nė bazė tė tė cilave
do tė vlerėsohet pėrparimi i arritur nė Kosovė", thuhet nė kėtė
komunikatė.
-
KS thekson se shefi i UNMIK-ut do tė vazhdojė me konsultimet e
ngushta me tė gjitha palėt e interesuara, para sė gjithash me Grupin
e Kontaktit, i cili, siē theksohet, ka shprehur gatishmėrinė tė
ofrojė njė kontribut tė dukshėm nė rishqyrtimin e pėrparimit tė
arritur dhe vlerėsimet e veta t'ia dorėzojė PSSP nė Kosovė.
-
"KS konstaton se varėsisht nga vlerėsimi i pėrparimit i cili do tė
bėhet nė mėnyrė periodike, rasti i parė pėr rishqyrtim tė
gjithanshėm do tė jetė mesi i viti 2005", thuhet nė komunikatė dhe
theksohet se pėrparimi i mėtejshėm nė drejtim tė pėrcaktimit tė
procesit tė statusit tė ardhshėm do tė varet nga vlerėsimi pozitiv i
atyre rishqyrtimeve tė gjithanshme.
-
"KS konfirmon mbėshtetjen e plotė pėr shefin e UNMIK-it Hari Holkeri
dhe u bėn thirrje institucioneve tė pėrkohshsme nė Kosovė dhe tė
gjitha palėve tė interesuara qė tė bashkėpunojnė plotėsisht me tė",
thekoshet nė fund tė komunikatės.
-
-
-
Grupi i
Kontaktit dhe BE kanė pėrkrahur planin e Holkerit pėr zbatimin e
standardeve nė Kosovė
-
-
Berlin-Bruksel, 13 dhjetor 2003
- Grupi i Kontaktit e ka pėrkrahur shefin e UNMIK-ut,
Hari Holkerin nė pėrpjekjet pėr zbatimin e standardeve pėr Kosovėn.
Siē ka bėrė tė ditu Ministria e Jashtme gjermane, pėrfaqėsuesit e
Grupit tė Kontaktit kanė biseduar dje nė Berlin me
Kryeadministratorin e Kosovės, Hari Holkeri pėr zhvillimin e
situatės nė Kosovė dhe rajon.
-
Edhe Bashkimi Evropian e ka pėrkrahur plotėsisht planin e shefit tė
UNMIK-ut, Hari Holkeri pėr zbatimin e standardeve nė Kosovė.
-
Bashkimi Evropian u ka bėrė thirrje tė gjitha palėve nė Kosovė qė tė
pranojnė kėtė dokument dhe tė punojnė pėr realizimin e tij.
-
-
-
Pranė Zyrės sė
Kryeministrit ka filluar punėn zyra kėshilldhėnėse pėr siguri
publike
-
-
Prishtinė, 13 dhjetor 2003
- Qė nga dita e djeshme pranė Zyrės sė Kryeministrit Bajrami Rexhepi
ka filluar punėn zyra kėshilldhėnėse pėr siguri publike. Burime nga
Qeveria e Kosovės njoftuan se drejtues i kėsa zyreje ėshtė Enver
Boruēaj, ish-anėtar i Shėrbimit Policor tė Kosovės.
-
-
-
Qeveria e
Kosovės nė strategjinė e zhvillimit afatmesėm parashikon tė hapen
650 mijė vende tė punės
-
-
Prishtinė, 13 dhjetor 2003
- Qeveria e Kosovės paraqiti dje pasdite strategjinė e saj aftmesme
zhvillimore pėr pesė vitet e ardhshme. Nė kėtė kuadėr ministri pėr
Industri dhe Tregti, Ali Jakupi tha se nė Kosovė parashihen tė hapen
650 mijė vende tė reja tė punės.
-
Kryeministri Rexhepi tha se Kosova ndėrkohė do tė ecė rrugės sė
integrimeve evropiane, duke zhvilluar njė ekonomi tė tregut dhe
gradualisht tė bėhet njė vend konkurrence dhe t'i tejkalojė
problemet aktuale sociale qė i ka.
-
Ai ka shtuar se Kosova aktualisht karakterizohet me humbje tė
tregjeve dhe me tendencėn pėr rikthimin e atyre tregjeve apo edhe
hapjes sė tregjeve tė reja.
-
"Gjatė pesė viteve tė ardhshme Kosova parashikon tė ngrisė
industrinė ndėrtimore, tė ulė importin dhe tė inkurajojė prodhimet
vendore, si dhe tė ulė nivelin e tashėm tė pėrqindjes s taksave pėr
tė koncentruar ekonominė nė zhvillimin e biznesit", ka thėnė
ministri Jakupi. Duke zbatuar kėtė strategji tha ai nė vitin 2008 tė
ardhurat pėr kokė banori nė Kosovė do tė jenė 3.132 euro.
-
-
-
Qeveria e
Kosovės nuk do ta pėrfillė vendimin e Holkerit pėr shfuqizimin e
vendimit tė Parlamentit
-
-
Prishtinė, 13 dhjetor 2003
- Qeveria e Kosovės nuk do ta pėrfillė vendimin e shefit tė UNMIK-ut
Hari Holkeri, i cili e shpalli tė pavlefshėm vendimin e Parlamentit
tė Kosovės qė shfuqizon tė gjitha ligjet diskriminuese serbe pėr
Kosovėn tė miratuara pas vitit 1989.
-
-
Qeveria e Kosovės e pranon nė tėrėsi
dokumentin pėr "Standardet pėr Kosovėn" dhe ėshtė nė pėrgatitje tė
planit pėr implementimin e tij. Kėshtu deklaroi zėdhėnėsja e
Kryeministrit Rexhepi, Mimoza Kusari pas mbledhjes sė djeshme tė
Qeverisė, ku u diskutua pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė.
-
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut, Izabela Karlovic tha se zhvillimi lidhur me
ligjet nuk mund tė ndikojnė mbi procesin e privatizimit nė Kosovė.
"Nuk ka kurrėfarė ndikimi tė asaj qė ka ndodhur pardje nė procesin e
privatizimit, pasi udhėzimet nga Nju-Jorku thonė qartė dhe kėrkojnė
qė privatizimi tė vazhdojė", tha zėdhėnėsja Karlovic.
-
-
-
Hollbruk: Nėse
NATO largohet nga Kosova, brenda 48 orėsh do tė ndodhte gjakderdhja
mė e madhe nė historinė moderne
-
 |
|
-
Uashington, 12 dhjetor
- Riēard Hollbruk, kryearkitekti i marrėveshjes
sė Dejtonit dhe ish- ambasador amerikan nė Kombet e Bashkuara,
bėn disa komente rreth gjendjes nė Ballkan, veēanėrisht nė
Bosnje dhe nė Kosovė.
-
Nė njė takim nė Uashington para Kėshillit pėr Marrėdhėniet me
Jashtė, tha se nė pėrgjithėsi nuk ėshtė i zhgėnjyer nga
rezultatet e bisedimeve tė paqes, qė u mbajtėn nė Dejton para
tetė vjetėve. "Sot,
pas 8 vjetėsh, as edhe njė ushtar i NATO-s nuk ėshtė vrarė.
-
-
I njoh mė sė miri difektet e
marrėveshjes, por mes marrėveshjeve tė tjera tė ēerek
shekullit tė fundit, Kosova, ngjarjet nė Afganistan dhe
katastrofa nė Irak, marrėveshja e Dejtonit arriti objektivat
tona strategjike. Dėshtimi ynė mė i madh nuk ėshtė mos kapja e
Radovan Karaxhiēit dhe Ratko Mlladiēit, por mungesa e
stabilitetit si pasojė e mos kapjes sė tyre", thotė Hollbruk.
|
-
-
Gjėja mė pozitive e arritur nė Bosnje,
thotė ai, ėshtė se lufta nuk do tė rifillojė, megjithatė, ai
paralajmėroi rreth njė largimi tė parakohshėm tė trupave amerikane.
-
Por, gjendja nė Kosovė ėshtė shumė mė pak premtuese se sa nė Bosnje.
Sipas ambasadorit Hollbruk nė Kosovė kemi tė bėjmė me dy aspekte
shumė tė gabuara.
-
"E para ėshtė se nė bazė tė rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit
tė Kombeve tė Bashkuara, ky i fundit duhej t'i transferonte
'autonomi tė madhe' popullatės lokale, veēanėrisht shqiptarėve, por
ata nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Dhe si pėr ironi, ambasadori
Bremer po pėrpiqet tė transferojė mė shumė dhe mė shpejt autoritet
tek irakianėt vetėm pas 5 muajsh nė mes tė luftės se sa Kombet e
Bashkuara kanė transferuar autoritet tek shqiptarėt e Kosovės. Kėtė
unė nuk e kuptoj.
-
-
Sė dyti, 4 vjet pas pėrfundimit tė
luftės nė Kosovė, ne kemi zhvilluar vetėm njė takim midis
shqiptarėve dhe sėrbėve; njė takim qė zgjati 2 orė dhe u zhvillua nė
Vjenė e qė ishte katastrofė. Teoria e Kombeve tė Bashkuara ėshtė se
gjėrat do tė pėrmirėsohen gjatė 18 muajve tė ardhshėm.
-
-
Shqetėsimi im ėshtė se pikėrisht e
kundėrta do tė ndodhė. Mungesa e pėrparimit drejt njė statusi
pėrfundimtar tė pranueshėm nga tė dyja palėt, do tė bėjė qė si
shqiptarėt ashtu edhe sėrbėt tė polarizohen. Nė se trupat amerikane,
e madje edhe ato evropiane, largohen nga Bosnja, gjendja do tė
pėrparojė. Nėse trupat e NATO-s largohen nga Kosova, brenda 48
orėsh, ne do tė ndodheshim pėrballė gjakderdhjes mė tė madhe nė
historinė moderne.
-
-
Pėrfundimi kryesor qė mund tė nxirret
nga kjo ėshtė se, megjithėse ne vazhdojmė tė tėrheqim trupa nga
Bosnja, ne nuk mund tė tėrhiqemi nga Kosova. Ne jemi atje tė
bllokuar sepse nėse nuk arrihet njė marrėveshje e pranueshme si nga
Prishtina ashtu edhe nga Beogradi, trupat nuk mund tė tėrhiqen nga
Kosova".
-
Kohėt e fundit, ambasadori Hollbruk shkoi nė Ballkan me ish
pėrfaqėsuesin e lartė tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Bernard
Kushner. Ai tha se bisedoi me shumė zyrtarė sėrbė rreth bllokimit tė
gjendjes nė Kosovė.
-
"Kur shkova nė Beograd me Bernardin u thashė sėrbėve se atyre u
duhet tė bėjnė njė zgjedhje historike. Ata duhet tė zgjedhin midis
Kosovės dhe Evropės. Nėse duan tė integrohen nė Bashkimin Evropian,
ata duhet ta kuptojnė se kėtė nuk mund ta bėjnė deri sa tė zgjidhet
statusi i Kosovės.
-
-
Nėse zgjedhin Kosovėn, ata humbasin
dyfish sepse Kosovėn ata e kanė tė humbur. Kėtė e pranojnė edhe vetė
sėrbėt nė biseda private, edhe sėrbėt konservatorė. Madje ata kanė
njė mėnyrė pėr ta shpjeguar humbjen e Kosovės. 'Millosheviqi e humbi
Kosovėn pėr ne', thonė ata.
-
-
Nga ana tjetėr, serbėt kanė dy
shqetėsime tė ligjshme: sigurinė fizike dhe tė drejtat civile tė
pakicės nė Kosovė si dhe monumentet shumė tė rėndėsishme kulturore
dhe fetare".
-
Njė prej arsyeve qė pėrsėritet mė shpesh pėr mos zgjidhjen e
statusit tė Kosovės ėshtė ndikimi negativ i tij ndaj entiteteve tė
tjera nė rajon, por ambasadori Hollbruok nuk ėshtė dakord me kėtė
arsyetim. Bosnja pėr shembull, thotė ai, nuk do tė shpėrbėhej nėse
Kosova fitonte pavarėsinė.
-
Riēard Hollbruk, kryearkitekti i marrėveshjeve tė Dejtonit tė
arritura nė vitin 1995, ka reputacionin e njė njeriu qė flet hapur.
Kohėt e fundit, ai foli nė Uashington rreth sfidave tė sotme nė
Ballkan dhe veēanėrisht rreth nevojės pėr njė zgjidhje nė Kosovė, e
cila, sipas tij, kėrkon hapa mė tė guximshme nga ana e Bashkimit
Evropian. (Z.A.)
-
-
-
Subjektet politike shqiptare kanė mendime tė ndryshme lidhur me
vendimin pėr shpėrndarjen e KK nė Preshevė
-
-
Preshevė, 13 dhjetor 2003
- Subjektet politike
shqiptare tė Luginės sė Preshevės kanė shfaqur dje mendime tė
ndryshme lidhur me vendimin e Qeverisė serbe pėr shkarkimin e
Kuvendit komunal nė Preshevė.
-
-
Partia Demokratike Shqiptare dhe Lėvizja
e Progresit Demokratik akuzoi Partinė pėr Veprim Demokratik pėr
mosfunksionimin e deritashėm tė kėtij kuvendi, ndėrkaq kjo e fundit
i quan si normale rrjedhat qė shkaktuan shpartallimin e Kuvendit
lokal.
-
LPD pėr Preshevė thekson se deri mė tash Qeveria e Serbisė nė disa
mėnyra ka favorizuar PVD, dhe ka refuzuar tė marrė pjesė nė Kėshilin
e Pėrkohshėm komunal.
-
Ndėrkaq, PDSH akuzon PVD-nė pėr shpėrbėrjen e kėtij kuvendi, duke e
quajtur edhe si tė papranueshme ofertėn pėr hyrje tė kėtij subjekti
nė Kėshillin e Pėrkohshėm Komunal.
-
Nga ana tjetėr kryetari i Partisė pėr Veprim Demokratik Rizah Halimi
njėkohėsisht edhe kryetar i Komunės sė Preshevės tė gjitha kėto
akuza i vlerėson si tė paqėndrueshme, duke theksuar se shkarkimet qė
janė bėrė brenda partisė sė tij kanė qenė plotėsisht normale si nė
ēdo vend tjetėr.
-
-
-
Nė
Tiranė u pezulluan 12 oficerė tė lartė tė Marinės Ushtarake tė
Shqipėrisė
-
-
Tiranė, 13 dhjetor 2003
- Nė Tiranė u pezulluan
12 oficerė tė lartė tė Marinės Ushtarake tė Shqipėrisė, lidhur me
dyshimin pėr pėrdhunimin e njė vajze 16-vjeēare nė bazėn ushtarake
tė Bishtit tė Pallės, ka bėrė tė ditur Ministria e Mbrojtjes
shqiptare.
-
-
Komandanti dhe 11 oficerė tė kėsaj baze
janė pezulluar pėr papėrgjegjėsi nė punė, bėri tė ditur zėdhėnėsja e
kėsaj Ministrie. Policia ka arrestuar 8 ushtarė dhe katė persoan
civilė nėn akuzėn e dhunimit tė 16-vjeēares, e cila pasi ėshtė
mbajtur dy muaj nė kėtė bazė ushtarake ėshtė trafikuar pėr qėllime
prostitucioni.
-
-
-
Parlamenti maqedonas e ratifikoi Marrėveshjen pėr Misionin Policor
"Proksima" tė BE-sė nė Maqedoni
-
-
Shkup, 13 dhjetor 2003
- Kuvendi maqedonas e
ratifikoi ligjin pėr ratifikimin e marrėveshjes midis Maqedonisė dhe
Bashkimit Evropian pėr statusin dhe aktivitetet e Misionit Policor
"Proksima" tė Bashkimit Evropian. Ky mision do tė pėrbėhet prej afro
200 policėve tė 30 vendeve, anėtare tė BE-sė, NATO-s si dhe vendeve
kandidate pėr anėtarėsim nė Aleancėn Veriatlantike.
-
Mandati i kėtij misioni fillon mė 15 dhjetor, kur edhe pėfundon
misioni paraprak "Konkordia". Ky mision do tė ndihmojė nė reformimin
e forcave policore tė Maqedonisė, themelimin e policisė kufitare dhe
konsolidimin e rendit juridik nė vend.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė nė njė pikė kontrolli kanė vrarė njė palestineze
20-vjeēare
-
-
Nablus, 13 dhjetor 2003
- Ushtarėt izraelitė
sot nė mėngjes nė njė pikė kontrolli kanė vrarė njė palestineze
20-vjeēare, njoftuan burimet spitalore palestineze.
-
Ushtarėt izraelitė kishin hapur zjarr nė automobilin nė tė cilin
ndodhej ajo afėr vendit Kalkilia dhe sipas burimeve palestineze nuk
kishin pasur ndonjė shkas pėr tė hapur zjarr.
-
-
-
Bruksel: Marrėveshja pėr kushtetutėn ende larg
-
-
Bruksel, 13 dhjetor 2003
- Udhėheqėsit evropianė ende po kėrkojnė pėr njė marrėveshje mbi
pjesėt themelore tė kushtetutės sė njė BE tė zgjeruar pasi njė ditė
konsultimesh pėrfundoi pa ndonjė progres.
-
Udhėheqėsi britanik, Toni Bler tha se ai nuk e dinte nėse do tė
arrihej ndonjė marrėveshje nė samitin e Brukselit qė pritet tė
pėrfundojė nė fundjavė.
-
Zoti Bler tha se kjo do tė jetė shumė e vėshtirė pasi pozicionet e
shteteve ishin shumė larg njėri-tjetrit.
-
Dy ēėshtje, ajo e tė drejtės votuese tė ēdo shteti dhe madhėsisė sė
Komisionit Evropian do tė pėrcaktojnė balancėn e pushtetit midis
shteteve tė vogla dhe tė mėdha kur BE-ja tė zgjerohet me 25 anėtarė
vitin tjetėr.
-
Duket punė e vėshtirė pėr Silvio Berluskonin. Kryeministri italian e
drejton kėtė samit dhe raundi i takimeve njėri pas tjetrit ka
filluar nga e para kėtė mėngjes pasi kėto takime pėrfunduan shumė
vonė tė premten.
-
-
-
Kongresi
kritikon qeverinė amerikane
-
-
Uashington, 13 dhjetor 2003
- Kongresi amerikan ka botuar njė raport hetues qė
kritikon mungesėn e progresit nga ana e qeverisė sė SHBA-sė nė
kuptimin dhe ndalimin e rrjedhės sė financimit tė terrorizmit nė
botė.
-
Dy javė pas shkatėrrimit nė 2001 tė Qendrės Tregtare Botėrore dhe
sulmit mbi Pentagonin nga avionė qė u rrėmbyen, presidenti Bush
lėshoi njė urdhėr ekzekutiv qė udhėzonte agjencitė qeveritare tė
ndalonin transaksionet financiare midis terroristėve tė dyshuar dhe
agjencive tė tyre pėrkrahėse.
-
Tashmė kanė kaluar mė shumė se 2 vjet dhe hetuesit e Kongresit kanė
nxjerrė njė raport qė thotė se qeveria amerikane ende nuk ka bėrė aq
sa duhet pėr tė kuptuar, le mė pėr tė ndaluar, transaksionet
financiare terroriste.
-
Hetuesit nė raportin e tyre prej 50 faqesh vėnė nė dukje se ka tė
meta nė punėn e FBI-sė dhe departamenteve tė drejtėsisė dhe
thesarit.
-
-
-
Bush
paralajmėron kompaninė
-
-
Uashington, 13 dhjetor 2003
- Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka thėnė se ai pret
qė njė kompani nafte qė ka qenė drejtuar nga zėvendėspresidenti, Dik
Ēeni tė kthejė mbrapsht sasinė e parave qė mund tė ketė kėrkuar mė
tepėr nga ē'duhet nga qeveria amerikane pėr shėrbime tė ofruara nė
Irak.
-
Kompania Halli Burton mori njė kontratė mė herėt kėtė vit pėr tė
siguruar naftė pėr ushtrinė amerikane nė Irak nga Kuvajti.
-
Njė kontroll revizionimi i bėrė nga Pentagoni ka konfirmuar se njė
nga degėt e Halliburtonit- Kellog, Brown & Root ka kėrkuar para mė
shumė se ē'duhet pėr disa nga shėrbimet e kryera.
-
Zyrtarėt e Pentagonit nuk kanė treguar se sa ėshtė sasia e parave
pėr tė cilėn bėhet fjalė, por korrespondentėt thonė se shifra mund
tė jetė rreth 61 milionė dollarė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|