| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Botime tė reja |
|
| |
Engjėjt, koha dhe Kosova |
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
12 dhjetor
2003 / TN
Baki YMERI
-
(Pėrkitazi
me librin e Halil Haxhosajt, Pastaj bėhu relikt, Rozafa,
Prishtinė, 2003)
-
-
Edhepse ende sėshtė i njohur nė pėrmasa ndėrkombėtare, autori
e pasuron bibliotekėn e ndjenjave letrare me njė vėllim tė ri
poetik, tė cilin ua dėrgon me respekt tė veēantė, edhe miqve nė
diasporė. Poeti Haxhosaj plason njė ndjeshmėri tė lartė lirike
pėrmes dimensionit tė shpirtit, dashurisė dhe atdhedashurisė.
-
-
Kėshtu, qė nga kėnga e parė Dhomė mjegullnaje, lexuesi
shqiptar ballafaqohet me ndikime nga Formula shqiptare e
Pagėzimit (1462): Nė emėr tė birit e tė atit tė shenjtė/
Diēka lėviz shqip nė atmosferė/ Dhe bie nė kokėn time tė
zbardhur (9).
-
-
Autori
debuton me vėllimin e parė poetik nė moshėn 46 vjeēare (1992),
pėr tė arritur sivjet nė vėllimin e tij tė gjashtė, me 59
vjersha tė strukturuara nė kuadrin e cikleve Pastaj bėhu
relikt, Hyrje nė dhembje, Trishtimi i fjalės, Frymėmarrja me
klithma dhe Ofshamė e shpirtit.
|
 |
|
-
Po ku mund
tė ketė poezi mė tė bukur se sa vargjet ku engjėlli ia hap dyert e
shpirtit engjėllit, duke u dehur pėrmes frymėzimit, pa zbrazur
asnjė gotė rakie, duke u ēmallur njėri me tjetrin pėrmes
pėrkujtimit tė botės shqiptare me Lekė Dukagjinin e Shtjefėn
Gjeēovin, Hasin e Gjakovėn, Drenicėn e Tetovėn, Tropopjėn,
Tepelenėn, Kalabrinė, Manastirin, Janinėn e Ēamėrinė:
-
-
Dhe ja se
si edhe engjėjt e Kosovės dinė tė zhyten nė botėn e poezisė, me
goditjet e forta qė zbresin nga yjet nė gjolin e lotėve,/ me burimin
e kujtimeve dhe ngushėllimet e zemrės,/
me
pėrplasje tė hatashme qė dalin nga toka/ e bien nė murin e jetės,/
derisa e ēajnė, dhe shpirti gjen shpėtim,/ nė gjirin e qiellit tėnd
(17). Engjėjt, koha dhe Kosova. Mendimi, mallėmgjimi, mallkimi,
melankolia Loti i kohės dhe dashuria. Dashuria i ēon shpirtėrat tė
flasin me engjėjt
-
-
Atdheu,
Shqipėria dhe Shqiptarizmi. E kemi thėnė dhe e themi se shqiptarėt
me Zotin mund tė flasin vetėm shqip, siē lutej Pal Engjėlli nė kohėn
e tij, apo siē lutemi ne sipas porosive tė Nėnė Terezės e tė atyre
qė i frekuentojnė faltoret kosovare pėr tu ndėrlidhur me Perėndinė,
pėrmes gjuhės shqipe dhe shpirtit shqiptar.
-
-
E kemi
prekur dhe e prekim kėtė temė nė kohėn kur kopilat e kombit qė e
kanė braktisur atdheun, mundohen tė rezistojnė nė lindje pėrmes
ekstremizmit fetar, duke shpifur rrugėve, zyrave e salloneve, jo pėr
ti bashkuar siē vepronin rilindasit tanė, por pėrkundrazi, duke i
ndarė shqiptarėt nė myslimanė e tė krishterė. Njėrin prej tyre,
autori edhepse se njeh, din ta godasė metaforikisht: Shikonte
kėrmillēe/ Frymonte kėrmillēe/ Urdhėronte kėrmillēe (72).
-
-
Fitimi
vjen nga puna, arti lind nga imagjinata, dashuria i ēon shpirtėrat
tė flasin me engjėjt. Ėndėrrimtari shndėrrohet nė zog qė mahnitet
kur Tirana pėrlindet pėrmes vashave tė etshme pėr kulturė
perėndimore, Pranvera ēlirohet nga pengu i harresės dhe na
bėhet nuse me do kėngė tė atilla qė edhe Diellit i buzėqeshin
rrezet dhe bėhen gurėz lumenjsh (47).
-
-
Librit tė
zotit Haxhosaj ia shtojnė vlerėn edhe psalmet drejtuar Zotit me do
lutje pėr falje mėkatesh, gėnjeshtrash, mallkimesh e harresash, duke
kėrkuar mėshirėn e tij, pėrherė duke patur parasysh faktin se
-
-
Zoti
zotėron nė ndėrgjegjen tonė. Autori nė kėtė kontekst, shpreh
dashurinė ndaj mendimit, pendimit dhe heshtjes, ndaj dashurisė sė
shenjtė nė tė gjitha gjuhėt e rruzullit, nė tė gjitha gjuhėt e
shenjta tė Zotit (45). Dhashtė Zoti qė zoti Haxhosaj, tė na
befasojė edhe me vlera tė reja letrare, ngase edhe pėrmes artit,
jeta ka kuptim dhe kuptimi ka jetė. (Baki
Ymeri,
Bukuresht)
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|