| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri akuzoi
Beogradin pėr shkak tė mbėshtetjes sė strukturave paralele serbe nė
Kosovė
-
Mbledhje
komemorative me rastin e vdekjes sė gazetarit tė njohur Jusuf Ferizi
-
Policėve serbė
u ėshtė dashur mė pak se tre minuta tė vrasin tri familje shqiptare
nė Podujevė, thotė njė dėshmitar i krimit
-
Kryetari i FR
tė LDK-sė merr pjesė nė takimin tė Rinjve tė Partive Popullore
Evropiane
-
Deputetėt
shpallėn tė pazbatueshme tė gjitha ligjet serbe pėr Kosovėn tė
miratuara pas 22 marsit tė vitit 1989
-
Dita
Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut u shėnua dje nė mbarė Kosovėn
-
Robert Kuper
thotė se bllokimi i procesit tė privatizimit nė Kosovė nuk ėshtė i
lidhur me statusin final tė saj
-
Solemnisht
filluan punimet nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė
Shqipėri
-
Nė Gjilan u
pėrurua trafostacioni i ri, donacion i Qeverisė zvicerane
-
Objektet
sportive dhe ato tė kulturės duhet tė menaxhohen nga Komuna e
Prishtinės
-
Deputetėt
serbė thanė se nuk pajtohen me standardet pėr Kosovėn
-
Nė Greqi sot
janė shėnuar tri sulme me bomba
-
Sot nė Bruksel
i zhvillon punimet konferenca pėr investimet nė vendet e Ballkanit
-
Nė Vjenė sot
prezentohet raporti pėr tregtinė me njerėz nė rajonin e Ballkanit
-
Tiranė:
Ushtria mes njė skandali seksual
-
Deputetėt e
Parlamentit maqedonas hodhėn poshtė kėrkesėn e opozitės maqedonase
-
Vazhdojnė
protestat e studentėve maqedonas kundėr zyrtarizimit tė
Universitetit tė Tetovės
-
Nga njė
shpėrthim nė njė kafiteri nė Tel Aviv janė vrarė disa vetė dhe janė
plagosur dhjetra tė tjerė
-
Trupat
amerikane kanė vrarė njė oficer tė lartė tė fedainėve tė Sadam
Huseinit
-
Ushtarėt
izraelitė sot kanė vrarė tre palestinezė
-
Kryeministri
izraelit jep si alternativė ndaj planit tė paqes shembjen e disa
vendbanimeve hebraike
-
Kostoja e
dėmit nga ndryshimi i klimės miliarda doillarė
-
Mė pak vajza
se djem nė shkolla, thotė UNICEF
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri akuzoi
Beogradin pėr shkak tė mbėshtetjes sė strukturave paralele serbe nė
Kosovė
-
-
Vjenė, 11 dhjetor 2003 -
Duke folur nė Vjenė para Kėshillit tė pėrhershėm tė OSBE-sė, shefi i
UNMIK-ut Hari Holkeri akuzoi Beogradin pėr shkak tė mbėshtetjes sė
strukturave paralele serbe nė Kosovė.
-
-
"Autoritetet e Serbisė gjatė muajve tė
kaluara kanė vazhduar forcimin e strukturave paralele nė Kosovė,
posaēėrisht nė nivelin komunal, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me
rezolutėn 1244". "Beogradi duhet patjetėr ta zėvendėsojė atė
politikė me pėrkushtimin pėr organet e vėrteta multetnike tė
pushtetit nė Kosovė. Qėndrimi i ndryshėm vetėm mund ta rrezikojė
zhvillimin e multietnicitetit", tha Holkeri.
-
Shefi i UNMIK-ut theksoi se gjatė kėtij viti nė Kosovė janė kthyer
mbi 3.000 persona tė shpėrngulur nga radhėt e minoriteteve. Sipas
Holkerit, kthimi i personave tė zhvendosur do tė jetė indikator
vendimtar nėse Kosova ka arritur standardet qė i kėrkon prej saj
bashkėsia ndėrkombėtare.
-
-
-
Mbledhje
komemorative me rastin e vdekjes sė gazetarit tė njohur Jusuf Ferizi
-
-
Prishtinė, 11 dhjetor 2003
- Sot nė Prishtinė u mbajt njė mbledhje komemorative me rastin e
vdekjes sė gazetarit tė njohur Jusuf Ferizi. Duke folur pėr figurėn
prej gazetari tė Jusuf Ferizi, kolegu dhe miku tij Rrok Berisha tha
se i ndjeri ishte njė ndėr penat mė tė dalluara dhe mė tė guxhmshme
tė gezetarisė sė Kosovės.
-
-
Ai me kėtė rast veēoi edhe punėn e Jusuf
Ferizit si korrespondent i RTV Prishtina nga Lindja e Mesme nė vitet
'80, si dhe komentet e vėshtrimet nė Ditarin televiziv tė
pėrgatitura nga ai.
-
Poashtu nė kėtė mbledhje foli edhe redaktori i gazetės "Bota sot",
Bajrush Morina, kurse nė emėr tė sindikatės sė RTV Prishtina Adem
Nimani.
-
-
-
Policėve serbė u
ėshtė dashur mė pak se tre minuta tė vrasin tri familje shqiptare nė
Podujevė, thotė njė dėshmitar i krimit
-
-
Londėr, 11 dhjetor 2003 -
Gazeta britanike "Indipendent" shkruan pėr dėshminė e pjesėtarit tė
njėsisė speciale tė policisė serbe tė quajtur "Skorpion" Goran
Stopariq nė procesin kundėr Sasha Cvjetanit pėr krime mbi shqiptarėt
nė Podujevė, nė vitin 1999.
-
Duke pėrshkruar veten si shenjestėr lėvizėse, pėr shkak tė faktit se
ka vendosur tė dėshmojė, Stopariq ka theksuar se Cvjetanit dhe tre
tė policėve tė tjerė u ėshtė dashur mė pak se tre minuta tė vrasin
tri familje shqiptare me tetė fėmijė nė Podujevė, dhe se viktimat
nuk kanė pasur kohė as tė lėshojnė ndonjė zė.
-
-
-
Kryetari i FR tė
LDK-sė merr pjesė nė takimin tė Rinjve tė Partive Popullore
Evropiane
-
-
Prishtinė, 11 dhjetor 2003
- Me ftesė tė organizatės sė tė Rinjve tė Partive Popullore
Evropiane (YEPP), kryetari i Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, Lulzim
Zeneli do tė marrė pjesė nė takimin e tyre qė mbahet nė Vjenė. Ky
takim do tė organizohet mė 12-13 dhjetor dhe nė tė do tė marrin
pjesė pėrfaqėsues tė mė se 40 shteteve.
-
-
-
Deputetėt
shpallėn tė pazbatueshme tė gjitha ligjet serbe pėr Kosovėn tė
miratuara pas 22 marsit tė vitit 1989
-
-
Prishtinė, 11 dhjetor 2003
- Me shumicė votash pro dhe me vetėm 17 vota kundėr, qė ishin vota
tė deputetėve serbė, Kuvendi i Kosovės i shpalli sot tė pazbatueshme
tė gjitha ligjet serbe pėr Kosovėn tė miratuara pas 22 marsit tė
vitit 1989. Fillimisht kryetari i Komisionit pėr ēėshtje
legjislative Arsim Bajrami, nė arsyetimin e komisionit tha se tė
gjitha kėto ligje si dhe aktet e tjera kushtetuese i janė imponuar
popullit tė Kosovės.
-
-
Andaj komisioni propozon qė tė shpallen
tė pazbatueshme, pa diskutuar se cilat prej tyre janė vėrtet
diskrimiuese, ngase tė gjitha janė ligje okupuese. Njėherit
Komisioni kėrkoi tė shpallen ireleavante edhe efektet qė kanė
shkaktuar ato. Tė gjitha grupet parlamentare shqiptare u pajtuan me
shfuqizimin e kėtyre ligjeve.
-
Nė fillim tė mbledhjes, shefi i koalicionit serb "Kthimi" kėrkoi
heqjen e pikės 4 nga rendi i ditės, ngase sipas tij, nė bazė tė
Kornizės Kushtetuese, kuvendi nuk mund ta marrė njė vendim tė tillė,
sepse kjo ėshtė nė kompetencė tė PSSP tė OKB-sė. Pasi propozimi i
tij u hodh nė votim, me shumicė votash u hodh poshtė.
-
Me propozimin e deputetit tė LDK-sė Alush Gashi, sėrish hyri nė rend
dite emėrimi i anėtarėve tė Bordit pėr Telekomunikacion. Ministri i
Transportit dhe telekomunikacionit Zef Morina tha se ėshtė me
rendėsi qė kjo ēėshtje tė futet nė rendin e ditės dhe tė mirret
vendimi, ndonėse pėrfaqėsuesit e dy partive tjera PDK dhe AAK thanė
se kjo ēėshtje nuk ėshtė aq e ngutshme dhe se nuk janė tė gatshėm ta
pėrkrahin propozimin.
-
-
Me 49 vota pro, 32 kundėr dhe 2
abstenime, edhe kjo ēėshtje u fut rendin e ditės sė seancės sė
sotme.
Dje edhe Aleanca Kosovare e Biznesit kėrkoi qė kuvendi tė mos
shqyrtojė Projektligjin pėr Odėn Ekonomike, por ministri i Ekonomisė
e Financave Ali Sadriu tha se ky Projektligj do ta rregullojė
organizimin dhe funksionimin e subjekteve ekonomike nė Odėn
Ekonomike.
-
-
Sadria tha se Oda Ekonomike ende
funksionon nė saje tė ligjit tė Serbisė, prandaj ėshtė e nevojshme
qė funksionimi i saj tė jetė nė pėrputhje me sistemin e ri ekonomik,
duke krijuar kushte qė subjektet ekonomike tė bashkohen nė tė me
qėllim tė realizimit tė intereseve tė tyre ekonomike.
-
-
-
Dita
Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut u shėnua dje nė mbarė Kosovėn
-
-
Prishtinė, 11 dhjetor 2003
- Dita Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut u shėnua dje edhe nė
Kosovė. Zyrtarėt e Komesariatit tė Lartė tė OKB-sė pėr tė Drejtat e
Njeriut theksuan nevojėn e angazhimit mė tė madh pėr mbrojtjen e tė
drejtave e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės pa dallime etnike,
fetare, kulturore e tė tjerė.
-
Nė Ditėn Ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut, shefi i Zyrės sė
Komesariatit tė Lartė tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Kosovė,
Pol Miler tha se tė gjitha institucionet dhe asociacionet kosovare
duhet tė angazhohen pėr realizimin e plotė tė kėtyre tė drejtave.
-
-
Ai tha Zyra e kėtij Komesariati nė
Kosovė ėshtė nė shėrbim tė tė gjithėve. "Ne bashkėpunojmė me
institucionet e Kosovės dhe me mekanizmat ndėrkombėtarė nė Kosovė me
qėlllim tė mbrojtjes dhe respektimit tė tė drejtave pėr tė githė
qytetarėt e Kosovės", ka thėnė Miler.
-
-
-
Robert Kuper
thotė se bllokimi i procesit tė privatizimit nė Kosovė nuk ėshtė i
lidhur me statusin final tė saj
-
-
Bruksel, 11 dhjetor 2003 -
Drejtori i pėrgjithshėm pėr Ēėshtje tė Jashtme tė Bashkimit Evropian
Robert Kuper, qė punon pėr pėrfaqėsuesin e lartė tė BE-sė, Havier
Solana, i deklaroi radios "Ėvropa e lirė" se tash do tė ketė
standarde shumė mė tė qarta dhe mendon se nė kėtė mėnyrė po
ndihmohet populli i Kosovės qė t'i plotėsojė kėto standarde.
-
I pyetur pėr bllokimin e procesit tė privatizimit nė Kosovė, Robert
Kuper thotė se kjo gjė nuk ka tė bėjė me presione nga Serbia dhe nuk
ėshtė e lidhur me statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
-
-
Ai nėnvizoi se Kosova ėshtė nė Evropė
dhe e dyta ėshtė qė Evropa ėshtė nė Kosovė. "Kosova ėshtė nė Evropė
gjeografikisht ne angazhohemi qė Kosova tė jetė nė Evropė nė tė
gjitha aspektet: politikisht, ekonomikisht dhe qė shoqėria nė Kosovė
t'i plotėsojė standardet e njė shoqėrie normale evropiane.
-
-
Pra kjo nė thelb ėshtė njė politikė
evropiane, ėshtė njė politikė pėr tė ardhmen e Evropės... Mendoj se
80 pėr qind e ushtarėve tė KFOR-it janė evropianė dhe Evropa ka
kontribuar shumė nė administratėn e UNMIK-ut nėpėrmjet shtyllės
ekonomike. Pra, jemi thellėsisht tė pėrfshirė nė Kosovė dhe jemi tė
lidhur me tė ardhme", tha ndėr tė tjera ky diplomat i BE-sė, duke
shtuar se Kosova nė njė tė ardhme do tė mund tė bėhet pjesė e BE-sė.
-
-
-
Solemnisht
filluan punimet nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė
Shqipėri
-
-
Gjakovė, Qafa e Prushit, 11 dhjetor 2003
- Nė Gjakovė u shėnua solemnisht fillimi i punimeve
nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė - Shqipėri,
pėrkatėsisht Gjakovė - Qafa e Prushit me gjatėsi rreth 10 kilometra.
-
-
Afati pėr kryerjen e punimeve sipas
dinamikės ėshtė paraparė tė jetė shtatė muaj. Nė kėtė solemenitet
morėn pjesė ministri i Transportit e Telekomunikacionit Zef Morina,
ministri i Financave, Ali Sadria dhe shefi i Zyrės sė Shqipėrisė nė
Prishtinė, Bashkim Rama, por edhe pėrfaqėsues tė tjerė tė
institucioneve tė Kosovės.
-
Me kėtė rast ministri i Transportit Zef Morina, i cili duke folur
pėr angazhimet pėr ndėrtimin e infrastrukturės jugore nė Kosovė ndėr
tė tjera theksoi: "Ne se Qeveri dhe Ministri do tė angazhohemi qė
nėpėrmjet ndėrtimit tė infrastrukturės rrugore tė ndėrtojmė dhe
forcojmė urat qė lidhin me shtetin e Kosovės dhe shtetin e
Shqipėrisė. Kėto lidhje do ta na mundėsojnė tė hapim perspektiva tė
reja jo vetėm tė kėsaj zone kufitare tė Dukagjinit por pėr gjithė
territorin e Kosovės", tha ministri Morina.
-
Fillimin e punimeve tė kėsaj rruge e pėrshėndeti edhe Ministri i
Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu i cili nė fjalėn e tij ndėr tė
tjera theksoi se "kjo ėshtė edhe njė shenjė qė t'i tregojmė botės se
ne dimė tė mbajmė shtet dhe tė krijojmė buxhet dhe kėtė projekt pėr
herė tė parė e financojmė me mjete tona".
-
Tė pranishmėve iu drejtua edhe shefi i Zyrės sė Shqipėrisė nė
Kosovė, Bashkim Rama dhe kryetari i Kuvendit komunal tė Gjakovės
Haēif Shehu tė cilėt veēuan rėndėsinė strategjike tė kėsaj arterje
tė rėndėsishme ndėrkufitare. Aktin solemn tė prerjes sė shiritit e
bėnė sė bashku ministrat Morina e Sadriu, kryetari i Komunės sė
Gjakovės Aqif Shehu dhe Bashkim Rama.
-
Ndryshe rikonstruimi i rrugės nacionale Gjakovė - Qafa e Prushit do
tė kushtojė 1.4 milionė euro dhe ajo do tė ndėrtohet konform
standardeve evropiane.
-
-
-
Nė Gjilan u
pėrurua trafostacioni i ri, donacion i Qeverisė zvicerane
-
-
Gjilan, 11 dhjetor 2003 -
Nė Gjilan u pėrurua dje trafostacioni i ri, donacion i Qeverisė
zvicerane, i cili ka kushtuar mbi dy milion franga. Pėrurimin e
kėtij trafostacioni tė kompletuar me aparaturė moderne e bėnė Hans
Peter Fisher, pėrfaqėsues i Qeverisė zvicerane nė Kosovė, Fatime
Ahmeti, drejtoreshė e Distribucionit tė KEK-ut nė Kosovė dhe
kryetari i Kuvendit tė komunės sė Gjilanit Lutfi Haziri. Hans Fisher
tha se Qeveria zvicerane do tė ndihmojė edhe nė tė ardhmen
elektrodistribucionin e Gjilanit.
-
Trafostacioni, qė u pėrurua dje ėshtė i katėrti nė Anamoravė, i
finacuar nga Qeveria e Zvicrės, ku sė bashku me riparimet nė rrjetin
energjetik, vlera e investimeve kapė shumėn e mbi 15 milionė
frangave zvicėrane.
-
-
Kėto investime e kanė riparuar tėrėsisht
sistemin elektroenergjetik nė Anamoravė dhe e kanė pėrmirėsuar
dukshėm furnizimin e konsumatorėve tė kėsaj pjese tė Kosovės me
energji elektrike, u tha nė kėtė solemnitet.
-
-
-
Objektet
sportive dhe ato tė kulturės duhet tė menaxhohen nga Komuna e
Prishtinės
-
-
Prishtinė, 11 dhjetor 2003
- Ministri i kulturės Behxhet Brajshori dhe kryetari i Kuvendit tė
Komunės sė prishtinės, Ismet Beqiri kanė biseduar dje pėr disa
ēėshtje dhe probleme qė po e pėrcjellin kulturėn nė komunėn e
Prishtinės.
-
-
Ministri Brajshori foli pėr mėnyrėn e
menaxhimit tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė dhe kėrkoi qė shumė
shpejt tė definohen kompetencat rreth Pallatit tė Rinisė, derisa
Komuna e Prishtinės e ka mbėshtetjen e plotė tė Ministrisė sė
Kulturės nė aspektin menaxhues tė Pallatit tė Rinisė nė Prishtinė.
-
-
Poashtu Brajshori foli edhe ēėshtjen e
ndėrtimit tė Shtėpisė sė Operės dhe Baletit nė Prishtinė dhe
rikonfirmoi kėrkesėn qė Kuvendi Komunal i Prishtinės tė gjejė
lokacion pėr ndėrtimin e saj, ndėrkoi qė ministri shtroi kėrkesėn qė
edhe ndėrtesa e ish-hotel Unionit afėr Teatrit Nacional nė Prishtinė
tė hyjė nė kuadėr tė Ministrisė pėr Kulturė tė Qeverisė sė Kosovės.
-
Kryetari i Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri tha se Pallati i
Rinisė ėshtė objekt qė ėshtė ngritur nga vetėkontributi dhe djersa e
qytetarėve tė Prishtinės, ndėrsa as qė do tė duhej tė vihej nė
diskutim menagjimi i tij, dhe ai premtoi se sė shpejti do tė fillojė
procedura pėr menaxhimin e tij nga Komuna e Prishtinės.
-
-
Po ashtu kryetari Beqiri foli pėr
menaxhim tė dobėt edhe tė sallės "1 Tetori" nė Prishtinė, pastaj pėr
menaxhimin po ashtu tė dobėt tė kinemave tė qytetit, si dhe tė
stadiumit tė Prishtinės dhe shtoi se jo vetėm kėto objekte, por edhe
tė gjitha objektet tjera duhet tė menaxhohen nga institucionet e
Kosovės, pasi ne tė shumtėn e rasteve edhe nuk dimė se ēfarė po
ndodh me kėto objekte me rėndėsi kulturore pėr kryeqytetin e
Kosovės.
-
-
Ismet Beqiri pėrkrahu ndarjen e
lokacionit pėr ndėrtimin e Shtėpisė sė Operes dhe tė Baletit nė
Prishtinė, si dhe tė menaxhimit tė objektit tė ish-hotel Unionit nga
Ministria pėr Kulturė e Qeverisė sė Kosovės.
-
-
-
Deputetėt serbė
thanė se nuk pajtohen me standardet pėr Kosovėn
-
-
Mitrovicė, 11 dhjetor 2003
- Deputetėt serbė tė Kosovės Oliver Ivanoviq dhe Dragisha Kėrstoviq
thanė nė njė konferencė me gazetarė nė Mitrovicė se nuk pajtohen me
standardet dhe me atė qė ėshtė bėrė deri mė tash lidhur me
standardet pėr Kosovėn, ndaj nuk kanė marrė pjesė dje nė publikimin
e tyre.
-
Ndėrkaq nga Beogradi ka reaguar zėvendėskryeministri serb Nebojsha
Ēoviq i cili ka thėnė se standardet bien mbi Rezolutėn 1244.
-
-
-
Nė Greqi sot
janė shėnuar tri sulme me bomba
-
-
Athinė, 11 dhjetor 2003 -
Tri sulme me bomba me pėrmasa tė vogla, nė tė cilat nuk ka pasur
viktima, janė shėnuar tė enjtėn nė Athinė dhe nė Selanik, njoftojnė
mediat greke.
-
Persona tė panjohur kanė ndezur bombola me gaz para shtėpisė sė njė
gjykatėsi nė Athinė, ndėrkaq nė Selanik bomba tė ngjashme ndezėse
janė vėnė nėn automobilin e kryesit tė punėve ndėrtimore, si dhe
para zyrės sė elektro-ndėrmarrjes shtetėrore (DEI). Nė zjarret qė u
shkaktuan janė bėrė dėme tė vogla materiale.
-
Policia beson se fjala ėshtė pėr ithtarėt e grupit majtist ekstrem
17 Nėnėtori, 15 anėtarėt e tė cilit janė shpallur fajtorė pėr sulme
me bomba dhe plaēkitje tė armatosura.
-
-
-
Sot nė Bruksel i
zhvillon punimet konferenca pėr investimet nė vendet e Ballkanit
-
-
Bruksel, 11 dhjetor 2003 -
Sot nė Bruksel i zhvillon punimet konferenca pėr investimet nė
vendet e Ballkanit, organizatoirė tė tė sė cilės ėshtė Pakti i
Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore. Konfrenca do t'i mbledhė
zyrtarėt e rajonit, espertėt, drejtorėt dhe pėrfaqėsuesit e
organizatave ndėrkombėtare, ndėrkaq fjalėn e hyrjes do ta mbajė
ministri i punėve tė jashtme tė Bosnjės e Hercegovinės, Mladen
Ivaniq.
-
-
-
Nė Vjenė sot
prezentohet raporti pėr tregtinė me njerėz nė rajonin e Ballkanit
-
-
Vjenė, 11 dhjetor 2003 -
Organizatat ndėrkombėtare sot nė Vjenė do tė prezentojnė raportin
pėr tregtinė me njerėz nė rajonin e B e H, Kroacisė, Serbisė e Malit
tė Zi, Shqipėrisė, Bullgarisė, Moldavisė dhe Rumanisė. Raporti ėshtė
hartuar nė bazė tė tė dhėnave qė janė mbledhur nė kuadėr tė Paktit
tė Stabilitetit pėr Evropėn Juglindore, UNICEF-it, UNHCR-it dhe
OSBE-sė.
-
-
-
Tiranė: Ushtria
mes njė skandali seksual
-
-
Tiranė, 11 dhjetor 2003 -
Baza ushtarake e Bisht Pallės nė Durrės ka pezulluar aktivitetin
pasi disa ushtarė tė saj janė pėrfshirė nė njė skandal seksual. Pėr
mė shumė se dy muaj nė kėtė bazė ushtarake, njė nga mė tė
rėndėsishmet e ushtrisė shqiptare ėshtė kthyer nė njė shtėpi
publike.
-
Ushtarė, marinarė dhe deri oficerė, kanė abuzuar me njė vajzė 16
vjeēare, e cila vetėm pak ditė mė parė ka denoncuar nė polici.
-
Policia ka arrestuar tė paktėn 9 persona, midis tyre dhe tė dashurin
e 16 vjeēares, i cili e kish futur nė kėtė rrugė.
-
Shefi i Shtabi tė Ushtrisė shqiptare, Pėllumb Qazimi ka kėrkuar
falje publike pėr skandalin si dhe familjes se minorenes. Ai i ka
premtuar atyre se hetimi lidhur me kėtė ngjarje do tė shkojė deri nė
fund.
-
Ndėrkohė ėshtė shkarkuar komandanti i bazės sė Bisht Pallės, ndėrsa
aktiviteti i saj ėshtė pezulluar pėrkohėsisht, njofton BBC.
-
-
-
Deputetėt e
Parlamentit maqedonas hodhėn poshtė kėrkesėn e opozitės maqedonase
-
-
Shkup, 11 dhjetor 2003 -
Deputetėt e Parlamentit tė Maqedonisė me shumicė votash hodhėn
poshtė kėrkesėn e opozitės maqedonase pėr interpelancė kundėr
ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani, tė inicuar nga Grupi
parlamentar i VMRO-DPMN-sė, i cili e akuzonte pėr keqpėrdorime
financiare dhe pėr incidentet ndėretnike qė ndodhėn kohė mė parė
nėpėr disa shkolla tė mesme tė vendit.
-
-
Deputetėt e VMRO-DPMN-sė kanė theksuar
nė debatin e djeshėm se ministri Pollozhani kishte trimėruar
nacionalsitėt shqiptarė me iniciativėn e tij pėr zyrtarizimin e
Universitetit tė Tetovės.
-
Nė seancė edhe opozita shqiptare paraqiti njė sėrė kritikash nė
adresė tė Ministrisė sė Arsimit, duke vlerėsuar se kėtij dikasteri i
mungon strategjia pėr zgjidhjen e problemeve.
-
Ministri Pollozhani thotė se kėrkesa pėr interpelancė kundėr tij
kryekėput ka tė bėjė me arsye politike dhe jo arsimore.
-
Ndėrkohė deputetėt kanė filluar tė shqyrtojnė edhe propozim-ligjin
pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės.
-
-
-
Vazhdojnė
protestat e studentėve maqedonas kundėr zyrtarizimit tė
Universitetit tė Tetovės
-
-
Shkup, 11 dhjetor 2003 -
Edhe dje pėrpara Parlamentit tė Maqedonisė vazhduan protestat e
studentėve maqedonas kundėr zyrtarizimit tė Universitetit tė
Tetovės. U dėgjuan brohoritjet e protestuesve maqedonas kundėr
miratimit tė Ligjit pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės.
Sipas organizatorėve protestat para Parlamentit do tė vazhdojnė
derisa ministri i Arsimit tė Maqedonisė Aziz Pollozhani nuk jep
dorėheqje.
-
-
-
Nga njė
shpėrthim nė njė kafiteri nė Tel Aviv janė vrarė disa vetė dhe janė
plagosur dhjetra tė tjerė
-
-
Tel Aviv, 11 dhjetor 2003 -
Nga njė shpėrthim nė njė kafiteri nė Tel Aviv janė vrarė disa vetė
dhe janė plagosur mbi dhjetė tė tjerė, njofton Rojter. Nė njoftim
thuhet se sulmin nuk e kanė bėrė palestinezėt, ka thėnė njė zyrtar i
policisė. Ndėrkaq, AP dhe AFP bėjnė tė ditur pėr tre tė vrarė nė
kėtė shpėrthim.
-
Policia thotė se motivet mund tė kenė qenė kriminale.
-
Njė zyrtar i emergjencės ka konfirmuar se nė spital janė
transportuar 18 tė plagosur.
-
-
-
Trupat amerikane
kanė vrarė njė oficer tė lartė tė fedainėve tė Sadam Huseinit
-
-
Mosul, 11 dhjetor 2003 -
Trupat amerikane kanė vrarė njė oficer tė lartė tė grupit paramlitar
tė fedainėve tė Sadam Huseinit, kanė thėnė dėshmitarėt, njofton AP.
-
Ushtria amerikane ka konfirmuar se tė mėrkurėn kanė pasur njė sulm
nė Mosul, por refuzoi tė komentojė njoftimin pėr vdekjen e kolonel
Gahnem Abdul-Ghan Sulltan al Zeidi.
-
Dy fqinjė tė Al-Zeidit, me kushte anonimiteti, thanė se trupat
amerikane kanė shkatėrruar njė shtėpi nė Mosul.
Nė portėn e shtėpisė sė Al-Zeidit ishin vėnė disa lajmėrime ku
shkruante se "heroi martir kolonel Al-Zeidi ėshtė martizuar gjatė
agresionit nga forcat amerikane nė shtėpinė e tij mė 10.12,2003".
-
-
-
Ushtarėt
izraelitė sot kanė vrarė tre palestinezė
-
-
Rafah, 11 dhjetor 2003 - Nė
njė pėrleshje tė ashpėr nė kampin e refugjatėve nė Rafah, ushtarėt
izraelitė sot kanė vrarė tre palestinezė, njė tė armatsour dhe dy
civilė, ndėrkaq tetė palestinezė janė plagosur.
-
-
Ushtarėt izraelitė po kėrkonin njė
palestinez nė kamp, kur kundėr tyre u hap zjarr nga tė gjitha anėt,
thonė burimet izraelite. Ndėrkaq, burimet palestineze thonė se fjala
ėshtė pėr sulmin mė tė madh tė forcave izraelite nė Rafah nė dy
javėt e fundit.
-
-
-
Kryeministri
izraelit jep si alternativė ndaj planit tė paqes shembjen e disa
vendbanimeve hebraike
-
-
Tel Aviv, 11 dhjetor 2003 -
Njė ligjvėnės izraelit me influencė ka shprehur mbėshtetjen pėr
planet e Kryeministrit, Ariel Sharon, pėr shembjen vullnetarisht tė
disa vendbanimeve hebraike nė Bregun Perėndimor.
-
-
Juval Steinitzm, kryetar i Komisonit tė
parlamentit pėr Punėt e Jashtme dhe tė Mbrojtjes, tha dje se planet
e zotit Sharon do ta bėjnė Izraelin mė tė aftė pėr t'u mbrojtur.
Zoti Sharon i tha komisionit tė martėm se shembja e disa
vendbanimveve do tė ishte njė opcion i pranueshėm, nė qoftė se plani
ndėrkombėtar i paqes, nuk jep rezultate.
-
Administrata e Presidentit Bush thotė se ēdo pėrpjekje pėr njė
zgjidhje tė njėanėshme tė konfliktit izraelito-palestinez nuk do tė
ketė sukses.
-
-
-
Kostoja e dėmit
nga ndryshimi i klimės miliarda doillarė
-
-
Milano, 11 dhjetor 2003 -
Njė konferencė e Kombeve tė Bashkuara mbi ndryshimin e klimės ka
paralajmėruar mbi pasojat nė rritje tė ngrohjes globale.
-
Njė zyrtar i lartė i Kombeve tė Bashkuara, Klaus Toepfer tha se
ndryshimi i klimės ishte njė realitet qė nė mėnyrė tė vazhdueshme do
tė ketė ndikime negative mbi zhvillimin ekonomik dhe njerėzor tė
Tokės.
-
Katastrofat natyrore, shumica prej tė cilave tė shkaktuara nga motii
keq, i kanė kushtuar qeverive tė vendeve mė shumė se 60 miliardė
dollarė nė vit, u tha nė konferencėn e mbajtur nė Italy. Megjithatė
njė politikan i lartė amerikan hodhi dyshime mbi paralajmėrimet e
bėra pėr pasojat e ndryshimit tė klimės.
-
Organizatorėt e konferencės nė Milano shpresonin tė arrinin
ratifikimin pėrfundimtar tė Protokollit tė Kiotos tė vitit 1997
lidhur me efektin serė tė emetimit tė gazeve nė atmosferė.
-
Por disa ditė mė parė, Russia - mbėshtetja e tė cilės pėr
protokollin ėshtė esenciale pas SHBA-sė, - u tėrhoq duke thėnė se do
ta rishikonte nėnshkrimin e protokollit.
-
-
-
Mė pak vajza se
djem nė shkolla, thotė UNICEF
-
-
Kombet e Bashkuara, 11 dhjetor 2003
- Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF
thotė se fushata pėr edukimin e fėmijėve nuk kanė qėnė tė efektshme
njėlloj si te vajzat ashtu edhe te djemtė.
-
Nė raportin e tij vjetor UNICEF thotė se gati 120 milionė fėmijė nė
botė nuk frekuentojnė ēdo vit shkollėn fillore, shumica e tyre janė
vajza.
-
Raporti thotė se zonat mė tė prekura janė Afrika sub-Sahariane dhe
Azia jugore dhe lindore, ku numri i vajzave qė ndjekin shkollėn ka
filluar tė bjerė ndjeshėm.
-
Kjo sipas UNICEF-it ka pasoja jo vetėm mbi fėmijėt, por edhe mbi
familjet e tyre, komunitetin dhe vendet ku jetojnė.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|