|
 |
|
Podujevė, 11 dhjetor 2003 (TN)
- Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės - RRGGK, nė kuadėr tė
fushatės sė avokimit Partitė politike punojnė pėr gratė mbajti
sot nė Podujevė njė takim njė ditor me gratė llapjane tė jetės
politike, gratė afariste, ato qė punojnė nė administratė,
drejtuese dhe anėtarė OJQ-ve, zyrtare pėr ēėshtje gjinore nė
komuna, nė arsim, gra tė reja, vajza, gra tė moshuara, gra
kryefamiljare, etj.
Takimin e pėrshėndeti kordinatorja e kėsaj fushate Shqipe Pantina,
ndėrkaq mori pjesė edhe z. Nexhmi Balaj drejtor, i Drejtorisė pėr
rini, kulturė e sport i komunės sė Podujevės. Kordinatorja e
Shoqatės Femrat nė Veprim zonjusha Igballe Hakiqi OJQ
implementuese e kėtij projekti pėr komunėn e Podujevės tha se
identifikimi i 3 probleme prioritare pėr gratė dhe komunitetin e
tyre nė komunėn e tyre dhe nė nivel tė Kosovės, probleme qė gratė
do tė dėshironin ti ndryshojnė gjatė katėr vitet e ardhshme ėshtė
qėllimi i takimit tė grave llapjane. |
 |
|
Sipas organizatorit kjo ėshtė njė formė e re e organizimit e cila
shpresohet tė jetė frytėdhėnėse meqė grupet avokuese qė do tė krijohen
do tė pėrpiqen qė problemet e identifikuara tė lobojnė nė
institucionet komunale dhe qendrore, partitė politike qė ato probeleme
ti inkorporojnė nė fushatat e tyre elektorale.
Gratė llapjane pas diskutimit pėr problemet me tė cilat ballafaqohen
identifikuan tri probleme kryesore, qė sipas tyre janė: mungesa e
vendeve tė punės, vonesa e procesit tė privatizimit, pushimi i
lehonisė, kyēja e femrave nė vendimmarrje. Gratė llapjane diksutuan
edhe mėnyrėn e zgjidhjes sė tyre dhe ato probleme do tua propozojnė
institucioneve dhe partive politike. Mbi 50 pjesėmarrės nė takimin e
sotėn nė Podujevė propozuan edhe rekomandimet e tyre nė zgjidhjen e
problemeve tė identifikuara si dhe formuan Grupin avokues prej 7
anėtarėve, njoftoi znj. Hakiqi.
Sipas projekti i RRGGK-sė, fushata e cila ka filluar nga nėntori i
kėtij viti dhe do tė zgjatė deri nė shkurt tė vitit tė ardhshėm, ka
pėr qėllim qė tė siguorjė qė brengat, idetė dhe propozimet e grave tė
inkorporohen nė programet elektorale tė partive politike pėr zgjedhjet
nacionale 2004. Nė fund tė fushatės do tė hartohet njė Manifetso e
Grave me brengat, shqetėsimet dhe prioritet e grave i cili do tju
dėrgohet partive politke me qėllim qė tė sigurojė pjesėmarrje efektive
tė gruas si votuese dhe kandidate nė zgjedhjet e ardhshme, thuhet
ndėr tė tjera nė dokumentin e RRGG tė Kosovės.
Kjo fushatė ėshtė financuar nga Departamenti pėr Demokratizim i
OSBE-sė dhe ėshtė pėrkrahur nga STAR Network dhe UNIFEM-i, ndėrkaq qė
nė Podujevė e ka pėrkrahur edhe hoteli Besiana i cili ka siguruar
ambientin pėr mbajtjen e kėsaj fushate, por edhe intsitucionet
komunale.
|
|