|
9 dhjetor 2003 / Laura Konda / "Zėri
i Amerikės"
Nė Maqedoni, opozita maqedonase
paraqiti njė mocion mosbesimi pėr Ministrin e Arsimit Azis Pollozhani,
tė cilin e konsideron si tė papėrgjegjshėm dhe se me vendimet e tij
nxit tensionet ndėretnike nė vend. Nga ana e saj, Lidhja
Socialdemokrate e kryeministrit Cervenkkovski e akuzoi opozitėn se
qėndron pas protestave qė u zhvilluan sot kundėr miratimit tė ligjit
pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės. Sot parlamenti i
Maqedonisė u mblodh pėr tė diskutuar mocionin e mosbesimit pėr zotin
Pollozhani, tė cilin e Zėri e Amerikės e intervistoi menjėherė pas
pėrfundimti tė sesionit tė Parlamentit.
Zėri i Amerikės:
Zoti Pollozhani, a ishte i papritur vendimi i
VMRO-DPMNE-s pėr tė ngritur mocion mosbesimi ndaj jush dhe si iu
pėrgjigjeni akuzave, sipas tė cilave jeni i papėrgjegjshėm dhe keni
nxitur tensionet ndėretnike?
Aziz Pollozhani:
Ajo qė u prezantua sot nė Parlament nga ana e pėrfaqėsuesve tė atyre
qė e ngritėn mocionin, por qė shihet nė vazhdimėsi tek kjo parti
opozitare, deri tani, pėr tė argumentuar mendimet e veta dhe qėndrimet
e veta irracionale, rreth disa ēėshtjeve, sidmos rreth arsimit shqip,
faktikisht u pa se ata nuk i kanė tė bazuara nė argumente dhe fakte
mocionin dhe argumentin qė ato gjoja paraqesin.
U pa se ata kanė qėllime politike, me
qėllim qė tė nxehin opinionin publik dhe sidomos tė rinjtė, tė cilėt
jo rrallė kanė ditur dhe dinė ti manipulojnė pėr qėllime tė tilla.
Ėshtė i freskėt, pra, edhe pėr dėgjuesit tuaj, viti 1997, kur
VMRO-DPMNE bėri tė njėjtėn gjė, me qėllim qė tė nxiste nxėnėsit dhe
studentėt kundėr ligjit tė atėhershėm pėr fakultetin pedagogjik.
Po nė atė frymė, mendoj se segmente tė
caktuara tė politikės maqedonase, vazhdojnė me politikat
antishqiptare, tė cilat bien mbi kurrizin e arsimit, por pėr tė cilat
mendoj se nuk do tė kenė sukses nė rrethanat ekzistuese.
Zėri i Amerikės:
Zoti Pollozhani, me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, dukej se
ēėshtja e arsimit tė lartė pėr shqiptarėt do tė zgjidhej. Por, sipas
disa mjeteve tė informacionit nė vendin
tuaj, duket se shumica e maqedonasve, e jo vetėm opozita, janė kundėr
zyrtarizimit tė Universitetit tė Tetovės. A ekziston rreziku qė
ēėshtja e Universitetit tė Tetovės pėrsėri tė ashpėrsojė marrėdhėniet
ndėretnike dhe protestat tė shkallėzohen, pra qė protestat qė nisėn
sot tė vazhdojnė mė tej?
Aziz Pollozhani:
Ideja jonė ėshtė qė me zgjidhjen e arsimit sė gjuhės shqipe dhe me
legalizimin e Universitetit tė Tetovės, tė tejkalohen tensionet etnike
dhe tė krijohet njė ambjent racional pėr fillimin e arsimit mbi
principet dhe standartet qė janė imanente pėr njė veprimtari tė tillė.
Tendenca dhe struktura tė caktuara, edhe
politike, tė cilat kanė mbėshtetje, si duket edhe nė disa elemente tė
tjerė tė pandėrgjegjshėm, gjithėsesi janė njė tendencė pėr tė mbajtur
tensionin edhe mbi kėtė bazė, nė mes komuniteteve, gjė qė nuk ėshtė
dhe mund tė jetė njė politikė e pėrgjegjshme, pra e kujtdo qoftė, nė
Republikėn e Meqedonisė. Prandaj, mendoj se njė gjė e tillė nuk duhet
tė ketė prespektivė.
Zėri i Amerikės:
Pra, ju jeni optimist se me gjithė
kundėrshtimin e opozitės, ligji pėr zyrtarizimin e Universitetit tė
Tetovės do tė miratohet nga parlamenti nesėr?
Aziz Pollozhani:
Unė besoj se po.
|