|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E marte, 9 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Pėrfaqėsuesit diplomatikė tė pesė vendeve perėndimore nė Prishtinė dėnuan sulmin nė Mitrovicė

  • Administrata e UNMIK-ut konstaton se Bajram Rexhepi ėshtė kryeministėr i gjithė Kosovės

  • Mbrėmė ndodhi njė shpėrthim nė afėrsi tė Fakultetit Teknik nė Prishtinė, por pa pasoja nė njerėz

  • Njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės viziton Austrinė

  • Nesėr fillojnė punimet nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė-Shqipėri

  • Kryesia e Kuvendit tė Kosovės dėnoi ashpėr sulmin nė Mitrovicė

  • Shtyhet deri mė 15 janar afati i konkurimit pėr shtatoren e Agim Ramadanit

  • Gjilan: Komiteti pėr politikė dhe financa rekomandon projektin pėr riorganizimin e shėrbimit civil

  • Parku nė lagjen "Iliria" - simbolikė e bashkėpunimit tė qyteteve Gjilan dhe Ipper

  • Inspeksion i komunės sė Prishtinės ndėrmerr aksion pėr largimin e mallit tė ekspozuar para shitoreve

  • Gazeta britanike "Indipendent" pėr rrezikun qė u kėrcėnohet fėmijėve tė Kosovės nga trafikantėt

  • Sot paraqitet operacionalizimi i standardeve pėr Kosovėn nė BE

  • S. Hamiti: Vizita nė Amerilkė ėshtė njė pėrpjekje pėr shpėrthimin e njė bllokade qė ka bėrė UNMIK-u

  • Nė Debellde filloi ndėrtimi i rrugės dhjetėkilometėrshe e cila lidhė kėtė fshat me qendrėn e Vitisė

  • Ministrat e BE-sė dhe tė Ballkanit Perendimor diskutojnė pėr zhvillimin e situatės nė rajon

  • Pollozhani hodhi poshtė kritikat e opozitės pėr punėn e Ministrisė qė drejton

  • Beogradi ka hedhur poshtė propozim-planin lidhur me operacionalizimin e standardeve pėr Kosovėn

  • Nė tri incidente - 41 ushtarė amerikanė plagosen, 3 vdesin nė njė aksident dhe vriten 3 civilė irakianė

  • Pesė tė vrarė nė njė shpėrthim nė Moskė

  • Kritika ndėrkombėtare pėr zgjedhjet nė Rusi

  • Kofi Anna paralajmėron se pėrpjekjet e rindėrtimit tė Afganistanit mund tė dėshtojnė

  • Njė ushtar amerikan u vra dhe tė paktėn 3 tė tjerė u plagosėn nė Mosul

  • Kryeministri kinez nė SHBA

 
  
Pėrfaqėsuesit diplomatikė tė pesė vendeve perėndimore nė Prishtinė dėnuan sulmin nė Mitrovicė
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Pėrfaqėsuesit diplomatikė tė pesė vendeve perėndimore nė Prishtinė nėpėrmjet tė njė komunikate kanė dėnuar sulmin kundėr kryeministrit Rexhepi dhe delegacionit tė Bankės Botėrore qė u bė tė shtunėn nė veri tė Mitrovicės.
 
Nė komunikatėn e lėshuar nga Zyra amerikane thuhet se qeveritė e shteteve tė Kunitit, ku pėrfshihen Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia, fuqimisht dėnojnė sulmin e 6 dhjetorit nė Mitrovicė kundėr kryeministrit tė Kosovės dhe delegacionit mysafir tė Bankės Botėrore.
 
"Kryesit e kėtij sulmi janė kriminelė veprimet e tė cilėve janė nė kundėrshtim me interesat e tė gjithė njerėzve dhe komuniteteve nė Kosovė. Bėjmė thirrje qė tė gjithė liderėt e Kosovės t'i dėnojnė tė gjitha aktet e tilla tė dhunės.
 
Ne besojmė se autoritetet e UNMIK-ut do tė bėjnė hetimin pėr nxjerrė para drejtėsisė kryesit e kėtij sulmi", thuhet nė komunikatė nė tė cilėn lavdėrohen pjesėtarėt e SHPK-sė, tė cilėt me gjakftohtėsi dhe profesionalizmin e tyre duket se e kanė shmangur tragjedinė.
 
 
Administrata e UNMIK-ut konstaton se Bajram Rexhepi ėshtė kryeministėr i gjithė Kosovės
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Administrata e UNMIK-ut me njė kumtesė tė veēantė ka konstatuar se Bajram Rexhepi ėshtė kryeministėr i gjithė Kosovės dhe se ai mund tė udhėtojė lirisht nė gjithė territorin e saj, tha zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela Karlovic. Ky qėndrim mė i ri i UNMIK-ut ėshtė pėrgjigje ndaj letrės qė kryeministri Rexhepi, i ka dėrguar dje Zyrės pėr Informim tė UNMIK-ut.

Zėdhėnėsja Karlovic tha se UNMIK-u nė fakt i konsideron tė papranueshme veprimet e vazhdueshme tė bandave nė veri tė Mitrovicės. "Ėshtė e dėnueshme qė bandat e armatosura dhe tė dhunshme veprojnė ende nė kėtė mėnyrė nė pjesėn veriore tė Mitrovicės apo kudo tjetėr nė Kosovė", tha z. Karlovic, duke ftuar tė gjithė qė tė dėnojnė kėto gruoe dhe metodat e tyre qė janė nė kundėrshti tė plotė me standardet qė po pėrpiqen t'i arrijnė liderėt e pėrgjegjshėm.
 
 
Mbrėmė ndodhi njė shpėrthim nė afėrsi tė Fakultetit Teknik nė Prishtinė, por pa pasoja nė njerėz
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Nga njė shpėrthim qė ndodhi mbrėmė rreth orės 22.00 nė afėrsi tė Fakultetit Teknik nė Prishtinė nuk pati tė lėnduar. Bėhet e ditur se mjeti shpėrthyes ka qenė i vendosur nė njė veturė tė tipit Opel Frontera.

SHPK dhe policia e UNMIK-ut menjeherė kanė dalur nė vendin e ngjarjes. Sipas tyre janė shkaktuar dėmeve materiale. Nga ky shpėrthim nuk pėsuar askush.
 
 
Njė delegacion i Kuvendit tė Kosovės viziton Austrinė
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Organizuar nga Fondacioni Friedrich Naumann Stiftung, sot ka udhėtuar pėr vizitė pune nė Parlamentin e Austrisė njė delegacioni i Kuvendit tė Kosovės.

Delegacioni pėrbėhet nga pėrfaqėsues tė Komisionit parlamentar pėr financa dhe ekonomi, tė Komisionit pėr tregti dhe industri dhe Komisionit per buxhet.

Programi i takimeve do tė realizohet nga 9 deri mė 13 dhjetori i kėtij viti. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės do tė takohen dhe shkėmbejnė njohuri e pėrvoja me kolegėt e tyre nga komisionet pėrkatėse tė Parlamentit tė Austrisė, me pėrfaqėsuesit nga Ministria pėr Arsim, Shkence dhe Kulture, Ministrisė pėr ekonomi dhe punė, me ekspertė nga sektori i energjetikės, me instuticionet ekonomike, me pėrfaqėsuesit e Republikės Federale tė Gjermanisė nė Austri, me ata tė OSBE-sė, etj.
 
 
Nesėr fillojnė punimet nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė-Shqipėri
 
Gjakovė, 9 dhjetor 2003 - Nesėr, mė 10 dhjetor, fillojnė punimet nė rikonstruktimin e rrugės nacionale Kosovė-Shqipėri (Gjakovė-Qafė e Prushit). Gjatėsia e rrugės ėshtė 9.8 KM, gjerėrsia e shiritit tė asfaltit ėshtė 6.0 metra, si rrugė rajonale. Vlera e kontratės ėshtė 1.385.758.40 Euro. Afati pėr kryerjen e punimeve sipas dinamikės sė paraparė ėshtė 7 muaj.

Ndėrtimi i kėsaj rruge ka karakter tė shumėfishtė jo vetėm qė do tė lidhė mė mirė dy shtete, Shqipėrinė dhe Kosovėn, por edhe rajonin.

Nė ceremonialin e rastit qė do tė mbahet tek Ura e Tabakut nė Gjakovė, nė orėn 13.30, janė ftuar tė marrinė pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e Zyrės sė Republikės sė Shqipėrisė. Punimet i janė besuar kontraktorit "FAMIS-COMERC" nga Suhareka.

Fillimin e punimeve do ta hapė solemnisht Ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit Zef Morina dhe pėrfaqėsuesit tjerė mė tė lartė tė institucioneve tė Kosovės.
 
 
Kryesia e Kuvendit tė Kosovės dėnoi ashpėr sulmin nė Mitrovicė
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Kryesia e Kuvendit tė Kosovės sot ka dėnuar, nė mėnyrėn mė tė ashpėr, sulmin nė Mitrovicė ndaj kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi dhe delegacionit tė Bankės Botėrore. Kryesia ka vlerėsuar se incidentet e tilla pėrkeqėsojnė gjendjen nė Kosovė dhe janė nė kundėrshtim me lirinė e lėvizjes dhe me kompetencat e institucioneve tė Kosovės.

Kryeparlamentari Daci, i cili e ka udhėhequr mbledhjen e Kryesisė, ka shprehur brengosjen pse institucionet legjitime tė Kosovės nuk kanė qasje nė njė tė tretėn e territorit vendit dhe pse UNMIK-u, pos qė ballafaqohet me tė njejtin problem, nuk ka as koordinim qėndrimesh, qė u pa nga deklaratat e instancave tė ndryshme, lidhur me sulmin.

Kryesia ka vendosur qė nė seancėn e sė enjtes shqyrtohet projektligji pėr Odėn Ekonomike tė Kosovės. Deputetėve, ndėrkaq do t'u prezantohet mendimi i panelit rreth kundėrshtimit tė koalicionit "Kthimi" nė Ligjin pėr regjistrimin e popullsisė.

Pikė e veēantė e rendit tė ditės sė kėsaj seance do tė jetė debatimi pėr zhvleftėsimin e ligjeve diskriminuese, sipas rekomandimit tė Komisionit pėr Ēėshtje Gjyqėsore, Legjislacion dhe Kornizė Kushtetuese.

Shqyrtimi i propozimit tė Qeverisė pėr emėrimin e anėtarėve tė Bordit rregullator pėr telekomunikacion ėshtė shtyrė pėr seancėn vijuese, me kėrkesėn qė tė plotėsohet dokumentacioni pėr anėtarėt e propozuar.
 
Po nė seancėn e 18 dhjetorit deputetėt do tė shqyrtojnė pėr herė tė dytė Projektligjin pėr Buxhetin vjetor tė konsoliduar tė Kosovės dhe pėrvetėsimet pėr periudhėn 1 janar deri mė 31 dhjetor 2004, kurse pėr herė tė parė do tė shqyrtojnė Projektligjin pėr bashkėpunim me Gjykatėn penale tė Hagės.

Trajtimi nė Kuvendi i ēėshtjes sė TMK-sė, tė cilėn e kanė kėrkuar dy grupe parlamentare, ėshtė shtyrė pas Vitit tė Ri, kur siē ėshtė thėnė do tė prezantohet strategjia zhvillimore e TMK-sė.
 
 
Shtyhet deri mė 15 janar afati i konkurimit pėr shtatoren e Agim Ramadanit
  
   
Gjilan, 9 dhjetor 2003 - Nė lokalet e Drejtorisė pėr Kulturė, Rini dhe Sport tė Kuvendit Komunal tė Gjilanit ėshtė mbajtur takimi i pėrbashkėt i Kėshillit dhe Jurisė vlerėsuese pėr punimet konkurusese pėr shtatoren e heroit Agim Ramadani.

Kėshilli pėr ngritjen e shtatores sė Agim Ramadanit u njohtua me vlerėsimin e jurisė, qė e udhėheq akademik Rexhep Ismajli, kryetar i ASHAK, tė cilėt paraprakishti kishin shikuar, analizuar dhe vlerėsuar 14 punimet e arritura nė konkursin e shpallur dy muaj mė parė.

Juria, siē u shpreh nė emėr tė saj Rexhep Ismajli, ka shprehur respekt pėr punimet e arritura, tė cilat i ka analizuar me kujdes, duke konkluduar nė fund njėzėri se secila prej tyre pėrmban diēka nga figura e Agim Ramadanit, por duke vlerėsuar kohėn e shkurtėr tė konkurimit si dhe gjetjen e njė punimi qė nė mėnyrė komplete prezenton gjithė botėn e Agim Ramadanit, si nga kėndi ushtarak, njerėzor, human e artistik, vendosi tė zgjasė afatin edhe pėr 45 ditė, pra deri mė 15 janar 2004 qė tė konkurojnė edhe tė tjerė, tė cilėt, mbase nė ndėrkohė mund tė jenė njoftuar me kėtė konkurs, si nga Kosova, Shqipėria, trevat tjera etnike dhe diaspora.
 
Kriteret dhe kėrkesat janė po ato qė janė shpallur pėrmes konkursit dhe qė mund tė gjenden edhe nė faqen e internetit www.kk-gjilan.org tek rubrika Shtatorja.

Me kėtė vlerėsim tė jurisė u pajtua edhe Kėshilli pėr ngritjen e shatores, duke kėrkuar nga artistėt qė ta shfrytėzojnė kėtė mundėsi deri mė 15 janar 2004.

Autorėt konkurues mbesin nė konkurim por edhe ata mund tė plotėsojnė ose bėjnė variante tė reja, natyrisht me shifėr. Ndėrsa artistėt tjerė mund ta shfrytėzojnė kėtė shtyerje tė afatit pėr t'iu bashkangjitur konkuruesve tjerė.
 
 
Gjilan: Komiteti pėr politikė dhe financa rekomandon projektin pėr riorganizimin e shėrbimit civil
 
Gjilan, 9 dhjetor 2003 - Komiteti pėr politikė dhe financa i ka dhėnė tė marten rekomandimin pėr nė Kuvendin Komunal projektit tė kryeshefit ekzekutiv, Enver Muja, pėr riorganizimin e shėrbimit civil administrativ.

Z. Muja sqaroi se i kishte marrė nė konsideratė disa nga vėrejtjet e deritashme rreth emėrtimeve tė udhėheqėsve tė departamenteve, nėndepartamenteve dhe tė zyrave dhe i ka zėvendėsuar ato me terminologji mė tė pėrshtatshme.

Ai propozoi qė shėrbimi civil tė shkarkohet nga punėtorėt e teatrit dhe nga stafi teknik, siē janė punėtorėt e parkingjeve, tė cilat mund t`i jipen nė shfrytėzim ndonjė kompanie, nė mėnyrė qė tė mos figurojė njė numėr aq i madh i punėtorėve.

Teatri duhet tė financohet nga komuna, por nė ndonjė mėnyrė tjetėr dhe jo mė pėrmes listave tė shėrbimit civil, tha Muja, sipas tė cilit komuna do tė bėnte njė bord mbikėqyrės pėr pjesėn administrative tė teatrit.

Sipas kėsaj skeme, shėrbimi civil do tė ketė 4 departamente, 14 nėndepartamente dhe 6 zyra dhe sipas kryshefit garanton efikasitet mė tė lartė nė punė.

Projektit pėr riorganizim tė shėrbimit civil administrativ, qė do tė jetė i parė i kėtij modeli nė Kosovė, i ka paraprirė njė debat i gjerė dhe i gjatė.
 
 
Parku nė lagjen "Iliria" - simbolikė e bashkėpunimit tė qyteteve Gjilan dhe Ipper
 
Gjilan, 9 dhjetor 2003 - Komuna Ipper e Belgjikės ėshtė njėri nga tri qytetet evropiane, me tė cilat Gjilani ka partneritet tė pėrhershėm qė nga viti 2001.

"Sipas marrėveshjes ndėrmjet komunave Gjilan e Ipper, nė qytetin tonė do tė ndėrtohet parku nė lagjen "Iliria", tha Xhemajl Hyseni", zėvendėskryetar i komunės, pas kthimit nga Ipperi, ku qėndroi kėto ditė pėr vizitė, sė bashku me njė ekip tė ekspertėve tė urbanizmit.

Kėtė projekt, Hyseni e vlerėson si njė simbolikė konkrete tė bashkėpunimit tė deritashėm ndėrmjet kėtyre dy komunave si dhe Shoqatės belge "Ballkanactie", e cila ka qenė iniciatore e kėtij partneriteti.

"Bashkėpunimi vijues do tė orientohet nė njohjen dhe afrimin e tė rinjve tė komunave tona, fillimisht pėrmes vizitave tė ndėrsjella, shkėmbimit tė pėrvojave rreth pozitės sė tyre nė shoqėri dhe nė jetėn institucionale si dhe formave tjera", theksoi Xhemajl Hyseni.

Delegacioni nga Belgjika ishte impresionuar gjatė vizitės sė dytė nė Gjilan, pėr arsye se po vėrente njė ndryshim tė madh pozitiv qė ka ndodhur kėtu pėr njė kohė shumė tė shkurtėr. Ndėrsa vetė kryetari i Ipperit, Lyk Dean tha se nė Gjilan ka njė motiv tė madh pėr tė ndėrtuar tė ardhmen.
 
 
Inspeksion i komunės sė Prishtinės ndėrmerr aksion pėr largimin e mallit tė ekspozuar para shitoreve
 
Prishtinė, 9 dhjetor 2003 - Drejtorati pėr Inspeksion i Kuvendit Komunal tė Prishtinės, njofton tė gjitha subjektet afariste qė ushtrojnė veprimatrinė e tyre nė kėtė komunė, tė cilėt kanė ekspozuar mallin jashtė dhe para lokaleve tė tyre, duke filluar prej atyre ushqimore e deri ato teknike, do tė pėrballen me Inspeksionin Komual.

Ky Drejtorat kėrkon nga tė gjithė afaristėt qė ta largojnė vetė mallin e ekspozuar pra lokaleve, nga trotuaret, hapėsirat publike, para qoshqeve, nga rruga etj., nė tė kundėrten do tė merren masat e ndėshkuese tė parapara me rregullore deri te konfiskimi i mallit dhe gjobitja e tyre.

Aksioni pėr largimin e mallit tė ekspozuar do tė fillojė gjatė kėsaj jave dhe do tė vazhdojė deri sa tė vihet rend nė kėtė drejtim.
 
 
Gazeta britanike "Indipendent" pėr rrezikun qė u kėrcėnohet fėmijėve tė Kosovės nga trafikantėt
 
Londėr, 9 dhjetor 2003 - Gazeta londineze "Indipendent" shkruan pėr fushatėn e organizatės bamirėse "Save the Children" (Shpėtoni fėmijėt) nė Kosovė e cila paralajmėron rrezikun pėr tregtinė me fėmijė.

Me afrimin e dimrit dhe shkurtimin e ditėve, gjithnjė e mė i madh ėshtė rreziku pėr rrėmbimin e fėmijėve nėn velin e natės. Mirėpo, rrėmbimet nuk janė mjeti mė i rrezikshėm i kontrabandės me fėmijė, por yshtja e tinejxherėve me premtime tė rreme nė vendet si Italia dhe Gjermania.

Por, nė tė vėrtetė ajo qė e pret rininė ėshtė puna e detyrueshme, robėria seksuale, ndėrkaq nė disa raste edhe shitja e tmerrshme e organave trupore, thekson "Indipendent".

Gazeta shkruan se deri mė tash Kosova ka qenė qendėr kryesore tranziti pėr trafikimin e njerėzve nė Evropėn Perėndimore, por tani shenjestėr e trafikantėve janė tė rinjėt e mitur tė Kosovės, i tha organizata "Save the Children" gazetės "Indipendent".
 
 
Sot paraqitet operacionalizimi i standardeve pėr Kosovėn nė BE
 
Bruksel, 9 dhjetor 2003 - Versioni pėrfundimtar i operacionalizimit tė standardeve pėr Kosovėn do tė paraqitet nė forumin e Bashkimit Evropian me pėrfaqėsuesit e pesė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė mbahet tė sot nė Bruksel.
Ky version ka tė ngjarė tė miratohet, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė miratimi tė dėshtojė pėr shkak tė disa vėrejtjeve tė paralajmėruara nga Prishtina dhe Beogradi.

Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi ka bėrė vėrejtje nė pjesėn qė i ėshtė shtuar planit nė momentin e fundit, pėrkatėsisht paragrafi ku thotė se krahas Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, standardet duhet tė pėrmbushen edhe duke u bazuar nė ligjet e aplikueshme, ku bėhet fjalė pėr ligjet e sistemit tė kaluar serb nė Kosovė.

Pėrfaqėsuesit serbė nė institucionet e Kosovės kanė refuzuar pjesėmarrjen nė Forumin e BE-sė, ndėrkohė qė qeveria e Serbisė nė njė mbledhje urgjente, ka vlerėsuar se dokumenti ėshtė i papranueshėm, pasi sipas saj, nuk janė marrė parasysh propozimet e bėra nga pala serbe.
 
 
S. Hamiti: Vizita nė Amerilkė ėshtė njė pėrpjekje pėr shpėrthimin e njė bllokade qė ka bėrė UNMIK-u
 
Uashington, 9 dhjetor 2003 - Kryetari i Komisionit tė Parlamentit tė Kosovės pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtarė, Sabri Hamiti, duke folur pėr vizitėn nė SHBA, tha se "ky udhėtim ėshtė njė pėrpjekje pėr shpėrthimin e njė bllokade tė ēuditshme, qė ka bėrė UNMIK-u pėr pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė dhe ne e konsiderojmė kėtė hap tė rėndėsishėm".
 
Ai tha se do tė ketė takime nė Departamentin e Shtetit, nė Kongres, nė Senat dhe nė komisione tė ndryshme pėr zhvillimet nė Kosovė, pėr kėrkesat qė vendėsit tė marrin obligimet pėr punėt, pėr raportet me UNMIK-un qė kėrkojnė njė ridimensionim tjetėr.

Nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės", zoti Hamiti duke folur pėr formulėn "standardet para statusit", tha se ajo ka qenė njė retorikė e thatė, njė frazė e cila e ka humbur njė vit pėr Kosovėn. "Konsideroj qė pėrpjekja qė nė mėnyrė mė tė arsyeshme tė definohen se ēfarė janė ato standarde dhe si do tė plotėsohen, si do tė maten dhe kush do t'i masė, ėshtė njė hap pėrpara", tha mė tuje ai, duke vlerėsuar se kjo rrugė ka hyrė nė njė seriozitet tė punės.
 
Do tė thotė standardet duhet tė rishihen nėpėrmjet instrumenteve tė vlerėsimit, por edhe nėpėrmjet pėrgjegjėsive tė atyre qė mund t'i krijojnė. "Nuk mund tė kėrkohen standarde nga njerėzit qė s'kanė pėrgjegjėsi dhe qė s'kanė kompetenca", tha z. Hamiti.

I pyetur nėse ėshtė optimist se Kosova do t'i pėrmbushė kėto standarde deri nė vitin 2005, z. Hamiti u pėrgjigj se kjo ėshtė shumė paragjykuese, ngase s'dihet ēfarė do tė jetė operacionalizimi i tyre dhe se ato standarde kanė qenė "shumė retorike dhe shumė josubstanciale". Por, ai u shpreh se, kur tė shihet sesi operacionalizohen, "Kosova duhet tė marrė pėrgjegjėsitė pėr vetveten dhe atėherė do t'i plotėsojė tė gjitha standardet".

"Nėse mendohet qė standardet janė parahyrje pėr tė biseduar pėr statusin final edhe njėherė mendoj qė ėshtė gabim", u shpreh ai.

Nė vazhdim tė intervistės, Sabri Hamiti hodhi poshtė kritikat se kinse udhėheqja e Kosovės nuk ėshtė ende e pėrgatitur pėr tė marrė pėrgjegjėsitė, ngase sipas tij, njerėzit qė i thonė kėto nuk i kanė as informimet themelore se ē'bėn Parlamenti i Kosovės.

Pėr njė vit pune efektive, Parlamenti ka hartuar dhe ka miratuar mbi 40 ligje, tha ai dhe shtoi: "Shpeshherė flitet kuturu pėr Parlamentin dhe institucionet e Kosovės. Gjithmonė kėrkohet alibi qė tė mos jipen pėrgjegjėsitė dhe kompetencat.
 
Ėshtė absurde qė tė mendohet se do tė zhvillohet Kosova, qoftė nė nivelin demokratik, politik ose pėrfaqėsues pa i marrė pėrgjegjėsitė. Kjo ėshtė lojė pėr humbje kohe dhe sipas meje qė vetėm kur t'i marrin pėrgjegjėsitė njerėzit e Kosovės, atėherė i marrin edhe tė drejtat tė tjerėt qė t'i kritikojnė. Nė kėtė fazė kėto kritika janė nė nivel tė spekulimeve".

I pyetur se si janė marrėdhėniet me UNMIK-un, z. Hamiti tha se ato janė institucionale. "Luftoj me tė gjitha fuqitė qė kam nė institucionin ku jam qė tė marr kompetenca prej UNMIK-ut. Unė mendoj se UNMIK-u pa tė drejtė dėshiron ta luajė rolin e qeverisė klasike, don t'i mbajė ato kompetenca pėrkundėr deklarimeve se do t'i dorėzojė", tha nė kėtė intervistė, Sabri Hamiti, Kryetar i Komisionit tė Parlamentit tė Kosovės pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar.
 
 
Nė Debellde filloi ndėrtimi i rrugės dhjetėkilometėrshe e cila lidhė kėtė fshat me qendrėn e Vitisė
 
Viti, 9 dhjetor 2003 - Nė Debellde filloi ndėrtimi i rrugės dhjetėkilometėrshe e cila lidhė kėtė fshat me qendrėn e Vitisė. Ky projekt kushton rreth 650 mijė euro dhe ėshtė donacion i Qeverisė sė Kosovės.
 
Ndėrtimi i rrugės Debellde - Viti dėshmon gatishmėrinė e Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit qė banorėve tė kėsaj ane t'iu sigurojė qarkullim tė lirė dhe pa vėshtirėsi, tha ministri Zef Morina me rastin e fillimit tė punimeve.
 
 
Ministrat e BE-sė dhe tė Ballkanit Perendimor diskutojnė pėr zhvillimin e situatės nė rajon
 
Bruksel, 9 dhjetor 2003 - Ministrat e punėve tė jashtme tė Bashkimit Evropian dhe tė vendeve tė Ballkanit Perendimor, kanė diskutuar sot pėr zhvillimin e situatės nė rajon.

Sipas dokumentit pėrfundimtar, i cili do t'u ofrohet pjesėmarrėsve tė takimit, e njė "rėndėsie thelbėsore pėr integrimin e Shqipėrisė, Bosnjės e Hetrcegovinės, Koroacisė, Maqedonisė dhe Serbisė e Malit tė Zi nė Bashkimin Evropian ėshtė qė theksi kryesor tė vehet nė reformat e administratės publike dhe tė judikaturės, si dhe nė luftėn kundėr kriminalitetit tė organizuar dhe korrupsionit".
 
 
Pollozhani hodhi poshtė kritikat e opozitės pėr punėn e Ministrisė qė drejton
 
Shkup, 9 dhjetor 2003 - Ministri i Arsimit nė Qeverinė e Maqedonisė, Azi Pollozhani, pas kėrkesės pėr interpelancė nga partia opozitare VMRO-DPMNE, hodhi poshtė akuzat pėr punėn e tij para deputetėve.

Ndėrkohė, para Parlamentit tė Maqedonisė studentėt maqedonas tė Universitetit tė Shkupit dhe atij tė Manastirit po protestojnė kundėr miratimit tė ligjit pėr legalizimin e Universitetit tė Tetovės. Ky ligj do tė paraqitet sot para deputetėve pėr miratim.

Ndryshe, Universiteti i Tetovės pritet tė njihet si institucion i lartė arsimor shtetėror me katėr fakultete.
 
 
Beogradi ka hedhur poshtė propozim-planin lidhur me operacionalizimin e standardeve pėr Kosovėn
 
Beograd, 9 dhjetor 2003 - Serbia ka hedhur poshtė propozimplanin e mbėshtetur nga OKB-ja lidhur me operacionalizimin e standardeve pėr Kosovėn pėrpara se tė fillojė diskutimi i statusit pėrfundimtar.
 
Nėpėrmjet njė deklarate tė lėshuar dje Qeveria e Serbisė ka thėnė se dokumenti ėshtė i papranueshėm, pasi nuk ka marrė parasysh propozimet e bėra nga Beogradi zyrtar. Dokumenti nė fjalė do tė diskutohet sot nė takimin e ministrave tė jashtėm tė BE-sė.
 
 
Nė tri incidente - 41 ushtarė amerikanė plagosen, 3 vdesin nė njė aksident dhe vriten 3 civilė irakianė
 
Talafar, Irak, 9 dhjetor 2003 - Njė sulmues vetėvrasės me bombė ka plagosur 41 ushtarė amerikanė sot herėt nė mėngjes gjatė shpėrthimit tė automobilit bombė nė hyrje tė bazės sė tyre nė veri tė Irakut, njofton AP.

Njė ushtarak amerikan nga divizioni ajror 101 ka thėnė se ushtarėt e bazės nė Talafar, nė perėndim tė qytetit Mosul kanė hapur zjarr kundėr njė makine qė nuk deshi tė ndalej nė pikėn e kontrollit. Pastaj automobili ka shpėrthyer. Pėr momentin asnjė ushtar nuk ndodhet nė rrezik jete.

Ndėrkohė, nga njė shpėrthim nė njė xhami sunite sot nė Bagdad janė vrarė tre civilė irakianė.

Ndėrkaq, tre ushtarė amerikanė kanė vdekur dhe njė ėshtė lėnduar kur makina e tyre ishte rrokollisur nė njė rrugė afėr Bagdadit, ka bėrė tė ditur koloneli Uiliam Mekdonald, i cili ka thėnė se aksidenti nuk ėshtė pasojė e kurrfarė aksioni tė armikut, njoton AP.
 
 
Pesė tė vrarė nė njė shpėrthim nė Moskė
 
Moskė, 9 dhjetor 2003 - Njė makinė bombė ka shpėrthyer nė qendėr tė Moskės, pranė Sheshit tė Kuq.
Agjencitė e lajmeve e lajmeve bėjėn tė ditur se sė paku 5 persona kanė vdekur dhe 13 janė plagosur.
 
Hetimet e para policore sugjerojnė se sulmi u krye nga njė grua kamikaze.

Shpėrthimi ndodhi jashtė rrugės kryesore plot dyqane, Tverskaya pranė Hotelit Kombėtar.
 
 
Kritika ndėrkombėtare pėr zgjedhjet nė Rusi
 
Uashignton, 9 dhjetor 2003 - Shtetet e Bashkuara i janė bashkėngjitur zyrtarėve evropianė pėr tė drejtat e njeriut tė cilėt kanė shprehur shqetėsime rreth ndershmėrisė sė zgjedhjeve parlamentare tė mbajtura nė Rusi ditėn e dielė, nė tė cilat shėnuan fitore bindėse aleatėt e presidentit Vlladimir Putin.

Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE), e cila kishte katėrqind vėzhguesė nė Rusi, tha se zgjedhjet nuk i plotėsonin standardet ndėrkombėtare.
 
Ajo akuzoi autoritetet se kishin pėrdorur median e kontrolluar nga shteti dhe resurset administrative pėr tė mbėshtetur partinė Rusia e Bashkuar, e cila u krijua vitin e kaluar me tė vetmin qėllim pėr tė mbėshtetur zotin Putin.
 
 
Kofi Anna paralajmėron se pėrpjekjet e rindėrtimit tė Afganistanit mund tė dėshtojnė
 
Nju Jork, 9 dhjetor 2003 - Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, tha se keqėsimi i gjendjes nė Afganistan po rrezikon pėrpjekjet ndėrkombėtare pėr rindėrtimin e atij vendi tė shkatėrruar nga lufta.

Nė njė deklaratė tė OKB-sė dje, nė tė cilėn u njoftua njė raport i ri mbi Afganistanin, zoti Annan tha se komuniteti ndėrkombėtar duhet tė vendosė nė se do tė shtojė angazhimin e tij. Nė se nuk e shton angazhimin, tha ai, pėrpjekjet e rindėrtimit mund tė pėrfundojnė nė dėshtim.

Mes tė tjerash, ai bėri thirrje pėr mbrojtje mė tė mirė tė personelit tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė organizatave jo-qeveritare nė Afganistan.
 
 
Njė ushtar amerikan u vra dhe tė paktėn 3 tė tjerė u plagosėn nė Mosul
 
Mosul, 9 dhjetor 2003 - Njė ushtar amerikan u vra nė Irak dhe tė paktėn 3 tė tjerė u plagosėn gjatė sulmeve tė veēanta nė qytetin verior tė Mosulit.

Njė zėdhėnės i ushtrisė amerikane tha dje se njė ushtar u vra nga persona qė kaluan aty pranė me makinė. Autoritetet thanė se tė paktėn 3 ushtarė amerikanė u plagosėn nga shpėrthimi i njė bombe nė anė tė rrugės nė njė sulm tjetėr nė Mosul.

Ndėrkaq, nė qytetin Baquba paksa nė veri tė Bagdadit, njė polic irakian humbi jetėn dje si pasojė e njė shpėrthimi, ndėrkohė qė pėrpiqej tė ēaktivizonte njė bombė nė anė tė rrugės.
 
 
Kryeministri kinez nė SHBA
 
Nju Jork, 9 dhjetor 2003 - Nė ditėn e dytė tė vizitės sė tij nė SHBA, kryeministri kinez, Wen Jiabao ka prekur njė nga ēėshtjet kryesore tė tensionit midis tė dy vendeve, mungesėn e balancave nė tregti.

Ai gjithashtu ka theksuar rėndėsinė e lidhjeve ekonomike mes SHBA-sė dhe Kinės.

Duke folur para njė grupi bankierėsh nė Nju Jork, zoti Wen i bėri thirrje amerikanėve tė shkėputeshin tėrėsisht nga konceptet e vjetėruara, siē i quajti ai.

Nė ditėn qė kaloi me udhėheqėsit e biznesit amerikan, ai shprehu dėshirėn pėr tė zhvilluar mundėsi qė ekonomia mė e madhe e botės, tė bashkėpunojė me ekonominė mė tė madhe nė rritje.

Por nė takimin midis kryeministrit kinez dhe presidentit Bush ēėshtjet politike mund tė vihen nė mes tė kėsaj marrėdhėnieje.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.