|
- 9
dhjetor 2003 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Po ku
ka ore ku ka, ku ka shi e breshėr, ngricė e dimėr, verė e vapė e
zheg qe djeg, me e ndal tjetrin me shku n'Shkodėr. "Udhėtar i
vėrtetė - ka thėnė dikush - ėshtė ai qė nuk e di pėr ku ėshtė nisur,
ndėrsa udhėtar i pėrsosur ėshtė ai qė ka harruar nga ėshtė nisur". A
do t'harrosh pra prej nga je nisur, a do pra n'ėndėrr t'futesh,
n'jerm t'biesh?! S'ke rrugė tjetėr! N'Shkodėr shko! Pėrhumbjet e
para, si nė ē'do ėndėrr, nisin me lodhje e vazhdojnė me shtrirje,
ēlodhje, derisa vjen magjia. Dhe ja, sapo del nga Tirana; puna,
mundimi, lodhja;
-
-
Kamza,
Bathorja, ndėrtimet nė tė majtė e nė tė djathtė, qindra biznese tė
vogla anės rruges.
Para 5-6 viteve
ishin barraka, tani jane qindra vila me tre-katėr kate. Le te
llapashisi kush tė dojė pėr "malokė" e "bathorakė", kėta hiē s'e
kanė ndėr mėnt tė ndalin sė punuari, sė kthyeri barrakat nė vila.
Janė me mijėra, vijne nga ku e kuptuan qė nuk mund tė jetonin dhe me
1 tel muzikė nuk mund tė bėnin. Nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė
gjenerojnė krim, statistikat e tregojnė, ikni pyesni, krimi nuk
prodhohet kėtu, kėtu ka vetėm punė, ēimento, tulla, hekura, dėrrasa.
Krimi ėshtė atje, atje tek Blloku, tek Droga, Prostitucioni,
Benz-at, Jeep-at, Kalashnikovat. Kėtu veēse ndėrtohet, me njė mijė
vėshtirėsi e halle, por ndėrtohet ama.
-
-
Para njė viti
isha me njė amerikan nė mes tė Bathores. I habitur amerikani, por pa
i lėvizur qerpiku tha; "Krejt Los Angeles para 200 vitesh! Nėse kėtu
para 5 vitesh ka qėnė fushė, pėr 5 vite tė tjera unė, mes Tiranės
dhe Bathores, do zgjidhja Bathoren". Pėrhumbja thellohet nga Tapiza
nė Milot; Deti, kripa, fusha ne Perėndim, flladi, malet, mallet, ne
Lindje. Kėtu, nga mali gjer nė det tė vrasin, por mė shumė vrasin
njėri-tjetrin. Nje ditė duke kaluar kėndej e pyeta njė fshatar; "hė
mo, nuk mbaruat sė vrari njėri-tjetrin ?". "I hale jon vra, i hale
kan met pa vra" u pėrgjigj pėrfaqėsuesi i tė ēuditėshmes
kooperativė mazohistike.
-
-
A thua uji,
ajri, toka, tė kenė ndonjė pėrmbajtje tė veēantė, apo thua fusha
gravitacionale me atė magnetike tė tokės me rrezet kozmike
pėrsheshen frikshem duke tėrbuar psiqikat e lodhura fusharake?! Nė
Fushė tė Lezhės tjetėr hall; Fshatarėt fusharakė vehten e quajnė
"malėsore", ndėrsa malėsorėt e zbritur nga mallet "fshatarė" ! Para
do kohėsh mora nė makinė njėrin prej kėtyre fusharakėve malėsorė. Mė
bėri tė ditur, sipas tij, kontraste tė thella mes dy
minimikroetnive; "Kena i fjal' t'urt' ne knejna - tha - me na i
pėrzi mishin me i kusi n'zjarr, jo mishi, por as langu nuk na
bashkohen". Torrovica?!
-
-
Ish-kėnetė,
ish-burg, te gjitha kioskat anes rruges "Pije Freskuese", vėshtrime
tė vėngerta mosbesuese, autostopista qė nuk guxoj t'i marr, sa herė
kaloj kėtu mė s'di pse gjithmonė mė duket e Premte. Tė shtunėn nuk e
di ku kur ėshtė, dhe as mė intereson, por pas Torrovicės ėshtė kudo
dhe kurdoherė e Diel. Zadrima nuk ēfaqet, shperthen me dritė
verbuese deti nė perėndim dhe malesh me deborė nė lindje. Aty
Shkodra jep vibracionet e para. Mirpo me hy n'Shkodėr, nuk mundesh
dosido, ka rregulla, ka kushte, ka ceremonira.
-
-
Sė pari duhesh
me kalu njė lume tė gjėrė tė lodhur qė zbret nga larg e lart, i cili
para se me vdek nė det kryen tė fundit punė duke t'paralajmeruar;
"Prit or Beg se ka hendek" se s'ėshtė lehtė me hy n'Shkodėr. Prej
aty, kurgjė s'shihet, gjithēka ndjehet. Pas urės, tė cilėn kisha pas
qef me e pa tė ngrihet e tė ulet, nje "Zoj e Mir'" nė heshtje dhe
solemnitet tė urdhnon ! mirseardhjen pėr tek Zoja e Madhe Shkodėr.
Nė tė majtė, Liqeni dimėrak me shelgje brenda tij qė duken si pleq
tė lodhur tė kėrrusur me ēizme qė rrinė aty nė mes tė ujit pa
lėvizur. Nė tė djathtė lart, Rozafa hijerėndė, pa moshė, pa stinė,
pa naze, pa lėvizje, "Pa zemėr pa ndjenja, syt' e saj rrufena,
qarkullojn' rreth Shkodrės, tue synue vranshėm". Ndal befas pranė
tre grave qė shkojnė drejt qytetit. Tremben pak.
-
-
A asht
e bukur Shkodra?! i pyes.
-
-
Sigurisht - pėrgjigjen tė treja njigojet.
-
-
Pa
hyrė nė qytet, ndaj njė dyqani pyes pėrseri.
-
-
Po -
pėrgjigjen njė djalė dhe njė mesoburrė. Bėj sikur nuk dėgjoj. Pooooo
- kėlthasin tė dy. Ndal makinėn diku dhe sillem nėpėr qytet. Plot
njerėz nėpėr rrugė, plot dyqane e kioska, pak klienta. Gjalleri ka,
por eshte si gjalleria e mullirit pa grure qe gerryen guret e vet.
Kam pėrshtypjen se tė njėjtat mallra ja shesin e blejnė
njėri-tjetrit disa herė. Diku njė "Lavazh me ujė tė bollshėm" !
Nėpėr lokale thuajse vetem meshkuj. Sigurisht edhe shkodrankat
elegante nazelie, ato qe flasin e shkruajnė me apostrofa; t'ana
t'mirat, t'marsha t'ligat etj, ato qė pėr te shėmtuarat "Kėtė" dhe
"Kokė" thonė respektivisht aq bukur; "Kyt" dhe "Kryt", edhe ato aty
janė, po ku m'i hedhin sytė ato mua. Pyes-pyes-pyes, Po-po-po
pėrgjigjen tė gjithė. Dikush shton; "por duhen edhe pare". Ish i
burgosuri politik thotė;
-
-
Po,
Shkodra asht e bukur, por
jeton mes librave, njeh gjuhė tė huaja,
ngutet tė bėjė plotėsime, sqarime, spjegime, tė japi shembuj, thotė
se realiteti nuk duhet glorifikuar me heroizma dhe pėrralla por
duhet parė drejt nė sy, se kemi faj vetė qė jemi zhytur nė kaos dhe
fukarallėk, e ka shpirtin zeher nga vuajtjet, por ėshtė i
pamposhtur, i gjallė, dinamik, gati ta japi ē'do kontribut. E kam nė
majė te gjuhės pyetjen; "Po si thua ti, ti thyejmė ēiftelitė dhe
lahutat, ti grisim ti harrojmė kėnget e trimėrise ?!" por e lė me aq
se nuk dua ta brengos. "Heronjtė e Vigut" janė katandisur nė
"Heronjtė e VI U" sikur tė kishin qėnė ēamarrokėr tė klasės sė VI U
tė ndonjė shkolle 8 vjeēare. Gra me te zeza gjithandej. Nuk dua, por
as nuk mundem t'i fotografoj, janė aq shumė, 64 mega bytet e
fotoaparatit nuk mjaftojnė.
-
-
E
famshmja simbolike "Kafja e Madhe", bosh, me dyer tė kyēura, duket
si gjymtyrė e mpirė, ka mbajtur frymėn, pret. "Pronarėt e vjetėr"
qėnkėshin tre plaka, njėra prej tė cilave, shkaktare e atij
shkretimi, nuk ka rėnė ende dakord me dy tė tjerat pėr ta shitur.
"S'don qė s'don plaka, ēa me ba?!". Nė pjesėn mė tė bukur tė
qytetit, dmth nė pjesėn e vjetėr me rrugica, kthesa, kalldreme,
harqe, portale, ka shumė shtepi dhe dyqane tė cilat, ndryshe nga
pjesa e shėmtuar soc-realiste qė zjen, shumica janė tė mbyllura me
qepena te ulura, me sy pėrdhe, hijshėm, sikur thonė; "pritni,
s'ėshtė pėr ne kjo kohė, ngutuni ju tė tjerėt, ne presim, durojmė".
Kėtu, nė kėtė lagje - thotė njė shkodran i moēem - pėr herė tė parė
nė Shqipėri, delikati Kolė Idromeno, pėrdori tė fortin Beton pėr
ndėrtim.
-
-
Pyes
nėse kanė mbetur kėtu shkodranė te vjeter, nga ata te thekurit, tė
thelbit, kocka, palca, bėrthama e Qėlizės sė Jetės, Bėrthama e
Molekulės sė Qėnies, prej nga dalin Quant-et e dritės, Hypofiza e
qytetit prej nga jepen urdhėrat pėr gjithēka. Disa thonė Po disa Jo,
tė tjerė thone jo-po-po-jo. Jo - e sigurtė do tė ishte vetėm nėse te
gjithe do tė pergjigjeshin Jo. E kjo s'ndodhi. Tė gjitha
kombinacionet e tjera janė Po. Veshtire ti gjej. Por pėrderisa Ata
edhe tani aty janė, dmth janė te pavdekshėm dhe tė tillė do tė ketė
gjithmonė. Njė tjetėr shkodran sqaron me krenari se; "La lana
scutariana" dmth leshi i bagėtive shkodrane, ka qėnė ndėr mė tė
famshmit nė Europė.
-
-
Iki
nga leshi i bagėtive drejt njė tjetėr leshi; "Lagja e Gjakut" quhet,
pjesa perėndimore pranė Liqenit ku jane me shumicė tė ngujuarit e
gjakmarrjes. Nuk me intereson numuri, statistikat etj, ato ti bėjė
kush tė dojė, shkoj ti hedh njė sy, te marr, te thith "rrezatimin".
Pyes sė pari se ku ndodhet. Dikush pėrgjigjet duke mė pyetur hapur
se per cilin interesohem duke kujtuar se kam ardhur tė vras ndonje
per tu gjakmarrė. Halabaku mė la pershtypjen se donte tė paguhej pėr
ē'ka mund tė mė thoshte. Hallakatem nėpėr gropat e thella tė rrugėve
tė gjakut. Dikush mė lutet tė hypi nė makinė pėr tė kaluar gropėn me
ujė tė gjėrė sa rruga. Pranoj, ėshtė garancia mė e mirė se gropa nuk
ėshtė fort e thellė.
-
-
Gjithandej rrugė tė shkreta me tek-tuk ndonjė kalimtar kokėulur qė
nuk guxoj ta pyes pėr kurgje. Shtėpi tė rrethuara me mure te larta.
Zoti e di ē'bėhet brėnda tyre. Ja nje dyqan i vogel ! Pyes shitėsen
ku jane disa shtėpi te kthyera nė kulla ngujimi me dritare tė
zvogėluara si fėrngji. Nuk di - thotė me shumė njerzillėk duke
ngritur supet. A asht e bukur Shkodra ?! - i them. Po bre! -
pėrgjigjet pa hezitim mu aty ku Shkodra kullon gjak. Mirupafshim e
pershendes. "Ardhsh i bardh ! " - ma kthen shkodranja e urtė duke me
lėnė pa frymė. Ti jem dukur edhe asaj se erdha me marr gjak ?!
Kthehem pėrmes pellgjeve pa fund.
Pij ēaj ne nje
kafene "te mirė" me duralumina dhe mermera.
-
-
Para se tė
largohem freskohem pak nė banjė. Banja 1 metėr me 1 metėr, brėnda
nje lavaman, nje WC dhe njė gjenerator mbi njė gomė te vjetėr
makine. Mirė kur korent ka, por kur korent nuk ka dhe ky gjeneratori
ndizet me zhurme e tym te zi, a e mbyllin kėtė banjė, apo hyjnė e
freskohen a diēka tjeter pėrmes tymit dhe zhurmės?!
-
-
Nejse, gjėra tė
vogla kėto. Puntori, fshatari, malėsori, magjypi, dukagjinsi i
zbritur, tregėtari, kioskaxhiu, sudentja qė studjon nė Itali,
studenti, halabaku, sigurimisti i pandreqshėm me kapele kineze, njė
"Drago" shkodran, musulmani, katoliku, ortodoksi, fėmijė, gra, burra
- plot 100, kur i pyeta; "A asht e bukur Shkodra ?" - tė gjithė
thanė PO ! Kaq desha ! I dehur me ēaj nis kthimin. Gjunjėt me
dridhen, koka mė zjen, truri mė kalon nė tilt. Kam frikė mos
pėrplasem a mos bie nė Drin e shkoj e tretem bashkė me tė nė det, e
jo atje ku po kthehem, por ketu ku isha nuk do tė vij dot mė,
prandaj gelltit njė Deanxit. Kioskat, halabakėt, kafenerat, WC-rat,
gjeneratorat, janė etj. etj. janė tė gjitha provizore.
Shkodra-Shkodra, ajo ėshtė e pėrjetėshme dhe llaftarisht e bukur.
-
-
Gjithēka mund tė
vdesi e tė lindi nė Shkodėr, tė zbukurohet a shėmtohet, tė
fukarallepset, tė vritet e tė pritet, por shpirti i saj, fryma e
saj, hijeshia e saj, nuk vdesin as kanė pėr tė vdekur kurre. Si me
qenė njeri Shkodra mor' burr' i dheut, si me qenė femėr. Prandaj,
kujdes, mundesh a s'mundesh me e dash, ėshtė diēka, e ajo me t'dash
a mos me t'dash ėshtė diēka tjetėr. E do ti, por a t'do ajo ?!
Mundesh me j'u lut, me i kėrku prehje nėn hijeshinė e saj, me i
kėrku dashuri, me i hy n'zemėr, ehe, kjo ėsht' e veshtirė, Zoja e di
vet ēfarė bėn, ėshtė pun' e saj, ka kushte t'forta, si me shemb me
rrafshu Rozafen p.sh.
-
-
Prandaj nuk
mundesh me j'u afru dosido por veēse me kujdes, pa e paragjyku, me
perunjėsi, me respekt, delikatisht, si e meriton njė "Zoj e ran",
mos e shqetsosh, mos e pengosh, mos ja lėndosh pėrhumbjen mendimtare
qė e rrethon, hijeshinė, misterin.
Veē
ashtu, ndoshta, mundesh me ja prish mendjen. Tash Zoja po pushon
pak, eshte largu pak, jo larg, n'ato malet e frikshėm me borė me
majat ne re' besoj, veēse, si thotė Poeti, "shpirtin e ka kėtu
perqark". Kur tė zgjohet e t'vij, do ndriēoheni, do verboheni, do
tmerroheni, do lindni. Kush n'Shkoder pėrton me shku, jo Shkodra,
por ai....ka dek.
|
|