|
- 9
dhjetor 2003 / TN
-
-
Eugen SCANTEIE*
-
-
Shumė shpejt do tė largohem nga Shqipėria dhe jo pa keqardhje tė
thellė. Dhe kuptohet, qė ndėrsa mezi pres tė bashkohem me familjen
dhe miqtė e mi, lė pas njė pjesė tė zemrės time. Teksa u hedh njė sy
kėtyre tri viteve e gjysmė qė kalova nė Shqipėri ndihem me shumė fat
qė po i jap fund karrierės sime 25 vjeēare nė Bankėn Botėrore me
kėtė detyrė.
-
-
Pėr
mua ishte njė privilegj i vėrtetė qė m'u dha mundėsia tė njoh dhe
punoj me popullin shqiptar, qė tė shoh nga afėr progresin e
jashtėzakonshėm qė ka bėrė vendi gjatė kėtyre viteve dhe qė pata
mundėsinė tė jap kontributin tim modest nė kėtė aspekt. Mė vjen
shumė keq qė bashkėshortja ime nuk ndodhet kėtu me nė kėtė mbrėmje,
por e di mirė qė ajo me mendje dhe zemėr ėshtė kėtu.
-
-
Kur
erdha pėr herė tė parė nė Shqipėri nė pranverėn e vitit 2000, vendi
ende po merrte veten nga ngjarjet e viteve 96-97 dhe nga kriza
kosovare. Qysh atėherė ėshtė bėrė progres nė shumė fusha. Ėshtė
forcuar demokracia, rritja ekonomike ka qenė e qendrueshme, situata
makroekonomike e stabilizuar, shėrbimet publike si: rrugėt,
furnizimi me energji elektrike janė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe e
njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrmirėsimin e kushteve tė
jetesės nė qytete, pėr fuqizimin e administratės publike dhe rritjen
e zėrit tė masave tė popullit.
-
-
Tashmė Shqipėria ėshtė e gatshme pėr tė hyrė nė rrugėn e zhvillimit
ekonomik tė qendrueshėm dhe uljes sė varfėrisė pėr t'iu
bashkėngjitur famijes sė madhe evropiane, pjesė e tė cilės ajo
ėshtė. Kjo nuk do tė thotė qė janė kapėrcyer tė gjitha problemet.
Ende kemi pėrpara shumė sfida, por unė jam i sigurt qė qeveria
shqiptare do tė ketė mbėshtetjen e popullit tė saj dhe partnerėve tė
tjerė nė kapėrcimin e kėtyre sfidave.
-
-
Banka Botėrore dhe unė personalisht ndihem krenar qė m'u dha
mundėsia tė jap kontribut nė kėtė progres. Ndėrsa merita pėr kėtė
progres i takon vetė popullit shqiptar dhe qeverisė sė tij, ne nga
ana jonė shpresojmė qė programi i kredive tė Bankės dhe kėshillimet
pėr politikat, tė kenė qenė me rėndėsi nė kėtė aspekt. Ne jemi
pėrpjekur dhe do tė vazhdojmė tė pėrpiqemi edhe nė tė ardhmen tė
bėjmė mė tė mirėn nė mbėshtetje tė strategjisė shqiptare pėr uljen e
varfėrisė dhe tė sigurohemi qė zhvillimi ekonomik tė japė efektet e
tij pėr tė gjithė shqiptarėt.
-
-
Personalisht, ndihem me shumė fat qė m'u dha mundėsia tė kaloj kėto
vite mes njerėzve qė mėsova t'i dua dhe t'i respektoj. Kėtu kam bėrė
shumė miq dhe m'u dha mundėsia tė njoh dhe tė punoj me shumė zyrtarė
tė lartė, tė nderuar dhe tė pėrkushtuar, me deputetė, specialistė,
biznesmenė, bankierė dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.
-
-
Duke qenė se unė vetė vij nga Rumania - ku meqė ra fjala do tė
qėndroj sė bashku me time shoqe pasi tė dal nė pension - kur erdha
kėtu nė Shqipėri pas shumė vjetėsh nė Shtetet e Bashkuara dhe nė
Kanada m'u duk sikur isha nė shtėpinė time dhe nuk jam ndier kurrė
si i huaj.
-
-
E
kam vlerėsuar shumė ngrohtėsinė, mikpritjen dhe mirėsinė e popullit
shqiptar dhe jam pėrpjekur t'i pėrgjigjem nė mėnyrėn mė tė mirė qė
dija - duke shkėmbyer eksperiencėn time mbi zhvillimin dhe duke
mbėshtetur reformėn ekonomike dhe pėrpjekjet pėr uljen e varfėrisė.
Nėqoftėse ndonjėherė u jam dukur kritik, kjo ka ardhur nga dėshira e
sinqertė pėr tė parė njė pėrshpejtim tė hapit tė progresit nė
Shqipėri dhe asnjėherė nuk kam dashur tė nėnvleftėsoj punėn e madhe
tė partnerėve dhe interlokutorėve tanė.
-
-
Gjithashtu do tė doja tė vlerėsoja punėn e ekipit tė jashtėzakonshėm
tė zyrės sė Bankės Botėrore nė Tiranė dhe tė ekipit tonė nė
Uashington. Nuk ėshtė e rastėsishme qė shumė nga kolegėt tanė kanė
vite qė punojnė me Shqipėrinė. Pėr shumė nga ata, ashtu si edhe pėr
mua, puna kėtu ka qenė shumė interesante dhe e dobishme. Nė asnjė
mėnyrė nuk mund tė lė pa pėrmendur kėtu kontributin e stafit
shqiptar nė suksesin e programit tė Bankės.
-
-
Stafi ynė pėrbėhet nga njerėz kompetentė, qė punojnė shumė dhe janė
tė pėrkushtuar, dhe me kėtė rast do tė dėshiroja t'i falenderoja tė
gjithė pėr mbėshtetjen dhe miqėsinė e tyre tė vazhdueshme. E di qė
flas edhe nė emėr tė Drejtores sonė rajonale, zonjės Orsalia
Kalantzopoulos, e cila mė ka nderuar me prezencėn e saj sonte nė
kėtė pritje lamtumire, dhe do tė doja t'ju siguroja se shefi i ri i
zyrės sė Bankės Botėrore nė Tiranė do tė pėrzgjidhet me shumė kujdes
pėr tė justifikuar vendin e veēantė qė Shqipėria zė nė programin dhe
nė zemrat tona.
-
-
Shpresoj qė kjo tė mos jetė hera e fundit qė shihemi dhe tė mė jepet
mundėsia tė kthehem kėtu sėrish dhe shpesh.
-
-
-
*Autori
ėshtė ambasador i Bankės Boterore nė Shqipėri
|
|