|
- 9
dhjetor 2003 / TN
-
- Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Sapo jane hedhur ne qarkullim nga Sh.B."Toena" dy libra te vlefshem
shkencore nga Prof.dr. Nasip Meēaj, studiues i njohur, kryesisht i
Treves se Laberise.
-
-
-
Nė
monografinė PELLGU I VJOSES - PASURITE NATYRORE DHE VEĒORITE
GJEOMORFOLOGJIKE
-
-
objekti i studimit ėshtė fokusuar tek njohja dhe studimi kompleks i
pellgut tė Vjosės, duke evidentuar faktorėt relievformues,
gjeomorfologjinė, evolucionin paleogjeografik, streset ambjentale e
parė nė lidhje tė ngushtė me punėn e njeriut dhe rėndėsinė e
aktivitetit tė tij ekonomik, shfrytėzimin e burimeve ujore (pėr
hidroenergjinė, sportet, turizmin dhe furnizimin me ujė tė pijshėm
tė qėndrave tė banuara dhe ujitje).
-
-
Sistemi i informacionit Gjeografik (GIS/Remote Sensing) ka qėnė
metoda kryesore pėr kėrkimet gjeomorfologjike, pėrdorimi i sė cilės
ka ndihmuar nė analizat pėr morfometrinė e pellgut dhe nėnpellgjeve
tė Vjosės (tė gjithė parametrat janė pėrpunuar dhe nxjerrė nga
kompiuteri). Nė kapitullin e fundit janė analizuar nė mėnyrė tė
hollėsishme pasuritė natyrore, peizazhi dhe ekologjia e luginės,
turizmi lumor, ndikimi i njeriut, proēeset modeluese tė shpatit,
ruajtja dhe vlerėsimi i tyre.
-
-
Studimi shoqėrohet, gjithashtu, me ilustrime tė shumta, veēanėrisht
me harta tė llojeve tė ndryshme morfostrukturoro-litologjike,
hipsometrike, fotografi, profile tabela, grafikė, skica etj., por
sidomos hartat mė tė rėndėsishme janė ajo gjeomorfologjike dhe e
terreneve tė degraduara, harta e potencialit tė dherave dhe
erozionit tė tokave. Nė fund ėshtė treguesi shqip dhe latinisht i
emrave tė bimėve spontale, bimėt mjeksore, kafshėt e egra, shpendėt,
zvarranikėt, amfibėt insektet, fjarothi shqip-anglisht dhe njė
pėrmbledhje nė anglisht prej 45 faqe.
-
-
-
Monografia e dytė ėshtė PERMBYTJET NE SHQIPERI (1933-2003)
-
-
Kjo
monografi pėrbėn studimin e parė pėr pėrmbytjet nė 70 vitet e fundit
nė Shqipėri qė u ofrohet specialistėve tė kėsaj fushe, si dhe
autoriteteve lokale, prefekturave dhe rretheve nė mbarė vėndin, tė
cilat janė prekur mė shumė nga pėrmbytjet nė vitet e fundit.
-
-
Monografia ndahet nė tre pjesė dhe pesė kapituj ku jepen e
zbėrthehen nė mėnyrė analitike pėrmbytjet nė Shqipėri, si dhe
rreziqet e tjera natyrore tė formuara prej ndryshimeve klimatike dhe
ndotja e mjedisit, politikat kombėtare pėr zhvillimin e qėndrueshėm
dhe tėrheqjen e vėmėndjes publike pėr situatėn kritike ambjentale nė
Shqipėri dhe tė politikės ambjentale qė do tė siguronte
qėndrueshmėri dhe zhvillim tė ekulibruar, Nė fund monografia ka njė
pėrmbledhje nė gjuhėn angleze prej 6 faqesh.
-
-
-
DY
FJALE PER AUTORIN:
-
-
Autori
Nasip Meēaj, ėshtė Prof. Dr: dhe punonjės shkencor nė Qėndrėn e
Studimeve Gjeografike tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė. Nė
periudhėn 1990-91 kreu studimet pasuniversitare nė Bari (Itali), nė
fushėn e Gjeomorfologjisė Fluviale (pellgjet dhe luginat lumore),
gjithashtu ka kryer kurse pėr trajnimin dhe menaxhimion e bregdetit,
organizuar nga UNESCO, nė Venecie (Itali).
-
-
Eshtė
anėtar i shumė organizatave ndėrkombėtare, si: IUCN, CEC, MedForum,
AGA, IGU, AIG, etj. Ka marrė pjesė nė shumė Kongrese, Konferenca,
dhe Simpoziume shkencore ndėrkombėtare (35 tė tilla), duke referuar
me artikuj shkencorė dhe postera, si: Itali, Spanjė, Hollandė,
Austri, Ēeki, Poloni, Suedi, Rumani, Izrael, Jordani, SHBA, Koreja e
Jugut, Japoni, Kanada, etj.
-
-
Eshtė
autorė i mė shumė se 40 artikujve shkencor, 15 prej tyre tė botuara
nė revistat shkencore jashtė vendit dhe mė shumė se 300 shkrime
shkencore popullore nė gazetat revistat, periodikėt brėnda vėndit, 5
monografi, 3 fjalore enciklopedike, dhe shumė broshura, harta, guida
turistike, skenare televizive, leksione nė universitet dhe
fletėpalosje, etj. Nė vitin 1996, ka ngritur nė Bėnēė (Tepelenė)
Kopshtin Botanik dhe Qendrėn e Edukimit Ambjental e vetmja e kėtij
lloji nė Shqipėri.
|
|