|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Sabri Hamiti: Vetėm kur t’i marrin pėrgjegjėsitė njerėzit e Kosovės, kanė tė drejtė tė tjerėt qė t'i kritikojnė

 
 

 

8 dhjetor 2003 / Arben Xhixho / "Zėri i Amerikės"

Kryetari i Komisionit tė Parlamentit tė Kosovės pėr Bashkepunimin Nderkombetar, Sabri Hamiti, ndodhet per nje vizite ne Shtetet e Bashskuara per te biseduar me zyrtaret amerikanė mbi gjendjen nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti Hamiti ēfarė problemesh do tė ngrini ju nė takimet me zyrtarėt amerikanė?

Sabri Hamiti:Do tė ngremė problemet qė janė aktuale nė Kosovė. Ky udhėtim nė tė vėrtetė ėshtė njė pėrpjekje pėr shpėrthimin e njė, do tė thosha bllokade tė ēuditshme qė ka bėrė UNMIKu pėr pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė dhe ne e konsiderojmė kėtė hap tė rėndėsishėm. Do tė flasim nė Departamentin e Shtetit nė Kongres, nė Senat dhe nė komisione tė ndryshme pėr zhvillimet nė Kosovė, pėr kėrkesat qė vendasit tė marrin obligimet pėr punėt qė kryejnė dhe pėrgjegjėsitė qė kanė para qytetarėve dhe pėr raportet qė po ngrihen me UNMIKun dhe qė kėrkojnė njė ridimensionim tjetėr.

Zėri i Amerikės: Bashkimi Evropian do tė diskutojė nesėr lidhur me standartet pėr Kosovėn ose mė konkretisht pėr hollėsitė e planit se si do tė maten kėto standarte nė se Kosova deri nė vitin 2005 do ti ketė plotėsuar apo jo. A jeni njohur ju me kėtė plan?

Sabri Hamiti: Ne e dimė formulėn standarte para statusit e cila ka qenė njė retorikė e thatė, njė frazė e cila e ka humbė njė vit pėr Kosovėn. Atėhere ėshtė menduar si njė frazė pėr tė blerė kohėn por ėshtė njė vit i humbur. Konsideroj qė pėrpjekja qė nė mėnyrė mė tė arsyeshme tė definohen ē’janė ato standarte dhe si do tė plotėsohen, si do tė maten dhe kush do ti masė ėshtė njė hap pėrpara. Unė mendoj qė kjo rrugė ka hyrė nė njė seriozitet tė punės dhe natyrisht duhet tė gjenden masat e vlerėsimit tė tyre duke patur parasysh edhe pėrgjegjėsitė e atyre qė i bėnė. Domethėnė standartet duhet tė shihen pėrmes instrumenteve tė vlerėsimit po edhe pėrmes pėrgjegjėsive tė atyre qė mund ti krijojnė. Nuk mund tė kėrkohen standarte nga njerėzit qė s’kanė pėrgjegjėsi qė s’kanė kompetenca.

Zėri i Amerikės: A jeni ju optimist se Kosova do ti pėrmbushė ato deri nė vitin 2005? E kam fjalėn pėr tetė standartet qė njihen tashmė?

Sabri Hamiti: Tetė standartet janė shumė, edhe njė herė do tė thosha kanė qenė shumė retorike dhe shumė jo substanciale. Tash kur tė shihen qysh operacionalizohen, unė mendoj qė Kosova duhet tė marrė pėrgjegjėsitė pėr vetveten dhe atėherė do ti plotėsojė tė gjitha standartet. Nė se mendohet qė standartet janė parahyrje pėr tė biseduar pėr statusin, edhe njėherė mendoj qė ėshtė gabim.

Zėri i Amerikės: Ju po kėmbėngulni tek pėrgjegjėsitė qė duhet tė marrin mė shumė udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė. Gjithsesi kritikėt thonė se udhėheqja shqiptare nuk ėshtė ende e pėrgatitur pėr tė marrė kėtė pėrgjegjėsi dhe njė nga argumentat qė nxjerrin ata ėshtė pėrshembull puna e parlamentit ku shumė ligje nuk janė miratuar ende. Ata thonė se parlamenti ka harxhuar kohė tė madhe me diskutime pėr gjėra simbolike sesa me miratimin e ligjeve. Si u pėrgjigjeni ju kėtyre kritikave?

Sabri Hamiti: Unė mendoj qė janė kritika shumė pa lidhje dhe qė i thonė njerėzit qė s’kanė as informimet themelore ēfarė bėn parlamenti i Kosovės. Vetė puna efektive e tregon qė parlamenti ka hartuar dhe miratuar 40 ligje. Ky ėshtė ritėm bile abnormal do tė thosha unė. Shpeshherė flitet kuturu pėr parlamentin dhe institucionet e Kosovės. Gjithmonė kėrkohet alibi qė tė mos i jepen pėrgjegjėsitė dhe kompetencat. Ėshtė absurde tė mendohet qė do tė zhvillohet Kosova qoftė nė nivelin demokratik, politik ose pėrfaqėsues pa i marrė pėrgjegjėsitė. Kjo ėshtė lojė pėr humbje kohe dhe unė mendoj qė vetėm kur ti marrim pėrgjegjėsit njerėzit e Kosovės, atėherė i marrin edhe tė drejtat tė tjerėt qė ti kritikojnė. Nė kėtė fazė unė mendoj qė ėshtė nivel spekullimi.

Zėri i Amerikės: Si janė marrėdhėniet tuaja me UNMIKun?

Sabri Hamiti: Marrėdhėniet e mija janė institucionale. Luftoj me tė cila fuqitė qė kam nė institucionin ku jam tė marrė kompetencat prej UNMIKut dhe ky i fundit si njė organizatė qė unė mendoj pa tė drejtė don ta luajė rolin e qeverisė klasike, don ti mbajė ato kompetenca pėrkundėr deklarimit se do ti dorėzojė.

Zėri i Amerikės: Kosova qeveriset nga njė koalicion partiak i dalė pas zgjedhjeve tė fundit. Nė kėtė qeverisje duket sikur roli i opozitės ka humbur nė Kosovė. A mendoni ju se kjo qeverisje ėshtė e efektshme.

Sabri Hamiti: Vetvetiu qeveria e ndėrtuar mbi bazėn e njė marrėveshjeje e qet rolin e opozitės, e bėn inekzistent. Ne e luajmė rolin e kritikuesit tė qeverisė sa mundemi nė parlament por mėnyra si ėshtė krijuar qeveria e Kosovės faktikisht tregon qė s’ka opozitė klasike tek ne. Tani pėr tani ėshtė menduar mirė qė nė kėtė fazė ndoshta ka qėnė domosdo qė tė jetė njė grumbullim i tė gjitha forcave relevante rreth njė ideje tė qeverimit por nė tė ardhmen unė mendoj qė nuk ėshtė formė shumė e mirė dhe duhet tė provohet ai qė fiton tė qeverisė dhe ai qė ėshtė mė pak fitues tė korigjojė.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.