|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Analizė

 
 

Pranvera   shqiptare nė IRJM

 
                   (Pjesa e dytė) 

 
8.dhjetor 2003 / TN
 
Shkruan: Prof. dr. Nehat SADIKU, Paris
 
Kah mesi i muajit guerilėt shqiptar aktivitetin e tyre e zgjėruan nė fshatrat e Sharit nė pjesėn malore mbi Tetovė, Shipkovica u bė qendra kryesore e Shqiptarėve tė Maqedonisė.  Sipas tė dhėnave zyrtare pėrreth fshatrave u vendosėn afėr 500 (sipas disa tė dhėnave tjera vetėm 50)  guerilė tė armatosur mirė, kundėr tyre qeveria dėrgoi 2.000 policė dhe ushtarė tė pajisur me dhjetė tanke dhe topa.408 Nė Shkup zėdhėnėsi i ministrisė sė brendshme nė intervistėn e tij pėr gazetėn londoneze “The Guardian” deklaroi, rrethanat janė tejet tė vėshtira dhe guerilėt posedojnė armė, qė janė pandan atyre me tė cilat janė tė pajisura forcat tona tė armatosura.
 
E njėjta gazetė shkruan se vėzhguesit e Natos janė skeptik ndaj ushtrisė maqedonase, qė nuk kanė pėrvojat e duhura luftarake dhe posedojnė vetėm tre helikopterė. Pėrpos kėsaj nė rradhėt e saj mernin pjesė afėr 40 % pėrqindė e Shqiptarėve, qė nėnkuptonte se nuk ėshtė aq stabile. Gjatė kėsaj kohe guerila shqiptare filloi tė aplikon njė “strategji tė rre” duke rritur aktivitetin e saj si dhe ndikimin nė popull. UĒK-ja u bėri thirje tė gjithė Shqiptarėve tė aftė qė ti bashkangjiten asaj, thirrja vlente edhe pėr policėt me preardhje shqiptare, qė tė dezertojnė duke u kėrcnuar me aktivitet ushtarake nė Shkup, aleanca Atlantiko-Veriore nuk mundej tė vendoste, qė ti ndihmon qeverisė maqedonase.
 
Sekretari gjeneral i Natos George Robertson mė 19.mars 2001 nė Bruksel haptazi i tregoi ministrit tė jashtėm Srxhan Kerim, se Maqedonia le tė mos llogarisė pėr zgjėrimin e mandatit tė KFORI-t. Natoja nuk mundej tė vepronte mė shumė se sa priste Shkupi zyrtar, pėrpos gaditshmėrisė sė zgjėrimit tė operacionit Shqiponja (“Eagle”) tek rruajtja e kufirit duke kontribuar me kėtė pėr izolimin e “ekstremistėve”.409 Nė realitet shiquar sa i pėrket politikės qė duhet aplikuar nė Maqedoni, brenda Natos erdhi tek dallimet e mėdhaja, kjo u reflektua disa ditė mė vonė, kur qeveria gjermane deklaroi, qė prej kontigjentit tė saj nė Kosovė do tė dėrgon nė Tetovė 400 ushtarė, dhe kur qeveria britanike vendosi qė ta rrit numrin e vėzhguesve ushtarak qė bashkėpunonin me ministrinė e mbrojtjes nė Shkup. SHBA nė teren nuk qenė tė gatshme qė me njėsitė e tyre tė mernin pjesė pėrpos ofrimit tė bashkėpunimit tė kontrollit tė kufirit me aeroplanėt pėr spiunim tė tipit Predator.410
 
Me 19.mars qeveria nė Shkup paralajmėroi, se ushtria ėshtė duke i grumbulluar tanket dhe topat nė Tetovė, parashikon qė tė organizon kundėr “terroristėve” njė ofenzivė duke e futur nėn kontroll pikėn strategjike tek mali Kale, njėrėn prej majeve tė Sharrit. Guerilės shqiptare njėherit u bėri thirje se ultimatumi i qeverisė ėshtė i vlefshėm  dhe deri me 21 mars pėrfaqėsuesit e UĒK-sė duhet ta lėshojnė teritorin e saj apo tė dorėzohen: nė tė kundėrtėn u kanos se qeveria da ti shpall gjendjen e jashtėzakonshme. Tek kjo qeveria nė Shkup nuk llogariste vetėm tek blerja e armėve prej shteteve “miqėsore” (Gjermanisė, Italisė, Greqisė, Kroacisė, Bullgarisė), por edhe tek prania  dhe bashkėpunimi i ngushtė i organizatės Military Profesional Resocurces, qė prej pranverės sė vitit 2000 kaloi prej anės kosovare nė atė maqedonase.411 Me pajtimin e Uashingtonit, Moskės, Kėshillit tė Sigurimit dhe Unionit Europian tė nesėrmen nė tė vėrtetė erdhi deri tek sulmi i fuqishėm topor kundėr pikave tė guerilėve, sepse UĒK-ja e refuzoi ultimatin, edhepse njėherit e shpalli armėpushimin e njėanshėm. Njėri prej zėdhėnsive tė saj  “komandant Mala”, deklaroi, se qėllimi i fundit i guerilės ka tė bėjė me ndarjen e tanė hapsirės ku jetojnė Shqiptarėt prej Maqedonisė. Fjalėt e ministrit tė jashtėm rus Ivanovit, ku gjatė vizitės sė Beogradit, Shkupit dhe Tiranės theksoi se zhbėrja e Maqedonisė Europėn Juglindore do ta shpjen nė pėrqafim tė “terrorizmit ndėrkombėtar” dhe nė saje tė kėsaj duhet ndėrhyrė sa mė parė, por kėto “leksione” nuk patėn jehonė nė mesin e guerilės shqiptare.412
 
    Me 25.mars tė vitit 2001 qeveria maqedonase filloi me ofenzivėn e paraljamėruar me tanke, transporterė dhe kėmbėsorinė dhe sipas mostrės ruse filloi ti bombardon fshatrat, ku fshiheshin guerilėt. Siē pritej, ngjarjet e luftės nė kėtė rreth vicioz e pėrfshinė edhe popullatėn civile, sepse sulmuesit nuk dallonin fare nė mes tyre dhe guerilėve. Propaganda e ndyer e qeverisė maqedonase mundohej UĒK-ė ta akuzon se gjoja nė teren zhvillon spastrimin etnik, popullatėn lokale e pėrdor si cak tė gjallė dhe me anė tė dhunės dhe me blerjen e tė rrinjėve mundohet ti mobilizon nė rradhėt e saj.413
 
Kjo shkaktoi njė valė tė refugjatėve tė frigėsuar, sepse prej teritorit, ku zhvilloheshin luftimet, u shpėrngulėn prej 15.000 deri mė 22.000 njerėz dhe u gjetėn nė pjesėn e brendshme tė Maqedonisė, tė shumtit emigruan nė Kosovė, Shqipėri dhe Turqi, disa prej tyre u munduan tė shkonin nė botėn Perendimore. Njėsitė qeveritare disponin edhe me helikopterėt e blerė nė Ukrahinė, nė vazhdim tė aktiviteteve ushtarake aritėn sukses, sepse e futėn nėn kontroll pjesėn malore pėrreth Tetovės.
 
Qeveria nė Shkup festonte, edhe aq ma shumė, sepse Solana pati sukses qė ta bindė Arbėr Xhaferin si dhe kreun e partisė opozitare Imer Imerin, qė pėr kėmbim pėr reformat, qė duhej njohur tė drejtat “minioritetit shqiptar”, nė Shkup e nėnshkruan deklaratėn, e pėrbėrė sipas instruksioneve tė Solanės: nė tė parashihej zgjidhja paqėsore e konfliktit si dhe thirrje guerilės shqiptare qė ti dorėzojnė armėt. Nė fund tė marsit qeveria maqedonase deklaroi se kryengritja ėshtė shuar dhe “guerilėt janė tė mundur”. Tek kjo nuk ishte aq e qartė, se ē’pati ndodhur me guerilėt shqiptar: apo qenė fizikisht tė eliminuar, apo kaluan nė Kosovė, apo thjeshtė thėnė i zhveshėn uniformat dhe u pėrzien me popullatėn civile.414
 
Nė fillim tė muajit prill sėrish u paraqit guerila shqiptare, kėsaj rradhe nė kufi me Shqipėrinė, pėrreth qytetit Dibėr. Sipas mendimit tė qeverisė maqedonase UĒK-ja posedon me qendrat pėr trajnim nė shtetin fqinj, qė u patėn shėrbyer gjatė viteve 1998-1999 Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Mediat ndėrkombėtare kėto tentime tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare e vlerėsonin si njė tentim pėr minimin e bisedimeve tė filluara pėr reformat, qė nėn patronatin e Solanės  filluan me dy prill nė mes Trajkovskit dhe partive tė “moderuara” politike, pėrfaqėsuesit e tė cilės kėrkonin tu njihet “se nė shtetin e pėrbashkėt nuk paraqesin vetėm pakicėn”.415 Klima politike nė Shkup qe tejet e tensionuar. Erdhi deri tek manifestimet e ndryshme ku disa qindra Maqedonasė e akuzonin Solanėn, se mundohet tua imponon ndryshimin e kushtetutės dhe me kėtė Shqiptarėve tua garanton barazinė: “Solana, ne i dimė qėllimet tua”, “Solana fashist”!”
 
Edhepse kreu i PPD-sė qė nė fillim kishte njė qėndrim tė rezervuar, askushi nė qarqet ndėrkombėtare nuk priste se bisedat do tė zhvillohen aq lehtė. Unioni europian i kishte planet e veta, poashtu edhe qeveria nė Shkup filloi tė sillej sipas logjikės sė imponuar europiane, gjėrat nė shiqim tė parė dukeshin kėshtu, UE qeverinė maqedonase pėr sjelljen e saj konstruktive e shpėrbleu me atė sepse filloi me bisedat me palėn shqiptare: me 9.prill 2001 pas dy vite negociatash organizoi nė Luksemburg nėnshkrimin famoz tė listės pėr “stabilizimin dhe asociim”, qė Maqedonisė – ndėr shtetet e para ballkanike – oforohet shansi pėr inkuadrimin e plotė tek “familja e zgjėruar europiane” (siē u shpreh ministresha pėr punė tė jashtme Anna Lindh, anėtarja e “treshit” qė sėrish filloi tė qarkullon nėpėr Ballkan). Gjatė kėsaj kohe Solana zhvilloi njė diplomaci mobile nė mes Brukselit dhe Shkupit, kėtu shihej mundėsia, qė tė theksohet roli i Unionit Europian tek zgjidhja e krizave ndėrkombėtare, me njė potezė tė kėtillė  dėshironte ta “pėrkrahte dhe konsolidonte unitetin e qeverisė maqedonase” duke e shtyer qė tė zhvillon biseda tė “sukseshme” me pėrfaqėsuesit e pakicės shqiptare.416
 
Marėveshjen e Luksemburgut e vlerėsoi si njė “shans tė rėndėsishėm pėr aritjen e progresit tė vėrtetė tek kėrkimi i dialogut” dhe njėherit propozoi  themelimin e Kėshillit Kombėtar (qeveria e zgjėruar do tė pason mė vonė), ku pritej tė mernin pjesė tė gjithė aktorėt e partive politike maqedonase, tė pėrfshirė nė negociatat paqėsore. Solana mundohej tė ndikon me njė optimizėm tė duhur tek dy komunitet etnike nė Maqedoni, por pjesa mė e madhe e kėtyre dy etnikumeve nuk pajtohej me njė “strategji tė kėtillė politike”. Kjo u bė e qartė nė mbarim tė muajit prill. Nė afėrsi tė fshatit Vejce erdhi tek ndeshjet nė mes guerilės shqiptare dhe njėsive policire qeveritare, ku jetėn e humbėn tetė ushtarė dhe polic.
 
Pėr kėtė rast qeveria theksonte se njėsitė e saja kanė rrėnė nė pritė, pėrderisa pėrfaqėsuesi politik i guerilės shqiptare Ali Ahmeti theksonte, se Shqiptarėt vetėm qenė mbrotjur para dhunės sė njėsive qeveritare.417 Pa marė parsysh pėr atė, se kush kishte tė drejtė, gjatė kohėve tė fundit UĒK-ja pėrjetoi njė ndryshim jetik: nė krye tė saj erdhi Gėzim Ostreni, ish oficer jugosllav, zavendėsi i kreut tė TMK-sė  dhe njė historian ushtarak (e botoi librin pėr lėvizjen partizane shqiptare gjatė luftės sė Dytė botėrore nė Maqedoninė perendimore), qė diti bukur mirė ta bashkon taktikėn e guerilės klasike me mbrotjejn frontale tė teritorit nėn kontrollin e UĒK-sė.418
 
Me 28.prill 2001 nė Manastir erdhi deri tek ndeshja e guerilės ku jetėn e humbėn katėr policė, me 1.maj nė afėrsi tė Likovės, nė pjesėn veriore tė Kumanovės, pesė “terroristė” gjuajtėn kundėr njėsisė policore, qė qe shkaku kryesor pėr ndeshjet e reja. Ekzistonte mundėsia reale qė tė vjen deri tek lufta nė mes dy komuniteteve etnike. Elementet nacionaliste dhe shovene maqedone, pas varrimit tė policėve tė vrarė nė Manastir zhvilluan njė sulm kundėr Shqiptarėve dhe i shkatruan 40 duqanet e tyre. Kjo e detyroi ministrinė e brendshme qė tė aplikon orėn policore.
 
Pas kėtyre ngjarjeve fshihej Organizata revolucionare Maqedonase Todor Aleksandrov, qė u shpalli luftė atyre Shqiptarėve, pėr tė cilėt dyshonin, se financiarisht e pėrkrahin guerilėn. Edhe nė Shkup ku qe i vrarė njė Shqiptar prej Kosovės nė njė restoran shqiptar, Maqedoasit filluan ta pėrhapin frigėn e tyre para Shqiptarėve si dhe eksplodimit demografik dhe kėrkonin, qė qeveria duhet ti armatos, qė tė mborhen prej tyre. Kėtu duhet theksuar edhe “kontributin e ēmuar” tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve (kuptohet asaj maqedonase), qė e pėrpunoi planin duke propozaur kėmbimin e popullatės dhe teritorit nė mes Maqedonisė dhe Shqipėrisė.419
   
408 M. Hatschikjan, n.d., f. 25; A. Toscano, n.d., f. 85; P. Rosulek, n.d., f. 50, C. Ciclet, n.d., f. 22.
409 A. Toscano, n.d., f.86; Z.Kusovac: Macedonia Erupts Again, n.d., f. 4; N. Ragaru, n.d., f. 183.
410 Z. Kusovac: NATO’s Hardest Mission...in only 30 days? Jane’s Defence Weekly, 22.8.2001, f.20, 21; Bulletin Quotidien Europe, 19.-20.3.2001, f. 6.
411 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f.15, 16; A. Toscano, n.,d., f. 87; M. Hatschikjan, n.d., f. 29; Z.Kusovac: Macedonia Erupts Again, n.d., f. 4; N. Ragaru, n.d., f. 183.
412 A. Toscano, n.d., f. 86; Z. Kusovac: Macedonian Army Lacking Strenght, Jane’s Defence Weekly, 4.4.2001, f. 2; I njėjti: Macedonian Army Steps up Arms Procurement, , Jane’s Defence Weekly, 2.5.2001, f. 12; T. Ripley: NATO Strenghtens Links to Macedonia, , Jane’s Defence Weekly, 11.4. 2001, f.3; The Scotsman, 2.3.2001.
413 The Current Digest of the Post-Soviet Press, flet. 53, num.12, f.6.
414 B. O’Shea: Macedonia on the Brink?, n.d., f. 6; A. Toscano, n.d., f. 86; The Current Digest of the Post-Soviet Press, flet. 53, num.12, 2001, f. 6; M. Hatschikjan, n.d., f. 27; T.Judah: Greater Albnaia?, n.d., f. 36; N. Ragaru, n.d., f. 178; The Indepednat, 26.3.2001.
415 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f. 17; Z. Kusovac: Macedonian Army Lacking Strenght, n.d., f. 2; N. Ragaru, n.d., f. 169; Bulletin Quotidien Europe, 21.3.2001, f. 5.
416 A. Toscano, n.d., f. 86; R. Biermann: Die europäische Perspektive für den westlichen Balkan. Die EU im Zwiespalt Osteeuropa.Zeitschrift für Gegenwartsfragen des Ostens, vit.51, num.8, korik 2001, f. 929.
417 F. Petitifer: Fomer Yugoslave Macedonia, n.d., f. 2; Philippe Moreau Defarges: L’enlisment yoguslave, Defense nationale, vit.57, qershor 2001, f. 137; U. Schneckener, n.d., f. 46; Bulletin Quotidien Europe, 4.4.2001, f. 4.
418 IBRU, Boundary and Security Bulletin, pranverė 2001, f. 7; Laurent Zecchini: Entretien avec Javier Solana, L’Europe – puissance, Politique international, num. 92, pranverė 2001, f. 227; Bulletin Quotidien Europe, 29.3.2001, f.3.9.-10.4.2001,f.7, 8.
419 F. Pettifer: Former Yugoslav Macedonia, n.d., f. 12; Z.Kusovac: Ali Ahmeti, Political Represenatative of the National Liberation Army (NLA of Macedonia), Jane’s Defence Weekly, 19.9.2001, f.48.

 


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.