|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Kush janė sot mė tė zėshmit kundėr LDK-sė?

 
 

 
8 dhjetor 2003 / TN
 
Kėta janė politikanucėt dhe publicistikucėt. Kėta janė ata tė paidentitetshmit, qė ndonjėherė ua marrin kohėn me intervistat dhe shkrimet e tyre kundėr kėsaj partie dhe kryetarit tė saj.  Nuk janė edhe aq shumė, po kohėn ua humbin. Kėta  s’i bėjnė gjė  LDK-sė, jo. Madje, veē e forcojnė. Por,  tė dhemb shpirti pėr ta qė e kanė humbur identitetin.
 
Shkruan: Nazmi LUKAJ
 
Qė kur ėshtė themeluar LDK-ja, i ka pasur edhe kundėrshtarėt e vet brenda skenės sonė politike. Kryesisht, kritika veprimtarisė sė saj i kanė drejtuar enveristėt. Kritikat e tyre janė tė kuptueshme, sepse dihet botėrisht se ata kanė qenė dhe gjithmonė do tė jenė kundėr saj. Mirėpo, sidomos pas luftės, LDK-nė me tė madhe janė duke e kritikuar disa ish-udhėheqės tė lartė tė saj, dhe ato pena publicistike qė pėr dhjetė vjet mė radhė ishin zėdhėnėse tė saj.
 
Disa u konvertuan nga frika nė partitė e reja tė pasluftės, ndėrsa disa tė tjerė kėtė e bėnė pasi nuk arritėn  t’i realizonin interesat e veta. Sepse, nė kėtė parti edhe pėr kėtė qėllim kanė hyrė. Kėta tashmė janė edhe mė tė zėshėm se enveristėt kundėr LDK-sė. Ish-politikanėt e lartė tė LDK-sė japin intervista tė vazhdueshme kundėr kėsaj partie, kurse publicistėt qė dikur ishin zėdhėnės tė kėsaj partie, dalin si pėrforcim i penave enveriste.
 
Tė kėtillėt, pra tė konvertuarit qė bėjnė zhurmė kundėr LDK-sė, pėrbėjnė dy lloje  tė veēanta-llojin e politikanucėve dhe tė publicistikucėve. Prandaj, as intervistat e tyre, as shkrimet publicistike qė i bėjnė, nuk konsiderohen serioze jo vetėm nga ata qė e dinė kėtė, por as nga vetė botuesit e gazetave ku ata i plasojnė shkrimet.
 
Sepse, nuk kanė asnjė lloj interesi as prej intervistave, as prej shkrimeve tė tyre, pėr faktin se opinioni ata i konsideron si individė qė kanė dalė nga identiteti i vet nga frika dhe nga interesi. Me njė fjalė, konsiderohen si njerėz falls. Dhe, fallsitetet nuk i duhen askujt, e as pronarėve tė gazetave, tė cilėt kėrkojnė pėr rritjen e tirazhit tė gazetės njerėz me identitet tė vetin.
 
Njerėz qė e kanė edhe guximin, edhe qė nuk janė interesxhinj.   Zhurma e tyre ngjan me  krrokamat e sorrave, kur mblidhen nė qiell dhe e bėjnė zi njė pjesė tė tij. Duke qenė tė pacipė, kėtyre nuk u intereson as se a u beson kush a jo. Kryesorja, krrokasin.
 
Ky soj, pa fije cipe tė fytyrės, veten e konsideron si elitė politike dhe publicistike. Politikanėt e dikurshėm tė LDK-sė, nė intervistat qė japin, zi e shohin LDK-nė dhe i himnizojnė vlerat e partive tė reja, duke i konsideruar si shpėtimtare tė kombit. Publicistikucėt, veē kritikave nė adresė tė saj, kritikojnė edhe publicistėt e guximshėm e me identitet se gjoja e kanė prishur gazetarinė!
 
Edhe prej tyre kėrkojnė  tė jenė tė paidentitet dhe tė shkruajnė si ata shkrime tė pacipta. Nė fakt, ata edhe kurrė s’kanė qenė gjė publicistėsh. E dinė edhe vetė publicikucwt kėtė, po kanė dėshirė qė veten ta paraqesin si elitė nė kėtė fushė. Madje, thonė se edhe kanė identitet! Po ēfarė identiteti kanė njėrėzit qė nga frika dhe interesi bėhen tjetėrkushi?! Qė dalin jashtė vetes sė tyre?!
 
Polikanucėt kėrkojnė qė edhe politikanėt me identitet tė futen nė llojin e tyre. Publicistikucėt synojnė ta rrisin llojin e vet. Kėtė e synojnė edhe nėpėr gazeta, edhe nėpėr kuleare. Ėshtė e dhimbshme kur edhe disa qė kanė njėfar identiteti, shpeshherė dakordohen me kopallat e tyre pėr politikėn dhe publicistikėn. Edhe vetė tė shkuarit e mendjes pėr kėtė, ėshtė humbje e identitetit, sepse ai qė ka identitet, nuk bie pre e asnjė mendimi, por u qėndron stoik mendimeve tė veta.
 
Ani tė kujt, tė politikanucėve dhe tė publicistikucėve!!! Tė atyre qė i ndėrrojnė mendimet sa herė qė ndeshen me dhunėn dhe me interesin. Soji i tyre  ėshtė i dėmshėm  pėr shoqėrinė dhe kombin, sepse synojnė t’i tėrheqin  nga humbja e identitetit. Sa mė parė qė ta kuptojnė kėtė tė gjithė, aq mė shpejt do tė lirohemi prej tyre.
 
Ata mund tė krrokasin edhe mė, por asaj krrokame nuk duhet t’ia vėrė veshin askush. Dhe, kur tė mos pėrfillet   krrokama e tyre, edhe vetė do ta lėnė atė. Ja, kėta janė ata qė sot janė mė tė zėshmit kundėr LDK-sė. Ndryshe: kėta janė politikanucėt dhe publicistikucėt, lexues tė dashur.
 
Kėta janė ata tė paidentitetshmit, qė ndonjėherė ua marrin kohėn me intervistat dhe shkrimet e tyre kundėr kėsaj partie dhe kryetarit tė saj. Nuk janė edhe aq shumė, po kohėn jua humbin. Kėta  s’i bėjnė gjė LDK-sė , jo. Madje, veē e forcojnė. Por,  tė dhemb shpirti pėr ta qė e kanė humbur identitetin. Medet!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.