|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Paradigmat e harrimit

 
 

 
8 dhjetor 2003 / TN
Shkruan: Dr. Luan Topēiu, pedagog i gjuhės shqipe pranė Univ. tė Bukureshtit
 
Harrimi-dhuratė-dėnim
Shumė gjėra qė i pėrkasin tė tashmes sot, janė tė paracaktuara qė nesėr ti kalojnė tė shkuarės. E tashmja tek njeriu rrėgjohet vetėm nė disa “shenja shtypi”, apo “incizime” tė paplota ose nė fshirje apo zhdukje tėrėsore, qė mbeten pas kalimit tė ndodhive e pas kalimit tė kohės. Kujtimet, si shenja amplifikohen, theksohen, zmadhohen, reduktohen e transformohen nėn shtypjen e ndikimeve emocionale, subjektive, varėsisht nga veēoritė psikologjike tė akėcilit etj. A ėshtė  i nevojshėm harrimi? Eshtė njė shpėtim apo njė mallkim, njė shėrim apo njė sėmundje, njė e metė natyrore e universale apo njė domosdoshmėri e rregullator qė siguron drejtpeshimin. Si do tė tregonte bota pa harrimin, po gjithėsecili nga ne. A do tė kishte mė gabime tė pėrsėritura historike; po njerėzore?
 
Njeriu mbetet i markuar nga  pjesa e parė e kujtesės qė ėshtė e pa pėrzgjedhur, tėrėsore, e parenditur, parajėsore - ajo e fėmijėrisė. Ndėrsa pjesa tjetėr bėhet mė selektive, mė sqimėtare, mė e sistemuar, me pėrvoja tė papėlqyeshme, mė e rėndė, mė tekanjoze, mė e dhimbshme, mė torturuese, mė e ashpėr, mė e pabindur, mė hileqare. Do tė ishte nė gjendje njeriu tė pėrballonte njė barrė kaq tė rėndė (njė jetė hipotetike pa harrimin). Kujtimi pėr ndodhinė shpesh herė bėhet mė i rėndėsishėm se sa vetė ndodhia, kujtimi pėr njė person mė i rėndėsishėm se sa prania e tij fizike etj. Ka ngjarje dhe dukuri qė ruhen nė kujtesėn kolektive amplifikohen e transformohen, modifikohen nė kontekste tė dhėna historike, ka shumė syresh qė ruhen nė kujtesėn vetjake. Shumė pėrvoja tė papėlqyshme, dhimbje, trishtim, ankthe, vdekje tė tė afėrmėve i shėron harresa. Ekziston kujtesa historike aq e nevojshme pėr jetėn e kombeve, aq e ngjashme me kujtesėn individuale.
 
Pėr ēdo qenie njerėzore harrimi ėshtė njė proēes mbrojtės e shpėtues. Shumė dukuri tė pakėndshme tė jetės pėrpiqemi t’i harrojmė nė mėnyrė tė dhunshme pėr tė ruajtur integralitetin tonė dhe higjenėn shpirtėrore. Harrojmė pėr tė shpėtuar pjesėn e panjollosur tė vetėdijes, harrojmė qė tė shpėtojmė proēesin e ndėrgjegjes apo vrasjet e saj. Harrojmė ngjarje, persona, origjinėn shoqėrore si pėr tė shpėtuar atė qė e ēmojmė si mė tė shėndetshme. Harrojmė persona, heronj, shkrimtarė, dijetarė si pėr tė theksuar rėndėsinė e kujtimit tė tė tjerėve. Shpesh, nė mėnyrė tė trishtė, harrojmė fragmente nga vetvetja, heqim dorė dhe refuzojmė copėza nga jeta jonė, nga pėrvojat tona qė janė aq tė personalizuara. Asgjė nuk mund ta ngrimė dot, jemi tė dėnuar qė tė tashmen ta kthejmė nė njė kujtim tė tė shkuarės. Kujtimet dhe e shkuara luajnė njė rol vendimtar nė tė tashmen tonė. Kujtesa historike e popujve le gjurmė nė tiparet e tij. Frustrimet historike, komplekset qė kanė njė shpjegim historik modelojnė tiparet e popujve.
 
A ėshtė harresa kjo dhuratė-dėnim vetėm aftėsi e vdektarėve, a ėshtė e vlefshme vetem pėr jetėn tokėsore, kalimtarėt pėr nė Botėn tjetėr marrin me vete kujtimet apo i lenė tė gjitha nė tokė. A do tė kishte kuptim njė jetė tjetėr pa kujtimet e tokės, a do tė ishte vazhdim jete apo njė shkėputje pėr njė tė dytė apo njė ndarje tragjike me gjithēka qė u krijua nė jetėn tokėsore. Nė fakt, ē’na mbetet pėr tu identifikuar nė mungesė tė kujtimeve. Eshtė harrimi njė shėrim i domosdoshėm ndaj plagėve tė marra, ėshtė njė shpėtim ndaj barrės sė rėndė tė jetės. A do tė quhej mė jeta jonė ajo pa asnjė kujtim personal. Sigurisht traumat, lėngimi, humbja tragjike kanė harrimin pėr shėrim. Me siguri fe tė ndyshme, filozofi tė ndryshme japin pėrgjigje tė ndryshme. Nuk ėshtė synimi ynė pėr tė dhėnė pėrgjigje e pėrfundimtare, as pėr tė dhėnė pėrkufizime tė thukėta shkencore, por pėr ta ēuar mendjen njerėzore nė ngasje, nė njė provokim qė e pėrjeton nė mėnyrė tė patjetėrsueshme akėsecili. 
 
Harrim-kujtimi-malli
 
Harrim-kujtim, prej kėtij mekanizmi rivjen nė aktualitet e kaluara, ajo pjesė e shtrenjtė e jetės, rikthehen me njė tjetėr intesitet gjurmė dhe shenja tė mbetura  nė nėnvetėdijen e njeriut, nė qoftė se nė fillim ka qėnė lumturia, ka vijuar mė pas kujtimi i dhimbshėm i saj e pėr t’u kthyer pėrsėri, ndaj ėshtė i nevojshėm harrimi. Sigurisht harresa nuk i zgjidh gjėrat, por vetėm mund t’i shtyjė pėrkohėsisht, mund tė zvogėlojė vetėm intesitetin, duke mbetur nė fakt nė njė lloj dehjeje tė shpirtit, sepse kujtimi ėshtė i pėrhershėm, i pashmangshėm. Reminishenca qė vijnė nė formė valėsh asociative, qė herė vijnė nga fėmijėria e largėt, herė nga kohė tė pacaktuara, herė nga kohė tė pajetuara ende, kaplojnė shpirtin njerėzor, herė duke e trishtuar, herė duke e ngushėlluar, herė duke e melankolizuar, herė duke i falur njė hare tė fshehtė dhe intime - duke i dhėnė njė pėshtjellim kohėve konvencionale, ku e shkuara bėn pjesė nė tė tashmen dhe e tashmja nė tė ardhmen.
 
Pas njė mekanizmi tė stėrhollė qė ka tė bėjė mė shumė me subkoshienten-inkoshiente, kujtesa si funksion afektiv, sipas kuptimit tė rizbuluar nga Bergson-i nė shekullin tonė, bėn qė e panjohura, e cila mbetet pas harresės, tė bėhet e njohur, jo si rindėrtim i asaj se ē’ka qenė, por nė mėnyrė krijuese, duke fituar thekse tė tjera, rivlerėsim dhe njė zhvillim e njė shtrirje tjetėr. Kjo memorie afektive gjenerohet nga malli, provokohet apo malli mbetet si pasojė e kujtesės afektive, kujtesa afektive ka nevojė pėr shpėtimin qė mund ta kryejė vetėm malli, kėshtusoj malli nuk mbetet njė ndjenjė e thjeshtė horizontale, por dhe njė mekanizėm psikologjik i ndėrlikuar dhe pjellor, e kaluara duke i pėrkitur afektives mbetet njė depozitė e shtrenjtė e kujtimeve tė vyera. Kjo depozitė kujtimesh emotive pret ngacmime tė rizgjohet, tė riaktivizohet, tė ēlirohet, tė marrė rrugė.
 
Eshtė kjo arsyeja qė  poetėt thėrrasin e kėrkojnė tė dashurat e tyre, tė afėrmit, objektet  qė iu mungojnė nė njė tė tashme. Por vetėm harrimi i pjesshėm ėshtė krijues, dhe malli prodhohet pikėrisht nė zonėn ku ndodh harrimi i pjesshėm dhe si pasojė e tij krijohen vepra poetike, sepse po tė harrosh krejtėsisht tė shkuarėn do tė thotė qė tė mos kesh asnjė lloj tė ardhme. Ky lloj formulim i kohės ėshtė ai i mallit, si ndjenjė komplekse, qė gėrsheton nė vetvete dėshirėn nostalgjike me gėzimin e sė ardhmes.
 
Ndjenja e vetmisė, nostalgjia-mall ka pėrcaktuar shpirtin njerėzor qė nė kohė tė hershme e nė ēdo epokė dhe nė mėnyrė tė veēantė ēdo personalitet krijues ėshtė pėrpjekur ta pėrkufizojė atė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr. Harrimi kjo domosdoshmėri, ky shėrim-lėndues i vetėdijes. Sa e tmerrshme do tė dukej bota pa tė!


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.