|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  


 
 
 

   

 
 E hėne, 8 dhjetor 2003

 
    

   Pėrmbajtja:

  • Presidenti Rugova dėnon fuqishėm incidentin e tė shtunės nė Mitrovicė

  • Kryeministri Rexhepi shpreh zhgėnjim lidhur me formulimin e komunikatės pėr shtyp tė policisė sė UNMIK-ut

  • Deputetėt Sabri Hamiti e Ismail Kurteshi udhėtuan pėr nė SHBA

  • Daci priti revizoren e pėrgjithshme pėr Kosovėn zonjnėn Ahlenius

  • Zyra britanike dėnon incidentin nė Mitrovicė

  • Autoritetet ndėrkombėtare dėnojnė incidentin e fundit nė veri tė Mitrovicės

  • Faruk Spahia ka dėnuar ashpėr incidentin e fundit nė veri tė Mitrovicės

  • KMDLNJ: Sulmi ndaj kryeminstrit - sulm kundėr institucioneve tė Kosovės

  • Gjenerali turk konfirmon pėrkushtimin e vendit tė tij nė Kosovė

  • LDK-ja dėnon dhunėn nė Mitrovicė kundėr institucioneve tė Kosovės

  • Dr.Alush Gashi mori pjesė nė takimin e Iniciativės sė NDI-sė pėr Evropėn Qendrore dhe Juglindore nė Budapest

  • Dyshohet pėr njė varrezė masive nė Hajvali afėr Prishtinės

  • Qeveria e Tirolit shpreh gatishmėrinė pėr tė ndihmuar komunėn e Podujevės

  • "Kosova eleven" dhe filmi italian "Pistoleta" janė fitues tė Festivalit tė filmit nė Tiranė

  • Ministrat e BE diskutojnė tė martėn pėr standardet qė duhet t'i pėrmbushė Kosova

  • Pėrfaqėsuesit serbė nė Kosovė kanė refuzuar tė marrin pjesė nė takimin e ministrave tė BE-sė

  • Nė Vjenė do tė mbahet njė konferencė e OSBE-sė pėr Kosovėn

  • Nėnkryetari i OEK thotė se aktualisht mund tė flitet pėr bllokim total tė privatizimit nė Kosovė

  • Dėnohen anėtarėt e organizatės terroriste greke "17 nėntori"

  • Nė qarkun e Shkodrės 240 familje vazhdojnė tė jenė nė konflikt me njėra tjetrėn pėr shkak tė fenomenit tė gjakmarrjes

  • Bruksel: Takohen ministrat e punėve tė jashtme tė BE-sė nė samitin dyditor

  • Gjeneralėt e akuzuar serbė pėr krime nė Kosovė nė listėn zgjedhore tė ministrit serb tė policisė

  • Vriten katėr ushtarė rusė nė Ēeēeni

  • Partia pro-Putin kryeson nė zgjedhjet nė Rusi

  • Hetohet vdekja e 9 fėmijėve pas sulmit amerikan nė Afganistan

  • Zimbabve del nga Komunuelthi

  • Al-Kaida planifikon transferimin e operacioneve tė saj nga Afganistani nė Irak

  • Kryerevizori kritikon burokracinė e BE-sė

  • Djetė veta janė arrestuar nė Francė se kanė pėrgatitur sulm kundėr ambasadės amerikan

 
  
Presidenti Rugova dėnon fuqishėm incidentin e tė shtunės nė Mitrovicė
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, dėnon ashpėr sulmin mbi delegacionin e Bankės Botėrore dhe mbi Kryeministrin Bajram Rexhepi, qė u bė nė Mitrovicė tė shtunėn nga ekstremistėt serbė.

Presidenti Rugova shpreh keqardhje pėr lėndimin e anėtarit tė delegacionit tė Bankės Botėrore.

Presidenti i Kosovės kėrkon tė merren masa tė ashpra kundėr aktorėve dhe inspiruesve tė tyre tė kėtij sulmi primitiv. Beogradit bashkėsia ndėrkombėtare duhet t'i thotė stop nė pėrkrahjen e ekstremistėve serbė tė Kosovės apo tė infiltruar nga Serbia.
 
 
Kryeministri Rexhepi shpreh zhgėnjim lidhur me formulimin e komunikatės pėr shtyp tė policisė sė UNMIK-ut
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - "E kam lexuar me kujdes komunikatėn pėr shtyp tė policisė sė UNMIK-ut dhe Zyrės sė UNMIK-ut pėr shtyp nė Mitrovicė tė datės 6 dhjetori 2003 pas 'incidentit - prishjes sė rendit publik', siē ėshtė quajtur.
 
Jam i detyruar tė shpreh zhgėnjimin tim tė thellė lidhur me formulimin e kėsaj komunikate pėr shtyp", thuhet nė njė reagim tė kryemnistrit tė Kosovės Bajram Rexhepi dėrguar z. Sunil Narula, udhėheqės i Departmentit pėr Informim Publik tė UNMIK-ut.

"Sė pari, nė komunikatė pėr shtyp ėshtė thėnė se delegacioni i njė 'organizate tė rėndėsishme vizitoi njė restorant nė Mitrovicėn Veriore', duke mos e pėrmendur se edhe unė, poashtu, isha nė atė delegacion.
 
Duhet tė jeni tė vetėdijshėm se unė nuk kam qenė mysafir i rastit nė restorant dhe se nuk kam qenė atje rastėsisht. Unė kam qenė i ftuar nė atė ngjarje dhe nga respekti pėr Drejtorėt e Bankės Botėrore e kam pranuar thirrjen e tyre disa ditė mė parė. Me atė vendim, Misioni i Bankės Botėrore ėshtė informuar nė kohė sikurse edhe Njėsia Speciale Multinacionale", thekson mė tutje Rexhepi dhe shton:

"Megjithatė, ju duhet tė jeni tė vetėdijshėm se pavarėsisht nga tė gjitha informatat e dhėna nga ana jonė, Zyra pėr Shtyp e UNMIK-ut duhet ta dijė se unė jam Kryeministėr i tė gjithė qytetarėve tė Kosovės nė gjithė territorin e saj, pėrfshirė edhe pjesėt, nė cilat UNMIK-u deri tash nuk ia ka arritur tė ushtrojė autoritetin e vet.
 
Prandaj, unė konstatoj se ėshtė joserioze dhe si njė akt tė papėrgjegjshėm tė thuhet nė komunikatėn tuaj pėr shtyp se Kryeministri Rexhepi ishte pėr 'vizitė tė paparalajmėruar nė tė njėjtin restorant', ku ishin edhe Drejtorėt e Bankės Botėrore.

"Pėrveē kėsaj, ėshtė edhe mė tronditėse pėr mua qė nuk ka asnjė fjalė qė do tė dėnonte aktet ndaj meje si Kryeministėr i Kosovės. Derisa komunikata pėr shtyp thekson qė 'Administrata e UNMIK-ut dhe Policia e UNMIK-ut janė shumė tė shqetėsuara pas sulmit ndaj njė delegacioni tė njė organizate tė rėndėsishme ndėrkombėtare...', nuk ka asnjė fjalė pėr kėrcėnimin, protestat dhe sulmet qė janė bėrė ndaj Kryeministrit.
 
Duhet tė shpreh shqetėsimin tim personal pėr shkak tė njė dallimi tė tillė nė komunikatėn tuaj pėr shtyp. Duke e ditur se si hartohen komunikatat pėr shtyp, nuk shoh asnjė mėnyrė qė do tė arsyetonte mospėrfshirjen e emrit tim nė rastin e shprehjes sė shqetėsimit tuaj".

"Do tė pėrpiqem ta bind veten se heshtja nga ana juaj nuk ėshtė pėrkrahje ndaj sulmeve tė drejtuara ndaj meje, edhe pse heshtja, gabimisht, nėnkupton pajtueshmėri. Nė tė njejtėn kohė, unė ju siguroj se unė do tė mbes i pėrkushtuar nė veprimet e mia drejt krijimit tė prosperitetit, lirisė sė lėvizjes dhe sigurisė pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės, thotė mes tjerash nė reagimin e tij kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.
 
 
Deputetėt Sabri Hamiti e Ismail Kurteshi udhėtuan pėr nė SHBA
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Drejtuesit e Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar tė Kuvendit tė Kosovės, Dr. Sabri Hamiti, kryetar, dhe z.Ismail Kurteshi, nėnkryetar, kanė udhėtuar pėr njė vizitė zyrtare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Gjatė vizitės disaditėshe zotėrinjtė Hamiti dhe Kurteshi do tė kenė takime nė Kongresin amerikan, nė Departamentin e Shtetit, por edhe me pėrfaqėsues organizatash tė tjera.
 
 
Daci priti revizoren e pėrgjithshme pėr Kosovėn zonjnėn Ahlenius
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, priti revizoren e pėrgjithshme pėr Kosovė, znj. Inga-Britt Ahlenius dhe bisedoi me tė pėr punėn qė do ta kryejė kjo zyrė, e formuar kohė mė parė nga Shtylla IV e UNMIK-ut.

Zonja Ahlenius, e cila ka pėrvojė revizioni tė institucioneve nė Suedi, vlerėsoi se kontrolli ėshtė pjesė e rėndėsishme e sistemit demokratik tė njė vendi, prandaj edhe pėr Kosovėn.

Kryeparlamentari Daci i dha mbėshtetje tė plotė Zyrės sė Revizores sė pėrgjithshme nė Kosovė dhe shtoi se nė kėtė fazė tė tranzicionit vendi nuk mund tė jetė imun ndaj korrupsionit.

Daci nė takim ngriti njė varg ēėshtjesh tė cilat e determinojnė zhvillimin e paktė ekonomik tė Kosovės, si ndėrprerjen pa arsye e procesit tė proivatizimit, mosqasjen e Kosovės nė mekanizmat financiarė ndėrkombėtarė, papunsėsinė e lartė e tė tjera.

Ndėrkaq, duke folur pėr bashkėpunimin me ndėrkombėtarėt nė Kosovė, Daci theksoi se misioni i UNMIK-ut nė Kosovė, duhet tė pėrfundojė me sukses, ndryshe mesazhi pėr projekte tė ngjashme nė botė do tė ishte shumė negativ. Kosovės mė nuk do t'i duhen administratorė ndėrkombėtarė, por kėshilltarė dhe ekspertė tė mirė, theksoi Daci.
 
 
Zyra britanike dėnon incidentin nė Mitrovicė
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Shefi i Zyrės britanike nė Prishtinė Mark Dikinson, pėrmes njė deklarate pėr shtyp ka dėnuar sulmin ndaj kryeministrit tė Kosovės nė Mitrovicėn veriore nga huliganėt mė 6 dhjetor. "Dhuna nuk vend nė Kosovė, kushdo qė e shkakton atė. Liria e lėvizjes duhet tė ekzistojė pėr tė gjithė. Standardet pėr Kosovėn nuk mund jenė standarde tė dyfishta.
 
Pėrgjegjėsit duhet tė sillen para drejtėsisė. U bėj thirrje politikanėve vendorė tė dėnojnė kėtė incident, ashtu siē presim qė ata tė dėnojnė edhe sulmet e drejtuara kundėr serbėve", thuhet nė deklaratėn e shefit tė Zyrės britanike, Mark Dikinson.
 
 
Autoritetet ndėrkombėtare dėnojnė incidentin e fundit nė veri tė Mitrovicės`
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė kanė dėnuar sulmin e pardjeshėm ndaj kryeministrit tė Kosovės dhe delegacionit tė Bankės Botėrore nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

Policia nuk ka ndėrmarrė asnjė aksion pėr tė arrestuar personat qė lėnduan njė pėrfaqėsues tė Bankės Botėrore dhe tentuan tė sulmojnė Kryeministrin Bajram Rexhepi.

Zėdhėnėsi rajonal i UNMIK-ut Xhorxhi Kakuk tha se organet e rendit e kanė vėnė gjendjen nėn kontroll dhe menjėherė kanė filluar hetimet. Ai ėshtė i bindur se policia do t'ia dalė qė t'i ndriēojė tė gjitha detajet e kėtij incidenti. Kakuk shtoi se policisė i duhet edhe pak kohė pėr tė zbuluar se kush qėndron prapa kėtij incidenti nė veri tė Mitrovicės.

Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės kanė thėnė se vizita e Kryeministrit nė kėtė pjesė ishte provokuese pėr serbėt e veriut tė Mitrovicės.
 
Oliver Ivanoviq ka thėnė se vendimi i kryeministrit pėr tė drekuar nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka qenė i gabuar dhe e di qė ėshtė i padėshiruar te popullata e atjeshme serbe. Ivanoviq thotė se serbėt e veriut tė Mitrovicės kryeministrin Bajram Rexhepi nuk e shohin si kryeministėr tė tyre.
 
Ndėrkaq, ministri i Bujqėsisė nė Qeverinė e Kosovės, Goran Bogdanoviq u ka deklaruar mediave serbe se pjesėmarrja e Kryeministrit tė Kosovės nė takim nė pjesėn veriore tė Mitrovicės ka qenė njė provokim i rėndė pėr serbėt.
 
 
Faruk Spahia ka dėnuar ashpėr incidentin e fundit nė veri tė Mitrovicės
 
Mitrovicė, 8 dhjetor 2003 - Kryetari i Asamblesė komunale tė Mitrovicės Faruk Spahija pasi dėnoi ashpėr kėtė incident qė ndodhi pardje nė veri tė Mitrovicės. Ai tha se sulmi ndaj Kryeministrit tė Kosovės dhe pėrfaqėsuesve tė Bankės Botėrore ėshtė nė vazhdėn e pėrpjekjeve tė qytetarėve serbė pėr ta destabilizuar gjendjen dhe penguar integrimin e qytetit.
 
 
KMDLNJ: Sulmi ndaj kryeminstrit - sulm kundėr institucioneve tė Kosovės
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Sulmi i sė shtunės (mė 6 dhjetor) i "rojeve tė urės" kundėr kryeministrit tė Kosovės dhe delegacionit tė Bankės Botėrore nė veri tė Mitrovicės paraqet sulm tė drejtpėrdrejtė tė bandave serbe edhe ndaj institucioneve tė Kosovės, thuhet nė njė prononcim tė KMDLNJ.

Sulmet e "rojeve tė urės" dhe tė ekstremistėve tė tjerė serbė kundėr shqiptarėve, por edhe kundėr qytetarėve tė tjerė joserbė nė veri tė Mitrovicės ėshtė dukuri shumė e shpeshtė. Nga sulmet e kėtilla nuk janė kursyer as pjesėtarėt e institucioneve ndėrkombėtare, tė cilėt po ashtu nė disa raste kanė qenė objekt i sulmeve tė ekstremistėve serbė, thekson KMDLNJ.

KMDLNJ u bėn thirrje organeve tė administratės sė UNMIK-ut dhe institucioneve tė Kosovės, e sidomos forcave tė sigurisė (KFOR-it, policisė sė UNMIK-ut dhe SHPK-sė) qė tė veprojnė energjikisht kundėr ekstremistėve dhe pėrpjekjeve tė tyre pėr destabilizim tė mėtejmė tė Kosovės.

KMDLNJ shfaqė brengosje pėr qėndrimin indiferent tė UNMIK-ut, i cili po i inkurajon ekstremisttė serbė nė veriun e Mitrovicės duke bashkėpunuar dhe nėnshkruar marrėveshje tė ndryshme me pushtetin Ademokratik@ tė Serbisė dhe duke i nėnshtruar dhe poshtėruar Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse tė Kosovės, nė disajnimin e tė cilave ka luajtur rol vendimtar.
 
 
Gjenerali turk konfirmon pėrkushtimin e vendit tė tij nė Kosovė
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Ka arritur nė vendin tonė komandanti i Forcave tė Armatosura Turke, gjenerali Hilmi Yzkok, i cili deklaroi se Turqia mbetet e pėrkushtuar nė Kosovė.

Gjenerali Yzkok tha se nuk do tė ketė reduktim tė trupave turke qė veprojnė nė kuadėr nė tė KF0R-it nė Kosovė.

Ai ėshtė takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Holger Kammerhof.

Ndėrkohė, gjenerali Yzkok nė Prizren vizitoi trupat turke qė veprojnė nė kuadėr tė Brigadės Shumėkombėshe Jug-Perėndim.
 
 
LDK-ja dėnon dhunėn nė Mitrovicė kundėr institucioneve tė Kosovės
 
Prishitnė, 8 dhjetor 2003 - Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, nė mbledhjen e saj tė radhės shqyrtoi gjendjen aktuale si edhe incidentin nė Mitrovicė, drejtuar kundėr institucioneve demokratike nė Kosovė.

Vizita e Kryeministrit tė Kosovės dhe delegacionit tė Bankės Botėrore nė Mitrovicė, e pėrcjellė me dhunė dhe agresivitet tė minoritetit serb, nuk i kontribuon mbarėvajtjes sė proceseve demokratike nė Kosovė, as paqes dhe sigurisė, vlerėson Kryesia e LDK-sė pėrmes njė komunikate.

Qytetarėt e Kosovės dhe pėrfaqėsuesit e saj, thuhet mė tutje nė komunikatė, duhet tė jenė tė lirė dhe tė sigurtė nė tėrė territorin e Kosovės. LDK-ja kėrkon nga organet e sigurisė qė tė ndėrmarrė masa adekuate nė pėrputhshmėri me ligjin.
 
 
Dr.Alush Gashi mori pjesė nė takimin e Iniciativės sė NDI-sė pėr Evropėn Qendrore dhe Juglindore nė Budapest
 
Prishitnė, 8 dhjetor 2003 - Me ftesė tė Institutit Demokratik Amerikan pėr ēėshtje ndėrkombėtare (NDI), Dr.Alush Gashi, sekretar pėr Marrėdhėnie me Jashtė i LDK-sė, mori pjesė nė takimin inaugurues tė Iniciativės sė NDI-sė pėr Evropėn Qendrore dhe Juglindore, i cili i zhvilloi punimet nė Budapest prej 5-7 dhjetor 2003.

Nė kėtė konferencė u diskutua pėr mundėsitė e vazhdimit tė angazhimit tė NDI-sė nė modernizimin e partive politike tė Evropės Qendrore dhe Juglindore.

Nė kėtė tubim morėn pjesė partnerėt politikė tė NDI-sė nga Shqipėria, Bullgaria, Rumania, Kroacia, Kosova, Bosna e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, si edhe pėrfaqėsuesit e partive politike tė vendeve evropiane dhe pėrfaqėsuesit e institucioneve demokratike tė Evropės Perėndimore.

Nė kuadėr tė prezentimit tė profilit politik tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe rolin e saj nė vazhdimin e proceseve demokratike nė Kosovė, tė rėndėsishme pėr paqe dhe stabilitet, Dr.Gashi rikonfirmoi pėrcaktimin e LDK-sė pėr bashkėpunim me partitė me programe demokratike dhe bashkėpunimin e ngushtė me NDI-nė dhe shtoi se LDK-ja ėshtė parti moderne, me program tė mirė dhe me Presidentin Rugova, figurė qendrore dhe garantuese tė proceseve demokratike nė LDK dhe nė Kosovė.
 
 
Dyshohet pėr njė varrezė masive nė Hajvali afėr Prishtinės
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Njė qytetar nga fshati Hajvali, komuna e Prishtinės e ka njoftuar sot KMDLNJ-nė pėr mundėsinė e ekzistimit tė njė varreze masive nė kėtė fshat. Vendi i dyshimtė ėshtė i rrethuar me njė shirit tė verdhė dhe gjendet nė vendin e quajtur Veternik nė afėrsi tė trafostacionit tė ri nė Hajvali.

Qytetari e ka vėrejtur kėtė tė shtunėn (mė 6 dhjetor) rreth orės 16.00. Tė nesėrmen dhe sot ai ėshtė interesuar te ushtarėt e KFOR-it pėr kėtė, por ata i janė pėrgjegjur se nuk kanė asnjė njohuri se kush e ka rrethuar atė vend me shirit.

Gjatė luftės nė Kosovė, nė objektin e trafostacionit tė ri nė Hajvali kanė qėndruar paramilitarėt serbė.
KMDLNJ fton organet kompetente tė shqyrtojnė kėtė rast.
 
 
Qeveria e Tirolit shpreh gatishmėrinė pėr tė ndihmuar komunėn e Podujevės
 
Podujevė, 8 dhjetor 2003 - Vizitėn njėjavore nė Landin e Tirolit tė Austrisė, kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu e vlerėsoi tė suksesshme.

"Ishte njė vizitė pune gjatė sė cilės Qeveria e Tirolit konfirmoi edhe njė herė gatishmėrinė pėr tė na ndihmuar, por edhe pėr tė thelluar bashkėpunimin nė fushat me interes pėr tė dy vendet.
 
Shfrytėzoj rastin ta falėnderoj popullin mik dhe Qeverinė e Tirolit pėr ndihmat dhėnė komunės sonė nė arsim, bujqėsi, transport, turizėm dhe fusha tjera", tha Agim Veliu pas kthimit nga Tiroli.

Z. Veliu njoftoi se anėtarja e Qeverisė sė Tirolit zonja Ganel pritet qė sė shpejti ta vizitojė Podujevėn.
 
 
"Kosova eleven" dhe filmi italian "Pistoleta" janė fitues tė Festivalit tė filmit nė Tiranė
 
Tiranė, 8 dhjetor 2003 - Filmi i regjisores nga Prishtina Burbuqe Berisha "Kosova eleven" dhe filmi italian "Pistoleta", me Franko Neron nė rolin kryesor, janė fitues tė Festivalit tė filmit tė metrazhit tė shkurtėr qė u mbyll mbrėmė nė Tiranė.

Filmi "Kosova eleven" pėrshkruan ngjarjet e 11 shtatorit nė Amerikė, i cili pėrshkohet nga groteska dhe humori i lehtė. Ngjarja e filmit zhvillohet nė njė fshat tė Kosovės, i cili pasi dėgjon pėr sulmet e 11 shtatorit, vendos t'i dalė nė krah Amerikės.

Regjisorja dhe skenaristja e filmit Burbuqe Berisha u shpreh se ėshtė e lumtur pėr ēmimin e fituar. Ky film ėshtė bėrė pėr festivalin "9/11" tė organizuar muaj mė parė nė Prishtinė, ku gjthashtu ka marrė njė ndėr ēmimet kryesore.
 
 
Ministrat e BE diskutojnė tė martėn pėr standardet qė duhet t'i pėrmbushė Kosova
 
Bruksel, 8 dhjetor 2003 - Nė takimin e Bashkimit Evropian nė Bruksel, i cili do tė mbahet tė martėn, do tė bėhet fjalė pėr projektin e operacionalizimit tė tė standardeve nga bashkėsia ndėrkombėtare, qė duhet tė pėrmbushė Kosova para zgjidhjes sė statusit tė saj politik.
 
Nė kėtė takim tė 15 ministrave tė vendeve tė BE-sė, pritet tė marrin pjesė pėrfaqėsues tė Misionit tė OKB-sė dhe Qeverisė sė Kosovės, tė cilin do ta udhėheqė Kryeministri Bajram Rexhepi.
 
Me kėtė rast pritet tė miratohet Plani pėr operacionalizimin e pėrmbushjes sė standardeve pėr Kosovėn. Bėhet e ditur se versioni pėrfundimtar i kėtij dokumenti do tė bėhet publik tė enjtėn mė 10 dhjetor nė Prishtinė.
 
 
Pėrfaqėsuesit serbė nė Kosovė kanė refuzuar tė marrin pjesė nė takimin e ministrave tė BE-sė
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - Pėrfaqėsuesit e pakicės serbe nė Kosovė kanė refuzuar tė marrin pjesė nė takimin e ministrave tė BE-sė nė Bruksel mė 9 dhjetor, ku pritet tė miratohet Plani pėfundimtar pėr operacionalizimin e pėrmbushjes sė standardeve.
 
Oliver Ivanoviq ka thėnė se serbėt nuk duan tė marrin pjesė nė kėtė takim, pasi nuk janė njoftuar me versionin pėrfundimtar tė planit pėr standardet dhe nuk duan tė ndodhen par njė akti tė kryer.
 
Por, zyrtarė tė UNMIK-u thonė plani u ėshtė dhėnė tė njėjten ditė si shqiptarėve ashtu edhe serbėve. Dokumenti mbi standardet i ėshtė dhėnė koordinatorit ndėrministror Milorad Todoroviq tė shtunėn, me kėrkesė tė tij.
 
 
Nė Vjenė do tė mbahet njė konferencė e OSBE-sė pėr Kosovėn
 
Vjenė, 8 dhjetor 2003 - Nė Vjenė do tė mbahet njė konferencė e caktuar nga ish-shefi i Misionit Verifikues tė OSBE-sė nė Kosovė Uiliam Voker, ku janė ftuar tė marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit kryesor institucional e partiak tė Kosovės, presidenti Rugova, kryeministri Rexhepi, kryeparlamentari Daci dhe kryetar i PDK-sė Thaēi.
 
 
Nėnkryetari i OEK thotė se aktualisht mund tė flitet pėr bllokim total tė privatizimit nė Kosovė
 
Prishtinė, 8 dhjetor 2003 - "Procesi i privatizimit nė Kosovė ėshtė bllokuar. Ne kemi menduar se ky proces ėshtė pezulluar, por tash mund tė flasim pėr bllokim total tė kėtij privatizimit", ka thėnė pėr njė radio tė huaj , nėnkryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Mustafė Ibrahimi.
 
Ai thotė se procesi ėshtė bllokuar me vendimin e Nikolaas Lamsdorf, shefi i Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut dhe me kėrkesėn e Serbisė. Sipas tij kėtu bėhet fjalė pėr ndėrhyrje dhe interesa politike tė Serbisė.
 
 
Dėnohen anėtarėt e organizatės terroriste greke "17 nėntori"
 
Athinė, 8 dhjetor 2003 - Njė gjykatė antiterroriste greke ka shpallur fajtorė 15 anėtarė tė organizatės terroriste "17 nėntori", duke pėrfshirė edhe liderin e saj pėr rolin e tij nė vrasjet pothuajse 30-vjeēare, ku janė vrarė diplomatė amerikanė e britanikė dhe tė tjerė.

Pas njė procesi nėntėmujor, gjykata i shpalli fajtorė ata pėr pjesėmarrje nė plaēkitje tė armatosura, nė qindra sulme me bombė dhe nė 23 vrasje, qė nga viti 1976.

Nė mesin e viktimave tė atantateteve janė edhe katėr diplomatė amerikanė, dy turq, si dhe njerėz tė dalluar tė politikės dhe afaristė grekė, njoftojnė agjencitė e huaja tė lajmeve.
 
 
Nė qarkun e Shkodrės 240 familje vazhdojnė tė jenė nė konflikt me njėra tjetrėn pėr shkak tė fenomenit tė gjakmarrjes
 
Shkodėr, 8 dhjetor 2003 - Nė Shkodėr veprimtarėt e pajtimit shprehėn shqetėsimin rreth paaftėsisė sė strukturave tė shtetit ligjor pėr tė parandaluar vetėgjyqėsinė dhe gjakmarrjen.
 
Sipas tyre nė qarkun e Shkodrės 240 familje vazhdojnė tė jenė nė konflikt me njėra tjetrėn pėr shkak tė fenomenit tė gjakmarrjes. Veprimtarėt e pajtimit u shprehėn se vetėm zbatimi i ligjit dhe ndėshkimi i autorėve tė krimit mund tė frenojnė vetėgjyqėsinė.
 
 
Bruksel: Takohen ministrat e punėve tė jashtme tė BE-sė nė samitin dyditor
 
Bruksel, 8 dhjetor 2003 - Ministrat e punėve tė jashtme tė Bashkimit Evropian sot nė Bruksel janė takuar nė takimin dyditor pėr tė pėrgatitur samitin e BE-sė i cili do tė mbahet nė fund tė javės.

Pjesa e paradites sė takimit kryesisht iu kushtua pėrgatitjeve pėr samitin e ardhshėm tė BE-sė, i cili do tė mbehet tė premtėn dhe tė shtunėn nė Bruksel. Pasdite ministrat do tė takohen nė kuadėr tė Konferencės ndėrqeveritare (IGC) pėr tė diskutuar pėr Kushtetutėn e ardhshme tė BE-sė.

Shefat e diplomacisė sė 25 anėtarėve tė tashėm dhe tė ardhshėm tė BE-sė, si dhe tė tri vendeve kandidate do tė takohen me homologėt e tyre nga pesė vendet e pėrfshira nė Procesin e stabilizim azociimit - Kroacia, B e H, Serba e Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipėria.
 
Fjala ėshtė pėr takimin e parė ministror tė Forumit BE - Ballkani Perėndimor, i cili ėshtė formuar nė samitin e Selanikut nė qershor tė kėtij viti.
 
 
Gjeneralėt e akuzuar serbė pėr krime nė Kosovė nė listėn zgjedhore tė ministrit serb tė policisė
 
Beograd, 8 dhjetor 2003 - Dy tė akuzuar nga Tribunali i Hagės ndodhen nė listėn zgjedhore tė liberalėve tė Serbisė, parti kjo e ministrit serb tė policisė Dushan Mihajloviq.
 
Fjala ėshtė pėr gjeneralėt Sreten Llukiq dhe Vladimir Lazareviq, tė cilėt bashkė me dy gjeneralėt e tjerė serbė Vlastimir Gjorgjeviq dhe Nebojsha Pavkoviq, janė akuzuar nė Hagė pėr krime kundėr njerėzimit mbi shqiptarėt e Kosovės, si dhe pėr shkeljen e ligjit dhe tė zakoneve tė luftės gjatė konfliktit nė Kosovė nė vitin 1999.

Madje Lukiq ėshtė i dyti nė listėn e kėsaj partie, pas Mihajloviqit.
 
 
Vriten katėr ushtarė rusė nė Ēeēeni
 
Grozni, 8 dhjetor 2003 - Katėr ushtarė rusė janė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur nė njė pritė tė kryengritėsve nė Ēeēeni, kanė bėrė tė ditur zyrtarė tė Ministrisė ruse tė Punėve tė Brendshme.

"Katėr janė vrarė, dhe njė ushtar gjatė shkėbimit tė zjarrit ka pėrfunduar si peng", ka thėnė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, duke shtuar se grupi i ushtarėve ėshtė sulmuar nė Itum Kale, nė rajonin malor tė Ēeēenisė.
 
 
Partia pro-Putin kryeson nė zgjedhjet nė Rusi
 
Moskė, 8 dhjetor 2003 - Numėrimi i pjesėrishėm i votave nė zgjedhjet pėr dhomėn e ulėt tė parlamentit rus, Dumėn, ka treguar se katėr parti janė tė sigurta qė do tė pėrfaqėsohen atje, por njėra prej tyre, Rusia e Bashkuar, qė mbėshtet presidentin Vladimir Putin, udhėheq ndjeshėm dhe nė fund mund tė ketė shumicėn parlamentare.

Humbėsit kryesorė duket se janė partitė pro-tregut tė lirė, SPS dhe Jabloko, tė cilat mund tė mbeten plotėsisht jashtė.

Ndryshimi mė i madh ka tė bėjė me partitė qė zėnė vendin e dytė dhe tė tretė. Partia Komuniste dhe ajo ultra-nacionaliste Liberaldemokrate kanė ndryshuar vendet me ardhjen e rezultateve tė tjera, dhe komunistėt kanė dalė pėrpara.

Shifrat prej 12,9 pėrqind dhe 12,3 pėrqind respektivisht pėr komunistėt dhe ultra-nacionalistėt, vetėm sa tregojnė se sa prapa janė ato pas partisė sė Rusisė sė Bashkuar qė sipas njoftimeve ka siguruar 36 pėr qind.
 
 
Hetohet vdekja e 9 fėmijėve pas sulmit amerikan nė Afganistan
 
Kabul, 8 dhjetor 2003 - Ambasadori amerikan nė Afganistan, Zalmay Khalilzad, tha se autoritetet amerikane po hetojnė vdekjen e nėntė fėmjėve afganė tė vrarė nga njė sulm amerikan.

Ambasadori Khalilzad shprehu keqardhjen e tij tė thellė pėr humbejn e jetėve tė pafajshme. Ai tha se njė oficer i lartė amerikan si dhe zyrtarė afganė po takohen sot me familjet e nėntė fėmijėve.

Khalilzad, ushtria amerikane dhe qeveria vendore e provincės Ghazni thonė se goditjet e djeshme ajrore nė qytetin jugor tė Ghaznit kishin nė shenjestėr njė komandant trupash besnike tė qeverisė sė mėparshme talebane.
Autoritetet amerikane thonė se komandanti u vra gjatė sulmit, ndėrsa banorėt vendas thonė se ai shpėtoi.
 
 
Zimbabve del nga Komunuelthi
 
Harare, 8 dhjetor 2003 - Tri ditė pėrpjekjesh tė ethshme diplomatike nė takimin e nivelit tė lartė tė vendeve tė Komunuelthit nė Nigeri shkuan kot pas vendimit tė presidentit tė Zimbabvesė, Robert Mugabe, pėr t'u larguar nga organizata.

Reagimi i tij erdhi pasi takimi i nivelit tė lartė nuk arriti marrėveshje pėr tė hequr pezullimin ndaj vendit tė tij, siē kishte kėrkuar ai, por se do ta vazhdonte atė deri sa Harare tė bėnte mė shumė pėrparim drejt demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut.

Pėrpjekjet pėr pajtim midis qeverisė dhe opozitės sė kėtij vendi duken gjithashtu tė pamundura. Megjithatė, sekretari i pėrgjithshėm i Komunuellthit, Don Mackinnon, tha se ata shpresonin tė mbeteshin tė angazhuar me Zimbabvenė, megjithė kėtė vendim.
 
 
Al-Kaida planifikon transferimin e operacioneve tė saj nga Afganistani nė Irak
 
Kabul, 8 dhjetor 2003 - Njoftohet se operativė tė lartė tė Al-Kaidės kanė vėnė nė dijeni grupe tė armatosura talebane nė Afganistan pėr planet e tyre tė pėrqendrimit tė operacioneve kryesore nė njė front tė ri nė Irak.
 
Nė njė artikull tė botuar sot nė revistėn "Njuzuik" (Newsweek) citohen burime tė niveleve tė larta talebane tė kenė thėnė se ata u takuan kohėt e fundit me tre tė dėrguar tė lartė tė Al-Kaidės gjatė muajit tė shenjtė tė Ramazanit.

Burimet citohen tė kenė thėnė se emisarėt e Al-Qaidės shpallėn planet pėr tė paksuar me 50 pėrqind fondet pėr talebanėt dhe pėr tė transferuar njė numėr tė madh luftėtarėsh nga Afganistani nė Irak.

Njė person qė merrte pjesė nė mbledhje dhe qė identifikohet si "Sharafullahu", tha se udhėheqėsi i al-Qaidės, Osama bin Laden, e shikon tani Irakun "si njė fushė tė pėrsosur beteje" pėr tė luftuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre. Zyrtarėt amerikanė tė zbulimit thonė se nuk duket se nuk po bėhet ndonjė ridislokim i madh burimesh tė Al-Qaidės.
 
 
Kryerevizori kritikon burokracinė e BE-sė
 
Bruksel, 8 dhjetor 2003 - Kryerevizori i brendshėm nė Komisionin Evropian ka bėrė thirrje pėr njė ndryshim tė tėrėsishėm tė kulturės brenda burokracisė qė drejton Bashkimin Evropian.

Nė njė intervistė me BBC-nė - Zhyl Myi tha se nėpunėsit e komisionit gjykoheshin fillimisht pėr aftėsinė e tyre pėr tė mos trazuar ujrat - qė ai e quajti 'komploti i mirėsjelljes'.

"Kodi i komunikimit nė Komisionin Evropian ėshtė i bazuar nė aftėsinė pėr tė mos u pėrplasur me njerėzit dhe shumica e karierave tė njė eurokrati gjykohet nga aftėsia pėr tė mos trazuar ujrat," tha ai.
 
 
Djetė veta janė arrestuar nė Francė se kanė pėrgatitur sulm kundėr ambasadės amerikan
 
Paris, 8 dhjetor 2003 - Djetė veta janė arrestuar nė Francė gjatė fundjavės pas njė thirrjeje anonime qė ka paralajėmruar ambasadėn amerikane nė Paris se do tė jetė nė shenjestėr tė njė sulmi me autobombė, njofton Frans Press, duke cituar burime policore.

Tė dyshuarit, kryesisht egjiptianė ilegalė nė Francė, janė ndaluar tė dielėn pas paralajmėrimit nga policėt e skuadrės antitrroriste.

 


  |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI  |  

Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.