|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

  Travest alb-art

 
 

 
8 dhjetor 2003 / TN
 
Ēerēiz LOLOĒI
 
Dje RTVSh ka shfaqur premierėn mė tė panatyrshme duke fyer njėheri tė gjithė taksapaguesit shqiptarė dhe duke dhėnė shėmbėlltyrėn sesi nuk duhet organizuar njė veprimtari ndėrkombėtare qė nuk bart kurrsesi vlera artistike, por qė arkivon njė pėshtirosje nėpėrkėmbėse ku marrin pjesė shumė personazhe dhe mjaft protagonistė shtetėrorė dhe joshtetėrorė.
 
Filmi, me metrazh tė shkurtėr, njė aktivitet qė duhet tė pėrmbledhė kuintesencėn e botės kinematografike, vjen e shpėrfaqet me njė perversitet alla shqiptar qė do tė tmerronte tė gjitha qeniet njerėzore, prej eskimezėve e deri te banorėt me zhvillim tė vonuar, pavarėsisht se emrat e kėsosotshėm mund tė jenė soj Butka, Domi, Magjistari, Zheji dhe njė vargan dyrrokėshish qė mund tė dridhte deri nė dhimbje kėdo shqipkėnduar qė jeton nė njė shekull tjetėr dhe qė ka njė informacion minimal pėr prirjet e sotme. Tetėdhjetė filma nga mė shumė se tridhjetė shtete qė nuk arrijnė tė pėrfshihen nė asnjė veprimtari tjetėr ndėrkombėtare, sepse Perėndimi ka disa sita seksionesh selektive, vijnė e plandosen nė njė shfaqje katundi nė Shqipėri ku pacipėrisht reklamohen edhe mjaft shtetarė tė lartė.
 
Pavarėsisht nga moria e vendeve dhe e autorėve qė morėn pjesė nė kėtė kompeticion shqiptar, pavarėsisht nga mbrėmjeshfaqja e djeshme aspak artistike, takimi i fest-filmit Tirana International ishte kryekreje njė dėshtim artistik dhe njė mėsim pėr tė hequr dorė nga spektaklet qė kanė shumė bujė, po qė nuk mbartin asnjė vlerė estetike. First-filmi mė i mirė, ku personazh kryesor ishte njė prej figurave mė tė spikatura tė kinematografisė italiane, Franko Nero, ndėrsa mund tė vlerėsohej si njė pėrpjekje pėr tė thėnė diēka ndryshe, shfaqjet e tjera filmike me mediokritetin e tyre nuk mund tė justifikonin as zhveshjen e Rudina Magjistarit, as dalje-hyrjet e "paditura" tė aktorit tė shquar italian, tė rivalit pėr kryetar PS-je, as edhe falenderimet ndaj Tikut, Rakut, Makut, Askamut, Gjysmakut, Stanakut, Uturakut etj., etj....
 
Bashkėfilmi tjetėr i nderuar me kurorė pėr regjisoren Burbuqe Berisha, megjithėse rrekej tė shfaqte njė proamerikanizėm servil, vetėm se pėrpiqej tė poshtėronte njė popullsi tjetėr si ajo serbe, mund edhe tė mos pėrfshihej nė konkurrim pikėrisht pėr kėtė thelb racist. Fabula e filmit, njė kosovar qė dėgjonte nė tranzistor pėr lajmin e tmerrshėm se ishin shembur kullat binjake tė amerikanėve dhe qė mobilizonte njė grusht kosovarėsh pėr tė ngrehur armėt e ndryshkura kundėr serbit tė parė; krijonte njė asosacion aspak bindės teksa njė skalion pushkatarėsh rreshtohen nė pritė anti-shkije.
 
Filmat e tjerė shkonin gjithashtu nė kėtė hulli, ndėrsa nuk mund tė mos veēohet ftesa ndaj aktorit tė famshėm Nero qė ishte e vetmja dhe e fundit vlerė e fest-filmit edhe shqiptar, edhe ndėrkombėtar, edhe i pėrzier Butka-Domi...
 
Shqipėria e dalė nga njė prej njė diktaturave mė tė egra dhe e paballafaquar me zhvillimet e sotme ndėrkombėtare, vazhdon tė pėrjetojė njė ndjenjė aureolėzimi duke organizuar veprimtari ndėrkombėtare pėr pikturėn me titull Onufri, veprimtari shumėkombėshe pėr pjesėt antike tė emėrtuara Butrinti, takim ekstrakomunitar pėr pjesėt teatrale nė Elbasan, veprimtari ballkanike pėr muzikėn dhe tė tjera perversitete qė lėnė pa mend edhe trushkalafiturit mė analfabetė tė skutave mė tė prapambetura europiane; tė gjitha kėto spektakle-argėtuese - paragrumbulluese me mbėshtetjen e ministrisė sė Kulturės tė tipit Artadade... vazhdojnė tė gjejnė terren nė njė vend relativisht tė varfėr dhe qė mund tė jetė paksa mė modest pėrballė majave qė gėlojnė tejepėrkėtej kufijve.
 
Shqipėria, me njė territor relativisht tė vogėl, me popullsi minore dhe me pak arritje qė nuk mund tė pėrballet me zhvillimet e fqinjėve dhe me ato perėndimore, priret aktualisht nga njė marri shtetėrore pėr t'u kapardisur pėrpara serbėve, grekėve, maqedonasve, bullgarėve, turqve dhe gjithė euroatlantikėve tė tjerė duke sajuar hibride dhe duke u vetėbėrė vetė qendra e arritjeve kulturore.
 
Por nėse njė marrie individuale mund t'i vihet fre, nuk mund tė tolerohet njė marri shtetėrore qė megjithėse nuk bart asnjė vlerė, lė gjithashtu mundėsi pėr njė dalje publike ministri, pėr njė vetėkėnaqje artistike ku mungojnė vlerat dhe ku perversitetet nuk kanė fund.
 
Ka ardhur koha qė, mes shumė veprimtarive ndėrkombėtare, tė pėrzgjidhen ato mė pėrfaqėsueset dhe ato qė japin modestėsisht vlera shqiptare dhe jo perversitete qė na shoqėrojnė pashmangshėm para dhe pas diktaturės.


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.