|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Njė libėr i ri i R. Sheqirit shqip e suedisht

 
 

 

7 dhjetor 2003 / TN

Botime tė reja:

Rizah Sheqiri: Zemėr krejt dashuri – Ett hjärta fullt av kärlek
(Njė libėr nė dy gjuhė; shqip e suedisht kushtuar Nėnė Terezės)

Ditė mė parė, pikėrisht nė vigjilie tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės nė Suedi doli nga shtypi libri i shkrimtarit Rizah Sheqiri ”Zemėr krejt dashuri – Ett hjärta fullt av kärlek (shqip dhe suedisht).

Rizah Sheqiri ėshtė autor i mėse tridhjetė librave letrare nė gjuhėn shqipe, ndėrsa ky ėshtė libri i tij i tretė i botuar nė gjuhėn suedeze nė pėrkthim tė albanologut e mikut tė madh tė shqiptarėve z. Ullmar Qvick.

”Zemėr krejt dashuri” ėshtė pėrmbledhje me poezi e Rizah Sheqirit botuer nė Kosovė mė 1990 qė tash ribotohet nė shqip por e pėrktyer edhe nė suedisht. Kėtu po sjellim fragmente nga parathėnja qė e shoqėron librin: I ndjeri kritiku letrar S.Syla pėr botimin e parė tė librit ėshtė shprehur kėshtu: ”Nė kėtė vėllim poetik tė Rizah Sheqirit tė bie nė sy njėfarė lehtėsie dhe natyrshmėrie karakteristike e shkrimit tė vjershės pėr fėmijė.

Duke qenė tė lidhura rreth njė teme dhe rreth njė motivi sa tė lashtė aq edhe tė dashur e tė ēmuar, por edhe duke qenė tė shkruara me njė pėrvojė e mjeshtėri tė konsiderueshme, kėto vjersha, pa dyshim, do tė lexohen me kėnaqėsi nga lexuesi tė cilit i janė dedikuar”.

Ndėrsa shkrimtari R. Ramabaja pėr librin shkruan: ”Strofa pėrkushtuese, qė hap kėtė vėllim poezish, ėshtė si njė dritare nga do tė mund tė shohim syzheun lirik, qė si njė vetėtimė e ngjizur me magji bartet nga njė poezi nė tjetrėn. Siē e thotė edhe vetė titulli strumbullar i kėsaj pėrmbledhje, pėrkatėsisht objekt kėngėtimi ėshtė dashuria - ajo e paplakura dhe e amshueshmja, e cila nga vargu nė varg, nga strofa nė strofė e nga vjersha nė vjershė gjithnjė e mė qartė merr tiparet e idealit dhe tė ardhmėrisė sė njerėzimit.

Heroina (lirike) e kėtyre vjershave ėshtė Nėna Tereze, nėna e tė gjitha nėnave, kujtimi i sė cilės mbruan bukurinė e dashurisė njerėzore, gjithnjė tė gjakuar, por kurrė tė arritur plotėsisht. Dhe poezitė e Rizah Sheqirit thonė, ndonėse me gjuhėn e fshehtėsisė poetike, se ajo i takon tė sotmes, por mė shumė kohėve qė do tė gėdhijnė.” 

Mjaftė domethėnėse ėshtė edhe konstatimi i pėrkthyesit U.Qvick me tė cilin pėrmbyllet parathėnja e librit R. Sheqirit ”Zemėr krejt dashuri - Ett hjärta fullt av kärlek” botuar kėto ditė paralelisht nė dy gjuhė shqip e suedisht: ”Nėna Tereze simbolizon dashurinė e pakufishme njerėzore. Dua tė theksoj se autori dhe unė pėrkthyesi tė dy jemi myslimanė. Unė mendoj se fakti qė Nėna Tereze ishte e krishterė katolike, dhe prapė nuk bėnte dallime fetare nė veprimtarinė e saj njerėzore, na ka frymėzuar tė tregojmė tė njėjtin qėndrim. Ne shpresojmė se kjo frymė dashurie do tė transmetohet nė qarqet e lexuesve tė rinj, pa pasur parasysh pėrkatėsinė e tyre. Kjo ėshtė aq mė e rėndėsishme nė kohėn tonė kur forca tė errėta pėrpiqen tė pėrhapin armiqėsi fetare, racore dhe nationaliste nė botėn tonė.” 

Pėrkthimi dhe botimi i kėtij libri edhe nė suedisht padyshim ėshtė me njė rėndėsi tė dyfishtė ngase i ofrohet lexuesit shqiptar dhe atij suedez. Ky botim qė nė ditėt e para ka zgjuar edhe interesim nė mediat e vendit.P.sh. J. Betts redaktore e kulturės e gazetės ditore regjionale Blekinge Läns Tidning  pikėrisht mė 28 nėntor  ka shkruar njė recension shumė afirmativ pėr kėtė libėr  me titull ”Dikter fyllda av kärlek tillägnas Moder Teresa” ( Poezi tė mbushura dashuri i kushtohen Nėnė Terezės).


 Copyright©2000-2003 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.